{"id":1146,"date":"2024-09-25T10:47:55","date_gmt":"2024-09-25T10:47:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/dritehijet-e-nje-konkursi-si-u-nderhy-me-urdher-per-gradat-ne-policine-e-shtetit-2\/"},"modified":"2024-09-25T10:47:55","modified_gmt":"2024-09-25T10:47:55","slug":"dritehijet-e-nje-konkursi-si-u-nderhy-me-urdher-per-gradat-ne-policine-e-shtetit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/25\/dritehijet-e-nje-konkursi-si-u-nderhy-me-urdher-per-gradat-ne-policine-e-shtetit-2\/","title":{"rendered":"Drit\u00ebhijet e nj\u00eb konkursi\/ Si u nd\u00ebrhy \u201cme urdh\u00ebr\u201d p\u00ebr gradat n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit"},"content":{"rendered":"<p><em>Nj\u00eb urdh\u00ebr i dyt\u00eb i ish-Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb doli, pasi konkursi p\u00ebr gradat n\u00eb polici kishte nisur, ngre dyshime t\u00eb forta se formula e re i mund\u00ebsoi Komisionit t\u00eb Gradave q\u00eb t\u00eb favorizonte t\u00eb preferuarit dhe q\u00eb t\u00eb penalizonte ata q\u00eb e meritonin.<\/em><\/p>\n<p>Agron S., nj\u00eb oficer karriere, i cili mbante mbi supe rreth 30 vite pun\u00eb, e priti lajmin p\u00ebr hapjen e procesit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb gradave si nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb kulminante t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cIshte shfaqur, jo vet\u00ebm mund\u00ebsia p\u00ebr karrier\u00eb, por edhe p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfillshme t\u00eb pag\u00ebs, q\u00eb e lusnin aq shum\u00eb nevojat tona, familjare\u201d, \u2013 tha ai p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>.<\/p>\n<p>Procesi i gradave n\u00eb polici ishte bllokuar p\u00ebr 5 vite me radh\u00eb, nga n\u00ebntori i vitit 2018, ndaj njoftimi i ish-ministrit, Taulant Balla, p\u00ebr hapjen e konkurseve p\u00ebr fitimin e grad\u00ebs, m\u00eb 26 n\u00ebntor 2023, zgjoi shpresat p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm oficer\u00ebsh t\u00eb karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>I bindur se do t\u00eb p\u00ebrfitonte, Agroni nisi t\u00eb p\u00ebrgatiste dosjen e ecuris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb 3 dekada, pasi aplikimi duhej dor\u00ebzuar brenda nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Ai e dor\u00ebzoi dosjen t\u00eb plot\u00eb brenda afatit t\u00eb lajm\u00ebruar nga urdhri i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Muhamet Rrumbullaku, dat\u00eb 16.11.2023, q\u00eb p\u00ebrcaktonte 572 vende vakante sipas gradave, mes t\u00eb cil\u00ebve 12 p\u00ebr \u201cDrejtues i Par\u00eb\u201d, 40 p\u00ebr \u201cDrejtues\u201d, 200 p\u00ebr \u201cKryekomisar\u201d dhe 320 p\u00ebr \u201cKomisar\u201d.<\/p>\n<p>Urdhri kishte detajuar edhe metodologjin\u00eb e vler\u00ebsimit, sipas nj\u00eb skeme, ku vler\u00ebsimi administrativ kuotohej deri n\u00eb 20 pik\u00eb, ai i performanc\u00ebs, deri n\u00eb 40 pik\u00eb, testit me shkrim e ushtrime, deri n\u00eb 20 pik\u00eb dhe n\u00eb fund intervista me goj\u00eb, 20 pik\u00eb.<\/p>\n<p>Verifikimi i dokumentacionit p\u00ebr plot\u00ebsimin e kritereve t\u00eb \u00e7do aplikanti duhet t\u00eb kryhej brenda dat\u00ebs 24 dhjetor 2023.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-full is-resized\"><em>Urdhri i par\u00eb p\u00ebr konkursin e dh\u00ebnies s\u00eb gradave<\/em><\/h5>\n<\/div>\n<p>Por, njoftimi, q\u00eb do konfirmonte se Agroni i plot\u00ebsonte kriteret p\u00ebr t\u00eb vijuar me procesin, po vononte, duke rritur shqet\u00ebsimin tek ai.<\/p>\n<p>Kur aplikimet u mbyll\u00ebn dhe konkursi ishte n\u00eb vazhdim e sip\u00ebr, krejt papritur del nj\u00eb urdh\u00ebr i dyt\u00eb, zyrtar, q\u00eb ndryshoi kriteret. Skema e re e vler\u00ebsimit i shtonte pik\u00eb intervist\u00ebs me goj\u00eb dhe i zbriste pik\u00eb performanc\u00ebs dhe dosjes administrative.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr urdhrin nr. 270, t\u00eb dat\u00ebs 19 shkurt 2024, t\u00eb ish-Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Muhamet Rrumbullaku, q\u00eb doli dy muaj pas kalimit t\u00eb dat\u00ebs limit p\u00ebr publikimin e rezultateve t\u00eb konkursit, q\u00eb ndryshoi rregullat e loj\u00ebs, duke urdh\u00ebruar metodologji t\u00eb ndryshme vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Sipas skem\u00ebs s\u00eb re, vler\u00ebsimi administrativ, nga 20 pik\u00eb, do t\u00eb kishte vet\u00ebm 10 pik\u00eb, edhe vler\u00ebsimit profesional i ulej pesha, duke i l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 30 pik\u00eb, nd\u00ebrsa testimit me shkrim dhe intervist\u00ebs me goj\u00eb i rritej pesha, duke i dh\u00ebn\u00eb secilit nga 30 pik\u00eb, pra 60 n\u00eb total.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skem\u00eb e till\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb rezultatet e kualifikimit paraprak t\u00eb konkursit, pasi, kur merrej n\u00eb shqyrtim vler\u00ebsimi administrativ dhe ai profesional, q\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebnin shumic\u00ebn e pik\u00ebve, nga 60 t\u00eb tilla, mbeteshin 40.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-large is-resized\"><\/h5>\n<\/div>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-large is-resized\"><em>Urdhri i dyt\u00eb, q\u00eb ndryshoi skem\u00ebn e vler\u00ebsimit, duke ulur pik\u00ebt e vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs dhe duke rritur pesh\u00ebn e intervist\u00ebs me goj\u00eb<\/em><\/h5>\n<\/div>\n<p>Nd\u00ebrhyrja nuk shqet\u00ebson vet\u00ebm Agron S., por edhe rreth 2.000 oficer\u00eb aplikues t\u00eb 12 drejtorive t\u00eb qarqeve n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebt i plot\u00ebsonin kriteret e arsimimit, t\u00eb kualifikimeve apo t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb sh\u00ebrbimin policor.<\/p>\n<p>\u201cNuk ishte e ligjshme q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhej n\u00eb mes t\u00eb procesit t\u00eb konkurrimit dhe t\u00eb vendoseshin rregulla t\u00eb reja. U ndryshua thelbi. M\u00eb pak pik\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e pun\u00ebs dhe arsimimin, m\u00eb tep\u00ebr pik\u00eb p\u00ebr testet me shkrim e me goj\u00eb. Kjo i nd\u00ebshkonte profesionist\u00ebt dhe t\u00eb arsimuarit\u201d, \u2013 shpjegon ai.<\/p>\n<p>\u201cKonkurrimi duhet t\u00eb ishte anuluar dhe t\u00eb rifillonte nga e para, me rregulla t\u00eb reja. Un\u00eb dhe shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb mi kemi mbetur t\u00eb zhg\u00ebnjyer\u201d, \u2013 tha Agron S. p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>.<\/p>\n<p>\u201cKriteret e vler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb procesit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj, sikur t\u00eb ndryshohen rregullat e futbollit n\u00eb mes t\u00eb ndeshjes\u201d, \u2013 komentoi p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>\u00a0Bajram Yzeiri, ish-minist\u00ebr i Rendit dhe ish-drejtues i Akademis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin mendim ndan edhe Ervin Karamu\u00e7o, profesor i Kriminologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga kritik\u00ebt e par\u00eb, publik\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb fundit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb gradave n\u00eb polici.<\/p>\n<p>\u201cGafa m\u00eb e madhe, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndryshimi i rregullave gjat\u00eb procesit. Pra, iu b\u00ebn thirrje aplikant\u00ebve p\u00ebr shpalljen e fillimit t\u00eb konkursit dhe gjat\u00eb rrug\u00ebs iu ndryshon rregullat e loj\u00ebs, me justifikimin se\u00a0<em>nuk dim\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb si\u00e7 duhet dhe po e thjeshtojm\u00eb<\/em>\u201d, \u2013 thot\u00eb Karamu\u00e7o.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb gjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb dyshoj\u00eb se drejtuesit e policis\u00eb nd\u00ebrhyn\u00eb, pasi vun\u00eb re se t\u00eb preferuarit e tyre, ose nuk e kishin fituar t\u00eb drejt\u00ebn e vijimit t\u00eb konkurrimit pas faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ose nuk premtonin se do ta fitonin grad\u00ebn\u201d, \u2013 komenton ai situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Metodologjia e re shkualifikoi nga konkurrimi Agron S., si dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh aplikant\u00ebsh, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve vendos\u00ebn q\u00eb ta apelojn\u00eb.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Gabimet e Komisionit t\u00eb Apelimit<\/strong><\/h4>\n<p>Sipas nj\u00eb dokumenti, q\u00eb mban dat\u00ebn 12.03.2024, Komisioni i Apelimit p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim 22 k\u00ebrkesa t\u00eb aplikant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb ankimim t\u00eb vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit, Komisioni iu ka shtuar pik\u00ebt 13 aplikant\u00ebve n\u00eb mas\u00ebn nga 0.5 deri n\u00eb 9 pik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShtimi i pik\u00ebve, deri n\u00eb 10 t\u00eb tilla, e p\u00ebrbalt Komisionin e Gradimit, pasi marzhi i gabimit \u00ebsht\u00eb aq i madh, sa disa aplikant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e meritonin, ua mohonte kategorikisht vazhdimin e konkurrimit\u201d, \u2013 thot\u00eb Agron S. Dokumentet e Komisionit t\u00eb Apelimit e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>Akil K., z\u00ebvend\u00ebsdrejtor p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike, i cili konkurronte p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d, pas vler\u00ebsimit administrativ dhe atij profesional i ishin akorduar gjithsej 28 pik\u00eb, duke e renditur n\u00eb vendin e 90 dhe duke i rrezikuar vijimin e aplikimit. Fatmir\u00ebsisht, Akil K. e ankimoi vler\u00ebsimin, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrmes ankes\u00ebs nr. 400-A, dat\u00eb 08.03.2024, \u201crishikim t\u00eb pik\u00ebve t\u00eb vler\u00ebsimit administrativ dhe t\u00eb performanc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs nga Komisioni i Apelimit, rezultoi se Akil K., kishte t\u00eb drejt\u00eb. Komisioni i shtoi 9 pik\u00eb \u2013 nj\u00eb marzh katastrofik gabimi \u2013 pasi me k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb Akil K. u katapultua n\u00eb maj\u00eb t\u00eb list\u00ebs, sakt\u00ebsisht n\u00eb dhjet\u00ebshen e par\u00eb, duke shmangur rrezikun e humbjes s\u00eb gar\u00ebs dhe m\u00eb tej, t\u00eb grad\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-full is-resized\"><em>Faksimile e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Apelimit p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d, q\u00eb gjeti parregullsi n\u00eb vler\u00ebsimet e aplikant\u00ebve<\/em><\/h5>\n<\/div>\n<p>I nj\u00ebjt\u00eb ishte edhe rasti i Dritan B., me detyr\u00eb shef sektori n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb. Fillimisht ai ishte renditur i 95-ti, pra n\u00eb fund t\u00eb list\u00ebs dhe rrezikonte vijimin e konkurrimit p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d.<\/p>\n<p>Pas ankimimit me num\u00ebr 502\/8, dat\u00eb 07.03.2024, Komisioni i Apelimit gjeti s\u00ebrish gabime, duke i shtuar Dritan B. 7.67 pik\u00eb dhe duke e katapultuar 20 e ca vende m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb list\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb e ndihmoi t\u00eb vijonte dhe t\u00eb fitonte edhe grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d.<\/p>\n<p>Pas apelimit fatmir\u00ebsisht shtimi i 2 pik\u00ebve t\u00eb vetme mund\u00ebsoi vijimin e konkurrimit edhe p\u00ebr Agron S.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Loja e dyshimt\u00eb me pik\u00ebt<\/strong><\/h4>\n<p>Listat p\u00ebrfundimtare t\u00eb fituesve t\u00eb gradave, bashk\u00eb me pik\u00ebt e fituara, gren\u00eb dyshime p\u00ebr manipulim t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrja\u201d duhet t\u00eb k\u00ebrkohet te p\u00ebrgjigjet me goj\u00eb, n\u00eb rubrik\u00ebn e quajtur \u201cIntervista\u201d.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi administrativ, vler\u00ebsimi i performanc\u00ebs dhe ai me shkrim jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb manipulohen. P\u00ebr dy t\u00eb par\u00ebt aplikant\u00ebt paraqesin dokumente zyrtare, nd\u00ebrsa testi me shkrim korrigjohet nga kompjuteri.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e intervist\u00ebs, e cila ka 30 pik\u00eb, praktikisht gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Komisionit. Lista e fituesve t\u00eb grad\u00ebs \u201cDrejtues\u201d p\u00ebrmban disa raste tep\u00ebr t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Alfred C., konkurrent p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d, ka vler\u00ebsim maksimal, administrativ (10 nga 10), vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb performanc\u00ebs (27.6 nga 30), vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb testin me shkrim (24 nga 30), por ka 7 (nga 30) pik\u00eb t\u00eb akorduara nga Komisioni p\u00ebr p\u00ebrgjigjet e intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky vler\u00ebsim ngre pik\u00ebpyetje, pasi i nj\u00ebjti konkurrent, t\u00eb nj\u00ebjtat njohuri p\u00ebr profesionin e tij, me shkrim i ka t\u00eb plota, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigjet me goj\u00eb i ka tejet minimale.(?!)<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky vet\u00ebm nj\u00eb paradoks apo nj\u00eb rast i past\u00ebr, korruptiv?<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, Alfred C. nuk e mori grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rezultatit prej 7 pik\u00ebsh n\u00eb intervist\u00eb. Atij i mungonin 2 pik\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur kufirin prej 70 pik\u00ebsh t\u00eb fitimit t\u00eb grad\u00ebs. Por, Alfred C. nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm. Fatin e tij ka pasur edhe konkurrenti Saimir D., i vler\u00ebsuar me 6 pik\u00eb n\u00eb intervist\u00eb, por me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera n\u00eb vler\u00ebsimin administrativ, n\u00eb vler\u00ebsimin e performanc\u00ebs dhe n\u00eb testin me shkrim, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb mohuar grada \u201cDrejtues\u201d p\u00ebr vet\u00ebm 1.5 pik\u00eb. \u00a0Kristaq Gj., i vler\u00ebsuar me 8 pik\u00eb n\u00eb intervist\u00eb, e ka humbur grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d p\u00ebr 1.4 pik\u00eb, Rajmonda G., e vler\u00ebsuar me 7 pik\u00eb n\u00eb intervist\u00eb, e ka humbur grad\u00ebn p\u00ebr 2 pik\u00eb etj., etj.<\/p>\n<p>Por, ky konkurs ka edhe nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb medaljes. Disa nga aplikant\u00ebt, q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb shpallur fitues, kan\u00eb pasur pik\u00eb minimale n\u00eb vler\u00ebsimet e tjera, \u00e7udit\u00ebrisht kan\u00eb shk\u00eblqyer gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb arritur t`i marrin pik\u00ebt maksimale t\u00eb vler\u00ebsimit administrativ, t\u00eb performanc\u00ebs dhe t\u00eb testit me shkrim, por rezulton se me p\u00ebrgjigjet me goj\u00eb ata e kan\u00eb \u201cmahnitur\u201d Komisionin.<\/p>\n<p>I. I. (Departamenti i Policis\u00eb Kriminale) ka pik\u00eb minimale t\u00eb vler\u00ebsimit administrativ (6 nga 10), pik\u00eb p\u00ebrmbi mesataren t\u00eb vler\u00ebsimit profesional (22 nga 30) dhe pik\u00eb mesatare n\u00eb testin me shkrim (15 nga 30); por gjat\u00eb intervist\u00ebs atij i jan\u00eb akorduar pik\u00ebt maksimale, 29 t\u00eb tilla, duke e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn fituese t\u00eb grad\u00ebs \u201cDrejtues\u201d p\u00ebr vet\u00ebm 1.7 pik\u00eb p\u00ebrmbi limitin.<\/p>\n<p>Por I. I. nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb paraqitje t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit p\u00ebr grad\u00ebn. Edhe t\u00eb tjer\u00eb konkurrent\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij t\u00eb Departamentit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, q\u00eb \u201cmezi\u201d i kan\u00eb grumbulluar pik\u00ebt minimale p\u00ebr t\u00eb fituar grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d, kan\u00eb balanc\u00eb t\u00eb prishur, sidomos n\u00eb rezultatet e raportit t\u00eb testimit me shkrim nga ai me goj\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-full is-resized\"><\/h5>\n<\/div>\n<div class=\"wp-block-image\">\n<h5 class=\"aligncenter size-full is-resized\"><em>Faksimile e list\u00ebs em\u00ebrore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr grad\u00ebn \u201cDrejtues\u201d, ku mund t\u00eb lexohen qart\u00eb disbalanca t\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb intervist\u00ebs krahasuar me rezultatet e testimit me shk<\/em>rim<\/h5>\n<\/div>\n<p>Trukun e dyshuar si t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t`iu dh\u00ebn\u00eb gradat aplikant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e meritojn\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar 30 pik\u00ebt e testimit me goj\u00eb, e ka denoncuar publikisht n\u00eb disa emisione televizive edhe profesori i Kriminologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, Ervin Karamu\u00e7o.<\/p>\n<p>\u201cTruku ishte i thjesht\u00eb dhe i lexuesh\u00ebm. I vendos\u00ebn shum\u00eb pik\u00eb testimit t\u00eb njohurive me goj\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb, n\u00ebse i preferuari i Komisionit apo i dikujt tjet\u00ebr do dilte me pik\u00eb minimale n\u00eb testin me shkrim, t\u2019ia shtonin abuzivisht n\u00eb provimin me goj\u00eb\u201d, \u2013 argumentoi profesori p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Trokitje n\u00eb dyer q\u00eb s\u2019hapen<\/strong><\/h4>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb konkurrimit dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb fituesve, Agron S., paditi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por pa sukses. Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb gjykimit p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb than\u00eb p\u00ebrpara gjykat\u00ebs faktin se, tashm\u00eb, sipas rregullores s\u00eb policis\u00eb, vendi i pun\u00ebs, q\u00eb i korrespondonte grad\u00ebs s\u00eb Agron S., ishte z\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr konkurrent dhe se vende t\u00eb tjera, vakante nuk kishte.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0Ermal Hamataj, avokat, i cili ka ndjekur n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative disa padi p\u00ebr gradat n\u00eb polici, tha se p\u00ebr klient\u00ebt e tij gjith\u00e7ka e b\u00ebnte t\u00eb pamundur nj\u00eb nen n\u00eb\u00a0<em>Ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit<\/em>.<\/p>\n<p>\u201cVitet e fundit kemi ndjekur 7 raste padish p\u00ebr grada t\u00eb pretenduara si t\u00eb mohuara, 6 nga t\u00eb cilat i kemi humbur dhe vet\u00ebm nj\u00eb e kemi fituar. I kemi humbur, pasi gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb kan\u00eb paraqitur dokumentacion, q\u00eb thot\u00eb se grad\u00ebn p\u00ebr vendin vakant t\u00eb pun\u00ebs e kishte fituar nj\u00eb tjet\u00ebr aplikant. \u00cbsht\u00eb\u00a0<em>Ligji p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit<\/em>, pik\u00ebrisht neni 60, pika 4, q\u00eb i jep fuqi vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Apelimit p\u00ebr Gradat n\u00eb Polici, duke sanksionuar se vendimi i k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 i past\u00ebr, ligjor, pasi gjith\u00e7ka mbyllet brendap\u00ebrbrenda policis\u00eb, duke mos l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr gjykat\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb informimit publik,\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0i k\u00ebrkoi Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb disa nga vendimet, q\u00eb mund\u00ebsuan realizimin e konkursit p\u00ebr fitimin e gradave, vendimet e rezultateve, numrin e ankimuesve t\u00eb procesit, bazuar n\u00eb metodologjin\u00eb e ndryshuar n\u00eb mes t\u00eb gar\u00ebs, arsyet e kund\u00ebrshtimit t\u00eb rezultatit, ankesat kryesore etj.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrgjigjja e dat\u00ebs 22.05.2024, e Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjej asnj\u00ebr\u00ebs prej pyetjeve, por nuk shoq\u00ebrohej nga asnj\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrmbante vet\u00ebm dy fjali, q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn e d\u00ebrguar nga\u00a0<em>INA Media<\/em>.<\/p>\n<p>\u201cDrejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit respekton kuadrin ligjor e n\u00ebnligjor, rregullat e procedurat n\u00eb fuqi, gjat\u00eb procesit t\u00eb fitimit t\u00eb grad\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb. Ky kuad\u00ebr ligjor e n\u00ebnligjor normon edhe procesin e ankimit, si e drejt\u00eb ligjore e k\u00ebrkuesve t\u00eb grad\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigjja e AMP (Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore), e dat\u00ebs 22.07.2024, kishte pak m\u00eb shum\u00eb informacion, po q\u00eb s\u00ebrish ngrinte pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Sipas AMP, p\u00ebr procesin e ngritjes n\u00eb grad\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ishin administruar 6 ankesa\/denoncime.<\/p>\n<p>Dy ishin denoncime p\u00ebr punonj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, pavar\u00ebsisht se nuk i p\u00ebrmbushnin kriteret ligjore t\u00eb procedur\u00ebs n\u00eb\u00a0<em>Ligjin<\/em>\u00a0108\/2014\u00a0<em>p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit<\/em>, jan\u00eb kualifikuar. Nd\u00ebrsa kat\u00ebr ishin ankesa t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin shkualifikuar dhe kishin paraqitur pretendime mbi procedur\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb ndjekur ndaj tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb 6 rastet nga AMP \u00ebsht\u00eb kryer hetimi administrativ dhe p\u00ebr p\u00ebrfundimet e arritura i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar materiali p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr analiz\u00eb, ndjekje dhe marrje masash Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb\u201d, \u2013 mbyllet informimi zyrtar i AMP.<\/p>\n<p>I paqart\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se si k\u00ebta ankimues AMP i ka kthyer s\u00ebrish mbrapsht, duke ia dor\u00ebzuar p\u00ebr gjykimin e m\u00ebtejm\u00eb subjektit, t\u00eb cilin ata e ankimonin\/denonconin, pra Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, asnj\u00eb nga 6 ankimimet nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh, pasi, n\u00ebse di\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur, procesi do t\u00eb ishte anuluar, sepse mjaftonte q\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri nga t\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb fitonte t\u00eb drejt\u00ebn, q\u00eb t\u00eb anulohej lista e par\u00eb p\u00ebr t`u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb e re.<\/p>\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>D\u00ebmi, q\u00eb po i shkaktohet policis\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Ish-ministri dhe ish-drejtori i Akademis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb, Bajram Yzeiri, thot\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur, nuk \u00ebsht\u00eb aspak serioze dhe se, p\u00ebr mendimin e tij, \u00e7alon struktura ligjore.<\/p>\n<p>\u201cKomisionin e dh\u00ebnies s\u00eb gradave e ka drejtuar Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb dhe jo Akademia e Policis\u00eb apo e Siguris\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Zot \u00ebsht\u00eb Akademia. Ata i b\u00ebjn\u00eb programet, ai \u00ebsht\u00eb institucioni q\u00eb mat njohurit\u00eb. Komisioni duhet t\u00eb drejtohet nga Akademia dhe mund t\u00eb ftohet, me vler\u00ebn e nj\u00eb an\u00ebtari, nj\u00eb drejtues policie, nj\u00eb ekspert sigurie e t\u00eb tjer\u00eb. Pra, jo t\u00eb drejtoj\u00eb Policia, jo t\u00eb vendos\u00eb Policia p\u00ebr gradat e saj\u201d, \u2013 tha ai p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>.<\/p>\n<p>Por, \u00e7`pasoja kan\u00eb k\u00ebto proceseve t\u00eb dyshimta?<\/p>\n<p>Ervin Karamu\u00e7o e ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cProblemi kryesor \u00ebsht\u00eb produkti i k\u00ebtyre konkurrimeve t\u00eb dyshimta. Disa persona, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb gradat, sepse kan\u00eb dal\u00eb me pik\u00eb t\u00eb larta n\u00eb konkurrim, jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, jan\u00eb injorant\u00eb, q\u00eb s\u2019kan\u00eb lexuar nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb jet\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh prej tyre n\u00eb drejtim t\u00eb strukturave t\u00eb policis\u00eb? Vet\u00ebm rezultate mediokre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ke hedhur tej t\u00eb shkolluarin dhe specialistin\u201d, \u2013 argumenton procesin ai.<\/p>\n<p>Ky proces shkat\u00ebrroi sistemin e karrier\u00ebs n\u00eb polici, duke i hapur rrug\u00eb prurjeve me shkelje t\u00eb r\u00ebnda, ligjore nga jasht\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Shkak-pasoj\u00eb, degradimi \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm. Koh\u00ebt e fundit ka pasur prova t\u00eb implikimit me krimin t\u00eb drejtuesve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Altin Dumani, drejtues i SPAK, deklaroi publikisht se nuk kishte besim te drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Oltion Bistri, ish-drejtor Policie n\u00eb Durr\u00ebs e n\u00eb Lezh\u00eb, si dhe shefi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Forc\u00ebs Operacionale t\u00eb Policis\u00eb, u arrestua i akuzuar p\u00ebr lidhje me krimin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria e tij, e pajustifikuar shkonte p\u00ebrmbi 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>D. Gjoni, shef i nj\u00eb komisariati policie, u provua se po i nxirrte n\u00eb prit\u00eb kund\u00ebrshtarin nj\u00eb grupi kriminal, pasi m\u00eb par\u00eb e shoq\u00ebroi at\u00eb n\u00eb dhomat e izolimit.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt dhe komisioni hetimor, parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen\u00a0<em>TIMS<\/em>\u00a0provuan marrjen e njer\u00ebzve me t\u00eb shkuar t\u00eb dyshimt\u00eb apo kriminale dhe katapultimin e tyre deri n\u00eb drejtor\u00eb departamentesh t\u00eb policis\u00eb, shoq\u00ebruar me dh\u00ebnien abuzive t\u00eb gradave \u201cDrejtues i Par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPolicia \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, pasi drejtuesit nuk kan\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, policore, gradat jan\u00eb dhuruar, shumica e drejtuesve jan\u00eb me kurse. Shikoni me kujdes drejtor\u00ebt e policive n\u00eb konferencat p\u00ebr shtyp. Ata nuk din\u00eb t\u00eb flasin, jan\u00eb keq fare n\u00eb formulim, dometh\u00ebn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb keqformuar\u201d, \u2013 tha p\u00ebr\u00a0<em>INA Median<\/em>\u00a0ish-ministri, Yzeiri.<\/p>\n<p>Agron S., oficeri me sy prej f\u00ebmije, t\u00eb cilin zakonisht e sheh rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, duke ecur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me nj\u00eb dosje apo lib\u00ebr n\u00eb duar, e humbi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap n\u00eb karrier\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb i arsimuar, edhe m\u00eb i zoti profesionalisht se shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ai nuk shkonte n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me nj\u00eb realitet tashm\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebruar, pasi nuk ishte pjes\u00eb e klaneve, nuk ishte pjes\u00eb e politik\u00ebs, nuk kishte miq. Ai humbi.<\/p>\n<p>\u201cHumba grad\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr af\u00ebrsisht 2 pik\u00eb. Nuk kisha mik dhe iu besoja disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Gradave, t\u00eb cil\u00ebt ma njihnin karrier\u00ebn, por u zhg\u00ebnjeva. U ndjeva totalisht i mbaruar, sidomos kur pash\u00eb se si disa t\u00eb njohur t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku nuk kan\u00eb kontributin tim n\u00eb polici, i mor\u00ebn gradat\u201d, \u2013 denoncon n\u00eb\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0Agron S.<\/p>\n<p>*Emri i oficerit t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cilin\u00a0<em>INA Media<\/em>\u00a0e kontaktoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim, \u00ebsht\u00eb i ndryshuar.<\/p>\n<p>**Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb nuk vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb autores asnj\u00eb nga dokumentet, q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim.<\/p>\n<p><em><strong><a href=\"https:\/\/ina.media\/2024\/09\/25\/si-u-nderhy-me-urdher-ne-konkursin-e-gradave-ne-policine-e-shtetit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/Ina Media\/<\/a><\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dritehijet-e-nje-konkursi-si-u-nderhy-me-urdher-per-gradat-ne-policine-e-shtetit\/\">Drit\u00ebhijet e nj\u00eb konkursi\/ Si u nd\u00ebrhy \u201cme urdh\u00ebr\u201d p\u00ebr gradat n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb urdh\u00ebr i dyt\u00eb i ish-Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb doli, pasi konkursi p\u00ebr gradat n\u00eb polici kishte nisur, ngre dyshime t\u00eb forta se formula e re i mund\u00ebsoi Komisionit t\u00eb Gradave q\u00eb t\u00eb favorizonte t\u00eb preferuarit dhe q\u00eb t\u00eb penalizonte ata q\u00eb e meritonin. Agron S., nj\u00eb oficer karriere, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}