{"id":104559,"date":"2026-11-29T07:48:14","date_gmt":"2026-11-29T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/29\/protesta-mediat-nderkombetare-sfide-pushtetit-rritet-zemerimi-ndaj-rames\/"},"modified":"2026-11-29T07:48:14","modified_gmt":"2026-11-29T07:48:14","slug":"protesta-mediat-nderkombetare-sfide-pushtetit-rritet-zemerimi-ndaj-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/29\/protesta-mediat-nderkombetare-sfide-pushtetit-rritet-zemerimi-ndaj-rames\/","title":{"rendered":"Protesta\/ Mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Sfid\u00eb pushtetit! Rritet zem\u00ebrimi ndaj Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Protesta e zhvilluar m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e mediave t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat kan\u00eb raportuar p\u00ebr p\u00ebrplasjet mes demonstruesve dhe policis\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr largimin e kryeministrit Edi Rama dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve ndaj qeverisjes.<\/p>\n<p>Reuters, Associated Press, AFP, Al Jazeera, Euronews dhe media t\u00eb tjera europiane e amerikane i kan\u00eb kushtuar artikuj dhe raportime zhvillimeve n\u00eb kryeqytetin shqiptar.<\/p>\n<p>Agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare Reuters e p\u00ebrshkruan protest\u00ebn si nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga student\u00ebt, e cila u p\u00ebrshkall\u00ebzua n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme. Sipas raportimit, protestuesit hodh\u00ebn gur\u00eb dhe bomba molotov n\u00eb drejtim t\u00eb policis\u00eb, nd\u00ebrsa efektiv\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn uj\u00eb me presion, gaz lotsjell\u00ebs dhe plumba gome. Reuters v\u00eb n\u00eb dukje se pak\u00ebnaq\u00ebsia lidhet me akuzat p\u00ebr korrupsion n\u00eb qeveri, munges\u00ebn e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe problemet n\u00eb arsim, nd\u00ebrsa e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb val\u00eb protestash si sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike p\u00ebr Ram\u00ebn q\u00eb prej ardhjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimin e saj, agjencia sjell edhe d\u00ebshmi nga qytetar\u00ebt q\u00eb iu bashkuan tubimit. Nj\u00eb prej tyre, Eralda Baze, 45 vje\u00e7e, inxhiniere, shprehet se \u201cmjaft \u00ebsht\u00eb mjaft\u201d, duke renditur korrupsionin, varf\u00ebrin\u00eb dhe emigracionin si arsyet q\u00eb e nxor\u00ebn n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Reuters ndalet gjithashtu te pankarta \u201cShqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb shitje\u201d, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb mesazh me kund\u00ebrshtimin ndaj projekteve turistike n\u00eb bregdet, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb q\u00eb lidhet me Jared Kushner, dh\u00ebndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Agjencia pasqyron edhe q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb, e cila mohon akuzat p\u00ebr korrupsion dhe ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr dialog.<\/p>\n<p>Associated Press (AP) raporton se mij\u00ebra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit, nd\u00ebrsa protesta, e cila fillimisht ishte paq\u00ebsore, u shoq\u00ebrua m\u00eb pas me incidente nga grupe protestuesish t\u00eb maskuar. Sipas AP-s\u00eb, u d\u00ebmtuan xhamat e godinave t\u00eb ministrive dhe kamerat e siguris\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste protestuesit p\u00ebrdor\u00ebn gur\u00eb dhe molotov\u00eb. Agjencia thekson se n\u00eb kryeqytet kishin mb\u00ebrritur qytetar\u00eb nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe nga jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>AP sjell edhe z\u00ebrin e diaspor\u00ebs p\u00ebrmes d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Arian Lleshit, 33 vje\u00e7, i cili udh\u00ebtoi nga Britania e Madhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Ai shprehet se shqiptar\u00ebt jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrsa ndihen sikur jan\u00eb qytetar\u00eb pa shtet. N\u00eb artikull pasqyrohet edhe d\u00ebshmia e pensionistes Suzana Gjeta, e cila flet p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe pensionin prej 120 eurosh n\u00eb muaj. AP raporton se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur 30 t\u00eb l\u00ebnduar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe Al Jazeera i ka kushtuar nj\u00eb artikull t\u00eb posa\u00e7\u00ebm protest\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb serie t\u00eb gjat\u00eb demonstratash kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Media thekson se policia p\u00ebrdori uj\u00eb me presion dhe gaz lotsjell\u00ebs, nd\u00ebrsa protestuesit hodh\u00ebn gur\u00eb dhe molotov\u00eb, si dhe tentuan t\u00eb d\u00ebmtonin kamerat e siguris\u00eb dhe godinat shtet\u00ebrore. Al Jazeera raporton gjithashtu p\u00ebr d\u00ebmtime n\u00eb disa institucione, nd\u00ebrsa p\u00ebrmend edhe pamjet e zjarrit brenda godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit. N\u00eb artikull pasqyrohet thirrja e Bashkimit Europian p\u00ebr hetimin e rasteve t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs nga policia dhe p\u00ebr uljen e tensioneve nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Euronews e vendos protest\u00ebn n\u00eb kontekstin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb student\u00ebve e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Media europiane raporton p\u00ebr mij\u00ebra persona q\u00eb udh\u00ebtuan drejt Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs, nd\u00ebrsa ndalet te k\u00ebrkesat p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese dhe ndryshim t\u00eb sistemit politik. Euronews sjell edhe deklarat\u00ebn e studentes Juna Vasili, e cila thot\u00eb se qytetar\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e tyre dhe se situata ekonomike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, La Repubblica publikoi nj\u00eb video-reportazh me titullin \u201cMij\u00ebra n\u00eb rrug\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama, p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme\u201d. Media italiane raporton p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gazit lotsjell\u00ebs dhe ujit me presion nga policia, si dhe p\u00ebr hedhjen e gur\u00ebve dhe p\u00ebrpjekjet e protestuesve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar kamerat e siguris\u00eb dhe godinat qeveritare. Ajo e lidh protest\u00ebn me l\u00ebvizjen kund\u00ebr projektit turistik n\u00eb bregdetin e jugut, por thekson se k\u00ebrkesat tashm\u00eb jan\u00eb zgjeruar drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve t\u00eb jetes\u00ebs, arsimit dhe kund\u00ebrshtimit t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Deutsche Welle raportoi p\u00ebr p\u00ebrplasjet n\u00eb Tiran\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00ebn e mij\u00ebra protestuesve p\u00ebr largimin e Ram\u00ebs. N\u00eb artikullin e saj, media gjermane thekson se protesta nisi paq\u00ebsisht, por m\u00eb pas grupe protestuesish t\u00eb maskuar u shk\u00ebput\u00ebn nga marshimi dhe sulmuan me gur\u00eb e molotov\u00eb godinat qeveritare.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej p\u00ebrplasjeve, raportimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nxjerrin n\u00eb pah zgjerimin e k\u00ebrkesave t\u00eb protestuesve. Ajo q\u00eb nisi si kund\u00ebrshtim ndaj nj\u00eb projekti turistik n\u00eb bregdetin e jugut, i lidhur me kompanin\u00eb e Jared Kushner, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje ku nd\u00ebrthuren akuzat p\u00ebr korrupsion, pak\u00ebnaq\u00ebsia p\u00ebr gjendjen ekonomike, problemet n\u00eb arsim dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr ndryshim politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mediat e huaja e kan\u00eb vendosur protest\u00ebn e 28 N\u00ebntorit n\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e trajtuar si nj\u00eb tjet\u00ebr episod t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb kriz\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protesta-mediat-nderkombetare\/\">Protesta\/ Mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare: Sfid\u00eb pushtetit! Rritet zem\u00ebrimi ndaj Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Protesta e zhvilluar m\u00eb 28 N\u00ebntor n\u00eb Tiran\u00eb ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e mediave t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat kan\u00eb raportuar p\u00ebr p\u00ebrplasjet mes demonstruesve dhe policis\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr largimin e kryeministrit Edi Rama dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve ndaj qeverisjes. Reuters, Associated Press, AFP, Al Jazeera, Euronews dhe media t\u00eb tjera europiane e amerikane i kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104559","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104559","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104559"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104559\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}