{"id":104577,"date":"2026-11-29T14:48:17","date_gmt":"2026-11-29T14:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/29\/inceneratori-jashte-funksionit-rama-shton-edhe-1677-milione-euro-per-mbetjet-ne-elbasan\/"},"modified":"2026-11-29T14:48:17","modified_gmt":"2026-11-29T14:48:17","slug":"inceneratori-jashte-funksionit-rama-shton-edhe-1677-milione-euro-per-mbetjet-ne-elbasan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/29\/inceneratori-jashte-funksionit-rama-shton-edhe-1677-milione-euro-per-mbetjet-ne-elbasan\/","title":{"rendered":"Inceneratori jasht\u00eb funksionit, Rama shton edhe 16,77 milion\u00eb euro p\u00ebr mbetjet n\u00eb Elbasan"},"content":{"rendered":"<p>Pasi investoi rreth 21,6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e inceneratorit t\u00eb Elbasanit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitin 2027 parashikohet transportimi i mbetjeve urbane drejt Shkodr\u00ebs, duke q\u00ebn\u00eb se praktikisht inceneratori nuk funksionon,\u00a0 qeveria ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e investimeve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare nj\u00eb projekt t\u00eb ri prej 16,77 milion\u00eb eurosh p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se jasht\u00eb funksionit, inceneratori i Elbasanit ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK me akuzat p\u00ebr korrupsion dhe shp\u00ebrdorim detyre p\u00ebr zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi edhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb administruese ECI-ELB po hetohet p\u00ebr marrje rryshfeti.<\/p>\n<p>Investimi i ri, i propozuar s\u00eb fundmi nga Ministria e Mjedisit, \u00ebsht\u00eb klasifikuar menj\u00ebher\u00eb si i maturuar, me nivel prioriteti institucional A dhe renditet n\u00eb n\u00ebnsektorin e menaxhimit t\u00eb mbetjeve dhe landfilleve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e projektit n\u00eb list\u00ebn e investimeve prioritare vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur Elbasani, pavar\u00ebsisht investimeve t\u00eb kryera nd\u00ebr vite, ende nuk ka nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve urbane.<\/p>\n<p><strong>Pas 21,6 milion\u00eb eurove p\u00ebr inceneratorin, mbetjet drejt Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Planit Komb\u00ebtar Sektorial p\u00ebr Menaxhimin e Mbetjeve t\u00eb Ngurta, t\u00eb publikuar nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, kostoja e investimit p\u00ebr impiantin e incenerimit n\u00eb Elbasan ishte rreth 21,6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Impianti, i nd\u00ebrtuar n\u00eb Bradashesh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kontrate koncesionare, synonte t\u2019i jepte zgjidhje afatgjat\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve urbane, duke mund\u00ebsuar edhe prodhimin e energjis\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Por, pas problemeve t\u00eb vazhdueshme me funksionimin e inceneratorit dhe kalimit t\u00eb administrimit t\u00eb tij te shoq\u00ebria publike ECO-ELB, dokumentet e projektbuxhetit 2027 parashikojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka raportuar m\u00eb her\u00ebt Ekofin.al, tet\u00eb bashki, Elbasan, Librazhd, Rrogozhin\u00eb, Peqin, C\u00ebrrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh, parashikohet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb financime p\u00ebr transportimin e mbetjeve urbane drejt zon\u00ebs s\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim parashikohen transferta nga buxheti i shtetit, nd\u00ebrsa bashkit\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb edhe me t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, krahas kostove t\u00eb investimit dhe administrimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs ekzistuese n\u00eb Elbasan, financave publike do t\u2019u shtohet edhe fatura e transportimit t\u00eb mbetjeve drejt nj\u00eb zone tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qeveria planifikon tashm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr investim prej afro 17 milion\u00eb eurosh n\u00eb Elbasan, pa sqaruar n\u00ebse transportimi i mbetjeve drejt Shkodr\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme deri n\u00eb realizimin e projektit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kostoja e m\u00ebparshme e nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit dhe vlera indikative e projektit t\u00eb ri arrijn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb rreth 38,37 milion\u00eb euro, pa p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet e administrimit, mir\u00ebmbajtjes dhe transportit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p><strong>Elbasani p\u00ebrballet edhe me 1,5 milion ton\u00eb mbetje industriale<\/strong><\/p>\n<p>Problematika e mbetjeve n\u00eb Elbasan nuk kufizohet vet\u00ebm te ato urbane. Qyteti p\u00ebrballet prej dekadash edhe me pasojat e ndotjes s\u00eb trash\u00ebguar nga industria e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi 1,5 milion ton\u00eb mbetje industriale me metale t\u00eb r\u00ebnda vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb zon\u00ebn e ish-Kombinatit Metalurgjik t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb auditimin p\u00ebr ndotjen e mjedisit n\u00eb bashkit\u00eb Elbasan dhe Kruj\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2023\u20132025, ka evidentuar munges\u00ebn e nj\u00eb plani konkret p\u00ebr largimin dhe trajtimin e k\u00ebtyre mbetjeve, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb ndotjen e tok\u00ebs, uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore dhe lumit Shkumbin.<\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse projekti i ri prej 16,77 milion\u00eb eurosh do t\u00eb adresoj\u00eb edhe ndotjen industriale t\u00eb trash\u00ebguar. Em\u00ebrtimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i investimit n\u00eb dokumentin qeveritar nuk specifikon kategorit\u00eb e mbetjeve q\u00eb do t\u00eb trajtohen.<\/p>\n<p><strong>Afro 60 milion\u00eb euro p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve n\u00eb tri zona<\/strong><\/p>\n<p>Me p\u00ebrfshirjen e Elbasanit, numri i projekteve t\u00eb maturuara p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb mbetjeve n\u00eb list\u00ebn e investimeve komb\u00ebtare rritet nga dy n\u00eb tre.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e korrikut figuronte projekti p\u00ebr zon\u00ebn e mbetjeve t\u00eb Kuk\u00ebsit, me vler\u00eb indikative prej 18 milion\u00eb eurosh, si dhe ai p\u00ebr zon\u00ebn Vlor\u00eb\u2013Gjirokast\u00ebr, me vler\u00eb 25 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me shtimin e Elbasanit, vlera e kombinuar e k\u00ebtyre investimeve arrin n\u00eb 59,77 milion\u00eb euro, nga 43 milion\u00eb euro q\u00eb ishte n\u00eb korrik, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 39%.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-shton-edhe-1677-milione-euro\/\">Inceneratori jasht\u00eb funksionit, Rama shton edhe 16,77 milion\u00eb euro p\u00ebr mbetjet n\u00eb Elbasan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi investoi rreth 21,6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e inceneratorit t\u00eb Elbasanit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitin 2027 parashikohet transportimi i mbetjeve urbane drejt Shkodr\u00ebs, duke q\u00ebn\u00eb se praktikisht inceneratori nuk funksionon,\u00a0 qeveria ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e investimeve me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare nj\u00eb projekt t\u00eb ri prej 16,77 milion\u00eb eurosh p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}