{"id":104335,"date":"2026-11-24T08:48:13","date_gmt":"2026-11-24T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/24\/pas-23-vitesh-ne-euro-apartamentet-fillojne-te-shiten-ne-leke-shtrenjtohen-indirekt-cmimet\/"},"modified":"2026-11-24T08:48:13","modified_gmt":"2026-11-24T08:48:13","slug":"pas-23-vitesh-ne-euro-apartamentet-fillojne-te-shiten-ne-leke-shtrenjtohen-indirekt-cmimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/24\/pas-23-vitesh-ne-euro-apartamentet-fillojne-te-shiten-ne-leke-shtrenjtohen-indirekt-cmimet\/","title":{"rendered":"Pas 23 vitesh n\u00eb euro, apartamentet fillojn\u00eb t\u00eb shiten n\u00eb lek\u00eb, shtrenjtohen indirekt \u00e7mimet"},"content":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e euros ka sjell\u00eb q\u00eb pas 23 vitesh \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb vend t\u00eb tregtohen n\u00eb monedh\u00ebn vendase. P\u00ebr agjent\u00ebt imobiliar\u00eb, ndryshimi i nisur prej 3 muajsh po shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shitblerjen e apartamenteve me kontrata porosie, t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe rishitje.<\/p>\n<p>Nga mesi i vitit 2016, euro filloi n\u00ebn\u00e7mimin e pandalsh\u00ebm, duke zbritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dit\u00ebn e sotme n\u00ebn kufirin e 90 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me nivelin maksimal historik prej 142,8 lek\u00ebsh, t\u00eb sh\u00ebnuar m\u00eb 9 qershor 2011, monedha europiane \u00ebsht\u00eb zhvler\u00ebsuar me rreth 37%, duke arritur nj\u00eb minimum t\u00eb ri historik m\u00eb 20 n\u00ebntor n\u00ebn kufirin e 90 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Dritan Caka, kryetar i shoqat\u00ebs NAREA (National Albanian Real Estate Association) dhe CEO i agjencis\u00eb imobiliare \u201cDevinf\u201d, thot\u00eb se ky ndryshim nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i kufizuar n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta, por po ndodh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tregun komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas tij, kalimi n\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar si n\u00eb shitjet me kontrata porosie, ashtu edhe n\u00eb apartamentet e p\u00ebrfunduara dhe pronat q\u00eb shiten n\u00eb tregun e rishitjes.<\/p>\n<p>\u201cKy ndryshim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr zhvilluesit, por edhe p\u00ebr pronar\u00ebt e apartamenteve q\u00eb rishitin, p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb mbi ecurin\u00eb e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe rrezikut q\u00eb luhatjet e euros mund t\u2019u sjellin humbje n\u00eb momentin e shitjes.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb themi se kjo tendenc\u00eb nuk kufizohet n\u00eb disa zona t\u00eb Tiran\u00ebs apo t\u00eb bregdetit, por po shtrihet n\u00eb rang komb\u00ebtar. Megjithat\u00eb, shitjet e pronave n\u00eb euro vijojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb dhe nuk jan\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>Caka thekson se ndryshimi \u00ebsht\u00eb reflektuar ve\u00e7an\u00ebrisht, si fillim te shitjet e apartamenteve me kontrata porosie, pra te pronat q\u00eb tregtohen q\u00eb n\u00eb fazat e para t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shitjet n\u00eb grop\u00eb, mund t\u00eb themi se nuk ka m\u00eb asnj\u00eb pron\u00eb me kontrata porosie q\u00eb shitet n\u00eb euro. Prej tre muajsh, ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebto prona po shiten n\u00eb lek\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb e pasigurt se si do t\u00eb luhatet kursi i k\u00ebmbimit t\u00eb euros, \u00e7ka mund t\u2019u sillte humbje zhvilluesve\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pas tranzicionit t\u00eb fillim vitit \u201990, mallrat e q\u00ebndrueshme, si sht\u00ebpit\u00eb apo automjetet shiteshin n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb monedh\u00ebs vendase. Fillimisht shitja kryhej n\u00eb dollar\u00eb. Prej vitit 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin n\u00eb bursa, ajo filloi t\u00eb ishte dhe monedha e preferuar e shqiptar\u00ebve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj, u konvertuan nga dollari n\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr shkak t\u00eb zhvler\u00ebsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb euros, sipas agjent\u00ebve\u00a0 imobiliar\u00eb \u00e7mimet e pronave n\u00eb tregun e shitblerjes n\u00eb rang komb\u00ebtar po orientohen drejt lekut, p\u00ebr t\u00eb shmangur pasigurin\u00eb nga luhatjet e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa p\u00ebr apartamente n\u00eb stanjacion, v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr kullat dhe vilat<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshimi i monedh\u00ebs s\u00eb shitjes vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme po p\u00ebrballet edhe me stanjacion t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, nd\u00ebrsa \u00e7mimet nuk kan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Por kalimi n\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me ulje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb disa raste pronat po ofrohen me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, pavar\u00ebsisht se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb stanjacion.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se forcimi i lekut nuk po p\u00ebrkthehet domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr bler\u00ebsit, nd\u00ebrsa zhvilluesit po p\u00ebrpiqen t\u00eb mbrojn\u00eb vler\u00ebn e shitjes nga luhatjet e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Indirekt, vet\u00ebm nga kursi, \u00e7mimet jan\u00eb shtrenjtuar. Psh, n\u00ebse nj\u00eb apartament sot shitet me 30 milion\u00eb lek\u00eb, nga 300 mij\u00eb euro m\u00eb par\u00eb, e konvertuar me kursin aktual, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb 330 mij\u00eb euro, ose rreth 11% m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 stanjacionit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr prona p\u00ebr strehim, kryetari i shoqat\u00ebs NAREA, Dritan Caka paralajm\u00ebron v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e pronave luksoze si n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht k\u00ebrkesa p\u00ebr prona rezidenciale \u00ebsht\u00eb n\u00eb stanjacion. Gjithashtu n\u00eb treg nuk ka r\u00ebnie t\u00eb \u00e7mimeve. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pronat e luksit, si p\u00ebr vilat, apartamentet n\u00eb bregdet, por edhe p\u00ebr kullat n\u00eb Tiran\u00eb nuk prit\u00ebt t\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs apo vijim\u00ebsi pozitive\u201d, thot\u00eb z. Caka.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi p\u00ebr ecurin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pronave luksoze u ngrit edhe nga nd\u00ebrtuesit n\u00eb formonin ekonomik t\u00eb zhvilluar nga Monitor \u201cTop 200\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shtator 2026 agjent\u00ebt imobiliar\u00eb pohuan se k\u00ebrkesa p\u00ebr blerje apartamentesh n\u00eb Tiran\u00eb ishte n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr prona rreth 2 muaj m\u00eb par\u00eb sipas tyre, u ndikua nga r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb bler\u00ebsve me burime financime nga paraja informale, ishte ndikuar nga intensifikimet e hetimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr figura t\u00eb politik\u00ebs dhe sip\u00ebrmarrjes. P\u00ebr segmentin e strehimit r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs u ndikua nga pap\u00ebrballueshm\u00ebria e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb kullat rezidenciale po shiten me \u00e7mim mbi 6 mij\u00eb euro p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Kjo rritje dyshifrore e \u00e7mimeve, e shk\u00ebputur nga ritmi i rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave, po rikthen debatin n\u00ebse tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme po mbivler\u00ebsohet dhe n\u00ebse ekziston rreziku i krijimit t\u00eb nj\u00eb flluske. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, deri n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2026, paga mesatare mujore bruto p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar arriti n\u00eb 92 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si u b\u00eb euro monedha e preferuar p\u00ebr pagesa pas vitit 2003<\/strong><\/p>\n<p>Kur euro doli si monedh\u00eb fizike n\u00eb janar t\u00eb vitit 2002, u k\u00ebmbye mesatarisht me 123 lek\u00eb, nd\u00ebrsa dollari amerikane n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebmbehej n\u00eb tregun vendas me 140 lek\u00eb, teksa n\u00eb bursa euro k\u00ebmbehej me 0.88 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas monedha e p\u00ebrbashk\u00ebt filloi t\u00eb rritej me shpejt\u00ebsi dhe nga viti 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin n\u00eb bursa, ajo filloi t\u00eb ishte dhe monedha e preferuar e shqiptar\u00ebve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj u konvertuan nga dollari n\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pasi ishte e dob\u00ebt n\u00eb 2007-2008, n\u00eb rreth 123-124 lek\u00eb, euro u rrit me shpejt\u00ebsi n\u00eb vitet n\u00eb vijim, duke arritur n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave n\u00eb 15 qershor 2011, preh gati 143 lek\u00ebsh. Nga 2009-a deri n\u00eb mesin e 2016-s, euro arriti n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb re ekuilibri n\u00eb 138-140 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga mesi i vitit 2016, euro filloi n\u00ebn\u00e7mimin, duke zbritur n\u00eb 135 lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb 2016-s. Zhvler\u00ebsimi ishte i pandalsh\u00ebm p\u00ebr dekad\u00ebn n\u00eb vijim. Euro ra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn 100 lek\u00eb m\u00eb 12 gusht 2024, kur u k\u00ebmbye me 99,95 lek\u00eb sipas kursit zyrtar t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar euro ra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn nivelin e 90 lek\u00ebve.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/euro-apartamentet\/\">Pas 23 vitesh n\u00eb euro, apartamentet fillojn\u00eb t\u00eb shiten n\u00eb lek\u00eb, shtrenjtohen indirekt \u00e7mimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e euros ka sjell\u00eb q\u00eb pas 23 vitesh \u00e7mimet e apartamenteve n\u00eb vend t\u00eb tregtohen n\u00eb monedh\u00ebn vendase. P\u00ebr agjent\u00ebt imobiliar\u00eb, ndryshimi i nisur prej 3 muajsh po shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shitblerjen e apartamenteve me kontrata porosie, t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe rishitje. Nga mesi i vitit 2016, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104335","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104335"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104335\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}