{"id":104471,"date":"2026-11-27T07:48:15","date_gmt":"2026-11-27T07:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/kushtetuesja-pezullon-gjobat-5-mije-leke-per-protestuesit-ps-miraton-me-shumice-votash-paketen-antidhune\/"},"modified":"2026-11-27T07:48:15","modified_gmt":"2026-11-27T07:48:15","slug":"kushtetuesja-pezullon-gjobat-5-mije-leke-per-protestuesit-ps-miraton-me-shumice-votash-paketen-antidhune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/27\/kushtetuesja-pezullon-gjobat-5-mije-leke-per-protestuesit-ps-miraton-me-shumice-votash-paketen-antidhune\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr protestuesit, PS miraton me shumic\u00eb votash paket\u00ebn antidhun\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mes debateve t\u00eb forta dhe akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella nd\u00ebrmjet mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, Kuvendi ka miratuar dy aktet normative t\u00eb qeveris\u00eb, pjes\u00eb e paket\u00ebs antidhun\u00eb, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb ashp\u00ebrsimin e masave ndaj personave q\u00eb kryejn\u00eb akte dhune gjat\u00eb tubimeve dhe protestave.<\/p>\n<p>Akti normativ \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 8773, dat\u00eb 23.04.2001, \u2018P\u00ebr tubimet\u2019\u201d, u miratua me 79 vota pro dhe 21 kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa akti normativ \u201cP\u00ebr shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit civil t\u00eb shkaktuar ndaj subjekteve t\u00eb prekura nga aktet e dhunshme gjat\u00eb tubimeve dhe rregullimin e pasojave\u201d, mori 80 vota pro dhe 20 kund\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb p\u00ebrplasjeve gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare ishte vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr pezullimin e dispozit\u00ebs q\u00eb parashikon gjob\u00ebn prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebve gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs k\u00ebrkuan nd\u00ebrprerjen e shqyrtimit t\u00eb aktit normativ, me argumentin se Kuvendi nuk mund t\u00eb vazhdonte procedurat p\u00ebr miratimin e nj\u00eb akti q\u00eb ishte pezulluar pjes\u00ebrisht nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, e konsideroi vendimin e Kushtetueses nj\u00eb paralajm\u00ebrim serioz p\u00ebr qeverin\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar nuk mund t\u00eb kufizohet n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb gjobave.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb u shpreh edhe deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, e cila k\u00ebrkoi nd\u00ebrprerjen e diskutimeve. Sipas saj, aktet normative prekin t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa mazhoranca duhet t\u00eb respektoj\u00eb vendimmarrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pretendimet e opozit\u00ebs u kund\u00ebrshtuan nga kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja, i cili argumentoi se Kushtetuesja nuk kishte pezulluar aktin normativ n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, por vet\u00ebm dispozit\u00ebn q\u00eb parashikon gjobat p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebve. Manja theksoi se Kuvendi kishte kompetenc\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb vijuar shqyrtimin dhe miratimin e aktit brenda afatit 45-ditor.<\/p>\n<p>Debati parlamentar u zhvendos edhe te protestat e fundit n\u00eb kryeqytet, me mazhoranc\u00ebn q\u00eb akuzoi opozit\u00ebn p\u00ebr nxitjen e dhun\u00ebs dhe mosdistancimin nga sulmet me molotov\u00eb ndaj efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb dhe institucioneve.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Ervin Demo, b\u00ebri t\u00eb ditur se gjat\u00eb protestave jan\u00eb ndaluar mbi 200 t\u00eb mitur, nd\u00ebrsa nga m\u00eb shum\u00eb se 300 persona t\u00eb l\u00ebnduar, mbi 200 kan\u00eb qen\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Sipas ministrit, n\u00ebnt\u00eb punonj\u00ebs policie jan\u00eb pezulluar nga detyra, nd\u00ebrsa 50 raste t\u00eb tjera jan\u00eb duke u shqyrtuar administrativisht p\u00ebr tejkalim t\u00eb kompetencave.<\/p>\n<p>Demo i k\u00ebrkoi opozit\u00ebs t\u00eb distancohej nga aktet e dhun\u00ebs, duke ngritur gjithashtu pik\u00ebpyetje mbi p\u00ebrfshirjen e mundshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb organizimin e grupeve q\u00eb ushtruan dhun\u00eb gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Akuza ndaj demokrat\u00ebve ngriti edhe kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla, i cili pretendoi se n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb ishin strehuar personat q\u00eb hodh\u00ebn molotov\u00eb ndaj policis\u00eb. Balla riktheu n\u00eb v\u00ebmendje edhe ngjarjet e 21 janarit 2011, duke k\u00ebrkuar hetimin e t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit komandues p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr protestuesve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, opozita akuzoi Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve gjat\u00eb tubimeve, si dhe p\u00ebr munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj efektiv\u00ebve q\u00eb, sipas saj, kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj protestuesve.<\/p>\n<p>Seanca plenare u karakterizua gjithashtu nga p\u00ebrplasje personale dhe replika me tone t\u00eb ashpra. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, u p\u00ebrfshi n\u00eb debate me ministrin e Kultur\u00ebs, Blendi Gonxhja, dhe deputetin socialist Erion Bra\u00e7e, nd\u00ebrsa Ulsi Manja shk\u00ebmbeu akuza me deputet\u00ebt Agron Shehaj dhe Erald Kapri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb opozit\u00ebs, mazhoranca vijoi me miratimin e dy akteve normative, duke mbrojtur q\u00ebndrimin se paketa antidhun\u00eb nuk cenon t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore, por synon t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb aktet e dhun\u00ebs, d\u00ebmtimin e pron\u00ebs dhe sulmet ndaj institucioneve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dispozita q\u00eb parashikon gjob\u00ebn prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebve gjat\u00eb protestave mbetet e pezulluar deri n\u00eb shqyrtimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Policia \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb gjoba nga 10 mij\u00eb deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb tubim t\u00eb ndaluar, p\u00ebr mosbindje ndaj urdh\u00ebrit t\u00eb uniformave blu p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e tubimit, p\u00ebr largimin nga zona t\u00eb caktuara apo p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shenjave dhe simboleve q\u00eb Policia i konsideron t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kushtetuesja-pezullon\/\">Kushtetuesja pezullon gjobat 5 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr protestuesit, PS miraton me shumic\u00eb votash paket\u00ebn antidhun\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mes debateve t\u00eb forta dhe akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella nd\u00ebrmjet mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, Kuvendi ka miratuar dy aktet normative t\u00eb qeveris\u00eb, pjes\u00eb e paket\u00ebs antidhun\u00eb, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb ashp\u00ebrsimin e masave ndaj personave q\u00eb kryejn\u00eb akte dhune gjat\u00eb tubimeve dhe protestave. Akti normativ \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 8773, dat\u00eb 23.04.2001, \u2018P\u00ebr tubimet\u2019\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104471","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104471\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}