{"id":104507,"date":"2026-11-27T22:48:15","date_gmt":"2026-11-27T22:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/mesazhet-e-sky-ecc-zbulojne-lidhjet-me-banden-shqiptare-te-kokaines-denohet-kikboksieri-i-njohur-jamal-ben-saddik\/"},"modified":"2026-11-27T22:48:15","modified_gmt":"2026-11-27T22:48:15","slug":"mesazhet-e-sky-ecc-zbulojne-lidhjet-me-banden-shqiptare-te-kokaines-denohet-kikboksieri-i-njohur-jamal-ben-saddik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/mesazhet-e-sky-ecc-zbulojne-lidhjet-me-banden-shqiptare-te-kokaines-denohet-kikboksieri-i-njohur-jamal-ben-saddik\/","title":{"rendered":"Mesazhet e Sky ECC zbulojn\u00eb lidhjet me band\u00ebn shqiptare t\u00eb kokain\u00ebs\/ D\u00ebnohet kikboksieri i njohur Jamal Ben Saddik"},"content":{"rendered":"<p>Kikboksieri i njohur belg, Jamal Ben Saddik, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me kat\u00ebr vite burg nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Antverpen, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb dosjeje t\u00eb madhe trafiku droge, q\u00eb lidhet me transportimin e rreth 2,8 ton\u00ebve kokain\u00eb drejt Belgjik\u00ebs.\u00a0<a href=\"https:\/\/myprivacy.dpgmedia.nl\/consent?siteKey=T95VvHnpH6PXut6j&amp;callbackUrl=https%3A%2F%2Fwww.pzc.nl%2Fprivacy-gate%2Faccept-tcf2%3FredirectUri%3D%252Fantwerpen%252Fkickbokser-jamal-ben-saddik-opnieuw-veroordeeld-in-drugszaak-wij-lopen-5-miljoen-euro-mis-als-we-container-niet-vinden~a97377d0%252F%253Fslug_rd%253D1&amp;isLoggedIn=false\">Prokuroria <\/a>e akuzon sportistin p\u00ebr lidhje me nj\u00eb organizat\u00eb shqiptare t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, duke u mb\u00ebshtetur kryesisht n\u00eb komunikimet e zb\u00ebrthyera t\u00eb aplikacionit t\u00eb koduar Sky ECC.\u00a0Ben Saddik i mohoi akuzat, duke pretenduar se telefonin e tij t\u00eb enkriptuar ua kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim personave t\u00eb tjer\u00eb. Megjithat\u00eb, gjykata nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb version.<\/p>\n<p><strong>Si funksiononte rrjeti shqiptar i drog\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb hetimeve ishte shqiptari Devid P., i dyshuar p\u00ebr organizimin e gjasht\u00eb transporteve t\u00eb kokain\u00ebs drejt portit t\u00eb Antverpenit, nga tetori i vitit 2019 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020.\u00a0Sipas hetuesve, Devid P. kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e Jamal Ben Saddik dhe Mecit Y. p\u00ebr nxjerrjen e kokain\u00ebs nga kontejner\u00ebt q\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb port.<\/p>\n<p>Transporti i par\u00eb u regjistrua m\u00eb 6 n\u00ebntor 2019 dhe p\u00ebrmbante 200 kilogram\u00eb kokain\u00eb. Meqen\u00ebse organizata nuk kishte nj\u00eb person t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb port, t\u00eb njohur si \u201cplanner\u201d, i cili mund t\u00eb orientonte nxjerrjen e ngarkes\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebt e grupit u detyruan t\u00eb kalonin nat\u00ebn rrethimin e portit, n\u00eb molin 730, p\u00ebr t\u00eb gjetur kontejnerin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja e par\u00eb d\u00ebshtoi, por nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ata arrit\u00ebn t\u00eb merrnin 200 pakot me kokain\u00eb.\u00a0N\u00eb komunikimet e zbuluara nga Sky ECC, an\u00ebtar\u00ebt e grupit shprehnin shqet\u00ebsimin p\u00ebr humbjen e ngarkes\u00ebs, duke shkruar se n\u00ebse nuk e gjenin kontejnerin, do t\u00eb humbnin pes\u00eb milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Kokaina e sekuestruar<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim, rrjeti organizoi edhe transporte t\u00eb tjera droge. N\u00eb nj\u00eb rast u transportuan 40 kilogram\u00eb kokain\u00eb, t\u00eb fshehura n\u00eb ndarjen frigoriferike t\u00eb nj\u00eb kontejneri. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, 250 kilogram\u00eb kokain\u00eb u shkarkuan n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb n\u00eb Brecht.\u00a0P\u00ebr k\u00ebt\u00eb transport, Devid P. dyshohet se p\u00ebrdori njer\u00ebzit e angazhuar p\u00ebr nxjerrjen e drog\u00ebs nga kontejner\u00ebt, t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn kriminale si \u201cuithalers\u201d. Ata ishin t\u00eb lidhur me trafikantin nga Antverpeni, Mounier El Bartali, i njohur me nofk\u00ebn \u201cGino\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjitha operacionet e grupit p\u00ebrfunduan me sukses.\u00a0N\u00eb mars t\u00eb vitit 2020, Dogana dhe Policia Gjyq\u00ebsore Federale sekuestruan 770 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn Tweemontstraat, n\u00eb Deurne. Gjat\u00eb operacionit u arrestuan tre persona q\u00eb merreshin me nxjerrjen e drog\u00ebs dhe nj\u00eb shofer.<\/p>\n<p>Pas arrestimeve, Devid P. i kishte shkruar Jamal Ben Saddik se tre bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb shqiptar\u00eb dhe shoferi kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb pranga.\u00a0N\u00eb qershor t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, autoritetet sekuestruan edhe nj\u00eb tjet\u00ebr kontejner q\u00eb p\u00ebrmbante 614 kilogram\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Devid P, nj\u00eb em\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb trafikun evropian t\u00eb drog\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb Publike belge, Devid P. konsiderohet nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrjetet evropiane t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, me kontakte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut.\u00a0Ai ishte d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 2024, nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Bruksel me shtat\u00eb vite burg p\u00ebr veprimtari t\u00eb lidhura me trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shqyrtuar n\u00eb Antverpen, prokuroria fillimisht kishte k\u00ebrkuar edhe kat\u00ebr vite t\u00eb tjera burg p\u00ebr t\u00eb. E nj\u00ebjta k\u00ebrkes\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr Mecit Y. dhe Jamal Ben Saddik.\u00a0Megjithat\u00eb, vendimi p\u00ebrfundimtar i gjykat\u00ebs ishte m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Devid P., i cili u d\u00ebnua me gjasht\u00eb vite burg shtes\u00eb.Gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, kikboksieri Jamal Ben Saddik k\u00ebrkoi t\u00eb shpallej i pafajsh\u00ebm.\u00a0Avokati i tij, Wim De Colvenaer, argumentoi se mesazhet e zbuluara n\u00eb Sky ECC nuk ishin shkruar nga klienti i tij. Sipas mbrojtjes, Ben Saddik kishte pasur nj\u00eb telefon t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sponsorizimit me kompanin\u00eb Sky ECC, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte shitur edhe abonime.<\/p>\n<p>Avokati shpjegoi se gjat\u00eb periudhave kur sportisti p\u00ebrgatitej p\u00ebr ndeshje, ai ua jepte telefonin miqve p\u00ebr rreth dy muaj. K\u00ebta t\u00eb fundit kujdeseshin p\u00ebr komunikimin me klient\u00ebt e kompanis\u00eb.\u00a0P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas mbrojtjes, Ben Saddik nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mesazhet e d\u00ebrguara gjat\u00eb asaj kohe.\u00a0Vet\u00eb kikboksieri mohoi t\u00eb kishte njohje me Devid P. dhe \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se fotografia ku shfaqej s\u00eb bashku me shqiptarin nuk d\u00ebshmonte ndonj\u00eb lidhje kriminale, pasi si sportist i njohur kishte fotografuar nd\u00ebr vite me mij\u00ebra njer\u00ebz.\u00a0Ben Saddik deklaroi gjithashtu se kishte lidhur kontrat\u00eb sponsorizimi me Sky ECC n\u00eb vitin 2016, por k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb lidhje me drog\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbrojtja k\u00ebrkoi pafaj\u00ebsi dhe, n\u00eb alternativ\u00eb, nj\u00eb d\u00ebnim me pun\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb komunitetit, duke argumentuar se nj\u00eb d\u00ebnim efektiv me burg do t\u2019i jepte fund karrier\u00ebs s\u00eb tij sportive.\u00a0Gjykata, megjithat\u00eb, nuk u bind nga pretendimi se telefoni ishte p\u00ebrdorur nga persona t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0Nd\u00ebr elementet q\u00eb ngrit\u00ebn dyshime ishte edhe nj\u00eb fotografi e Devid P. me Jamal Ben Saddik, e gjetur n\u00eb telefonin Sky ECC. Gjithashtu, Devid P. kishte l\u00ebn\u00eb takime n\u00eb lokalin Pok\u00e9 Bowl Place, biznes q\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kikboksierit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb deklaruan t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Devid P., i cili aktualisht ndodhet n\u00eb burg n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkoi p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij Johan Heymans q\u00eb t\u00eb zbatohej parimi juridik \u201cnon bis in idem\u201d. Ky parim ndalon d\u00ebnimin e nj\u00eb personi dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat fakte penale.\u00a0Mbrojtja argumentoi se \u00e7\u00ebshtja e Antverpenit lidhej me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtat magazina dhe t\u00eb nj\u00ebjtat komunikime Sky ECC p\u00ebr t\u00eb cilat klienti i tij ishte d\u00ebnuar tashm\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Edhe mbrojtja e Mecit Y. k\u00ebrkoi q\u00eb gjykata t\u00eb merrte parasysh d\u00ebnimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb tij n\u00eb Dendermonde. Avokati argumentoi se klienti kishte kryer vet\u00ebm detyra praktike dhe nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e organizat\u00ebs kriminale.\u00a0Megjithat\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar u vendos\u00ebn gjasht\u00eb vite shtes\u00eb p\u00ebr Devid P. dhe kat\u00ebr p\u00ebr Ben Saddik.<\/p>\n<p>Gjykata e Antverpenit vendosi se \u00e7\u00ebshtja ishte vazhdim i dosjes s\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Devid P. ishte d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bruksel. Megjithat\u00eb, kjo nuk e pengoi dh\u00ebnien e d\u00ebnimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vendimet p\u00ebrfundimtare ishin: Devid P.: 6 vite burg shtes\u00eb dhe konfiskimi i 800 mij\u00eb eurove pasuri t\u00eb paligjshme.\u00a0Mecit Y.: 4 vite burg shtes\u00eb dhe konfiskimi i 600 mij\u00eb eurove pasuri t\u00eb paligjshme.\u00a0Jamal Ben Saddik: 4 vite burg efektiv dhe konfiskimi i 125 mij\u00eb eurove pasuri t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Jamal Ben Saddik, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i shtohet problemeve t\u00eb tij me drejt\u00ebsin\u00eb. Vitin e kaluar, ai ishte d\u00ebnuar me 40 muaj burg p\u00ebr pastrim parash, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve me kusht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet me klanin kriminal Yaramis, kikboksieri kishte marr\u00eb edhe 18 muaj burg, por kjo \u00e7\u00ebshtje vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb apel.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kikbokser\/\">Mesazhet e Sky ECC zbulojn\u00eb lidhjet me band\u00ebn shqiptare t\u00eb kokain\u00ebs\/ D\u00ebnohet kikboksieri i njohur Jamal Ben Saddik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kikboksieri i njohur belg, Jamal Ben Saddik, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me kat\u00ebr vite burg nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Antverpen, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb dosjeje t\u00eb madhe trafiku droge, q\u00eb lidhet me transportimin e rreth 2,8 ton\u00ebve kokain\u00eb drejt Belgjik\u00ebs.\u00a0Prokuroria e akuzon sportistin p\u00ebr lidhje me nj\u00eb organizat\u00eb shqiptare t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, duke u mb\u00ebshtetur kryesisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104507","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104507\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}