{"id":104379,"date":"2026-11-25T07:48:13","date_gmt":"2026-11-25T07:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/25\/korrupsioni-dhe-kostoja-e-jeteses-ushqejne-protestat-kunder-qeverise-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-11-25T07:48:13","modified_gmt":"2026-11-25T07:48:13","slug":"korrupsioni-dhe-kostoja-e-jeteses-ushqejne-protestat-kunder-qeverise-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/25\/korrupsioni-dhe-kostoja-e-jeteses-ushqejne-protestat-kunder-qeverise-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Korrupsioni dhe kostoja e jetes\u00ebs ushqejn\u00eb protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, zem\u00ebrimi ndaj qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama \u00ebsht\u00eb shprehur prej muajsh p\u00ebrmes protestave, gjat\u00eb jav\u00ebve fundit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dhunshme, kund\u00ebr projekteve t\u00eb zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura mjedisore, kostos s\u00eb jetes\u00ebs, problemeve me cil\u00ebsin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb, korrupsionit t\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe kapjes s\u00eb institucioneve publike nga interesa t\u00eb ngushta oligarkike.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb sondazhi t\u00eb ri rajonal tregojn\u00eb se perceptimi i korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt sugjerojn\u00eb se pak\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb ka nxjerr\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00eb n\u00eb shesh kund\u00ebr status quo-s\u00eb ka rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella, q\u00eb lidhen me marr\u00ebdh\u00ebnien e p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptar\u00ebve me shtetin.<\/p>\n<p>Sipas sondazhit t\u00eb opinionit publik \u201cSecuriMeter 2026\u201d, publikuar nga K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal, RCC, 92.1 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve n\u00eb Shqip\u00ebri e konsiderojn\u00eb korrupsionin mjaft ose shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur, krahasuar me 86.6 p\u00ebr qind nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke regjistruar norm\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekonomistin Zef Pre\u00e7i, rritja e perceptimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb pasqyron nj\u00ebkoh\u00ebsisht rezultatet e hetimeve t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs dhe dob\u00ebsin\u00eb e mekanizmave institucional\u00eb p\u00ebr parandalimin e abuzimeve.<\/p>\n<p>\u201cHetimet e SPAK-ut kan\u00eb dokumentuar skema q\u00eb m\u00eb par\u00eb vet\u00ebm dyshoheshin, por qytetar\u00ebt shohin edhe nj\u00eb sistem q\u00eb nuk po i ndalon ato,\u201d tha Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Edhe juristi dhe aktivisti p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, Gent Serjani, i vler\u00ebson hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat, sipas tij, kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e besimit te drejt\u00ebsia, por paralajm\u00ebron se korrupsioni nuk mund t\u00eb luftohet vet\u00ebm p\u00ebrmes ndjekjes penale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb institucion i vet\u00ebm e ka t\u00eb pamundur t\u00eb luftoj\u00eb dhe t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb nj\u00eb sjellje q\u00eb politika e ka nxitur dhe kultivuar p\u00ebr 36 vite me radh\u00eb,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Sipas tij, rastet e hetuara dhe t\u00eb nd\u00ebshkuara nga drejt\u00ebsia e re kan\u00eb ndikuar gradualisht n\u00eb forcimin e besimit se zyrtar\u00ebt e korruptuar nuk jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm dhe se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, por kjo nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb ndryshuar praktikat e rr\u00ebnjosura n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrballja me korrupsionin<\/strong><\/p>\n<p>SecuriMeter \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sondazh rajonal i opinionit publik, i publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2021, q\u00eb mat perceptimet dhe p\u00ebrvojat e qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor mbi sigurin\u00eb, korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe sfidat ekonomike e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e sondazhit p\u00ebr vitin 2026 tregojn\u00eb se qytetar\u00ebt e rajonit kan\u00eb nj\u00eb perceptim n\u00eb rritje t\u00eb siguris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb korrupsioni, kostoja e jetes\u00ebs dhe migracioni p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqet\u00ebsime serioze.<\/p>\n<p>\u201cSiguria nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me mbrojtjen e njer\u00ebzve nga k\u00ebrc\u00ebnimet tradicionale,\u201d tha Pavle Jankovi\u0107, kreu i departamentit politik n\u00eb RCC, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb gjetjeve t\u00eb sondazhit m\u00eb 18 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>\u201cAjo lidhet gjithashtu me mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb jet\u00eb me dinjitet, p\u00ebr t\u2019u besuar institucioneve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr veten dhe familjet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Protestat n\u00eb Shqip\u00ebri nis\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb majit, fillimisht si reagim ndaj nj\u00eb projekti p\u00ebr resort turistik n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Zv\u00ebrnecit nga Jared Kushner, dh\u00ebndri i presidentit amerikan Donald Trump, investitor\u00eb nga Katari dhe grupi Kastrati.<\/p>\n<p>Ato u shnd\u00ebrruan gradualisht n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe munges\u00ebs s\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe kulmuan n\u00eb tetor, me protesta studentore kund\u00ebr kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe kushteve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat u sh\u00ebnuan nga incidente t\u00eb theksuara dhune n\u00eb p\u00ebrballjet mes forcave t\u00eb rendit dhe protestuesve.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e SecuriMeter nuk provojn\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shkak\u00ebsore mes korrupsionit dhe protestave, por ofrojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ato jan\u00eb zhvilluar.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, 61 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve deklarojn\u00eb se ata ose nj\u00eb familjar i tyre kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pages\u00eb shtes\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb me vler\u00eb ose kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb donacion n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i mesatares rajonale prej 27.4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>P\u00ebrqindje t\u00eb larta raportohen edhe n\u00eb kontaktet me policin\u00eb, me 24.6 p\u00ebr qind, dhe gjykatat, me 24 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sondazhi nuk i klasifikon automatikisht t\u00eb gjitha k\u00ebto pagesa apo dhurata si ryshfet, por shifrat tregojn\u00eb p\u00ebrhapjen e praktikave q\u00eb krijojn\u00eb kosto shtes\u00eb dhe ngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi aksesin e barabart\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbimet publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr Pre\u00e7in, t\u00eb dh\u00ebnat d\u00ebshmojn\u00eb se korrupsioni i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb normalizuar dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve me institucionet.<\/p>\n<p>\u201cShifra prej 61% n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, kundrejt 27,4% n\u00eb rajon, do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri pagesa joformale \u00ebsht\u00eb pothuajse rregull dhe jo p\u00ebrjashtim\u201d, tha ai, nd\u00ebrsa theksoi se \u201ckjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i mesatares rajonale.\u201d<\/p>\n<p>Sipas ekonomistit, fenomeni lidhet me financimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrbimeve publike, pagat e ul\u00ebta, largimin e personelit, procedurat e paqarta dhe munges\u00ebn e llogaridh\u00ebnies. Ai shtoi se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi pasqyrojn\u00eb jo vet\u00ebm perceptimin, por edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve ose t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre lidhur me nivelin, shtrirjen dhe natyr\u00ebn e korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb nj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr qytetar\u00eb raporton nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb till\u00eb me institucionet q\u00eb duhet ta parandalojn\u00eb dhe ta nd\u00ebshkojn\u00eb korrupsionin d\u00ebmton besimin te drejt\u00ebsia dhe ushqen rrethin vicioz t\u00eb mosnd\u00ebshkimit\u201d, shtoi Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Serjani e interpreton p\u00ebrhapjen e pagesave informale n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe n\u00eb institucionet e siguris\u00eb si pasoj\u00eb t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve nga sh\u00ebrbimet q\u00eb kontrollon shteti.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta jan\u00eb sektor\u00eb q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shpesh qytetar\u00ebt ndihen t\u00eb detyruar t\u00eb japin ryshfet p\u00ebr t\u00eb \u2018shp\u00ebtuar\u2019 jet\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre apo p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e tyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Juristi kund\u00ebrshton interpretimin e korrupsionit si nj\u00eb fenomen q\u00eb buron kryesisht nga kultura e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnia e ryshfetit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb kulture t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, [], por nj\u00eb sjellje e imponuar nga rrethanat, ku qytetari, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor apo p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb, detyrohet t\u00eb paguaj\u00eb\u201d, tha Serjani.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e politikave t\u00eb ndjekura dhe e m\u00ebnyr\u00ebs se si politika e ka trajtuar dhe vazhdon ta shoh\u00eb qytetarin\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja e k\u00ebtyre praktikave n\u00eb sh\u00ebrbimet publike krijon nj\u00eb lidhje mes korrupsionit dhe kostos s\u00eb jetes\u00ebs, dy prej shqet\u00ebsimeve q\u00eb kan\u00eb dominuar protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pagesat informale r\u00ebndojn\u00eb mbi buxhetet familjare dhe mund ta b\u00ebjn\u00eb aksesin n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb varur nga mund\u00ebsit\u00eb ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve, duke shtuar pabarazin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku shqet\u00ebsimi p\u00ebr inflacionin dhe emigracionin mbetet i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas SecuriMeter, rreth 97 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve shprehen t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr koston e jetes\u00ebs dhe inflacionin, nd\u00ebrsa rreth 95 p\u00ebr qind p\u00ebr emigracionin dhe largimin e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimet e SPAK-ut dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike<\/strong><\/p>\n<p>Hetimet e SPAK-ut ndaj ish-ministrave, zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe drejtuesve vendor\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrdoren fondet publike dhe lidhjet e dyshuara mes politik\u00ebs dhe interesave private.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrsa prokuror\u00ebt kan\u00eb goditur skema t\u00eb dyshuara korrupsioni n\u00eb nivelet e larta t\u00eb administrat\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat e SecuriMeter sugjerojn\u00eb se perceptimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrhapjen e fenomenit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i vler\u00ebson se nj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb zvarritja e disa \u00e7\u00ebshtjeve nga SPAK-u, si ato t\u00eb incenerator\u00ebve dhe koncesioneve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, si dhe dob\u00ebsia e institucioneve t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u00eb kontrollojn\u00eb administrat\u00ebn dhe t\u00eb parandalojn\u00eb korrupsionin p\u00ebrpara se ai t\u00eb kthehet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Sipas tij, agjencit\u00eb ligjzbatuese dhe institucionet e kontrollit mbeten n\u00ebn trysni politike dhe nuk e p\u00ebrmbushin si\u00e7 duhet funksionin e tyre parandalues. Ekonomisti p\u00ebrmend r\u00ebnien e referimeve nga institucionet e kontrollit dhe auditimit, nd\u00ebrsa shpreh shqet\u00ebsim p\u00ebr zvarritjen e proceseve q\u00eb lidhen me incenerator\u00ebt dhe koncesionet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kritikon gjithashtu q\u00ebndrimin e mazhoranc\u00ebs ndaj hetimeve t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, duke vler\u00ebsuar se mbrojtja politike e personave n\u00ebn hetim dhe nismat p\u00ebr zbutjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb funksionar\u00ebve publik\u00eb mund t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb efektin parandalues t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto sinjale duket se e kan\u00eb \u2018trim\u00ebruar\u2019 administrat\u00ebn t\u00eb vijoj\u00eb praktikat korruptive\u201d, tha Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Rritja e perceptimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb sondazh nuk p\u00ebrkthehet domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb rritje faktike t\u00eb veprave korruptive, por gjithsesi ngre pik\u00ebpyetje mbi aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimet, p\u00ebrtej nd\u00ebshkimit t\u00eb rasteve individuale.<\/p>\n<p>Serjani argumenton se korrupsioni \u00ebsht\u00eb kultivuar p\u00ebrgjat\u00eb dekadave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se lufta kund\u00ebr tij k\u00ebrkon ndryshimin e sjelljes s\u00eb institucioneve dhe t\u00eb vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr denoncimin e rasteve kur qytetar\u00ebve u k\u00ebrkohet ryshfet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb u takojn\u00eb me ligj.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, nuk mund t\u00eb luftohet nga nj\u00eb institucion i vet\u00ebm\u201d, tha ai.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/korrupsioni-protestat\/\">Korrupsioni dhe kostoja e jetes\u00ebs ushqejn\u00eb protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, zem\u00ebrimi ndaj qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama \u00ebsht\u00eb shprehur prej muajsh p\u00ebrmes protestave, gjat\u00eb jav\u00ebve fundit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dhunshme, kund\u00ebr projekteve t\u00eb zhvillimit t\u00eb turizmit n\u00eb zona t\u00eb mbrojtura mjedisore, kostos s\u00eb jetes\u00ebs, problemeve me cil\u00ebsin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb, korrupsionit t\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrhapur dhe kapjes s\u00eb institucioneve publike nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104379","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104379"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104379\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}