{"id":104420,"date":"2026-11-25T21:48:14","date_gmt":"2026-11-25T21:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/25\/droge-prane-shkollave-deshmia-e-te-miturit-hashashin-ma-dhane-shoket-e-nisem-pas-mesimit\/"},"modified":"2026-11-25T21:48:14","modified_gmt":"2026-11-25T21:48:14","slug":"droge-prane-shkollave-deshmia-e-te-miturit-hashashin-ma-dhane-shoket-e-nisem-pas-mesimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/25\/droge-prane-shkollave-deshmia-e-te-miturit-hashashin-ma-dhane-shoket-e-nisem-pas-mesimit\/","title":{"rendered":"Drog\u00eb pran\u00eb shkollave, d\u00ebshmia e t\u00eb miturit: Hashashin ma dhan\u00eb shok\u00ebt, e nis\u00ebm pas m\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebnd\u00ebt narkotike po afrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me ambientet ku q\u00ebndrojn\u00eb te miturit ka realizuar nj\u00eb investigim n\u00eb disa prej shkollave t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb 17-vje\u00e7ar tregon se e provoi drog\u00ebn 4 vite m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndihet i pranuar nga shok\u00ebt. Ekspert\u00ebt ngren\u00eb alarmin, sipas tyre familja, shkolla dhe rrethi shoq\u00ebror kan\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb parandalimin e r\u00ebnies pre, nd\u00ebrsa m\u00ebsuesit shprehen se fushatat sensibilizuese nuk e sh\u00ebrojn\u00eb problemin. Psikololg\u00ebt thon\u00eb se mungesat n\u00eb shkoll\u00eb dhe humbja e v\u00ebnmendjes n\u00eb m\u00ebsime jan\u00eb nd\u00ebr shenjat e para q\u00eb nuk duhen n\u00ebnvler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Bilanci i rasteve t\u00eb goditura nga Policia tregon se k\u00ebto substanca po shfaqen gjithnj\u00eb e m\u00eb pran\u00eb mjediseve ku q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb. Gjat\u00eb muajit mars 2025, Policia raportoi 20 operacione kund\u00ebr shitjes s\u00eb kokain\u00ebs dhe kanabisit n\u00eb doza, mes tyre edhe raste t\u00eb evidentuara n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ambienteve t\u00eb shkollave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb pas, n\u00eb prill 2026, n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb 17-vje\u00e7ar u arrestua, nd\u00ebrsa nj\u00eb 16-vje\u00e7ar u procedua n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, pasi dyshoheshin p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike te t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Po n\u00eb prill, n\u00eb zon\u00ebn e Kavaj\u00ebs policia zbuloi nj\u00eb baz\u00eb ku prodhohej drog\u00eb sintetike n\u00eb form\u00eb karamelesh, e cila shp\u00ebrndahej pran\u00eb shkollave t\u00eb mesme dhe kryesisht te moshat adoleshente.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kemi nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb minoren\u00ebve sidomos t\u00eb mosh\u00ebs 14-18 vje\u00e7 t\u00eb cil\u00ebt konsumojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal I keq p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Mendoj q\u00eb shkolla dhe familja kur shohin shenja t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebta njer\u00ebz. Shkolla nga ana e saj me m\u00ebsuesit dhe rastet e tjera duhet t\u00eb jet\u00eb kontrolli m\u00eb I madh me ta q\u00eb t\u00eb parandalohet q\u00eb t\u00eb mos degradoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha Ervin Karanxha, ish prokuror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00eb mitur i cili prej disa vitesh ka r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtyre substancave, shpjegon si ra n\u00eb kontakt me shp\u00ebrndar\u00ebsit dhe p\u00ebrplasjen me prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Sa vje\u00e7 ke qen\u00eb kur k\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me l\u00ebnd\u00ebt narkotike?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cIsha 13 vje\u00e7.\u201d<\/p>\n<p>Si re n\u00eb kontakt me l\u00ebnd\u00ebt narkotike, ku e more?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet shok\u00ebve. Disa shok\u00eb e pinin dhe dhan\u00eb edhe mua.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb rrethi shoq\u00ebror ndikon shum\u00eb. Dhe rrjetet sociale kan\u00eb ato t\u00eb vetat por, rrethi shoq\u00ebror ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb. I fillon disa gj\u00ebra si me shaka, merr nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike si me shaka por, ndodh m\u00eb pas q\u00eb vjen r\u00ebndimi I sh\u00ebndetit sepse l\u00ebnda anrkotike \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin. P\u00ebr momentin t\u00eb jep at\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00ebput nga realiteti por, realisht t\u00eb d\u00ebmton trurin. T\u00eb d\u00ebmton p\u00ebr zhvillimin normal. Mendoj q\u00eb shoq\u00ebria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb shum\u00eb ndikim ka rrethi shoq\u00ebror sesa rrjetet sociale. Sepse b\u00ebh\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpjekje, jo nd\u00ebrpriti rrjetet sociale, kjo nuk ka lidhje. Njeriu duhet t\u00eb informohet nga rrjetet sociale por, rrethi shoq\u00ebror q\u00eb ta jep l\u00ebnd\u00ebn narkotike nga kurioziteti, nga nxitja. Madje n\u00eb kodin penal nxitja p\u00ebr p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale e ve\u00e7ant\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb\u00a0 miturit, kur nxit nj\u00eb t\u00eb mitur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb l\u00ebnd\u00ebn narkotike, ka nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha Karanxha.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht shoq\u00ebria ndikon shum\u00eb tek faza m\u00eb delikate e adoleshent\u00ebve. Adoleshenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tep\u00ebr delicate. Normalisht si n\u00eb vendin tone, si n\u00eb vendet per\u00ebndimore, si n\u00eb europ\u00eb kudo dhe ndaj \u00ebsht\u00eb faza e adoleshenc\u00ebs\u00a0 q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb\u00a0 pakt\u00ebn m\u00eb tolerant\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb\u00a0 pakt\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00ebkuptuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb adoleshenteve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb edhe nj\u00eb zhvillim hormonal tep\u00ebr t\u00eb rritur sesa nj\u00eb adoleshent q\u00eb mund t\u00eb kemi pasur ne n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb dhe normalisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor q\u00eb edhe i nxit edhe m\u00eb shum\u00eb akoma. Kemi dhe nga ato faktor\u00ebt q\u00eb n\u00eb faza adoloeshence\u00a0 nga zhvillimi hormonal t\u00eb tep\u00ebrt dhe t\u00eb theksuar kan\u00ebarritur edhe kan\u00eb\u00a0 abuzuar seksualisht me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre\u201d, shprehet Marsela Lekli \u2013 psikologe.<\/p>\n<p>I mituri tregon detaje t\u00eb forta, duke u ndjer\u00eb i detyruar ta konsumonte p\u00ebr t\u00eb mos u ndar\u00eb nga grupi shoq\u00ebror dhe flet p\u00ebr frik\u00ebn nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ke konsumuar dhe ku e pinit?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cFuteshim mbrapa shkoll\u00ebs dhe pinim hashash!\u201d<\/p>\n<p>A kan\u00eb dyshuar ndonj\u00ebher\u00eb m\u00ebsuesit?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cNa kan\u00eb par\u00eb disa her\u00eb dhe na b\u00ebrtisnin.\u201d<\/p>\n<p>Po prind\u00ebrit si e kuptuan?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cU kishte treguar nj\u00eb shok q\u00eb m\u00eb kishte par\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb mamit. Pastaj mami i kishte treguar babait, b\u00ebm\u00eb sherr.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas, a fillove t\u00eb ndjeje ndryshime tek vetja jote?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cM\u00eb pas fillova t\u00eb ndjeja ndryshime, nuk rrija shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, rrija vet\u00ebm rrugave, nuk kisha ndjenja p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Kur vendose ta lije?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cKuptova q\u00eb po m\u00eb b\u00ebnte keq dhe nuk po kaloja shum\u00eb koh\u00eb me familjen.\u201d<\/p>\n<p>Kush t\u00eb ndihmoi?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cMami im m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb rrinte af\u00ebr. Mami la pun\u00ebn, me \u00e7onte n\u00eb shkoll\u00eb dhe priste derisa t\u00eb mbaroja m\u00ebsimin dhe m\u00eb merrte n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb largoi nga shok\u00ebt q\u00eb konsumonin l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe m\u00eb regjistroi n\u00eb nj\u00eb kurs futbolli, ku b\u00ebheshin shum\u00eb her\u00eb analiza.\u201d<\/p>\n<p>Sa vite e pive dhe sa vje\u00e7 je sot?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cE piva 3 vite, kam mbi 1 vit q\u00eb jam larguar. Tani jam 17 vje\u00e7.\u201d<\/p>\n<p>Po t\u00eb ktheheshe pas, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje ndryshe?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cDo t\u00eb thoja jo q\u00eb n\u00eb fillim. Dhe do t\u2019i tregoja familjes time menj\u00ebher\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u2019u thuash bashk\u00ebmosharat\u00ebve t\u00eb tu?<\/p>\n<p>I mituri: \u201cQ\u00eb t\u00eb mos konsumojn\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike sepse\u00a0 n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm sh\u00ebndetit t\u00eb tyre dhe familjes. Largohuni nga familja dhe nuk kan\u00eb ndjenja p\u00ebr prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nuk ia vlen t\u00eb rrezikosh veten p\u00ebr t\u2019u dukur \u201ccool\u201d.\u201d<\/p>\n<p>Por i mituri hezitoi t\u00eb jepte detaje se ku e siguronin bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij l\u00ebnd\u00ebn narkotike dhe refuzoi t\u00eb fliste p\u00ebr ish-grupin me t\u00eb cilin shoq\u00ebrohej.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit shtator t\u00eb 2026, Policia goditi dy raste t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike pran\u00eb shkollave. M\u00eb 23 shtator, n\u00eb Berat u sekuestruan mbi 4 kilogram\u00eb kanabis dhe u arrestuan dy persona t\u00eb dyshuar p\u00ebr shitje pran\u00eb shkollave n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe Morav\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 27 shtator, operacioni \u201cShkollat e pastra\u201d \u00e7oi n\u00eb identifikimin e 52 personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Tiran\u00eb, ekzekutimin e 31 masave t\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d dhe shpalljen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb 14 personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb policis\u00eb, sa t\u00eb p\u00ebrgatitur jan\u00eb m\u00ebsuesit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb fenomen? A kan\u00eb ata trajnimin e duhur p\u00ebr t\u00eb identifikuar shenjat q\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb se nj\u00eb adoleshent po p\u00ebrdor l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar?<\/p>\n<p>\u201cE shoh si nj\u00eb pyetje m\u00eb v\u00ebnd nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike e ndjekim dhe tek nx\u00ebn\u00ebsit n\u00ebp\u00ebr shkolla, por a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i duksh\u00ebm? Nuk mund ta mohojn\u00eb, por a jan\u00eb minimizuar si raste n\u00ebp\u00ebr shkolla n\u00eb mjedise t\u00eb brendshme patjet\u00ebr q\u00eb po. N\u00eb mjediset e jashtme kjo vihet re. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese sepse duhet kuptojm\u00eb shkaqet, p\u00ebrse nx\u00ebn\u00ebsit i shtyn drejt p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Shkaqet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme sidomos tek t\u00eb miturit n\u00ebn mosh\u00ebn 18 vje\u00e7 I shtyn kurioziteti, ajo q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar gj\u00ebra t\u00eb reja, e fillon me duhanin, e fillon me alkoolin, me pijet energjike dhe p\u00ebrfundon deri tek p\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike e para. E dyta \u00ebsht\u00eb presioni, presioni i shoq\u00ebris\u00eb, presioni i grupeve p\u00ebr tu pranuar, se mbase ajo m\u00ebnjanimi, izolimi nga pjesa e shoq\u00ebris\u00eb mbyllja n\u00eb vetvete e b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ai p\u00ebr t\u00eb pranuar n\u00eb at\u00eb grup pse jo t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrdorues. E shtyn drejt p\u00ebrdorimit problemet familjare, sot mund t\u00eb p\u00ebrmendim probleme t\u00eb shumta, mund t\u00eb jen\u00eb divorcet, mund t\u00eb jet\u00eb varf\u00ebria ,mund t\u00eb jen\u00eb probleme t\u00eb tjera psikologjike q\u00eb shtyn at\u00eb p\u00ebrdorimit por ama t\u00eb konstatosh dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb patjet\u00ebr dhe duke\u00a0 p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tilla ka pasoja tek ai\u201d, thot\u00eb m\u00ebsuesja Sabije Parruca.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Por si veprohet nga nj\u00eb m\u00ebsues kur konstaton nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike?<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb natyra ime po flas personalisht natyra ime \u00ebsht\u00eb natyr\u00eb q\u00eb un\u00eb ruaj qet\u00ebsin\u00eb. T\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nuk dalin nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb por ama n\u00eb rast se shohim p\u00ebrgjumje gjat\u00eb or\u00ebs m\u00ebsimit, indiferentiz\u00ebm, ka edhe raste ku ato tregohen energjik\u00eb, patjet\u00ebr ne do t\u00eb marrim n\u00ebn kontroll situat\u00ebn, t\u00eb ruajm\u00eb qet\u00ebsin\u00eb sepse n\u00eb momentin q\u00eb ne ruajm\u00eb qet\u00ebsin\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb duhura p\u00ebr ta parandaluar p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem. B\u00ebhet e mundshme, ka raste por duhet t\u00eb kuptojm\u00eb, nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb raporton patjet\u00ebr ka frik\u00eb, pasi shoq\u00ebria do ta braktis\u00eb. Kemi patur raste, un\u00eb n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time kam patur raste q\u00eb m\u00eb kan\u00eb sinjalizuar nx\u00ebn\u00ebsit, por kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka patur frik\u00eb se un\u00eb mos i nxjerr informacionin dhe humb besimin, pavar\u00ebsisht q\u00eb un\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb besimin tim q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb nxjerr\u00eb ty. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb t\u00eb mbroj,un\u00eb t\u00eb parandaloj, un\u00eb\u00a0 t\u00eb gjej m\u00ebnyr\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga nj\u00eb rrug\u00eb e till\u00eb dhe patjet\u00ebr po\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja Irma Marku thot\u00eb se m\u00ebsuesit duhet t\u00eb krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb afrimitet m\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u ushqejn\u00eb besimin.<\/p>\n<p>\u201cFlitet por jo mjaftshtuesh\u00ebm ose m\u00eb sakt\u00eb jo si\u00e7 duhet t\u00eb flitet p\u00ebr zgjidhjen e problemit. T\u00eb kuptojm\u00eb di\u00e7ka, b\u00ebrja e nj\u00eb pankarte apo 10 t\u00eb tillave apo lin\u00e7imi I parullave tipi \u201cMos u b\u00ebni p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs\u201d, \u201cDroga vret\u201d, nuk e sh\u00ebron kjo problemin\u201d,shprehet Irma Marku \u2013 m\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb flas\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb, nj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kemi kodin e besueshm\u00ebris\u00eb jo thjesht ligjet. Duhet t\u00eb ket\u00eb fushata sensibilizuese se si mund t\u00eb shkojm\u00eb tek zgjidhja e problemit, ku mund t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur problemin jo p\u00ebr ta evidentuar si statistik\u00eb, dhe kjo kalon p\u00ebrmes nj\u00eb raporti besueshm\u00ebrie institucionale.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga t\u00eb rinjt\u00eb sjell pasoja t\u00eb shumta, si ndryshime n\u00eb sjellje apo luhatje emocionale. Por sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrja n\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cRealisht shenjat jan\u00eb t\u00eb shumta duke marr\u00eb n\u00ebse nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ka qene i rregullt n\u00eb familje, n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb shkoll\u00eb, ka ndjekur sistematikisht shkoll\u00ebn apo edhe aktivitet e tij t\u00eb p\u00ebrditshme. Normalisht ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impakt i par\u00eb q\u00eb\u00a0 di\u00e7ka nuk po shkon me k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo me k\u00ebt\u00eb djal\u00eb ose vajz\u00eb. Arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta doemos nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto sjellje t\u00eb \u00e7ojn\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb konsumus i l\u00ebnd\u00ebve narkotike por realisht kjo \u00ebshte nj\u00eb indicia p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse kemi arritur aty ku duam t\u00eb shohim ne. Por qart\u00ebsisht mungesa, v\u00ebm\u00ebndja n\u00eb m\u00ebsim, n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb familje sigurisht q\u00eb e \u00e7on dhe jan\u00eb simptomat dhe shenjat e para, por duke e par\u00eb dhe duke e v\u00ebzhguar deri ku ka arritur t\u00eb jet\u00eb konsumues\u201d, thot\u00eb Lekli.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Sipas psikolog\u00ebve prind\u00ebrit jan\u00eb ata q\u00eb v\u00ebrejn\u00eb ndryshimin e par\u00eb tek f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt paraqesin shenjat e para gjat\u00eb nisjes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cE para nj\u00ebher\u00eb q\u00eb komunikimi fillon tek familja, n\u00ebna, babai apo edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, sigurisht q\u00eb shohin nj\u00eb ndryshim tek f\u00ebmija i tyre duke\u00a0 par\u00eb q\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ka q\u00ebn\u00eb i rregullt, korrekt dhe vjen nj\u00eb dit\u00eb e pazakont\u00eb q\u00eb ai humb v\u00ebmendjen n\u00eb m\u00ebsime, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, humb v\u00ebmendjen nga shoq\u00ebria dhe normalisht ky\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb ka nj\u00eb djal\u00eb ose kjo vajz\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb I bullizuar nga shoq\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb diskriminuar nga shoq\u00ebria ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb\u00a0 edhe nj\u00eb hap q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsumues I l\u00ebnd\u00ebve dhe narkotike dhe ka nj\u00eb mbyllje n\u00eb vetvete t\u00eb pashpjegueshme. Pastaj \u00ebsht\u00eb roli i shkoll\u00ebs sigurisht, m\u00ebsuesi kujdestar, psikologu apo punonj\u00ebsi social i shkoll\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb marri hapa m\u00eb korrekte dhe m\u00eb serioze duke identifikuar t\u00eb tilla raste sepse kemi par\u00eb s\u00eb fundmi q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe personazhi q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ndonj\u00eb punonj\u00ebs sociale apo psikolog, kan\u00eb dashur t\u00eb shprehet p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb seriozisht, dometh\u00ebn\u00eb kemi dhe raste t\u00eb tilla q\u00eb jan\u00eb drejtuar por dhe e treta \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Report TV<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/droga-ne-shkolla\/\">Drog\u00eb pran\u00eb shkollave, d\u00ebshmia e t\u00eb miturit: Hashashin ma dhan\u00eb shok\u00ebt, e nis\u00ebm pas m\u00ebsimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebnd\u00ebt narkotike po afrohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me ambientet ku q\u00ebndrojn\u00eb te miturit ka realizuar nj\u00eb investigim n\u00eb disa prej shkollave t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb 17-vje\u00e7ar tregon se e provoi drog\u00ebn 4 vite m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndihet i pranuar nga shok\u00ebt. Ekspert\u00ebt ngren\u00eb alarmin, sipas tyre familja, shkolla dhe rrethi shoq\u00ebror kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104420","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104420\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}