{"id":104359,"date":"2026-11-24T13:48:14","date_gmt":"2026-11-24T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/24\/banka-boterore-paralajmeron-ramen-per-inceneratoret-jo-investime-te-reja-pa-transparence-dhe-kontroll\/"},"modified":"2026-11-24T13:48:14","modified_gmt":"2026-11-24T13:48:14","slug":"banka-boterore-paralajmeron-ramen-per-inceneratoret-jo-investime-te-reja-pa-transparence-dhe-kontroll","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/24\/banka-boterore-paralajmeron-ramen-per-inceneratoret-jo-investime-te-reja-pa-transparence-dhe-kontroll\/","title":{"rendered":"Banka Bot\u00ebrore paralajm\u00ebron Ram\u00ebn p\u00ebr incenerator\u00ebt: Jo investime t\u00eb reja pa transparenc\u00eb dhe kontroll"},"content":{"rendered":"<p>Banka Bot\u00ebrore rekomandon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb investime t\u00eb reja n\u00eb impiante p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb nga mbetjet pa garantuar m\u00eb par\u00eb procedura konkurruese dhe transparente t\u00eb prokurimit, kontroll t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontratave dhe nj\u00eb sistem funksional t\u00eb grumbullimit e trajtimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Banka Bot\u00ebrore i kushton nj\u00eb seksion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm incenerator\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje problemet q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar koncesionet e Tiran\u00ebs dhe Elbasanit.<\/p>\n<p>Sipas saj, koncesionet e incinerimit n\u00eb k\u00ebto dy qytete kan\u00eb qen\u00eb objekt hetimesh lidhur me procedurat jokonkurruese t\u00eb prokurimit dhe zbatimin e kontratave.<\/p>\n<p>Sipas ekofin\/al, k\u00ebto zhvillime kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr raportin nd\u00ebrmjet kostos dhe p\u00ebrfitimit nga fondet publike, ekspozimin ndaj rreziqeve fiskale dhe pavar\u00ebsin\u00eb e proceseve t\u00eb kontraktimit.<\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se investimet n\u00eb incinerim jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjeshme ndaj dob\u00ebsive t\u00eb qeverisjes, pasi k\u00ebrkojn\u00eb kapital t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe zakonisht mb\u00ebshteten n\u00eb koncesione afatgjata. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ato kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sasi t\u00eb q\u00ebndrueshme mbetjesh, tarifa q\u00eb mbulojn\u00eb kostot, kontrata t\u00eb qarta dhe mbik\u00ebqyrje efektive nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore evidenton se sektori shqiptar i mbetjeve vazhdon t\u00eb karakterizohet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale t\u00eb paqarta, procedura t\u00eb fragmentuara t\u00eb lejeve, monitorim i dob\u00ebt i kontratave dhe probleme me transparenc\u00ebn e prokurimeve.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria depoziton n\u00eb landfill mbi tri t\u00eb kat\u00ebrtat e mbetjeve<\/strong><\/p>\n<p>Problemi nuk kufizohet vet\u00ebm te m\u00ebnyra e dh\u00ebnies s\u00eb kontratave. Banka Bot\u00ebrore v\u00ebren se kushtet aktuale t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ofrojn\u00eb ende nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb trajtimin termik.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2023, rreth 76.5% e mbetjeve bashkiake n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfundonin n\u00eb landfill, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 4.6% ricikloheshin ose kompostoheshin. N\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin vit, depozitimi n\u00eb landfill p\u00ebrb\u00ebnte 22.5%, nd\u00ebrsa riciklimi dhe kompostimi 48%.<\/p>\n<p>Raporti thekson se n\u00eb sistemet evropiane prodhimi i energjis\u00eb nga mbetjet p\u00ebrdoret p\u00ebr trajtimin e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur pasi jan\u00eb zbatuar masat p\u00ebr parandalimin, rip\u00ebrdorimin dhe riciklimin. N\u00eb BE, gjat\u00eb vitit 2024, rreth 25% e mbetjeve bashkiake trajtoheshin p\u00ebrmes incinerimit me rikuperim energjie.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, situata \u00ebsht\u00eb e ndryshme. Ndarja e mbetjeve q\u00eb n\u00eb burim mbetet shum\u00eb e kufizuar, grumbullimi kryhet kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mbetjeve p\u00ebrmban materiale t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr trajtim efikas. Situata nd\u00ebrlikohet edhe nga ndryshimet sezonale t\u00eb sasive t\u00eb mbetjeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat turistike.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, k\u00ebto kushte e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sigurimin e nj\u00eb furnizimi t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe me cil\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr impiantet e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga mbetjet, duke shtuar rrezikun financiar t\u00eb investimeve.<\/p>\n<p><strong>Banka Bot\u00ebrore nuk p\u00ebrjashton incinerimin, por k\u00ebrkon ndryshim t\u00eb modelit<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse evidenton problematikat e koncesioneve ekzistuese, Banka Bot\u00ebrore nuk rekomandon p\u00ebrjashtimin e incinerimit nga sistemi i ardhsh\u00ebm i menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, raporti vler\u00ebson se trajtimi termik mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol kalimtar n\u00eb menaxhimin e mbetjeve t\u00eb mbetura, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zhvillohen sistemet e ndarjes dhe riciklimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas institucionit, rendi i nd\u00ebrhyrjeve \u00ebsht\u00eb vendimtar. Fillimisht duhet t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebr sigurimin dhe gjurmimin e sasive t\u00eb mbetjeve q\u00eb do t\u00eb trajtohen, nd\u00ebrsa institucionet duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb zhvillojn\u00eb procedura konkurruese, transparente dhe t\u00eb monitorueshme.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se zgjedhja e teknologjis\u00eb duhet t\u00eb lidhet jo vet\u00ebm me nevojat e vendit p\u00ebr trajtimin e mbetjeve, por edhe me kapacitetin real t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb administruar investime t\u00eb kushtueshme dhe kontrata afatgjata.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Banka Bot\u00ebrore paraqet disa modele t\u00eb mundshme partneriteti publik-privat, p\u00ebrfshir\u00eb rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese, nd\u00ebrtimin e qendrave t\u00eb integruara t\u00eb trajtimit dhe, n\u00eb kushte t\u00eb caktuara, kombinimin e rehabilitimit t\u00eb landfilleve me prodhimin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Si shembull rajonal p\u00ebrmendet projekti i landfillit Vin\u010da n\u00eb Serbi, nj\u00eb partneritet publik-privat me vler\u00eb 300 milion\u00eb euro, q\u00eb kombinon rehabilitimin e nj\u00eb venddepozitimi t\u00eb pakontrolluar me nd\u00ebrtimin e impianteve t\u00eb reja t\u00eb trajtimit dhe depozitimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkohet kontroll i pavarur p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej teknologjis\u00eb, Banka Bot\u00ebrore k\u00ebrkon ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si planifikohen, kontraktohen dhe monitorohen sh\u00ebrbimet e menaxhimit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr rekomandimet kryesore \u00ebsht\u00eb publikimi i nj\u00eb programi shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb investimeve dhe partneriteteve publik-private, zhvillimi i tender\u00ebve t\u00eb hapur konkurrues, p\u00ebrcaktimi i detyrimeve t\u00eb sh\u00ebrbimit publik dhe publikimi i treguesve t\u00eb verifikuesh\u00ebm t\u00eb performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti propozon gjithashtu vendosjen e sistemeve t\u00eb peshimit dhe gjurmimit digjital t\u00eb mbetjeve, me parimin \u201cpa t\u00eb dh\u00ebna, pa pages\u00eb\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pagesat ndaj operator\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb sasi dhe sh\u00ebrbime t\u00eb dokumentuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rekomandim lidhet drejtp\u00ebrdrejt me rikthimin e besimit publik pas hetimeve p\u00ebr incenerator\u00ebt. Banka Bot\u00ebrore sugjeron q\u00eb reformat t\u00eb testohen fillimisht n\u00eb nj\u00eb ose dy bashki apo n\u00ebnrajone, si korridori Tiran\u00eb\u2013Durr\u00ebs ose Vlora, dhe rezultatet t\u00eb verifikohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur e t\u00eb publikohen.<\/p>\n<p>Sipas raportit, vet\u00ebm pasi k\u00ebto masa t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se funksionojn\u00eb, modeli i ri mund t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Banka Bot\u00ebrore e lidh t\u00eb ardhmen e investimeve n\u00eb incinerim jo thjesht me nevoj\u00ebn p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja trajtimi, por me aft\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar konkurrenc\u00eb, kontroll t\u00eb shpenzimeve publike dhe administrim t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/banka-boterore-paralajmeron-ramen\/\">Banka Bot\u00ebrore paralajm\u00ebron Ram\u00ebn p\u00ebr incenerator\u00ebt: Jo investime t\u00eb reja pa transparenc\u00eb dhe kontroll<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka Bot\u00ebrore rekomandon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos nd\u00ebrmarr\u00eb investime t\u00eb reja n\u00eb impiante p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb nga mbetjet pa garantuar m\u00eb par\u00eb procedura konkurruese dhe transparente t\u00eb prokurimit, kontroll t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontratave dhe nj\u00eb sistem funksional t\u00eb grumbullimit e trajtimit t\u00eb mbetjeve. N\u00eb raportin m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Banka Bot\u00ebrore i kushton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104359","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104359\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}