{"id":104489,"date":"2026-11-27T12:48:15","date_gmt":"2026-11-27T12:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/tia-thyen-rekordin-e-vitit-2025-ne-vetem-10-muaj-mbi-12-milione-pasagjere\/"},"modified":"2026-11-27T12:48:15","modified_gmt":"2026-11-27T12:48:15","slug":"tia-thyen-rekordin-e-vitit-2025-ne-vetem-10-muaj-mbi-12-milione-pasagjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/tia-thyen-rekordin-e-vitit-2025-ne-vetem-10-muaj-mbi-12-milione-pasagjere\/","title":{"rendered":"TIA thyen rekordin e vitit 2025 n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj, mbi 12 milion\u00eb pasagjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs (TIA) ka tejkaluar n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj t\u00eb vitit 2026 numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb pasagjer\u00ebve t\u00eb regjistruar gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025, duke vendosur nj\u00eb rekord t\u00eb ri historik n\u00eb transportin ajror shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Ekofin.al, gjat\u00eb muajit tetor 2026 aeroportin e kan\u00eb p\u00ebrdorur 1,229,258 pasagjer\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 17.2% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, kur u regjistruan 1,048,706 pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, gjat\u00eb tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti aeroportin e kan\u00eb p\u00ebrdorur mbi 180 mij\u00eb pasagjer\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vitin e kaluar, duke konfirmuar vijimin e ritmeve t\u00eb larta t\u00eb rritjes s\u00eb trafikut ajror edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p><strong>Mbi 12 milion\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb 10 muaj<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn janar\u2013tetor 2026, numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i pasagjer\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs ka arritur n\u00eb 12,049,184, kundrejt 10,077,002 pasagjer\u00ebve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Rritja vjetore p\u00ebr 10-mujorin rezulton n\u00eb 19.6%, ose rreth 2 milion\u00eb pasagjer\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025, Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs regjistroi 11,640,044 pasagjer\u00eb. Praktikisht, TIA ka tejkaluar rekordin e vitit t\u00eb kaluar me mbi 409 mij\u00eb pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>Muaji gusht mbetet deri m\u00eb tani muaji me trafikun m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb vitit 2026, me mbi 1.7 milion\u00eb pasagjer\u00eb, i ndjekur nga korriku me 1.65 milion\u00eb, qershori me 1.46 milion\u00eb dhe shtatori me 1.45 milion\u00eb pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rriten udh\u00ebtimet drejt destinacioneve jasht\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb po evidentohet gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritja e flukseve t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve nga Shqip\u00ebria drejt destinacioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke reflektuar edhe interesin n\u00eb rritje t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tetorit, nga Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs jan\u00eb nisur drejt destinacioneve jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb 636,577 pasagjer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb mb\u00ebrritje jan\u00eb regjistruar 592,681 pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta tendenc\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe gjat\u00eb gushtit dhe shtatorit. N\u00eb tre muajt gusht\u2013tetor, nga aeroporti jan\u00eb nisur mbi 232 mij\u00eb pasagjer\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa kan\u00eb mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb 10-mujorin, n\u00eb hyrje jan\u00eb regjistruar 6,016,947 pasagjer\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dalje 6,032,237 pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjerimi i rrjetit t\u00eb destinacioneve, shtimi i frekuencave, konkurrenca mes kompanive ajrore dhe \u00e7mimet m\u00eb konkurruese t\u00eb biletave po krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi udh\u00ebtimi p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, si p\u00ebr pushime dhe turiz\u00ebm, ashtu edhe p\u00ebr q\u00ebllime biznesi.<\/p>\n<p><strong>Mbi 70 mij\u00eb fluturime n\u00eb 10 muaj<\/strong><\/p>\n<p>Rritja e numrit t\u00eb pasagjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb shtim t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjeve ajrore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Ekofin.al, gjat\u00eb tetorit 2026 n\u00eb TIA jan\u00eb regjistruar 7,600 ngritje dhe ulje avion\u00ebsh, kundrejt 6,168 n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025, me nj\u00eb rritje prej 23.2%.<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb periudh\u00ebs janar\u2013tetor 2026 jan\u00eb regjistruar 70,408 l\u00ebvizje ajrore, nga 60,710 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 16%.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregues, TIA ka tejkaluar n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj performanc\u00ebn e gjith\u00eb vitit 2025, kur u regjistruan 69,896 l\u00ebvizje ajrore.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebntori nisi me rekord, pritet fluks i lart\u00eb p\u00ebr festat komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Edhe muaji n\u00ebntor ka nisur me ritme t\u00eb larta t\u00eb trafikut ajror. Vet\u00ebm gjat\u00eb 10 dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb muajit, Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs regjistroi rreth 300 mij\u00eb pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm m\u00eb 1 n\u00ebntor, p\u00ebrmes aeroportit udh\u00ebtuan 38,670 pasagjer\u00eb, nd\u00ebrsa u realizuan 226 fluturime, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fluks i shtuar udh\u00ebtar\u00ebsh pritet edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj fundjave t\u00eb festave t\u00eb 28 dhe 29 N\u00ebntorit, si nga shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb kaluar dit\u00ebt e pushimit, ashtu edhe nga bashkatdhetar\u00ebt q\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr festat komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo ecuri pritet ta \u00e7oj\u00eb n\u00ebntorin drejt nj\u00eb tjet\u00ebr rekordi mujor, duke zgjeruar m\u00eb tej diferenc\u00ebn me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur gjat\u00eb k\u00ebtij muaji aeroportin e p\u00ebrdor\u00ebn 765,890 pasagjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Investime prej 40 milion\u00eb eurosh, zgjerohen pista dhe kapacitetet e aeroportit<\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me rritjen e trafikut ajror, Kastrati Group po vijon nj\u00eb tjet\u00ebr cik\u00ebl investimesh prej 40 milion\u00eb eurosh p\u00ebr zgjerimin dhe modernizimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit, zgjerimit dhe modernizimit t\u00eb sip\u00ebrfaqeve operacionale, me synim rritjen e kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrballimin e nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh fluturimesh.<\/p>\n<p>Programi i investimeve p\u00ebrfshin zgjatjen e pist\u00ebs n\u00eb 3,000 metra dhe zgjerimin e kapaciteteve t\u00eb parkimit t\u00eb avion\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb minimizuar ndikimin n\u00eb aktivitetin aeroportual, punimet gjat\u00eb periudh\u00ebs 9\u201327 n\u00ebntor jan\u00eb organizuar n\u00eb 12 net, duke mund\u00ebsuar vijimin e fluturimeve gjat\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb realizimin e k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve jan\u00eb angazhuar 380 profesionist\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb 50 inxhinier\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre jan\u00eb v\u00ebn\u00eb 130 kamion\u00eb, 12 ekskavator\u00eb, 30 betoniere dhe impiante p\u00ebr prodhimin e asfaltit.<\/p>\n<p>Programi i investimeve p\u00ebrfshin gjithashtu zgjerimin e terminalit, shtimin e portave t\u00eb imbarkimit, modernizimin e sistemeve t\u00eb siguris\u00eb, digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve aeroportuale dhe shtimin e hap\u00ebsirave t\u00eb parkimit.<\/p>\n<p>Investimet synojn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrballimin e flukseve aktuale, por edhe krijimin e kapaciteteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb trafikut ajror n\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Me mbi 12 milion\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj, nj\u00eb rrjet n\u00eb zgjerim destinacionesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe investime t\u00eb vazhdueshme infrastrukturore, Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs po konsolidon pozicionin e tij si aeroporti m\u00eb i madh n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe nj\u00eb nd\u00ebr aeroportet me ritmet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb rritjes n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tia-thyen-rekordin-e-vitit-2025\/\">TIA thyen rekordin e vitit 2025 n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj, mbi 12 milion\u00eb pasagjer\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs (TIA) ka tejkaluar n\u00eb vet\u00ebm 10 muaj t\u00eb vitit 2026 numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb pasagjer\u00ebve t\u00eb regjistruar gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2025, duke vendosur nj\u00eb rekord t\u00eb ri historik n\u00eb transportin ajror shqiptar. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga Ekofin.al, gjat\u00eb muajit tetor 2026 aeroportin e kan\u00eb p\u00ebrdorur 1,229,258 pasagjer\u00eb, me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104489","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}