{"id":104511,"date":"2026-11-28T07:48:14","date_gmt":"2026-11-28T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/28\/korrupsioni-dhe-kapja-politike-rrenojne-institucionet-93-e-shqiptareve-nuk-besojne-te-qeveria\/"},"modified":"2026-11-28T07:48:14","modified_gmt":"2026-11-28T07:48:14","slug":"korrupsioni-dhe-kapja-politike-rrenojne-institucionet-93-e-shqiptareve-nuk-besojne-te-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/28\/korrupsioni-dhe-kapja-politike-rrenojne-institucionet-93-e-shqiptareve-nuk-besojne-te-qeveria\/","title":{"rendered":"Korrupsioni dhe kapja politike rr\u00ebnojn\u00eb institucionet, 93% e shqiptar\u00ebve nuk besojn\u00eb te qeveria"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb lodhur nga korrupsioni, mungesa e transparenc\u00ebs dhe e llogaridh\u00ebnies, cil\u00ebsia e dob\u00ebt e sh\u00ebrbimeve publike, zvarritjet administrative, mungesa e profesionalizmit dhe e kompetenc\u00ebs, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duket se po p\u00ebrjetojn\u00eb kriz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme besimi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht reformave t\u00eb shpallura nd\u00ebr vite, digjitalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe premtimeve p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb efikase dhe m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb periudh\u00ebn e deklarimit t\u00eb \u201cbes\u00ebs\u201d, \u201cvlerave\u201d dhe \u201cpasqyrave\u201d, perceptimi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb institucionet mbetet kryesisht negativ.<\/p>\n<p>Pak\u00ebnaq\u00ebsia nuk kufizohet vet\u00ebm tek institucionet politike, por shtrihet edhe tek ato me t\u00eb cilat qytetar\u00ebt nd\u00ebrveprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime apo p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb ndryshim nga vrojtime t\u00eb m\u00ebparshme, humbja e besimit tek institucionet publike, n\u00eb fakt, duket se ka pasur nj\u00eb efekt zinxhir dhe m\u00eb gjer\u00eb, tek organizata q\u00eb shpesh nuk kan\u00eb lidhje me shtetin, q\u00eb nga organizatat joqeveritare, mediat, e deri tek ato fetare.<\/p>\n<p>Revista \u201cMonitor\u201d realizoi nj\u00eb anketim n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs ECR (Engaged Citizens Reporting), nj\u00eb instrument digjital i zhvilluar nga BIRN, q\u00eb synon t\u00eb nxis\u00eb angazhimin e qytetar\u00ebve n\u00eb raportimin mediatik.<\/p>\n<p>Anketa kishte si q\u00ebllim t\u00eb vler\u00ebsonte nivelin e besimit t\u00eb lexuesve tek institucionet q\u00eb qeverisin vendin, institucionet e pavarura, si dhe ato q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset.<\/p>\n<p>N\u00eb anket\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 546 t\u00eb anketuar, 67% e t\u00eb cil\u00ebve ishin meshkuj. Dominonin grupmoshat 30-39 vje\u00e7 dhe 40-49 vje\u00e7, me nga 34% t\u00eb totalit secila, nd\u00ebrsa grupmosha 20-29 vje\u00e7 p\u00ebrb\u00ebnte 12% t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<br \/>\nSipas shp\u00ebrndarjes gjeografike, 75% e t\u00eb anketuarve banonin n\u00eb Tiran\u00eb, 5.1% n\u00eb Durr\u00ebs dhe 4.6% n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb anket\u00eb karakterizoheshin nga nj\u00eb nivel i lart\u00eb arsimimi. Rreth 52% e tyre kishin arsim pasuniversitar dhe 45% arsim t\u00eb lart\u00eb. Pjesa d\u00ebrrmuese, 92% e t\u00eb anketuarve, ishin t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me profilin e audienc\u00ebs s\u00eb \u201cMonitor\u201d, me nivel t\u00eb lart\u00eb arsimimi dhe aktive n\u00eb tregun e pun\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e pjes\u00ebmarr\u00ebsve kishin t\u00eb ardhura familjare relativisht t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Rreth 29% e t\u00eb anketuarve deklaruan se t\u00eb ardhurat mujore t\u00eb familjeve t\u00eb tyre i kalonin 300 mij\u00eb lek\u00eb. Gati 20% kishin t\u00eb ardhura familjare nga 200 deri n\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa 17% deklaruan t\u00eb ardhura nga 100 deri n\u00eb 150 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja ishte e hapur dhe vullnetare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kampioni nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb shqiptare, por gjithsesi ofron nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb perceptimit t\u00eb nj\u00eb segmenti t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me nivel t\u00eb lart\u00eb arsimimi, ekonomikisht aktiv dhe kryesisht n\u00eb mosh\u00eb pune.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Gati 97% me arsim t\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sondazh karakterizoheshin nga nj\u00eb nivel i lart\u00eb arsimimi. Rreth 52% e tyre kishin arsim pasuniversitar dhe 45% arsim t\u00eb lart\u00eb. Pjesa d\u00ebrrmuese, 92% e t\u00eb anketuarve, ishin t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Institucionet qeveritare, gati 87% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim<\/strong><\/p>\n<p>Institucionet q\u00eb hartojn\u00eb politikat e vendit, administrojn\u00eb parat\u00eb e taksapaguesve dhe kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb nivel jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ul\u00ebt besimi mes pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb sondazhin e \u201cMonitor\u201d. N\u00eb asnj\u00eb prej 17 institucioneve qeveritare t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb anket\u00eb, p\u00ebrqindja e atyre q\u00eb shprehin besim ose besim t\u00eb plot\u00eb nuk arrin as n\u00eb 5%.<\/p>\n<p>Pothuajse 93% e vler\u00ebsimeve p\u00ebr 17 institucionet qeveritare t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb anketimin e \u201cMonitor\u201d shprehin munges\u00eb ose nivel t\u00eb ul\u00ebt besimi, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 1.9% jan\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Mesatarisht, 86.8% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim tek institucionet qeveritare, 6.1% kan\u00eb pak besim, 3.7% kan\u00eb besim t\u00eb moderuar, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 1.4% shprehin besim dhe 0.5% besim t\u00eb plot\u00eb. Rreth 1.5% nuk kan\u00eb nj\u00eb opinion.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sondazhet e \u201cMonitor\u201d renditjen do ta b\u00ebjm\u00eb duke krahasuar vler\u00ebsimet negative sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultati i sondazhit me nota pozitive pothuajse t\u00eb pap\u00ebrfillshme statistikisht.<\/p>\n<p>Ministri i Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin kryeson p\u00ebr nivelin e mosbesimit, me 90.8% t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb deklarojn\u00eb se nuk kan\u00eb aspak besim.<\/p>\n<p>Rezultati p\u00ebrkon me mosbesimin e thell\u00eb ndaj vet\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, institucionit ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve vendosin p\u00ebr politikat e vendit, miratojn\u00eb ligjet dhe duhet t\u00eb kontrollojn\u00eb veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e besimit tek institucionet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit parlamentar v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje perceptimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb tyre n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit renditet e dyta, me 89.7% t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb nuk kan\u00eb aspak besim dhe asnj\u00eb q\u00eb shpreh besim t\u00eb plot\u00eb. Ishin pik\u00ebrisht student\u00ebt q\u00eb nxit\u00ebn val\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb protestave qytetare, t\u00eb pak\u00ebnaqur me kushtet n\u00eb institucionet arsimore, cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebnies, akomodimin dhe kostot e larta t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej problematikave t\u00eb sistemit arsimor, shqet\u00ebsimet e student\u00ebve reflektojn\u00eb edhe pasigurin\u00eb e t\u00eb rinjve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kryeministria, p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs vijojn\u00eb t\u00eb mblidhen \u00e7do mbr\u00ebmje protestuesit, renditet e treta, me 89.6% t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve q\u00eb nuk kan\u00eb aspak besim. Vet\u00ebm 2.6% shprehin besim ose besim t\u00eb plot\u00eb tek institucioni q\u00eb drejton dhe koordinon politikat qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Sa pak besim tek institucionet qeveritare<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pothuajse 93% e vler\u00ebsimeve p\u00ebr 17 institucionet qeveritare t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb sondazhin e \u201cMonitor\u201d shprehin munges\u00eb ose nivel t\u00eb ul\u00ebt besimi, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 1.9% jan\u00eb pozitive. Mesatarisht, 86.8% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim tek institucionet qeveritare, 6.1% kan\u00eb pak besim, 3.7% kan\u00eb besim t\u00eb moderuar, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 1.4% shprehin besim dhe 0.5% besim t\u00eb plot\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Me nga 89.2% t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb nuk kan\u00eb aspak besim renditen ministrat e Shtetit p\u00ebr Pushtetin Vendor dhe Inteligjenc\u00ebn Artificiale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me problematika t\u00eb shumta n\u00eb sh\u00ebrbimet vendore, nga trafiku dhe infrastruktura deri tek administrimi i mbetjeve, as ambicia e qeveris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale n\u00eb administrat\u00eb dhe prokurimet publike nuk duket se ka bindur pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb sondazh.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm ministrat humanoid\u00eb por edhe ministrat virtual\u00eb, si\u00e7 ishte ajo e Inteligjenc\u00ebs Artificiale, q\u00eb u pag\u00ebzua me emrin \u201cDiella\u201d nuk ngjallin besim.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit, me 89% mosbesim t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrballet me sfid\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb pasurive natyrore p\u00ebrball\u00eb zgjerimit t\u00eb aktivitetit nd\u00ebrtimor dhe projekteve turistike n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel \u00ebsht\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, me 88.8%. Institucioni q\u00eb administron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb investimeve publike ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik p\u00ebr kontratat koncesionare, PPP-t\u00eb, kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve dhe hetimet mbi procedurat e prokurimit.<\/p>\n<p>Rreth 88.6% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim te Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur sektori po p\u00ebrballet me tkurrje, shpopullim t\u00eb zonave rurale, konkurrenc\u00ebn e importeve dhe munges\u00ebn e financimeve nga programi europian IPARD.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel \u00ebsht\u00eb edhe mosbesimi ndaj ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Administrat\u00ebn Publike dhe Antikorrupsionin, institucionit q\u00eb ka pik\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr koordinimin e politikave kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Mosbesimi mbetet i lart\u00eb edhe ndaj Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale (87.7%), n\u00eb kushtet kur familjet shqiptare vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb shpenzime t\u00eb konsiderueshme nga xhepi p\u00ebr sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rreth 87.4% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim te Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur nd\u00ebrhyrjet e policis\u00eb ndaj student\u00ebve gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb protestave qytetare jan\u00eb shoq\u00ebruar me akuza p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth 85.9% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim te Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, si dhe ajo e Financave.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarrja ka ngritur vazhdimisht shqet\u00ebsime p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb modeli t\u00eb qart\u00eb ekonomik, ndryshimet e shpeshta ligjore e fiskale, konkurrenc\u00ebn e pandershme dhe munges\u00ebn e konsultimit me grupet e interesit.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ajo e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit kan\u00eb gjithashtu nivele t\u00eb larta mosbesimi t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht 85.2% dhe 84.8%, t\u00eb ndjekura nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri i Shtetit dhe kryenegociatori, me nga 80.2%.<\/p>\n<p>Relativisht \u201cm\u00eb pak negativ\u201d \u00ebsht\u00eb perceptimi p\u00ebr Ministrin\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, ku 75.3% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve nuk kan\u00eb aspak besim.<\/p>\n<p>Institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr integrimin europian kan\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt mosbesimi krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kabinetit qeveritar, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur procesi i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian ka marr\u00eb hov.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe p\u00ebr Ministrin\u00eb e Jashtme, vet\u00ebm 4.7% e t\u00eb anketuarve shprehin besim ose besim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p><strong>Mungesa e besimit kalon p\u00ebrtej institucioneve qeveritare, por t\u00eb anketuarve ende u kan\u00eb mbetur disa shpresa te SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Mesatarisht, 52.6% e vler\u00ebsimeve p\u00ebr 18 institucionet dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sondazh shprehin munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb besimi, kundrejt 86.8% p\u00ebr institucionet qeveritare.<\/p>\n<p>Nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mosbesimit e ka Presidenca (93.8%), si\u00e7 duket si rrjedhoj\u00eb e q\u00ebndrimit t\u00eb larguar dhe t\u00eb heshtur q\u00eb ka pasur ky institucion ndaj zhvillimeve t\u00eb trazuara politike e sociale t\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Duket se pik\u00ebrisht kjo heshtje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qytetar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb reagim institucional, \u00ebsht\u00eb perceptuar negativisht nga t\u00eb anketuarit.<\/p>\n<p>Qeveria dhe Kuvendi, me p\u00ebrkat\u00ebsisht 88.6% dhe 87% t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb nuk kan\u00eb aspak besim, jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me perceptimin p\u00ebr ministrit\u00eb. As qeverisja vendore, q\u00eb teorikisht duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, nuk g\u00ebzon besimin e tyre (81.1% mosbesim i plot\u00eb).<\/p>\n<p>Tre n\u00eb kat\u00ebr t\u00eb anketuar (76%) nuk kan\u00eb aspak besim te Policia e Shtetit, e cila, ndon\u00ebse paguhet nga taksat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ata, u p\u00ebrball me akuza p\u00ebr ushtrim dhune ndaj student\u00ebve, t\u00eb miturve dhe qytetar\u00ebve gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat nivele \u00ebsht\u00eb mosbesimi ndaj administrat\u00ebs publike (73.6%), ku edhe pas digjitalizimit, qytetar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb sorollaten p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Mosbesimi i plot\u00eb \u00ebsht\u00eb gati 50% p\u00ebr INSTAT (49.6%), n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po shtohen pik\u00ebpyetjet mbi cil\u00ebsin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e statistikave zyrtare.<\/p>\n<p>Por, as tek aktor\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj pushtetit, t\u00eb anketuarit nuk duket se kan\u00eb shum\u00eb besim.<\/p>\n<p>Rreth 42.5% nuk kan\u00eb aspak besim tek organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb duket se nuk kan\u00eb arritur t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb z\u00eb mjaftuesh\u00ebm i pranish\u00ebm n\u00eb zhvillimet e vendit, dhe 40.7% te media, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ekziston perceptimi i var\u00ebsis\u00eb nga interesat politike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Kriza e besimit k\u00ebt\u00eb her\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe tek institucionet fetare (31.7%), t\u00eb cilat p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb sondazhe t\u00eb tjera vler\u00ebsoheshin pozitivisht.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb mosbesimi, t\u00eb anketuarit ende kan\u00eb paksa shpresa te Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ndryshe nga prokuroria dhe gjykatat e zakonshme p\u00ebr t\u00eb cilat shprehet mosbesim n\u00eb nivelin 40-50%, institucionet e posa\u00e7me t\u00eb ngritura p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar kan\u00eb nj\u00eb perceptim m\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), q\u00eb nisi funksionimin m\u00eb 19 dhjetor 2019, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2016, vet\u00ebm 26.7% e t\u00eb anketuarve deklaruan se nuk kishin aspak besim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb perceptim edhe m\u00eb pozitiv g\u00ebzon Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), q\u00eb nisi funksionimin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 19.8% e t\u00eb anketuarve pohuan se nuk kishin aspak besim tek ky institucion, duke e renditur at\u00eb t\u00eb dytin p\u00ebr nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mosbesimit, pas biznesit privat.<\/p>\n<p>Rreth 26.4% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve shprehin besim ose besim t\u00eb plot\u00eb te GJKKO, nd\u00ebrsa p\u00ebr SPAK kjo p\u00ebrqindje arrin n\u00eb 33.5%.<\/p>\n<p>Edhe pse hetimet e viteve t\u00eb fundit ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb krijuar pritshm\u00ebri p\u00ebr nd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e korrupsionit, besimi te SPAK mbetet ende i brisht\u00eb, me rreth 40% t\u00eb t\u00eb anketuarve q\u00eb kan\u00eb pak ose aspak besim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, perceptimin m\u00eb pak negativ e g\u00ebzon biznesi privat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe gjeneratori kryesor i vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb ekonomi dhe kontribuuesi n\u00eb t\u00eb ardhurat publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 13.2% e t\u00eb anketuarve nuk kan\u00eb aspak besim te sip\u00ebrmarrja private, p\u00ebrqindja m\u00eb e ul\u00ebt nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sondazh.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p><strong>Korrupsioni, arsyeja kryesore e humbjes s\u00eb besimit<\/strong><\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb p\u00ebrgjigjeve, faktori q\u00eb p\u00ebrcakton nivelin e mosbesimit t\u00eb t\u00eb anketuarve ndaj institucioneve.<\/p>\n<p>Nga 546 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb sondazh, 509 kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur nivelin e korrupsionit si nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb besimin e tyre, duke e renditur at\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebrpara \u00e7do problematike tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rezultati vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ministra, ish-ministra dhe drejtues t\u00eb pushtetit vendor, e kan\u00eb mbajtur korrupsionin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej korrupsionit, qytetar\u00ebt duket se kan\u00eb humbur besimin edhe tek aft\u00ebsia e institucioneve p\u00ebr t\u00eb funksionuar t\u00eb pavarura nga pushteti politik.<\/p>\n<p>Rreth 301 t\u00eb anketuar kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur pavar\u00ebsin\u00eb nga ndikimet politike, nd\u00ebrsa 266 kan\u00eb evidentuar transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien si faktor\u00eb p\u00ebrcaktues t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si merren vendimet, si administrohen fondet publike dhe se sa p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbajn\u00eb drejtuesit e institucioneve p\u00ebr veprimet e tyre duket se ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb perceptimin e t\u00eb anketuarve sesa vet\u00eb cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve q\u00eb marrin.<br \/>\nProfesionalizmi dhe kompetenca e punonj\u00ebsve t\u00eb institucioneve jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim, i p\u00ebrzgjedhur nga 207 pjes\u00ebmarr\u00ebs, nd\u00ebrsa cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb evidentuar nga 99 prej tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb pak jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebrvoja personale (73) dhe trajtimi i barabart\u00eb i qytetar\u00ebve (66).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e sh\u00ebrbimeve publike \u00ebsht\u00eb digjitalizuar, rikthimi i besimit duket se k\u00ebrkon shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa p\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Korrupsioni<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga 546 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb sondazh, 509 kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur nivelin e korrupsionit si nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb besimin e tyre, duke e renditur at\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebrpara \u00e7do problematike tjet\u00ebr.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Korrupsioni dominon edhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet ndaj pyetjes se cili \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh i institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth 66% e t\u00eb anketuarve, ose 361 nga 546 pjes\u00ebmarr\u00ebs, e konsiderojn\u00eb at\u00eb problemin kryesor.<\/p>\n<p>Ndikimi politik renditet i dyti, me 13.6% t\u00eb p\u00ebrgjigjeve, i ndjekur nga mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vendimet (9.5%) dhe mungesa e profesionalizmit (4.4%).<\/p>\n<p>Mungesa e transparenc\u00ebs dhe burokracia kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebrgjigjesh. N\u00eb komentet individuale, t\u00eb anketuarit kan\u00eb evidentuar gjithashtu kriminalizimin e institucioneve, munges\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe lidhjet politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb anketuarit, problemi i institucioneve shqiptare duksh\u00ebm q\u00ebndron m\u00eb shum\u00eb te m\u00ebnyra se si ushtrohet pushteti dhe p\u00ebrdoren funksionet publike sesa te mang\u00ebsit\u00eb profesionale e t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb sondazh, kriza e besimit institucional nuk duket t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e momentit, por nj\u00eb problem q\u00eb ata nuk presin t\u00eb marr\u00eb zgjidhje as n\u00eb nj\u00eb horizont pes\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb anketuarve (54.8%) jan\u00eb pesimist\u00eb se institucionet shqiptare do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb besueshme gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme, nd\u00ebrsa 40.3% jan\u00eb shum\u00eb pesimist\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 24% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve shprehin optimiz\u00ebm, por edhe mes tyre dominojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb disi optimist\u00eb. Vet\u00ebm 3.1% jan\u00eb shum\u00eb optimist\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e institucioneve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb anketuarve (3.5%) e kusht\u00ebzojn\u00eb optimizmin e tyre me ndryshimin e qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa 12.6% nuk anojn\u00eb as nga optimizmi, as nga pesimizmi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/korrupsioni-institucione\/\">Korrupsioni dhe kapja politike rr\u00ebnojn\u00eb institucionet, 93% e shqiptar\u00ebve nuk besojn\u00eb te qeveria<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb lodhur nga korrupsioni, mungesa e transparenc\u00ebs dhe e llogaridh\u00ebnies, cil\u00ebsia e dob\u00ebt e sh\u00ebrbimeve publike, zvarritjet administrative, mungesa e profesionalizmit dhe e kompetenc\u00ebs, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duket se po p\u00ebrjetojn\u00eb kriz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme besimi. Pavar\u00ebsisht reformave t\u00eb shpallura nd\u00ebr vite, digjitalizimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe premtimeve p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb m\u00eb efikase dhe m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104511","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}