{"id":104466,"date":"2026-11-26T22:48:15","date_gmt":"2026-11-26T22:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/26\/do-na-fshije-historia-spiropali-shperthen-ndaj-rames-shkopinj-gome-ndaj-17-vjecareve-ne-shesh\/"},"modified":"2026-11-26T22:48:15","modified_gmt":"2026-11-26T22:48:15","slug":"do-na-fshije-historia-spiropali-shperthen-ndaj-rames-shkopinj-gome-ndaj-17-vjecareve-ne-shesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/26\/do-na-fshije-historia-spiropali-shperthen-ndaj-rames-shkopinj-gome-ndaj-17-vjecareve-ne-shesh\/","title":{"rendered":"\u201cDo na fshij\u00eb historia\u201d\/ Spiropali shp\u00ebrthen ndaj Ram\u00ebs: Shkopinj gome ndaj 17-vje\u00e7ar\u00ebve n\u00eb shesh"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja Elisa Spiropali ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si intimidim t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb pun\u00ebn, biznesin dhe jet\u00ebn e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve politike.\u00a0E ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Spiropali tha se n\u00eb Shqip\u00ebri ka njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrballen me presion dhe se ekziston rreziku q\u00eb jeta dhe aktiviteti i tyre t\u00eb shkat\u00ebrrohen p\u00ebr shkak t\u00eb urdhrave t\u00eb zyrtar\u00ebve apo vendimeve t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ish-ministrja e Jashtme foli p\u00ebr p\u00ebrdorimin e institucioneve shtet\u00ebrore n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, sipas saj, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.\u00a0Spiropali theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se shqet\u00ebsimi i saj nuk lidhet vet\u00ebm me p\u00ebrplasjet politike, por edhe me funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e qytetar\u00ebve nga presioni dhe abuzimi me pushtetin.<\/p>\n<p><em>\u201cKa shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ndihen t\u00eb intimiduar n\u00eb pun\u00ebn e tyre, n\u00eb biznesin e tyre, n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Mund t\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohet jeta se i jep urdh\u00ebr nj\u00eb drejtor i nj\u00ebrs apo i tjetrit. Dhe nuk mund t\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohet gjith\u00eb ekzistenca sepse vendos pushteti q\u00eb ti nuk je me ta por je armik. E shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kush jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz o Blend? Kush jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb kush do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb? Po po po t\u00eb them edhe nga revolta. Po cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz? Si mundet q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrzihen nga Shqip\u00ebria me dhun\u00eb? Shikoni rastet e biznesit i cili \u00ebsht\u00eb sulmuar k\u00ebtu se \u00e7\u2019ndodh. Ka raste q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb SPAK t\u00eb nj\u00eb t\u00eb sherreve jo vet\u00ebm banale por dhe t\u00eb rrezikshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb institucioneve dhe k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d<\/em> tha Spiropali.<\/p>\n<p>Elisa Spiropali ka mohuar t\u00eb ket\u00eb krahasuar ndonj\u00ebher\u00eb kryeministrin Edi Rama me Sk\u00ebnderbeun, duke sqaruar se ky krahasim ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb barsolete t\u00eb treguar n\u00eb studio televizive.\u00a0E ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Spiropali deklaroi se nuk e ka p\u00ebrdorur vet\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsim p\u00ebr Ram\u00ebn, nd\u00ebrsa shtoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ajo ishte cil\u00ebsuar si \u201cMamica\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ajo shpjegoi se ndryshimi i q\u00ebndrimit t\u00eb saj politik lidhet me momentin kur, sipas saj, u b\u00eb e qart\u00eb se modeli i qeverisjes dhe pushteti i pakusht\u00ebzuar k\u00ebrkonin nj\u00eb reflektim.\u00a0Spiropali p\u00ebrmendi edhe protest\u00ebn e \u201cFlamingove\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb at\u00eb moment kishte kuptuar se duhej t\u00eb mbante q\u00ebndrim publik dhe brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p><em>\u201cKrahasimi me Sk\u00ebnderbeun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barsolet\u00eb e treguar n\u00eb studio. Un\u00eb jam quajtur Mamica, un\u00eb nuk e kam th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb Sk\u00ebnderbeu. Ajo q\u00eb them mbi ndryshyimin e mendjes ka qen\u00eb momenti kur kemi kuptuar se modeli yn\u00eb i qeverisjes dhe pushteti i pakusht\u00ebzuar n\u00eb momentin q\u00eb filloi protesta e flamingove, kuptova theksova publikisht dhe brenda partis\u00eb dhe p\u00ebrmes nj\u00eb dokumenti publik zyrtar se ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar krah sheshit\u201d, <\/em>tha Spiropali.<\/p>\n<p><em>N\u00eb vend q\u00eb ne t\u00eb flasim p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez, ne zgjedhim q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb akte normative p\u00ebr gjoba, zgjedhim t\u00eb merremi me secilin pse shkon n\u00eb protest\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb akte q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe me mua. Jan\u00eb fakte. Ka sot deputet\u00eb q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb dalin nga sht\u00ebpia, q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kafene. Duhet t\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Koleg\u00ebt e mi q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, me integritet, q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb 2 apo 3 njer\u00ebz. Protesta e Flamingove instaloi frik\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb pushtetit dhe u veprua me dhun\u00eb me shumic\u00eb. Se nga vjen kjo nuk diskutohet. Kemi pamjet. P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb sheshet me dhun\u00eb edhe kur protesta \u00ebsht\u00eb paq\u00ebsore, un\u00eb k\u00ebto pamje nuk i shikoja dot nga ekrani. Shkopinj gome ndaj 17-vje\u00e7ar\u00ebve. I kemi v\u00ebn\u00eb dig\u00ebn lumit dhe lumi ka dal\u00eb nga shtrati. Ose do t\u00eb kemi liri shum\u00eb ose aspak. Po shkojm\u00eb drejt demokracive hibride. Kisha njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb monitoronin. Ka dhe foto t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb ndiqnin dhe un\u00eb do t\u2019i verifikoj. Ndihem e qet\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time, po ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ndihen t\u00eb intimiduar. Mund t\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohet gjith\u00eb ekzistenca se vendos pushteti n\u00ebse je me ata ose n\u00ebse je armik. Kush jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se kush do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb? Si mundet t\u00eb p\u00ebrzihen njer\u00ebz me dhun\u00eb? Ka raste q\u00eb jan\u00eb n\u00eb SPAK t\u00eb sherreve t\u00eb rrezikshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb institucioneve. Un\u00eb nuk u hoqa nga ministre e Jashtme se nuk kam b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn. Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri i vendit, pra Blendi. U krijua nj\u00eb narrativ\u00eb se kishte nj\u00eb pu\u00e7, se un\u00eb kisha folur me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, me k\u00ebt\u00eb, me at\u00eb. N\u00eb Asamble kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Ram\u00ebn. K\u00ebto koh\u00eb nuk m\u00eb kam takuar fare. Ka shum\u00eb koh\u00eb. Kam komunikuar me t\u00eb patjet\u00ebr. Kam folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, jo n\u00eb zyr\u00eb<\/em>,\u201d tha Spiropali.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse Edi Rama vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb edhe p\u00ebr pak koh\u00eb fatkeq\u00ebsisht Rama, qeverisja dhe PS q\u00eb \u00ebsht\u00eb e asfiksuar totalisht nuk do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb do na fshij\u00eb historia\u201d,<\/em> tha Spiropali.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/intervista-17\/\">\u201cDo na fshij\u00eb historia\u201d\/ Spiropali shp\u00ebrthen ndaj Ram\u00ebs: Shkopinj gome ndaj 17-vje\u00e7ar\u00ebve n\u00eb shesh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja Elisa Spiropali ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si intimidim t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb pun\u00ebn, biznesin dhe jet\u00ebn e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve politike.\u00a0E ftuar n\u00eb emisionin \u201cOpinion\u201d, Spiropali tha se n\u00eb Shqip\u00ebri ka njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrballen me presion dhe se ekziston rreziku q\u00eb jeta dhe aktiviteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104466","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104466"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104466\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}