{"id":104264,"date":"2026-11-22T19:48:14","date_gmt":"2026-11-22T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/22\/me-2-miliarde-leke-nuk-ndertojme-dot-as-nje-fushe-futbolli-presidenti-i-fshf-armand-duka-kundershton-ligjin-e-sponsorizimit\/"},"modified":"2026-11-22T19:48:14","modified_gmt":"2026-11-22T19:48:14","slug":"me-2-miliarde-leke-nuk-ndertojme-dot-as-nje-fushe-futbolli-presidenti-i-fshf-armand-duka-kundershton-ligjin-e-sponsorizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/22\/me-2-miliarde-leke-nuk-ndertojme-dot-as-nje-fushe-futbolli-presidenti-i-fshf-armand-duka-kundershton-ligjin-e-sponsorizimit\/","title":{"rendered":"\u201cMe 2 miliard\u00eb lek\u00eb nuk nd\u00ebrtojm\u00eb dot as nj\u00eb fush\u00eb futbolli\u201d\/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kund\u00ebrshton ligjin e sponsorizimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Endi Tufa t\u00eb Top Channel, kreu i FSHF-s\u00eb vler\u00ebson pun\u00ebn e trajnerit Rolando Maran, shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndryshimin e loj\u00ebs s\u00eb kuqezinjve, por evidenton edhe nj\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion: aktivizimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Duka nuk e cil\u00ebson vendin e par\u00eb n\u00eb grup si nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, por si p\u00ebrmbushje t\u00eb objektivit t\u00eb vendosur. Ai fal\u00ebnderon futbollist\u00ebt, stafin dhe tifoz\u00ebt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen, duke kujtuar edhe ndeshjen me San Marinon, ku pavar\u00ebsisht pritshm\u00ebrive p\u00ebr nj\u00eb interes m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, mb\u00ebshtetja nga tribunat vazhdoi deri n\u00eb fund. Megjithat\u00eb, presidenti i FSHF-s\u00eb mendon se stafi teknik mund t\u00eb kishte shfryt\u00ebzuar m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion p\u00ebr t\u00eb provuar lojtar\u00eb t\u00eb rinj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kishte alternativa shtes\u00eb p\u00ebr kualifikueset e ardhshme t\u00eb Europianit.<\/p>\n<p><strong>\u201cObjektiv i realizuar, por jo nj\u00eb sukses i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Duka e konsideron Lig\u00ebn e Kombeve nj\u00eb edicion t\u00eb suksessh\u00ebm, pasi Komb\u00ebtarja arriti objektivin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vendin e par\u00eb. Ai fal\u00ebnderon lojtar\u00ebt, stafin dhe tifoz\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkushtimin, por pranon se mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb aktivizimit t\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p><strong>\u201cObjektiv i realizuar, se sa i mir\u00eb, por jo nj\u00eb sukses i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. A ka gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb? Padyshim. Ajo q\u00eb mendoj q\u00eb mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb kishte mbase nj\u00eb aktivizim m\u00eb shum\u00eb t\u00eb futbollist\u00ebve m\u00eb t\u00eb rinj, m\u00eb me pak eksperienc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh zgjedhjesh p\u00ebr kualifikueset e Europianit.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cMe fillimin e ndeshjeve zyrtare gj\u00ebrat ndryshuan\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Rolando Maranit nuk u shoq\u00ebrua fillimisht me shum\u00eb entuziaz\u00ebm. Dy ndeshjet e para miq\u00ebsore ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr vet\u00eb presidentin e FSHF-s\u00eb, i cili pranon se n\u00eb at\u00eb moment kishte dyshime n\u00ebse trajneri italian do t\u00eb arrinte ta \u00e7onte p\u00ebrpara projektin e tij. Situata ndryshoi me nisjen e ndeshjeve zyrtare, kur Shqip\u00ebria tregoi nj\u00eb futboll m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb agresiv dhe m\u00eb sulmues.<\/p>\n<p><strong>\u201cEm\u00ebrimi i trajnerit aktual t\u00eb ekipit komb\u00ebtar, Maran, \u00ebsht\u00eb menduar mbase jo si zgjedhje duhet n\u00eb fillim dhe paraqitja e ekipit n\u00eb dy ndeshjet e para miq\u00ebsore ka v\u00ebn\u00eb pik\u00ebpyetje edhe mbi mua, si edhe mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb par\u00eb ndeshjen miq\u00ebsore, mbase dhe mbi vet\u00eb trajnerin, n\u00ebse v\u00ebrtet mund ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb projekt. Por rezultoi q\u00eb me fillimin e ndeshjeve zyrtare gj\u00ebrat ndryshuan. Ekipi v\u00ebrtet pati nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb futboll m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Duka thekson se besimi te Marani nuk ishte rast\u00ebsor dhe se ai e kishte shprehur q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb bindjen se Shqip\u00ebria do t\u00eb luante nj\u00eb futboll m\u00eb t\u00eb bukur dhe m\u00eb ofensiv.<\/p>\n<p><strong>\u201cE kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht rezultatit q\u00eb nuk vjen gjithmon\u00eb, jam i sigurt q\u00eb me k\u00ebt\u00eb trajner ne do shohim nj\u00eb futboll t\u00eb bukur. Do shohim nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb agresive dhe m\u00eb sulmuese apo ofensive. Dhe besoj k\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb gjat\u00eb edicionit.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cM\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj mbase mund t\u00eb kishin futur\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat ku presidenti i FSHF-s\u00eb mendon se Komb\u00ebtarja mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb aktivizimi i futbollist\u00ebve t\u00eb rinj. Shqip\u00ebria, sipas tij, ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment tranzicioni, pasi disa prej lojtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb kan\u00eb qen\u00eb lider\u00eb t\u00eb skuadr\u00ebs jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb karrier\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Duka mendon se duhej t\u2019u jepej m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb alternativave t\u00eb reja, duke p\u00ebrmendur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb futbollist\u00ebt e ekipeve U21 dhe U19.<\/p>\n<p><strong>\u201cE thash\u00eb dhe n\u00eb fillim. M\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj mbase mund t\u00eb kishin futur, dhe ne kemi realisht futbollista t\u00eb rinj v\u00ebrtet me kualitet shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb si n\u00eb ekipin komb\u00ebtar t\u00eb 21-vje\u00e7ar\u00ebve, po edhe n\u00eb ekipin komb\u00ebtar t\u00eb 19-vje\u00e7ar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb paraqitje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb kualifikuese t\u00eb Europianit n\u00eb Qipro me dy fitore nga kat\u00ebr me zero. K\u00ebshtu q\u00eb mbase mund t\u00eb ishin afruar k\u00ebto emra, po thash\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb alternativa p\u00ebr t\u00eb ardhmen.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Duka nuk e sheh si problem mosh\u00ebn e futbollist\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e skuadr\u00ebs. P\u00ebr sa koh\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kontribuojn\u00eb, ata duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Komb\u00ebtares.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb shqet\u00ebson fakti q\u00eb disa nga futbollist\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb, mbase dometh\u00ebn\u00eb relativisht t\u00eb madhe p\u00ebr futboll. Por n\u00eb ekip komb\u00ebtar p\u00ebr sa ke mund\u00ebsi, p\u00ebr sa ke, le t\u00eb themi, fuqi p\u00ebr t\u00eb kontribuar, duhet t\u00eb vazhdosh. Dhe ata pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs, po kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fantastike.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cKemi pasur rezultate pozitive me t\u00eb gjitha ekipet komb\u00ebtare\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, kreu i FSHF-s\u00eb ndalet te rezultatet e t\u00eb gjitha ekipeve komb\u00ebtare gjat\u00eb muajit n\u00ebntor, t\u00eb cilin e cil\u00ebson nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb pozitive p\u00ebr futbollin shqiptar. Nga U15, q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb Festivalin Bot\u00ebror n\u00eb Azerbajxhan, te U17 dhe U19, Duka ve\u00e7on rezultatet e arritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja U15 fitoi tet\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb ndeshjet dhe u rendit n\u00eb vendin e 17-t\u00eb mes 181 skuadrave pjes\u00ebmarr\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb, U19 regjistroi dy fitore bind\u00ebse 4-0 ndaj Qipros dhe Armenis\u00eb, nd\u00ebrsa U17 siguroi kualifikimin n\u00eb Elite Round.<\/p>\n<p><strong>\u201cJo, jo miq\u00ebsore, kjo n\u00eb fakt kemi pasur rezultate pozitive me t\u00eb gjitha ekipet komb\u00ebtare n\u00eb n\u00ebntor. Pothuajse i kemi fituar t\u00eb gjitha, duke filluar q\u00eb nga festivali bot\u00ebror i 15-vje\u00e7ar\u00ebve n\u00eb Azerbajxhan, ku ekipi i 15-vje\u00e7ar\u00ebve nga n\u00ebnt\u00eb ndeshje fitoi tet\u00eb dhe nga 181 skuadra u rendit e 17-ta. Ekipi i 19-vje\u00e7ar\u00ebve fitoi dy ndeshjet e kualifikueseve kund\u00ebr Qipros dhe Armenis\u00eb me rezultat bind\u00ebs nga 4-0. 17-vje\u00e7ar\u00ebt gjithashtu jan\u00eb kualifikuar p\u00ebr n\u00eb Elite Round, k\u00ebshtu q\u00eb v\u00ebrtet kan\u00eb qen\u00eb rezultate t\u00eb mira q\u00eb na kan\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb gjith\u00ebve dhe na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb nj\u00eb n\u00ebntor t\u00eb bukur.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Presidentit t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka,\u00a0 ka shpalosur kund\u00ebrshtit\u00eb dhe propozimet konkrete t\u00eb FSHF-s\u00eb p\u00ebr projektligjin q\u00eb po diskutohet.<\/p>\n<p>Kreu i futbollit shqiptar e vler\u00ebson si nj\u00eb hap pozitiv faktin q\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh diskutimesh, ligji ka mb\u00ebrritur n\u00eb tryez\u00ebn e institucioneve, por k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrpara miratimit p\u00ebrfundimtar. Sipas tij, kufiri prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt dhe duhet t\u00eb pes\u00ebfishohet, nd\u00ebrsa kontrolli i sponsorizimeve nga institucionet shtet\u00ebrore nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb paraprake p\u00ebr financimin.<\/p>\n<p>Duka ngre gjithashtu shqet\u00ebsimin se projektligji nuk garanton se sa para do t\u00eb shkojn\u00eb konkretisht p\u00ebr futbollin dhe infrastruktur\u00ebn sportive. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, ai sjell edhe koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb fushe futbolli, q\u00eb sipas tij arrin n\u00eb rreth 400 mij\u00eb euro. N\u00eb argumentet e tij, presidenti i FSHF-s\u00eb zbulon edhe nj\u00eb shif\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebse: ndikimi i sportit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare arrin af\u00ebrsisht 70 milion\u00eb euro n\u00eb vit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj vlere t\u2019i rikthehet sportit, n\u00ebp\u00ebrmjet investimeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, fushat dhe palestrat.<\/p>\n<h4>\u201cLigji duhet t\u00eb jet\u00eb funksional, nuk duhet t\u00eb pranojn\u00eb n\u00ebse ka hile nga burokrat\u00ebt\u201d<\/h4>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, Federata Shqiptare e Futbollit k\u00ebrkon ndryshime ligjore q\u00eb do t\u00eb ndihmonin zhvillimin e sportit n\u00eb vend. Armand Duka e konsideron pozitiv faktin q\u00eb projektligji i sponsorizimit dhe donacioneve \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb diskutim parlamentar dhe vler\u00ebson mb\u00ebshtetjen q\u00eb ka marr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb krah\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai k\u00ebrkon q\u00eb nisma t\u00eb mos mbetet vet\u00ebm nj\u00eb hap formal, por t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb funksionon realisht p\u00ebr sportin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Duka ngre edhe shqet\u00ebsimin p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e mundshme burokratike n\u00eb draftin aktual.<\/p>\n<p><strong>\u201cPor tashm\u00eb ky ligj, n\u00ebse kemi sensin pozitiv, duhet ta b\u00ebjm\u00eb funksional. Ne kemi v\u00ebrejtje p\u00ebr at\u00eb ligj. Edhe ata q\u00eb kan\u00eb sensin pozitiv, q\u00eb kan\u00eb diskutuar n\u00eb komision parlamentar me shum\u00eb dashuri kryesisht p\u00ebr futbollin, duhet t\u00eb mendojn\u00eb se si t\u00eb jet\u00eb funksional dhe jo si p\u00ebrfaq\u00ebsor. Nuk duhet t\u00eb pranojn\u00eb n\u00ebse ka hile n\u00eb thonj\u00ebza nga dikastere, ministri apo burokrat\u00eb t\u00eb aparatit shtet\u00ebror.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kund\u00ebrshtit\u00eb kryesore t\u00eb presidentit t\u00eb FSHF-s\u00eb lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb funksionoj\u00eb sponsorizimi. Sipas tij, biznesi duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb financoj\u00eb sportin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb financim si nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e tatimit dhe jo si nj\u00eb kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cE para: ligji dhe objektivi \u00ebsht\u00eb q\u00eb biznesi dhe sporti, apo biznesi dhe arti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zhvillimin e sportit, por si nj\u00eb pages\u00eb alternative e tatimit dhe jo si nj\u00eb shpenzim p\u00ebr biznesin. Ligji duhet t\u00eb thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative, eksplicite k\u00ebshtu si\u00e7 po them, q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative e pages\u00ebs s\u00eb tatimit, q\u00eb biznesi t\u00eb jet\u00eb i sigurt p\u00ebr at\u00eb financim q\u00eb jep.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb ku Duka k\u00ebrkon ndryshim \u00ebsht\u00eb kontrolli institucional. Ai nuk kund\u00ebrshton verifikimin e sponsorizimeve dhe zbatimin e kritereve ligjore, por k\u00ebrkon q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet pasi financimi t\u00eb jet\u00eb kryer dhe jo p\u00ebrpara tij. Sipas tij, klubet dhe bizneset nuk duhet t\u00eb detyrohen t\u00eb marrin autorizime paraprake nga ministria.<\/p>\n<p><strong>\u201cUn\u00eb nuk them q\u00eb t\u00eb ket\u00eb anarshi; padyshim q\u00eb k\u00ebto duhen kontrolluar sipas kritereve q\u00eb do vendosen, por pasi t\u00eb ndodhi. Dhe jo m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb autorizim. \u00c7far\u00eb autorizimi do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb klub futbolli q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet publik? Dihet q\u00eb Partizani \u00ebsht\u00eb klub futbolli dhe aktivitet publik. Pse duhet t\u00eb shkoj\u00eb tek ministria sponsorizuesi dhe i sponsorizuari?\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Duka e argumenton kund\u00ebrshtimin e tij duke sjell\u00eb si shembull edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si kontrollohen transaksionet n\u00eb biznes, ku verifikimi b\u00ebhet pasi ato kryhen.<\/p>\n<p><strong>\u201cDometh\u00ebn\u00eb t\u2019i heqim k\u00ebto burokraci dhe t\u00eb kontrollojm\u00eb zbatimin e ligjit n\u00eb momentin q\u00eb ndodh, si\u00e7 kontrollojm\u00eb n\u00eb \u00e7do aktivitet tjet\u00ebr. Edhe biznesi nuk kontrollohet para se t\u00eb kryej\u00eb transaksionin financiar, por kontrollohet mbasi kryhet transaksioni financiar, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin apo jo. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Se n\u00ebse kjo do jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e komanduar dhe e kontrolluar nga aparati burokratik shtet\u00ebror, nuk kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<h4>\u201c2 miliard\u00eb lek\u00eb jan\u00eb shum\u00eb pak\u201d, FSHF k\u00ebrkon pes\u00ebfishimin e fondit<\/h4>\n<p>Kritika m\u00eb e fort\u00eb e presidentit t\u00eb FSHF-s\u00eb lidhet me kufirin financiar t\u00eb parashikuar n\u00eb projektligj. Duka e konsideron shum\u00ebn prej 2 miliard\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e sportit dhe artit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai thekson se ky fond duhet t\u00eb jet\u00eb pes\u00eb her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb dhe sjell si shembull edhe klubet e vogla, t\u00eb cilat mund t\u00eb mbeten pa mund\u00ebsi financimi n\u00ebse shuma e parashikuar shterohet.<\/p>\n<p><strong>\u201cE dyta dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: ligji parashikon q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb nj\u00eb limit, dhe limiti \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb i vog\u00ebl, 2 miliard\u00eb lek\u00eb. \u00c7\u2019do b\u00ebj\u00eb i gjith\u00eb sporti dhe arti me 2 miliard\u00eb lek\u00eb? Dhe pastaj, kur ky 2 miliard\u00eb lek\u00eb fillon dhe shp\u00ebrndahet, kur t\u00eb shkoj\u00eb klubi i Ersek\u00ebs p\u00ebr t\u2019u sponsorizuar, do ta gjej\u00eb zero. Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm nj\u00eb klub profesionist, Tirana, Partizani, Dinamo apo Teuta; \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i gjith\u00eb futbolli shqiptar, t\u00eb gjitha akademit\u00eb.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Krahas rritjes s\u00eb fondit, Duka k\u00ebrkon q\u00eb ligji t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb garantuar t\u00eb sponsorizimeve p\u00ebr infrastruktur\u00ebn sportive. Ai sjell si shembull koston e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb fushe futbolli dhe ngre pik\u00ebpyetjen se \u00e7far\u00eb investimesh konkrete mund t\u00eb realizohen me shum\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p><strong>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb limit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, pes\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Dhe ligji duhet t\u00eb parashikoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre sponsorizimeve duhet t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00eb. \u00c7far\u00eb infrastrukture sportive mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne me 2 miliard\u00eb lek\u00eb gjithsej, kur n\u00ebse do t\u2019i, sa do shkojn\u00eb te arti, sa do shkojn\u00eb te sportet e tjera? Me ato q\u00eb do ngelen p\u00ebr futbollin nuk b\u00ebjn\u00eb dot nj\u00eb fush\u00eb futbolli, se nj\u00eb fush\u00eb futbolli kushton 400.000 euro.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti i FSHF-s\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb futbolli t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi dhe paralajm\u00ebron se, n\u00ebse nuk p\u00ebrcaktohen qart\u00eb destinacionet e fondeve, ato mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb futbolli duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb sigurt. Sa nga ky ligj, nga ky mekaniz\u00ebm do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr futbollin? Sepse po i lam\u00eb k\u00ebshtu, mbase do shkojn\u00eb p\u00ebr koncerte, p\u00ebr fushata elektorale e t\u00eb tjera me radh\u00eb. Dhe ligji duhet t\u00eb mendoj\u00eb se si t\u00eb funksionoj\u00eb dhe jo se si t\u00eb kontrollohet.\u201d<\/strong><\/p>\n<h4>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb duhet t\u2019i kthehet sportit\u201d, ndikimi ekonomik arrin 70 milion\u00eb euro<\/h4>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb presidenti i FSHF-s\u00eb p\u00ebrdor n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ndikimi ekonomik i sportit. Sipas shifrave q\u00eb ai prezanton, aktiviteti sportiv gjeneron rreth 70 milion\u00eb euro ndikim n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare gjat\u00eb nj\u00eb viti. Duka kund\u00ebrshton perceptimin se sporti k\u00ebrkon thjesht t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb para nga buxheti i shtetit dhe thekson se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e kontributit t\u00eb tij ekonomik t\u00eb rikthehet p\u00ebr zhvillimin e sektorit.<\/p>\n<p><strong>\u201cNdikimi i sportit n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit n\u00eb nj\u00eb vit \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 70 milion\u00eb euro. Dhe un\u00eb nuk po k\u00ebrkoj q\u00eb futbolli t\u2019i marr\u00eb nga buxheti k\u00ebto 70 milion\u00eb euro, po t\u00eb kthej\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre. Dhe jo ta kthej\u00eb as p\u00ebr luks, as p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkujt, po p\u00ebr t\u00eb ardhmen, p\u00ebr futbollin e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr fushat, p\u00ebr palestrat e p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Duka i drejton edhe nj\u00eb thirrje Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb ta shoh\u00eb sportin si nj\u00eb aktivitet me kontribut t\u00eb konsideruesh\u00ebm ekonomik dhe jo si nj\u00eb sektor q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<h4>\u201cDraftet jan\u00eb ndryshe nga propozimet q\u00eb ram\u00eb dakord n\u00eb tavolin\u00eb\u201d<\/h4>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs, kreu i FSHF-s\u00eb konfirmon se Federata ka paraqitur propozime konkrete p\u00ebr ndryshimin e projektligjit, duke angazhuar ekspert\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e tij. Megjithat\u00eb, Duka shpreh shqet\u00ebsimin se drafti aktual nuk p\u00ebrputhet me propozimet p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt kishin diskutuar dhe r\u00ebn\u00eb dakord gjat\u00eb konsultimeve.<\/p>\n<p><strong>\u201cPadyshim q\u00eb kemi k\u00ebrkuar, kemi \u00e7uar ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur ligjin. Draftet jan\u00eb ndryshe nga propozimet q\u00eb ram\u00eb dakord n\u00eb tavolin\u00eb. Uroj q\u00eb mos shkoj\u00eb k\u00ebshtu deri n\u00eb fund dhe t\u00eb b\u00ebhet \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr sportin.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi i presidentit t\u00eb FSHF-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: miratimi i ligjit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv, por suksesi i tij do t\u00eb matet nga mund\u00ebsit\u00eb reale q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb sportit shqiptar p\u00ebr t\u2019u financuar dhe zhvilluar, jo nga mekanizmat burokratik\u00eb q\u00eb do ta shoq\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nderkaq, Presidenti i FSHF-s\u00eb, Armand Duka, ka zbuluar preferencat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja shortet. P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesen U21, ai nuk sheh nj\u00eb kund\u00ebrshtar m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm, duke vler\u00ebsuar nivelin e lart\u00eb t\u00eb skuadrave pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>\u201cUn\u00eb kam par\u00eb skuadrat edhe, edhe pozicionimin se ku do t\u00eb jet\u00eb skuadra jon\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedh se k\u00eb nga ata mund t\u00eb mendosh q\u00eb mund ta kemi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjitha skuadra n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb sportiv, me, me eksperienc\u00eb dhe histori rezultatesh shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb uroj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet dhe ekipi sa m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7do lloj kund\u00ebrshtari q\u00eb do sjell\u00eb shorti. Nuk mund t\u00eb shpreh ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjelli ai shorti i 21-vje\u00e7ar\u00ebve\u201d, <\/strong>u shpreh Duka.<\/p>\n<p>Ndryshe \u00ebsht\u00eb situata p\u00ebr Komb\u00ebtaren A. Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb vazon e tret\u00eb dhe, mes mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi me kat\u00ebr ose pes\u00eb skuadra, preferon variantin e par\u00eb. Nj\u00eb grup me kat\u00ebr ekipe do t\u00eb niste kualifikueset n\u00eb muajin shtator, duke i dh\u00ebn\u00eb kuqezinjve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebparshme p\u00ebr p\u00ebrgatitje dhe kat\u00ebr ndeshje miq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Duka shpjegon se kjo mund\u00ebsi lidhet edhe me faktin q\u00eb Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb mars ndeshje play-off t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kombeve, pas vendit t\u00eb par\u00eb t\u00eb siguruar n\u00eb grup.<\/p>\n<p><strong>\u201cDo jen\u00eb gjysma e grupeve me pes\u00eb ekipe dhe gjysma me kat\u00ebr. Kat\u00ebr ekipet m\u00eb t\u00eb forta do jen\u00eb me kat\u00ebr skuadra dhe ato q\u00eb jan\u00eb me kat\u00ebr skuadra do i fillojn\u00eb kualifikueset n\u00eb shtator. I thash\u00eb k\u00ebto p\u00ebr me th\u00ebn\u00eb q\u00eb mbase, n\u00ebse do jemi me kat\u00ebr skuadra dhe fillojm\u00eb n\u00eb shtator, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb mir\u00eb sepse kemi koh\u00eb, duke qen\u00eb q\u00eb ne nuk kemi p\u00ebr t\u00eb luajtur ndeshje play-off-i n\u00eb mars p\u00ebr Nations League si rezultat i renditjes s\u00eb par\u00eb, kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar kat\u00ebr ndeshje miq\u00ebsore deri n\u00eb shtator\u201d, <\/strong>deklaroi presidenti i FSHF-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky skenar ka edhe nj\u00eb kosto sportive. N\u00eb grupet me kat\u00ebr skuadra do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej p\u00ebrfaq\u00ebsueseve m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Europ\u00ebs, \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb rrug\u00ebtimin drejt faz\u00ebs finale. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Duka e shpreh qart\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr shortin n\u00eb Belfast: \u201c<strong>K\u00ebshtu q\u00eb i uroj t\u00eb bim\u00eb me kat\u00ebr skuadra, po kjo me kat\u00ebr skuadra ka nj\u00eb t\u00eb keqe tjet\u00ebr sepse nj\u00eb nga ato t\u00eb kat\u00ebrta \u00ebsht\u00eb nga top skuadrat e Europ\u00ebs\u201d<\/strong>.<\/p>\n<p>Armand Duka, ka zbuluar detaje p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Federat\u00ebs p\u00ebr ta bindur Brajan Grud\u00ebn te luaje me Kombetaren tone, duke theksuar se d\u00ebshira p\u00ebr ta pasur n\u00eb radh\u00ebt e kuqezinjve ka qen\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Duka vler\u00ebson cil\u00ebsit\u00eb e futbollistit dhe kujton se Gruda ka spikatur prej koh\u00ebsh me p\u00ebrfaq\u00ebsueset e moshave t\u00eb Gjermanis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb U21. Kreu i FSHF-s\u00eb konfirmon se Shqip\u00ebria ka tentuar ta afroj\u00eb, por zgjedhja e tij ka qen\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cPadyshim q\u00eb duke qen\u00eb shqiptar me prind\u00ebr shqiptar\u00eb, pavar\u00ebsisht se i lindur n\u00eb Gjermani, kemi pasur shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta kemi n\u00eb skuad\u00ebr, kemi prov\u00ebzuar, por zgjedhja e tij ka qen\u00eb, ka qen\u00eb Gjermania dhe tashm\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull i mbyllur. Ai \u00ebsht\u00eb paraqitur me Gjermanin\u00eb dhe s\u2019mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019i urojm\u00eb suksese n\u00eb karrier\u00ebn e tij sportive\u201d,<\/strong> u shpreh Duka.<\/p>\n<p>Presidenti i FSHF-s\u00eb theksoi gjithashtu se interesimi p\u00ebr Grud\u00ebn nuk ka qen\u00eb nj\u00eb reagim i momentit, pas paraqitjeve t\u00eb tij t\u00eb fundit, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ka zgjatur n\u00eb koh\u00eb. I pyetur n\u00ebse Federata e kishte kontaktuar lojtarin q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, Duka konfirmoi:<\/p>\n<p><strong>\u201cPo, po, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb i kemi ofruar, po vendimi i tij ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Gjermanin\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb FSHF-s\u00eb p\u00ebr ta pasur n\u00eb Komb\u00ebtare, kapitulli i Brajan Grud\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur. Sulmuesi ka zgjedhur Gjermanin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar ekipet e moshave deri te U21.\/<strong> Top Channel<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fshf-4\/\">\u201cMe 2 miliard\u00eb lek\u00eb nuk nd\u00ebrtojm\u00eb dot as nj\u00eb fush\u00eb futbolli\u201d\/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kund\u00ebrshton ligjin e sponsorizimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Endi Tufa t\u00eb Top Channel, kreu i FSHF-s\u00eb vler\u00ebson pun\u00ebn e trajnerit Rolando Maran, shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndryshimin e loj\u00ebs s\u00eb kuqezinjve, por evidenton edhe nj\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb edicion: aktivizimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb rinj. Duka nuk e cil\u00ebson vendin e par\u00eb n\u00eb grup si nj\u00eb sukses t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104264","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104264\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}