{"id":104326,"date":"2026-11-23T23:48:18","date_gmt":"2026-11-23T23:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/23\/intervista-presidenti-duka-flet-per-ligjin-e-sponsorizimit-suksesin-e-kombetares-dhe-te-ardhmen-e-futbollit-shqiptar\/"},"modified":"2026-11-23T23:48:18","modified_gmt":"2026-11-23T23:48:18","slug":"intervista-presidenti-duka-flet-per-ligjin-e-sponsorizimit-suksesin-e-kombetares-dhe-te-ardhmen-e-futbollit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/23\/intervista-presidenti-duka-flet-per-ligjin-e-sponsorizimit-suksesin-e-kombetares-dhe-te-ardhmen-e-futbollit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Intervista \/ Presidenti Duka flet p\u00ebr ligjin e sponsorizimit, suksesin e Komb\u00ebtares dhe t\u00eb ardhmen e futbollit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ka folur p\u00ebr ecurin\u00eb e Komb\u00ebtares shqiptare n\u00eb Nations League, objektivat p\u00ebr kualifikueset e Euro 2028, zhvillimin e kampionatit shqiptar dhe organizimin e Kampionatit Europian U-21 n\u00eb vitin 2027, q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb pres\u00eb s\u00eb bashku me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cSport Fokus\u201d n\u00eb Ora News, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazetaren Sabina Mete, kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit e cil\u00ebsoi t\u00eb suksesshme fushat\u00ebn e Komb\u00ebtares n\u00eb Nations League, duke theksuar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb Lig\u00ebn B, aty ku sipas tij e meriton t\u00eb jet\u00eb. Ai u shpreh i k\u00ebnaqur edhe me pun\u00ebn e trajnerit Rolando Maran, nd\u00ebrsa n\u00ebnvizoi se objektivi p\u00ebr Euro 2028 duhet t\u00eb jet\u00eb kualifikimi direkt dhe jo thjesht sigurimi i nj\u00eb vendi n\u00eb play-off.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Kampionatin Europian U-21, Presidenti Duka e cil\u00ebsoi organizimin e tij nj\u00eb shans historik p\u00ebr futbollist\u00ebt e rinj shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me disa prej komb\u00ebtareve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga temat kryesore t\u00eb diskutimit ishte ligji i sponsorizimit, p\u00ebr t\u00eb cilin Presidenti Duka tha se nuk duhet konsideruar si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr sportin, por si nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb mohuar prej vitesh. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb mekanizmi i parashikuar prej 30% t\u00eb b\u00ebhet funksional, duke propozuar korrigjime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit dhe kontrollit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Presidenti i FSHF e konsideroi t\u00eb pamjaftueshme shum\u00ebn prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb parashikuar p\u00ebr sportin, kultur\u00ebn dhe artin, duke argumentuar se nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 10 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar projekte m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe klubet e vogla e akademit\u00eb sportive jasht\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sot n\u00eb \u201cSport Fokus\u201d do t\u00eb flasim p\u00ebr ecurin\u00eb dhe suksesin e ekipit komb\u00ebtar, pik\u00ebrisht n\u00eb fushat\u00ebn e Nations League, ekipin U-21 t\u00eb Alban Bushit, por edhe kampionatin q\u00eb na pret n\u00eb vitin 2027, ku jemi vendi mikprit\u00ebs s\u00eb bashku me Serbin\u00eb. Do t\u00eb flasim p\u00ebr Abissnet Superiore, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po diskutohet kaq shum\u00eb, pik\u00ebrisht ligjin e sponsorizimit. P\u00ebr k\u00ebto e t\u00eb tjera, kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb kem n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb speciale presidentin e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, zotin Armand Duka. K\u00ebnaq\u00ebsi, faleminderit q\u00eb jeni me ne n\u00eb \u201cSport Fokus\u201d!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb fushat\u00eb e suksesshme, 500 milion\u00eb lek\u00eb premio. Le ta nisim nga kjo, pasi ju jeni edhe dor\u00ebl\u00ebshuar, un\u00eb e di k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. E mbyll\u00ebm n\u00eb vendin e par\u00eb dhe edicionin tjet\u00ebr n\u00eb Nations League luajm\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Lig\u00ebn B. Si ju \u00ebsht\u00eb dukur kjo fushat\u00eb e ekipit komb\u00ebtar shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Rikthehemi aty ku realisht e meriton skuadra komb\u00ebtare shqiptare, aty ku \u00ebsht\u00eb niveli i k\u00ebsaj skuadre, n\u00eb Lig\u00ebn B. Mund ta quaj incident zbritjen n\u00eb Lig\u00ebn C n\u00eb edicionin e kaluar, ku e mbyll\u00ebm me nj\u00eb ndeshje t\u00eb fundit e cila mund t\u00eb na b\u00ebnte pretendent\u00eb p\u00ebr Lig\u00ebn A, por faktikisht e humb\u00ebm kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe kaluam n\u00eb Lig\u00ebn C.<\/p>\n<p>Paraqitja e skuadr\u00ebs ishte shum\u00eb e mir\u00eb, rezultatet ishin shum\u00eb t\u00eb mira. Mund t\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb dha skuadra n\u00eb fush\u00eb, sepse nuk mendoj q\u00eb ishte nj\u00eb humbje e merituar edhe ajo n\u00eb Finland\u00eb.<\/p>\n<p>Objektivi u realizua, por nuk ishte nj\u00eb objektiv shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Objektivat e v\u00ebshtir\u00eb mbeten gjithmon\u00eb kualifikueset p\u00ebr kampionatin europian apo bot\u00ebror, apo p\u00ebr t\u2019u ngjitur nga Liga B n\u00eb A.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e p\u00ebrgjithshme, ishte nj\u00eb edicion i suksessh\u00ebm, nuk mund t\u00eb themi i p\u00ebrkryer, por nj\u00eb edicion n\u00eb t\u00eb cilin ekipi e ka vler\u00ebsuar maksimalisht, ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb fush\u00eb, stafi gjithashtu. Duhen fal\u00ebnderuar futbollist\u00ebt dhe stafi p\u00ebr pun\u00ebn, kontributin, seriozitetin dhe rezultatin, renditjen n\u00eb vendin e par\u00eb. Por duhen fal\u00ebnderuar shum\u00eb edhe tifoz\u00ebt, sepse n\u00eb nj\u00eb edicion si Nations League t\u00eb kesh nj\u00eb stadium pothuajse plot n\u00eb t\u00eb gjitha ndeshjet \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb rekord historik p\u00ebr futbollin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, tashm\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb Lig\u00ebn B dhe aty do t\u00eb duket edhe forca e v\u00ebrtet\u00eb e ekipeve kund\u00ebrshtare. Duhet t\u00eb kemi pritshm\u00ebri t\u00eb larta apo duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb edhe pak realist\u00eb, tashm\u00eb q\u00eb do t\u00eb kemi p\u00ebrballje me k\u00ebto ekipe?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Gj\u00ebrat, jo vet\u00ebm n\u00eb futboll, por gjithkund, v\u00ebshtir\u00ebsohen sa m\u00eb lart t\u00eb jesh. Liga B, si\u00e7 e thash\u00eb edhe pak m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsie. Ka m\u00eb shum\u00eb konkurrenc\u00eb, ekipe akoma m\u00eb t\u00eb forta, por ekipi yn\u00eb ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet. Edhe n\u00eb Lig\u00ebn B ne mund t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr vendin e par\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb renditesh m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesh vet\u00ebm me p\u00ebrballje t\u00eb forta dhe me k\u00ebt\u00eb lloj kompeticioni. Jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb do ta p\u00ebrgatisim mir\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Vendos\u00ebt nj\u00eb objektiv n\u00eb fillim t\u00eb edicionit, padyshim vendin e par\u00eb. Trajneri Rolando Maran e arriti k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Sa i k\u00ebnaqur jeni me t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e tij deri m\u00eb tani dhe a e shihni at\u00eb edhe p\u00ebrtej eliminatoreve n\u00eb projektin e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Objektivi ishte nj\u00eb objektiv natyral, nuk e vendos\u00ebm ne. Vet\u00eb skuadra ka vendosur objektivat e saj. Vet\u00eb skuadra, me at\u00eb \u00e7far\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, ka pritshm\u00ebri t\u00eb tjera. K\u00ebshtu q\u00eb ishte nj\u00eb detyr\u00eb sht\u00ebpie dhe jo nj\u00eb objektiv q\u00eb ne t\u00eb ishim t\u00eb par\u00ebt e grupit.<\/p>\n<p>Faktikisht, ne ishim skuadra m\u00eb e mir\u00eb e grupit, n\u00ebse do t\u00eb shohim renditjen e kat\u00ebr skuadrave. Renditja \u00ebsht\u00eb fiks ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb niveli i k\u00ebtyre kat\u00ebr skuadrave q\u00eb ishin n\u00eb grup.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer te trajneri, padyshim q\u00eb jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur me at\u00eb \u00e7far\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb. Jo vet\u00ebm ai, sepse trajneri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb diskutohet dhe analizohet m\u00eb shum\u00eb. Padyshim q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb lideri i stafit, por n\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr futbolli sot ka m\u00eb shum\u00eb staf sesa futbollist\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb serioze e t\u00eb gjith\u00eb stafit t\u00eb ekipit komb\u00ebtar, asistent\u00ebve, stafit mjek\u00ebsor dhe t\u00eb gjith\u00ebve n\u00ebn drejtimin e tij.<\/p>\n<p>U fillua relativisht keq me dy ndeshje miq\u00ebsore, aq sa filluan shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vinin pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Po ju, president, vut\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ajo \u00e7far\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kur kemi em\u00ebruar dhe prezantuar Maranin, \u00ebsht\u00eb se rezultati n\u00eb futboll nuk \u00ebsht\u00eb matematik\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i sigurt. Por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb jam i sigurt: ne do t\u00eb luajm\u00eb nj\u00eb futboll m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb trajner.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb e kisha analizuar se \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb CV-n\u00eb e tij, n\u00eb ekipet e m\u00ebparshme n\u00eb Itali, futbollin ofensiv dhe d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb futboll m\u00eb ofensiv sesa t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe k\u00ebshtu rezultoi. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb ekipi yn\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndeshje v\u00ebrtet shum\u00eb t\u00eb mira gjat\u00eb k\u00ebtij edicioni. Edhe n\u00eb at\u00eb humbje n\u00eb Finland\u00eb, ndeshja ishte v\u00ebrtet e mir\u00eb dhe e bukur.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Jeni shprehur se keni dashur t\u00eb shikoni m\u00eb shum\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb rinj. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb tuaj\u00ebn. Mos ishte kjo nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrim m\u00eb tep\u00ebr i stafit teknik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb? Si e keni par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Duke pasur parasysh kompeticionin Nations League dhe nivelin e v\u00ebshtir\u00ebsive jo shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, guximi mund t\u00eb ishte akoma m\u00eb i madh. Por, nga ana tjet\u00ebr, mund ta mir\u00ebkuptoj edhe at\u00eb presionin e trajnerit. Duke qen\u00eb nj\u00eb trajner i ri, nj\u00eb staf i ri, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb demonstruar m\u00eb shum\u00eb futboll t\u00eb bukur dhe rezultate t\u00eb mira, ndoshta nuk e ka lejuar veten t\u2019u jap\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb minuta lojtar\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Jan\u00eb afruar lojtar\u00eb t\u00eb rinj, jan\u00eb afruar n\u00eb skuad\u00ebr, por kan\u00eb marr\u00eb pak minuta. Mbase mund t\u00eb kishin marr\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb dhe mbase mund t\u00eb kishin guxuar akoma m\u00eb shum\u00eb, sepse realisht ne kemi futbollist\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb ekipet e moshave, n\u00eb ekipin U-19 dhe U-21, t\u00eb cil\u00ebt, sipas mendimit tim, jan\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u prezantuar n\u00eb ekipin A dhe do ta ndihmojn\u00eb shum\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Euro 2028 padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb objektivi, por le t\u00eb mos flasim vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb play-off, por p\u00ebr kualifikimin. I ka Shqip\u00ebria t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb dhe alternativat p\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Tashm\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb kampionatin europian. N\u00ebse dikur ishte utopi, sot \u00ebsht\u00eb fakt dhe \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb q\u00eb ne duhet ta luftojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb futboll, e kam th\u00ebn\u00eb dhe e kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb, nuk merr gjithmon\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton, por besoj se me ekipin q\u00eb kemi dhe me ata q\u00eb presim t\u2019i bashkohen ekipit, i kemi gjithmon\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e kompeticionit europian.<\/p>\n<p>Play-off-i tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse i arritur, por ne nuk duhet ta mendojm\u00eb play-off-in. Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb kualifikueset, t\u00eb luftojm\u00eb n\u00eb k\u00ebto kualifikuese, pasi t\u00eb shohim edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb 6 dhjetor, dhe t\u00eb jemi pjes\u00eb e Europianit nga fushata kualifikuese.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ndalemi te ekipi U-21. Vitin e ardhsh\u00ebm, s\u00eb bashku me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb promovim shum\u00eb i madh p\u00ebr vendin, p\u00ebr futbollin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb? Pam\u00eb dy miq\u00ebsore shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe nj\u00eb paraqitje shum\u00eb pozitive ndaj Luksemburgut dhe Spanj\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Gj\u00ebja m\u00eb e bukur \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne organizojm\u00eb nj\u00eb Kampionat Europian n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nga p\u00ebrfitimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00ebmarrja si vend organizator, q\u00eb u jep mund\u00ebsi k\u00ebtyre futbollist\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb p\u00ebrballen me ekipet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kampionatin Europian t\u00eb 21-vje\u00e7ar\u00ebve \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e madhe sesa shkalla e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb n\u00eb ekipin A, sepse numri i skuadrave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl. Jan\u00eb vet\u00ebm 16, nga t\u00eb cilat 8 do t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 8 n\u00eb Serbi, t\u00eb ndara me nga dy grupe respektivisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shans historik p\u00ebr k\u00ebta \u00e7una q\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb. Duhet ta shijojn\u00eb, duhet ta shfryt\u00ebzojn\u00eb, duhet t\u00eb k\u00ebnaqen me k\u00ebt\u00eb shans historik, t\u00eb k\u00ebnaqin spektator\u00ebt gjithashtu dhe t\u00eb b\u00ebhen shembull pozitiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndjekin \u00ebndrrat e tyre n\u00eb futboll.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb arrijn\u00eb edhe nj\u00eb rezultat, padyshim q\u00eb do t\u00eb luftojn\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Cil\u00ebsia nuk mungon, por duhet t\u00eb kemi parasysh edhe shkall\u00ebn e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt. K\u00ebrkesa kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqin veten, t\u00eb k\u00ebnaqin spektator\u00ebt dhe t\u00eb luajn\u00eb futboll.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Le t\u00eb themi nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb thonj\u00ebza, e keni batut\u00ebn gjithmon\u00eb gati. \u00cbsht\u00eb ajo midis Federat\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe asaj t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr talentet e rinj. Luft\u00eb n\u00eb thonj\u00ebza, m\u00eb d\u00ebgjoni deri sa t\u00eb p\u00ebrfundoj. Duket pak kontradiktore q\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb paqe v\u00ebllaz\u00ebrore, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb punojm\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb p\u00ebr t\u00eb thirrur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt lojtar\u00eb. I referohemi edhe rasteve t\u00eb Rexhepit apo Lutfi Dalipit, q\u00eb zgjedhin komb\u00ebtaren e Dardan\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe ne kemi punuar p\u00ebr t\u2019i afruar n\u00eb komb\u00ebtaren ton\u00eb. Si q\u00ebndron e v\u00ebrteta? Nga ana tjet\u00ebr, edhe presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paqe v\u00ebllaz\u00ebrore. A keni ju komunikime dhe si duhet t\u00eb zgjidhet ky ng\u00ebr\u00e7 q\u00eb t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet paqe v\u00ebllaz\u00ebrore dhe t\u00eb mos jet\u00eb kontradiktore?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shiko, nuk duhet ta ngat\u00ebrroni futbollin. Futbolli \u00ebsht\u00eb loj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb. Fjala luft\u00eb n\u00eb futboll ekziston vet\u00ebm p\u00ebr luft\u00eb sportive, p\u00ebr konkurrenc\u00eb sportive, p\u00ebr ta promovuar gjithkush sa m\u00eb shum\u00eb skuadr\u00ebn e vet, n\u00eb rastin konkret federat\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam n\u00eb luft\u00eb as me presidentin e Federat\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, as me presidentin e Federat\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb, as me at\u00eb t\u00eb \u00c7ekis\u00eb dhe aq m\u00eb pak me at\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Aq m\u00eb pak me institucionin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin luft\u00eb mund t\u00eb konsideroj at\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, jo vet\u00ebm un\u00eb, por edhe paraardh\u00ebsit e mi n\u00eb Federat\u00ebn e Futbollit dhe e gjith\u00eb federata, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ekzistuar Federata e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb koh\u00ebt kur ishte me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Kjo ka qen\u00eb luft\u00eb, kurse tjetra \u00ebsht\u00eb konkurrenc\u00eb sportive.<\/p>\n<p>N\u00eb 90 minuta padyshim q\u00eb konsiderohet luft\u00eb sportive kund\u00ebr \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari, por ne jemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim: p\u00ebr t\u00eb zhvilluar futbollin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer pak m\u00eb konkretisht te pyetja juaj, politikat e Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ose t\u00eb keq, un\u00eb jam p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb aty, kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb tilla: dyert e hapura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jam un\u00eb q\u00eb n\u00eb komb\u00ebtaren shqiptare kan\u00eb luajtur shum\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kan\u00eb lindur n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni apo diku tjet\u00ebr. U \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans dhe kan\u00eb pasur nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb as ka ndryshuar dhe as do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne i marrim futbollist\u00ebt dikujt apo i japim futbollist\u00ebt dikujt. Ne u japim shans p\u00ebr t\u00eb luajtur dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn edhe Kosova, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn edhe Gjermania.<\/p>\n<p>Brajan Gruda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb shqiptar, djali i Bujar Grud\u00ebs, q\u00eb ka luajtur me Vllaznin\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne jemi n\u00eb luft\u00eb me Federat\u00ebn gjermane? Jo. As me Federat\u00ebn gjermane dhe as me familjen Gruda. Ne e duam shum\u00eb Brajanin, her\u00eb-her\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe tifozll\u00ebk p\u00ebr Gjermanin\u00eb, por e donim shum\u00eb q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai vendosi t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb Gjermani dhe ne i urojm\u00eb sukses.<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, flasim gjithmon\u00eb p\u00ebr suksesin e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, pik\u00ebrisht p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar, dhe ky sukses \u00ebsht\u00eb arritur. Megjithat\u00eb, t\u2019i kthejm\u00eb pak syt\u00eb edhe nga kampionati shqiptar, q\u00eb vuan her\u00eb pas here dhe \u00e7alon n\u00eb disa gj\u00ebra, n\u00eb disa pika, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb infrastruktura, mungesa e tifoz\u00ebve n\u00eb stadium dhe cil\u00ebsia. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshe federata p\u00ebr t\u00eb rikthyer tifozin? Futbolli \u00ebsht\u00eb sporti m\u00eb i populluar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por duam t\u00eb kemi at\u00eb tifozin e dikursh\u00ebm, lojtarin e 12-t\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit. Cilat jan\u00eb politikat q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb m\u00eb tep\u00ebr Federata Shqiptare p\u00ebr ta rikthyer tifozin n\u00eb stadium?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shiko, p\u00ebr infrastruktur\u00ebn un\u00eb mendoj q\u00eb cil\u00ebsia e infrastruktur\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn luhen kampionatet e kategoris\u00eb superiore, t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor, ka nj\u00eb zhvillim fantastik krahasuar me nivelin e ekonomis\u00eb shqiptare dhe me rajonin, sidomos kategoria superiore.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i mungon infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb sasia apo numri i impianteve sportive p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe p\u00ebr st\u00ebrvitjen. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kampionatet komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e pranueshme. Nuk mund t\u00eb themi q\u00eb \u00ebsht\u00eb si Gjermania apo Anglia, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb impiante simpatike dhe q\u00eb ofrojn\u00eb komoditet p\u00ebr spektatorin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kampionati ka b\u00ebr\u00eb ndryshime shum\u00eb pozitive. Jo vet\u00ebm me fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por edhe n\u00ebse shohim ranking-un apo renditjen e kampionatit shqiptar, vet\u00ebm n\u00eb vitin e fundit ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb renditjen e UEFA-s.<\/p>\n<p>Ekipet e klubeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kompeticionet europiane gjithashtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb paraqitje shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vitin e fundit. Kemi nj\u00eb ekip n\u00eb Conference League pas nj\u00eb pauze t\u00eb gjat\u00eb, pas Sk\u00ebnderbeut q\u00eb ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs dy her\u00eb n\u00eb Europa League. Pra, ndryshime pozitive ka.<\/p>\n<p>Por futbolli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb ku gjithmon\u00eb k\u00ebrkohet m\u00eb shum\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me t\u00eb. Kampionati ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb spektator\u00eb, padyshim q\u00eb po.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb komplekse. Prania e spektatorit n\u00eb stadium dhe mbushja e tij nuk varet thjesht nga niveli i loj\u00ebs. E tregon fakti q\u00eb disa kampionate n\u00eb Europ\u00eb, ku edhe n\u00eb kategorin\u00eb e pest\u00eb n\u00eb Gjermani kemi stadiume plot, nuk besoj se kategoria e pest\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb sesa kategoria superiore n\u00eb Shqip\u00ebri apo se stadiumet e kategoris\u00eb s\u00eb pest\u00eb n\u00eb Gjermani jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se stadiumet tona.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb komplekse, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulture, marketingu dhe komunikimi.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si mund ta rikthej\u00eb federata tifozin? Cili \u00ebsht\u00eb ng\u00ebr\u00e7i ku duhet t\u00eb punoj\u00eb pik\u00ebrisht me k\u00ebto politika p\u00ebr ta rikthyer?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 E para, duhet t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh ta vazhdoj. E dyta, nuk duhet ta ngat\u00ebrrosh federat\u00ebn me klubet.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebn federata kryesisht \u00ebsht\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb politika dhe t\u2019i trajnoj\u00eb klubet se si ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, e udh\u00ebheq edhe n\u00ebp\u00ebrmjet shembullit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebn federata \u00ebsht\u00eb aktivizimi i ndeshjeve t\u00eb ekipeve komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat v\u00ebrtet e kemi stadiumin plot. K\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat se si udh\u00ebheqim p\u00ebr t\u2019i mbushur stadiumet.<\/p>\n<p>Kemi edhe projekte enkas, ku bashk\u00ebpunojm\u00eb me klubet. Kemi v\u00ebn\u00eb edhe fonde n\u00eb dispozicion dhe buxhete se si mund ta ndryshojm\u00eb dhe si mund ta rrisim numrin e spektator\u00ebve.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr mua personalisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00ebnyra se si ne ia komunikojm\u00eb publikut produktin. Produkti i Abissnet Superiore \u00ebsht\u00eb ndeshja e futbollit. Padyshim, si\u00e7 nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb strategji marketingu dhe promocioni p\u00ebr \u00e7do produkt q\u00eb shesim, e nj\u00ebjta gj\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb edhe me futbollin.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb edhe kushte t\u00eb mira n\u00eb stadium. Kur them kushte t\u00eb mira, nuk do t\u00eb thot\u00eb thjesht karrige apo infrastruktur\u00eb, por edhe nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb kulturuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb komplekse. Edhe ne q\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb stadium duhet t\u00eb jemi m\u00eb shum\u00eb fair dhe mir\u00ebprit\u00ebs me ata q\u00eb nuk na vijn\u00eb n\u00eb stadium. N\u00ebse na shohin q\u00eb ne vet\u00ebm shajm\u00eb, b\u00ebrtasim dhe ul\u00ebrasim, n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre na braktisin. Nuk \u00ebsht\u00eb faji i k\u00ebtyre grupeve ultra, \u00ebsht\u00eb faji yn\u00eb bashk\u00eb me klubet q\u00eb duhet ta komunikojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb produkt dhe t\u00eb ofrojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb edhe fakti i konkurrenc\u00ebs. Futbolli luhet pothuajse n\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, me ndeshje t\u00eb niveleve jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta dhe nganj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit preferojn\u00eb t\u00eb shohin nj\u00eb Manchester-Chelsea n\u00eb televizion sesa nj\u00eb La\u00e7i-Sk\u00ebnderbeu n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00eb ndeshjet e fundit t\u00eb komb\u00ebtares pam\u00eb nj\u00eb prani t\u00eb vog\u00ebl lojtar\u00ebsh nga kampionati shqiptar. A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb tregues se Superliga nuk prodhon aq shum\u00eb talente? Ku \u00ebsht\u00eb ng\u00ebr\u00e7i?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo. Por duhet t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh ta shpjegoj. Nuk \u00ebsht\u00eb fare e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Superliga nuk ka prodhuar talente dhe un\u00eb nuk e kuptoj pse e ke ti dhe disa t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr Superlig\u00ebn.<\/p>\n<p>Superliga ka prodhuar dhe ka pothuajse m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb ekipit komb\u00ebtar shqiptar. Po t\u00eb filloj t\u2019i num\u00ebroj me emra: Dajsinani \u00ebsht\u00eb nga kampionati shqiptar, Sherri \u00ebsht\u00eb nga kampionati shqiptar, Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb nga kampionati shqiptar, Ramadani \u00ebsht\u00eb nga kampionati shqiptar\u2026<\/p>\n<p><strong>\u2013 Nj\u00eb moment, flas pik\u00ebrisht p\u00ebr kampionatin shqiptar aktual.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 At\u00ebher\u00eb, pse nuk vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb kampionatin shqiptar? Pse nuk marrim nga talentet q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb kampionat?<\/p>\n<p><strong>\u2013 Edhe nj\u00ebher\u00eb, pasi ne i marrim n\u00eb ekip komb\u00ebtar dhe k\u00ebta shkojn\u00eb e luajn\u00eb jasht\u00eb shtetit, nuk quhen prodhime t\u00eb kampionatit shqiptar? Nuk duhet ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb lloj politike, sepse k\u00ebta t\u00eb fundit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Jo, nuk \u00ebsht\u00eb tendencioze, \u00ebsht\u00eb puna e memories s\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb keni dhe nuk i dini k\u00ebto q\u00eb ju thash\u00eb un\u00eb. Po s\u2019m\u00eb l\u00eb t\u00eb vazhdoj t\u2019i num\u00ebroj.<\/p>\n<p>Ka 25 futbollist\u00eb ekipi komb\u00ebtar dhe jan\u00eb mbi 12 q\u00eb vijn\u00eb nga kampionati komb\u00ebtar. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb? A duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb? Padyshim q\u00eb po, por ne nuk mund t\u00eb mbyllim der\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb rriten n\u00eb Itali, Gjermani apo Belgjik\u00eb, sepse pastaj vijn\u00eb n\u00eb diskutim pyetje t\u00eb tjera: pse k\u00ebt\u00eb nuk e afruat, pse k\u00ebt\u00eb nuk e mor\u00ebt?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne marrim t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Lojtari me m\u00eb shum\u00eb kualitet sot n\u00eb ekipin komb\u00ebtar shqiptar \u00ebsht\u00eb Ernest Mu\u00e7i, q\u00eb ka ardhur nga kampionati shqiptar. Nj\u00eb tjet\u00ebr me shum\u00eb kualitet \u00ebsht\u00eb Ramadani, q\u00eb ka ardhur nga kampionati shqiptar. Nj\u00eb tjet\u00ebr me shum\u00eb kualitet \u00ebsht\u00eb Julian Shehu, q\u00eb ka ardhur nga kampionati shqiptar. Nj\u00eb tjet\u00ebr me po aq kualitet \u00ebsht\u00eb Uzuni, q\u00eb ka ardhur nga kampionati shqiptar. Do t\u00eb vazhdoj?<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, e keqkuptuat pyetjen time.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nuk e keqkuptova, deri sa t\u2019i them me emra, sepse nuk e kam th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe krijohet nj\u00eb lloj ideje q\u00eb kampionati shqiptar nuk ka prodhuar gj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Jo, nuk thash\u00eb q\u00eb nuk ka prodhuar, momentalisht fol\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Momentalisht jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb ekip.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Jo, luajn\u00eb jasht\u00eb. Ernest Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Trabzonspor-it\u2026<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Nga kan\u00eb ardhur, thash\u00eb? Nga kampionati grek? Nga kampionati shqiptar prap\u00eb, absolutisht nga kampionati shqiptar. T\u2019i heqim k\u00ebta tani? T\u2019i heqim k\u00ebta dhe t\u00eb marrim disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Jo, nuk e zbeh suksesin e k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prodhuar.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq, gazetar\u00ebt nuk jan\u00eb tendencioz\u00eb. Se 25 mblidhen n\u00eb skuad\u00ebr maksimalisht ose 27. Tani ju si mendoni, t\u00eb heqim Mu\u00e7in, Uzunin, Ramadanin, Julian Shehun, Sherrin, Dajsinanin dhe t\u00eb marrim disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ju t\u00eb jeni nj\u00eb \u00e7ik\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur?<\/p>\n<p><strong>\u2013 President, nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nxehta s\u00eb fundmi mbetet padyshim ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju keni lobuar p\u00ebr shum\u00eb vite: ligji i sponsorizimit, q\u00eb do t\u00eb ndryshonte \u00e7do gj\u00eb n\u00eb futbollin shqiptar. Si q\u00ebndron e v\u00ebrteta? Keni publikuar edhe nj\u00eb editorial tuajin. \u00c7far\u00eb k\u00ebrkon realisht Federata Shqiptare e Futbollit? Cili \u00ebsht\u00eb argumenti juaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Shiko, un\u00eb nuk jam nga ata q\u00eb besojn\u00eb se plani dyvje\u00e7ar sjell begati dhe nuk jam nga ata q\u00eb besojn\u00eb se ligji p\u00ebr sponsorizimin do ta sjell\u00eb begatin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato gj\u00ebrat e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e ndihmon zhvillimin e sportit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, pa nj\u00eb incentiv\u00eb financiare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr disa deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr futbollin, n\u00ebse do ta quaja edhe futbollin deg\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb realisht nj\u00eb aktivitet sportiv i cili ndikon n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, mbase m\u00eb shum\u00eb sesa shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb editorialin q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt se ndikimi i futbollit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb rreth 70 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Kjo \u00ebsht\u00eb e studiuar nga ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe e faktuar. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb ndikon kaq shum\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atij ndikimi p\u00ebr ta pasur ndikimin n\u00eb t\u00eb ardhmen akoma m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nuk k\u00ebrkohet sadaka, nuk k\u00ebrkohet donacion, por investim. Investim i cili kthehet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ky aktivitet.<\/p>\n<p>Ministria e Financave mendon q\u00eb ne, n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb sponsorizimit, qoft\u00eb edhe pretendimeve p\u00ebr t\u00eb pasur pjes\u00eb nga buxheti i shtetit, i fusim dor\u00ebn buxhetit. Jo, ne i japim buxhetit dhe k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb marrim at\u00eb q\u00eb na takon, t\u00eb cil\u00ebn na e kan\u00eb mohuar p\u00ebr 35 vite dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb na e mohojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet nj\u00eb ndryshim q\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, ky q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb pas nj\u00eb lufte shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duan edhe ta promovojn\u00eb si nj\u00eb dhurat\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na takon. Por duhet q\u00eb ajo q\u00eb dikush e konsideron dhurat\u00eb dhe ne e konsiderojm\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet funksionale dhe t\u00eb ndihmoj\u00eb zhvillimin e futbollit.<\/p>\n<p>Kur mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb miratuar ligjin e sponsorizimit, po qoft\u00eb edhe buxhetin dhe shp\u00ebrndarjen e buxhetit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn lexova dje nj\u00eb shkrim t\u00eb Gerti \u00c7ar\u00e7anit, ku thuhet se Shqip\u00ebria ka promovuar dhe trumbetuar nj\u00eb buxhet me 10 miliard\u00eb euro dhe ka nj\u00eb buxhet p\u00ebr sportin prej 8 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa Kosova, me nj\u00eb buxhet m\u00eb pak se gjysma jon\u00eb, 4.27 miliard\u00eb euro, ka nj\u00eb buxhet prej 70 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se ata. Pastaj pash\u00eb aty edhe buxhetin e Bullgaris\u00eb, q\u00eb ishte 107 milion\u00eb euro. K\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mendojn\u00eb p\u00ebr ligjin dhe buxhetin, ata q\u00eb i shkruajn\u00eb, burokrat\u00ebt, dhe k\u00ebta q\u00eb i miratojn\u00eb, t\u00eb mos shohin fytyra p\u00ebrpara, asnj\u00eb president futbolli dhe asnj\u00eb trajner futbolli, por t\u00eb shohin f\u00ebmij\u00ebt e tyre duke luajtur futboll, t\u00eb shohin fushat ku duhet t\u00eb luajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre. N\u00ebse do ta shohin k\u00ebshtu, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm n\u00eb logjikimin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer konkretisht te pyetja dhe te \u00e7far\u00eb ne mendojm\u00eb, un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb editorial q\u00eb v\u00ebrtet e p\u00ebrsh\u00ebndes faktin q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund erdhi n\u00eb tavolin\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund ka nj\u00eb zhvillim shum\u00eb pozitiv, q\u00eb p\u00ebrcakton se 30% e tatimit mund t\u00eb sponsorizohet.<\/p>\n<p>Duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb korrigjim. E keqja \u00ebsht\u00eb se ne kemi shk\u00ebmbyer miliona takime, miliona propozime dhe sugjerime se si duhet t\u00eb jet\u00eb ligji funksional. Kur vjen n\u00eb tavolin\u00eb, na thuhet po, por kur vjen n\u00eb tavolin\u00eb nuk pasqyrohen ato.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi propozuar apo sugjeruar asgj\u00eb jo logjike, por vet\u00ebm gj\u00ebra logjike q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb ligjin funksional.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur q\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb ka ardhur ky 30%. Duhet sakt\u00ebsuar q\u00eb kjo nuk duhet th\u00ebn\u00eb si zbritje nga tatimi, por si nj\u00eb pages\u00eb alternative, q\u00eb biznesi t\u00eb jet\u00eb i sigurt kur e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos ket\u00eb mekanizma t\u00eb cil\u00ebt duhet ta komandojn\u00eb dhe ta kontrollojn\u00eb, por t\u00eb vendosen kritere dhe t\u00eb kontrollohet post-faktum, pasi ndodh. K\u00ebshtu b\u00ebjm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, k\u00ebshtu b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb biznes. Nuk na vjen neve askush t\u00eb na thot\u00eb se si do ta b\u00ebjm\u00eb fatur\u00ebn e shitjes apo t\u00eb blerjes, nuk na vjen askush t\u00eb na thot\u00eb se si do ta b\u00ebjm\u00eb kontrat\u00ebn e bashk\u00ebpunimit, por pasi ndodh, jemi objekt i kontrollit. N\u00ebse kemi b\u00ebr\u00eb shkelje n\u00eb biznes, padyshim paguajm\u00eb penalitete nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb, pse duhet t\u00eb jet\u00eb ndryshe? Pse duhet t\u00eb mbaj\u00eb dikush autorizimin se kush do t\u00eb sponsorizoj\u00eb dhe kush do t\u00eb sponsorizohet? Duhen vendosur rregulla dhe kritere dhe i sponsorizuari apo t\u00eb sponsorizuarit duhet t\u2019i respektojn\u00eb ato rregulla.<\/p>\n<p>Edhe tjetra, \u00e7do gj\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, edhe 2 miliard\u00ebshi q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur, sepse ka qen\u00eb zero. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb absolutisht e pamjaftueshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, nuk dua t\u00eb them qesharake, por e pap\u00ebrfillshme. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh me 2 miliard\u00eb? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh n\u00ebse pretendon q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh infrastruktur\u00eb? Thuaj nj\u00eb projekt, sepse ai 2 miliard\u00ebshi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sport, kultur\u00eb dhe art. N\u00ebse do t\u00eb fillojm\u00eb t\u2019i zbresim, \u00e7far\u00eb do t\u00eb mbetet? \u00c7far\u00eb vepre mund t\u00eb b\u00ebsh n\u00ebp\u00ebrmjet atij ligji?<\/p>\n<p>Duhet ta mendojm\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ishte minimalisht 10 miliard\u00eb, aq sa un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb editorialin tim, at\u00ebher\u00eb biznesi dhe sporti mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb projekte madhore.<\/p>\n<p>Ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shum\u00eb projekteve q\u00eb jan\u00eb ideuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfunduar k\u00ebto projekte.<\/p>\n<p>Nuk themi q\u00eb ligji i sponsorizimit\u2026 Ai 2 miliard\u00ebshi tani mendohet si nj\u00eb lloj m\u00ebnyre z\u00ebvend\u00ebsimi i buxhetit q\u00eb duhet t\u00eb kishte Ministria, sepse 2 miliard\u00ebshi plus buxhetin q\u00eb ka Ministria e Sportit, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb af\u00ebrsisht 28 milion\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb sa gjysma ose m\u00eb pak se gjysma e buxhetit q\u00eb ka Kosova.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Dhe e ndar\u00eb n\u00eb tri pjes\u00eb, si\u00e7 u that\u00eb. N\u00ebse ligji miratohet me ndryshimet q\u00eb k\u00ebrkon FSHF-ja, do t\u00eb marrin p\u00ebrfitime konkrete edhe klubet e vogla jasht\u00eb kryeqytetit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi kryesor, sepse nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr klubet e kryeqytetit apo klubet e Abissnet Superiores. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ata kan\u00eb disa mund\u00ebsi, kan\u00eb disa t\u00eb ardhura nga t\u00eb drejtat televizive, disa t\u00eb ardhura nga biletat, minimale, por kan\u00eb mund\u00ebsi riciklimi dhe rizhvillimi t\u00eb futbollit.<\/p>\n<p>Po akademit\u00eb e vogla? Po klubet periferike? Me \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb futboll? Buxhet jo, t\u00eb ardhura jo. At\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi se si duhet t\u00eb luaj\u00eb futboll nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Ersek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Lexova n\u00eb gazet\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 14-vje\u00e7ar, para dy dit\u00ebsh, ishte nga nj\u00eb fshat i Kor\u00e7\u00ebs dhe thoshte: \u201c\u00cbndrra ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb luaj futboll, por nuk kam mund\u00ebsi transporti t\u00eb shkoj n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr st\u00ebrvitje\u201d. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigjeje i keni dh\u00ebn\u00eb, president?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Padyshim q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb njer\u00ebz ta kontaktojn\u00eb dhe ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Por pse kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja, q\u00eb do t\u00eb merrem un\u00eb me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb? Ajo q\u00eb un\u00eb duhet t\u00eb zgjidh bashk\u00eb me shtetin shqiptar dhe bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i krijojm\u00eb kushte atij f\u00ebmije q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb st\u00ebrvitjen n\u00eb fshatin ku \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Me t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb cilat keni lobuar, \u00e7far\u00eb mesazhi keni p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata f\u00ebmij\u00eb, duke qen\u00eb se lindi kjo bised\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb \u00ebndrra? \u00c7far\u00eb premtoni ju si kreu i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, n\u00eb pritje edhe t\u00eb dat\u00ebs 26 n\u00ebntor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme me t\u00eb gjitha projektet?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb t\u00eb gjitha projektet q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rezultatet e ekipit komb\u00ebtar, un\u00eb nuk e shoh thjesht si nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb momentit t\u00eb rezultatit t\u00eb ekipit komb\u00ebtar n\u00eb ato 90 minuta apo n\u00eb at\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb kampionatin europian, por e shoh si nj\u00eb shembull q\u00eb duhet t\u2019u japim k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb t\u2019i bashkohen k\u00ebtij futbolli.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, se i japim shembull, por duhet t\u2019u krijojm\u00eb edhe kushtet. N\u00eb projektet tona jemi munduar t\u2019ua krijojm\u00eb k\u00ebto kushte, por mund\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb federate jan\u00eb t\u00eb limituara. Ne nuk mund t\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb federat\u00eb, qoft\u00eb edhe kjo e futbollit q\u00eb konsiderohet relativisht e fort\u00eb financiarisht, t\u2019i krijoj\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit. Ata f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb taksapagues.<\/p>\n<p>Ne kemi krijuar dhe jemi federat\u00eb unike me nj\u00eb projekt, \u201cUniforma Ime\u201d, ku i japim falas \u00e7do f\u00ebmije \u00e7do lloj materiali sportiv q\u00eb i duhet p\u00ebr futboll, p\u00ebrfshir\u00eb topin, uniform\u00ebn dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Jemi munduar t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb disa fusha futbolli, por ato jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr aq sa duhet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb sponsorizimit, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet buxhetit, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet projekteve q\u00eb kemi marr\u00eb, shum\u00eb projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb sport, vet\u00ebm n\u00eb 10 vitet e fundit investimet e projekteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro, por jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb? Besoj se me baz\u00ebn sportive dhe materialet sportive ne kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr i bot\u00ebs, edhe me infrastruktur\u00ebn. Por ato q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb mira, megjithat\u00eb duhet nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fshf-5\/\">Intervista \/ Presidenti Duka flet p\u00ebr ligjin e sponsorizimit, suksesin e Komb\u00ebtares dhe t\u00eb ardhmen e futbollit shqiptar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, ka folur p\u00ebr ecurin\u00eb e Komb\u00ebtares shqiptare n\u00eb Nations League, objektivat p\u00ebr kualifikueset e Euro 2028, zhvillimin e kampionatit shqiptar dhe organizimin e Kampionatit Europian U-21 n\u00eb vitin 2027, q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb pres\u00eb s\u00eb bashku me Serbin\u00eb. I ftuar n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cSport Fokus\u201d n\u00eb Ora News, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104326","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104326\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}