{"id":1054,"date":"2024-09-24T07:02:37","date_gmt":"2024-09-24T07:02:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/24\/kqz-gati-draftin-si-do-te-regjistrohen-votuesit-qe-jetojne-jashte-shqiperise\/"},"modified":"2024-09-24T07:02:37","modified_gmt":"2024-09-24T07:02:37","slug":"kqz-gati-draftin-si-do-te-regjistrohen-votuesit-qe-jetojne-jashte-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/24\/kqz-gati-draftin-si-do-te-regjistrohen-votuesit-qe-jetojne-jashte-shqiperise\/","title":{"rendered":"KQZ gati draftin, si do t\u00eb regjistrohen votuesit q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projektvendim publikohet me detaje si do t\u00eb b\u00ebhet regjistrimi dhe si do t\u00eb p\u00ebrgatitet lista e votuesve.<\/p>\n<p><strong>Rregulla t\u00eb p\u00ebrgjithshme<\/strong><\/p>\n<p>1. \u00c7do shtetas shqiptar me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb ndodhet jasht\u00eb vendit n\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve dhe q\u00eb d\u00ebshiron<br \/>\nt\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet t\u00eb regjistrohet n\u00eb<br \/>\nlist\u00ebn e zgjedh\u00ebsve jasht\u00eb vendit, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>2. Regjistrimi i zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb venditrealizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve<br \/>\n(KQZ).<\/p>\n<p>II. Paraqitja e k\u00ebrkesave p\u00ebr regjistrim t\u00eb zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit, afatet dhedokumentacioni<br \/>\nshoq\u00ebrues<\/p>\n<p>1. Zgjedh\u00ebsi q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb votoj\u00eb nga jasht\u00eb paraqet k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale p\u00ebr regjistrim n\u00eb<br \/>\nlist\u00ebn e zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb zgjedhjeve sipas<br \/>\nprocedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.Afati p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs fillon 120 dit\u00eb para dat\u00ebs<br \/>\ns\u00eb zgjedhjeve dhe p\u00ebrfundon 68 dit\u00eb para k\u00ebsaj date.<br \/>\nKomisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve njofton publikisht p\u00ebr hapjen e procesit t\u00eb hartimit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb<br \/>\nzgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit jo m\u00eb von\u00eb se 10 dit\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa kryhet p\u00ebrmes Platform\u00ebs Elektronike t\u00eb Regjistrimit, nga k\u00ebtu e vijim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim<br \/>\nreferuar si \u201cPER\u201d e cila krijohet, mir\u00ebmbahet dhe p\u00ebrdit\u00ebsohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.<br \/>\nPER \u00ebsht\u00eb e aksesueshme pa pages\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsin. Zgjedh\u00ebsit do t\u2019i jepet mund\u00ebsia ta shkarkoj\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb platform\u00eb si n\u00eb versionin desktop, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb mobile pa qen\u00eb i kusht\u00ebzuar nga lloji i<br \/>\npajisjes elektronike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb.<\/p>\n<p>2. Paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb PER b\u00ebhet duke krijuar nj\u00eb llogari n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb nga vet\u00eb zgjedh\u00ebsi.<br \/>\nKrijimi i llogaris\u00eb dhe hyrja n\u00eb t\u00eb n\u00eb vijim sipas rastit b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb 3 (tre) faktor\u00eb<br \/>\nautentifikimi. Nj\u00ebri prej faktor\u00ebve autentifikues duhet t\u00eb jet\u00eb biometrik me njohje t\u00eb fytyr\u00ebs (ang.<br \/>\nface recogniton) faktori tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kod unik i p\u00ebrkohsh\u00ebm 6 shifror q\u00eb i d\u00ebrgohet zgjedh\u00ebsit n\u00eb<br \/>\nnumrin e tij t\u00eb telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Numri Personal i Identifikimi<br \/>\n(NID) i zgjedh\u00ebsit dhe fjal\u00ebkalimi.<br \/>\n3. Pasi ka krijuar llogarin e tij n\u00eb PER, p\u00ebr t\u2019u regjistruar, zgjedh\u00ebsi hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari dhe ndjek k\u00ebto<br \/>\nhapa:<\/p>\n<p>a) Skanon p\u00ebrmes PER nj\u00eb dokument t\u00eb vlefsh\u00ebm identifikimi t\u00eb l\u00ebshuar nga Republika e<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb, pasaport\u00eb p\u00ebr jasht\u00eb shtetit, ose let\u00ebrnjoftim. PER lexon dhe ngarkon<br \/>\nautomatikisht n\u00eb platform\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb p\u00ebrmban dokumenti i identifikimit. N\u00ebse p\u00ebr arsye<br \/>\nt\u00eb ndryshme k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk ngarkohen automatikisht, at\u00ebher\u00eb zgjedh\u00ebsi i ngarkon ato n\u00eb<br \/>\nPER n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb manuale.<\/p>\n<p>b) Ngarkon n\u00eb PER t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb nga dokumentet e listuar m\u00eb posht\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton q\u00ebndrimin e<br \/>\ntij jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<br \/>\ni. certifikat\u00eb pron\u00ebsie ose dokument ekuivalent n\u00eb shtetin e rezidenc\u00ebs q\u00eb provon<br \/>\npron\u00ebsin\u00eb e banes\u00ebs;<br \/>\nii. v\u00ebrtetim banimi ose dokument tjet\u00ebr ekuivalent i l\u00ebshuar nga organe shtet\u00ebrore<br \/>\nt\u00eb vendit t\u00eb rezidenc\u00ebs, ku p\u00ebrcaktohet adresa e banimit.<br \/>\niii. kontrat\u00eb qiraje ose huap\u00ebrdorje t\u00eb banes\u00ebs;<br \/>\niv. kontrat\u00eb kredie p\u00ebr blerje t\u00eb banes\u00ebs;<br \/>\nv. kontrat\u00eb furnizimi ose fatur\u00eb t\u00eb furnizimit me uj\u00eb n\u00eb banes\u00eb;<br \/>\nvi. kontrat\u00eb furnizimi ose fatur\u00eb t\u00eb energjis\u00eb (gaz ose elektrike) n\u00eb banes\u00eb;<br \/>\nvii. kontrat\u00eb ose fatur\u00eb t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb internetit\/telefonis\u00eb fikse n\u00eb banes\u00eb;<br \/>\nviii. dokument t\u00eb l\u00ebshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili<br \/>\nv\u00ebrteton q\u00ebndrimin e zgjedh\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor, kamp<br \/>\nemigracioni, apo tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm;<\/p>\n<p>c) Ngarkon n\u00eb PER t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebposhtme:<br \/>\ni. adres\u00ebn personale t\u00eb post\u00ebs elektronike (email);<br \/>\nii. numrin e celularit personal;<br \/>\niii. adres\u00ebn e banimit e cila duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna: shtetin, kodin<br \/>\npostar, qytetin, em\u00ebrtes\u00ebn e rrug\u00ebs, numrin e banes\u00ebs, elemente t\u00eb tjera t\u00eb adres\u00ebs<br \/>\n(n\u00ebse ka).<\/p>\n<p>1. PER p\u00ebrmes nd\u00ebrveprimit n\u00eb koh\u00eb reale me Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile (RKGjC),<br \/>\nkontrollon sakt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zgjedh\u00ebsit q\u00eb u p\u00ebrftuan sipas pik\u00ebs 3,<br \/>\nshkronja \u201ca\u201d, t\u00eb kreut II, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>2. T\u00eb dh\u00ebnat e identitetit t\u00eb shtetasit k\u00ebrkohen t\u00eb verifikohen nga KQZ n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb<br \/>\nGjendjes Civile dhe, n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, b\u00ebhet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile<br \/>\n(DPGjC) regjistrimi n\u00eb RKGjC i adres\u00ebs s\u00eb shtetasit q\u00eb voton jasht\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb<br \/>\nve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>3. N\u00ebse k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb t\u00eb sakta dhe p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb RKGjC ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedh\u00ebs, PER<br \/>\ndo t\u2019i shfaq\u00eb zgjedh\u00ebsit mesazhin se k\u00ebrkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do t\u00eb njoftohet p\u00ebr<br \/>\nrezultatin e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 dit\u00ebve<br \/>\nkalendarike n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb PER si dhe me email. PER i ofron mund\u00ebsin\u00eb zgjedh\u00ebsit q\u00eb ka<br \/>\nparaqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur\/gjurmuar statusin e shqyrtimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>4. N\u00ebse k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk jan\u00eb t\u00eb sakta, pra nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb RKGjC ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedh\u00ebs,<br \/>\nPER do t\u2019i shfaq\u00eb zgjedh\u00ebsit mesazhin se duhet t\u2019i sakt\u00ebsoj\u00eb ato dhe se nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb<br \/>\ntej me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrim derisa t\u00eb korrigjoj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb PER i identifikon si t\u00eb<br \/>\npasakta. Vet\u00ebm pas sakt\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave zgjedh\u00ebsi do t\u00eb marr\u00eb mesazhin si n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb<br \/>\nk\u00ebtij kreu. N\u00eb rast t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb realizuar regjistrimin sipas hapave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, zgjedh\u00ebsi<br \/>\nmund t\u00eb ruaj\u00eb draft k\u00ebrkes\u00ebn e tij n\u00eb PER dhe t\u00eb kontaktoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb teknike lidhur me procesin<br \/>\ne regjistrimit, sh\u00ebrbimin e ndihm\u00ebs q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos n\u00eb dispozicion t\u00eb<br \/>\nzgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjistrimit.<\/p>\n<p>5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebrmes<br \/>\nPlatform\u00ebs, vendos mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr regjistrim t\u00eb zgjedh\u00ebsit brenda 5 dit\u00ebve kalendarike nga marrja<br \/>\ne saj n\u00ebp\u00ebrmjet PER. Vendimi n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihet ose jo n\u00eb list\u00ebn paraprake t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb<br \/>\nvotojn\u00eb jasht\u00eb vendit i njoftohet n\u00eb llogarin e tij n\u00eb PER, si dhe n\u00eb adres\u00ebn e email t\u00eb deklaruar n\u00eb<br \/>\nplatform\u00eb.<\/p>\n<p>IV. P\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve jasht\u00eb vendit, m\u00ebnyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si<br \/>\ndhe modalitetet e rregullat e tjera teknike t\u00eb hartimit t\u00eb k\u00ebsaj liste<\/p>\n<p>1. Lista e zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e vetme n\u00eb nivel zone zgjedhore dhe<br \/>\np\u00ebrmban list\u00ebn e shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shprehur vullnetin t\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit sipas<br \/>\nrregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb<br \/>\nGjendjes Civile n\u00eb territorin e zon\u00ebs zgjedhore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>2. Lista e zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb jasht\u00eb vendit hartohet dhe p\u00ebrdoret rishtazi p\u00ebr \u00e7do pal\u00eb zgjedhje<br \/>\np\u00ebr Kuvendin. N\u00eb \u00e7do rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile ruajn\u00eb baz\u00ebn<br \/>\ne t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit p\u00ebr \u00e7do pal\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>3. P\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit p\u00ebrfshijn\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit zgjedhor\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb<br \/>\nshkronjat \u201ca\u201d, \u201cb\u201d, \u201cc\u201d, \u201c\u00e7\u201d, \u201cd\u201d dhe \u201cf\u2019 t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 45 t\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008,<br \/>\n\u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit t\u00eb<br \/>\nzgjedh\u00ebsit q\u00eb voton jasht\u00eb vendit, i cili gjendet n\u00eb rubrik\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb RKGjC ku \u00ebsht\u00eb<br \/>\nregjistruar adresa e zgjedh\u00ebsit sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb kreut III, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>4. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb votuar nga jasht\u00eb vendit,<br \/>\nsipas afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb kreut II, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjC<br \/>\nlist\u00ebn paraprake t\u00eb zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit dhe ia d\u00ebrgon at\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb<br \/>\nZgjedhjeve jo m\u00eb von\u00eb se 63 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>5. Komisioneri Shtet\u00ebror iZgjedhjeve, 63 dit\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, publikon list\u00ebn paraprake<br \/>\nt\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb jasht\u00eb vendit, me q\u00ebllim q\u00eb zgjedh\u00ebsit brenda 48 or\u00ebsh nga publikimi i<br \/>\nsaj mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb regjistrimin apo rregullimin e pasakt\u00ebsive t\u00eb regjistrimit t\u00eb tyre n\u00eb PER.<\/p>\n<p>6. Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, 60 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, miraton dhe publikon n\u00eb<br \/>\nfaqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb KQZ list\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<br \/>\nLista e zgjedh\u00ebsve pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit nuk ndryshon n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb shkak<br \/>\npas afatit t\u00eb parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 8 t\u00eb nenit 25<br \/>\nt\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>7. Lista e zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit p\u00ebrmban: em\u00ebrtimin e zon\u00ebs zgjedhore, llojin dhe dat\u00ebn e<br \/>\nzgjedhjeve, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit zgjedhor\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsve, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb k\u00ebtij kreu.<\/p>\n<p>8. Lista e zgjedh\u00ebsve hartohet n\u00eb formatet e m\u00ebposhtme:<br \/>\na) list\u00eb zgjedh\u00ebsish n\u00eb nivel zone zgjedhore n\u00eb form\u00eb elektronike p\u00ebr publikim nga KQZ<br \/>\ndhe DPGjC, dhe q\u00eb p\u00ebrmban p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit zgjedhor\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb shkronjat \u201ca\u201d, \u201cb\u201d,<br \/>\n\u201c\u00e7\u201d, \u201cd\u201d t\u00eb nenit 45 t\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, em\u00ebrtimin e zon\u00ebs zgjedhore, llojin dhe dat\u00ebn e zgjedhjeve, si<br \/>\ndhe shtetin e vendbanimit t\u00eb zgjedh\u00ebsit q\u00eb voton jasht\u00eb vendit i cili gjendet n\u00eb rubrik\u00ebn<br \/>\ne ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb RKGjC ku \u00ebsht\u00eb regjistruar adresa e zgjedh\u00ebsit sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs<\/p>\n<p>4, t\u00eb kreut III, t\u00eb k\u00ebtij vendimi;<br \/>\nb) p\u00ebrmbledhje e t\u00eb gjith\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb nivel vendi n\u00eb form\u00eb elektronike p\u00ebr publikim nga<br \/>\nKQZ dhe DPGjC me p\u00ebrmbajtje sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d t\u00eb k\u00ebsaj pike.<\/p>\n<p>9. Zgjedh\u00ebsit n\u00eb list\u00eb renditen sipas rendit alfabetik t\u00eb mbiemrit.<\/p>\n<p>10. Nj\u00eb kopje e list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb vendit hartuar sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nvendim i d\u00ebrgohet nga KQZ Arkivit Qendror t\u00eb Shtetit jo m\u00eb von\u00eb se 10 dit\u00eb pas miratimit t\u00eb k\u00ebsaj<br \/>\nliste nga Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>11. Kur zgjedh\u00ebsi q\u00eb ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr regjistrim n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb<br \/>\nvendit v\u00ebren se nuk \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb, ose regjistrimi i tij ka pasakt\u00ebsi, ai ka t\u00eb drejt\u00eb<br \/>\nt\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb deri 7<br \/>\ndit\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. K\u00ebrkesa sipas k\u00ebsaj pike, p\u00ebrjashtohet nga taksat gjyq\u00ebsore.<br \/>\nGjykata e shqyrton dhe vendos n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn, sipas k\u00ebsaj pike, brenda 24 or\u00ebve nga data<br \/>\ne regjistrimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, por jo m\u00eb von\u00eb s\u00eb 5 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Emri dhe t\u00eb dh\u00ebnat e<br \/>\ntjera t\u00eb zgjedh\u00ebsit q\u00eb i shtohet list\u00ebs s\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit, i bashk\u00ebngjitet<br \/>\nvendimi i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>12. Shtetasit shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb regjistruar n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve jasht\u00eb vendit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb<br \/>\nprocedur\u00ebs s\u00eb regjistrimit sipas k\u00ebtij vendimi, \u00e7regjistrohen nga lista e zgjedh\u00ebsve brenda vendit<br \/>\nq\u00eb shpallet sipas nenit 56 t\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>13. DPGJC harton list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb nenit 46, pika 1, t\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb<br \/>\n29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, duke hequr nga kjo list\u00eb<br \/>\nemrat e atyre personave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin e shtetasve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit.<br \/>\nV. Mbikqyrja dhe kontrolli i procesit<\/p>\n<p>1. Audit\u00ebt teknicien\u00eb t\u00ebmiratuar sipas nenit 61, t\u00eb ligjit Nr. 10019, dat\u00eb 29.12.2008, \u201cKodi Zgjedhor<br \/>\ni Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, kryejn\u00eb verifikimin e veprimeve t\u00eb realizuara nga<br \/>\nKQZ p\u00ebr regjistrimin e shtetasve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit duke filluar nga 120 dit\u00eb nga data<br \/>\ne zgjedhjeve.<\/p>\n<p>2. Partit\u00eb politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe t\u00eb huaja, si dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare<br \/>\nt\u00eb specializuara ose t\u00eb angazhuara n\u00eb mir\u00ebqeverisjen dhe demokratizimin, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e<br \/>\nshteteve t\u00eb huaja t\u00eb akredituar n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe t\u00eb medias, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb transparenc\u00ebs dhe<br \/>\ninformimit, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njihen me t\u00eb gjitha element\u00ebt e PER, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb proceseve t\u00eb:<br \/>\ntestimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit t\u00eb saj,si dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur<br \/>\ndhe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb testime gjat\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb zgjedh\u00ebsve nga jasht\u00eb<br \/>\nterritorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>3. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb partive politike, ose kryesisht KQZ, mund\u00ebson auditim t\u00eb pavarur t\u00eb PER nga<br \/>\nsubjekte t\u00eb specializuara.<\/p>\n<p>VI. Dispozita t\u00eb fundit<\/p>\n<p>1. Ngarkohet administrata e KQZ-s\u00eb dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, me<br \/>\nzbatimin e tij.<\/p>\n<p>2. Ky vendim hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb dhe publikohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Komisionit<br \/>\nQendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>3. Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb b\u00ebhet ankim n\u00eb Kolegjin Zgjedhor Gjyq\u00ebsor pran\u00eb Gjykat\u00ebs<br \/>\nAdministrative t\u00eb Apelit, Tiran\u00eb, brenda (5) dit\u00ebve nga shpallja e k\u00ebtij vendimi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb projektvendim publikohet me detaje si do t\u00eb b\u00ebhet regjistrimi dhe si do t\u00eb p\u00ebrgatitet lista e votuesve. Rregulla t\u00eb p\u00ebrgjithshme 1. \u00c7do shtetas shqiptar me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb ndodhet jasht\u00eb vendit n\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve dhe q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1054","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1054\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}