{"id":104259,"date":"2026-11-22T17:49:07","date_gmt":"2026-11-22T17:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/22\/cifti-me-jete-te-lumtur-shiriti-i-dasmave-i-tradhton-zbardhet-skema-e-grabitjes-se-43-mije-eurove-ne-ballsh\/"},"modified":"2026-11-22T17:49:07","modified_gmt":"2026-11-22T17:49:07","slug":"cifti-me-jete-te-lumtur-shiriti-i-dasmave-i-tradhton-zbardhet-skema-e-grabitjes-se-43-mije-eurove-ne-ballsh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/22\/cifti-me-jete-te-lumtur-shiriti-i-dasmave-i-tradhton-zbardhet-skema-e-grabitjes-se-43-mije-eurove-ne-ballsh\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d\/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes s\u00eb 43 mij\u00eb eurove n\u00eb Ballsh"},"content":{"rendered":"<p>Makina me targat e mbuluara me shiritin \u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d dhe nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb krijuar alibi p\u00ebrmes nj\u00eb automjeti me qira.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga detajet e dosjes s\u00eb siguruar nga Anila Hoxha p\u00ebr vjedhjen e rreth 43 mij\u00eb eurove dhe 1 milion lek\u00ebve n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimi n\u00eb Ballsh m\u00eb 26 mars t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Kristi Jorgji, prokurori q\u00eb hetoi vjedhjen, e ka dor\u00ebzuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb t\u00eb jan\u00eb renditur t\u00eb dh\u00ebnat se si e zbuloi grabitjen, ku nd\u00ebr to p\u00ebrmendet se u k\u00ebrkua n\u00eb disa pika shitjesh t\u00eb cilat treg\u00ebtojn\u00eb letra me mbishkrime prej nga ku k\u00ebrkuan edhe kamerat e siguris\u00eb, q\u00eb mund\u00ebsuan dhe kapjen e autor\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, plani dyshohet se \u00ebsht\u00eb organizuar disa or\u00eb p\u00ebrpara grabitjes. Tre personat kan\u00eb marr\u00eb fillimisht nj\u00eb automjet Audi A4 me portobagazh dhe m\u00eb pas kan\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb kompani makinash me qira n\u00eb Fier, ku kan\u00eb marr\u00eb edhe nj\u00eb Honda Jazz t\u00eb zez\u00eb. Por nj\u00eb tjet\u00ebr detaj q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e hetuesve \u00ebsht\u00eb blerja e nj\u00eb shiriti adeziv t\u00eb kuq me mbishkrimin \u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb mbuluar targat e Audit q\u00eb shfaqet n\u00eb pamjet filmike t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p><strong>Vjedhja n\u00eb Ballsh<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 26 mars, rreth or\u00ebs 16:17, Ferat Shehaj, punonj\u00ebs n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimi dhe k\u00ebmbimi valutor n\u00eb Ballsh, kishte l\u00ebn\u00eb mbi tavolin\u00ebn e agjencis\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb shpine dhe disa qese me para, nd\u00ebrsa ishte larguar p\u00ebr pak \u00e7aste p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb automjetin e tij, t\u00eb parkuar rreth 100 metra larg.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ant\u00eb ndodheshin 38 mij\u00eb euro, 4 mij\u00eb paund dhe rreth 1 milion lek\u00eb. N\u00eb ato momente, nj\u00eb person i veshur me t\u00eb zeza, me kapu\u00e7, kapele dhe doreza, ka hyr\u00eb n\u00eb ambient dhe ka marr\u00eb vet\u00ebm \u00e7ant\u00ebn, pa u vonuar p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sendet e tjera q\u00eb ndodheshin mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi ka ngritur dyshimin se autori kishte dijeni paraprake p\u00ebr vendndodhjen e parave dhe p\u00ebr \u00e7ant\u00ebn ku ato mbaheshin.<\/p>\n<p><strong>Shiriti \u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d zbulon makin\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Pas vjedhjes, autori \u00ebsht\u00eb larguar me nj\u00eb Audi t\u00eb zi me portobagazh, n\u00eb drejtim t\u00eb Hekalit, Klosit dhe m\u00eb pas Fierit. Viktima, sapo ka kuptuar se i ishin marr\u00eb parat\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb automjetit dhe ka njoftuar policin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, ai ka treguar se n\u00eb vend t\u00eb targ\u00ebs s\u00eb automjetit kishte dalluar mbishkrimin \u201c\u00c7ifti, jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d, me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe.<\/p>\n<p>Ky detaj \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga elementet kryesore t\u00eb hetimit. Nga k\u00ebqyrja e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, hetuesit kan\u00eb identifikuar nj\u00eb Audi A4 B8 t\u00eb zi me portobagazh, nd\u00ebrsa kan\u00eb zbuluar se disa or\u00eb p\u00ebrpara vjedhjes, nj\u00ebri prej t\u00eb dyshuarve kishte hyr\u00eb n\u00eb dyqanin \u201cGold Flower\u201d n\u00eb Fier dhe kishte bler\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb shirit adeziv t\u00eb kuq me k\u00ebt\u00eb mbishkrim.<\/p>\n<p><strong>Makina me qira p\u00ebr t\u00eb krijuar alibi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i dosjes lidhet me automjetin Honda Jazz, t\u00eb marr\u00eb me qira po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Fier. Sipas prokuroris\u00eb, automjeti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga shtetasja Anna Meissane Boudiaf, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb siguruar makin\u00ebn kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb edhe dy personat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e kamerave, hetuesit kan\u00eb rind\u00ebrtuar l\u00ebvizjet e tre personave q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e paradites. N\u00eb or\u00ebn 10:53, Audi i zi ka mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb servis automjetesh n\u00eb rrug\u00ebn Fier-Patos, pran\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb, ku prej tij kan\u00eb zbritur tre t\u00eb dyshuarit. M\u00eb pas, ata kan\u00eb marr\u00eb Honda Jazz-in.<\/p>\n<p>Kamerat kan\u00eb dokumentuar gjithashtu ndalimin e automjetit pran\u00eb dyqanit t\u00eb luleve n\u00eb or\u00ebn 11:47, ku \u00ebsht\u00eb filmuar nj\u00ebri prej t\u00eb dyshuarve duke bler\u00eb shiritin adeziv.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb, Honda Jazz \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb alibi dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur l\u00ebvizjet e personit q\u00eb dyshohet se kreu vjedhjen. T\u00eb dh\u00ebnat GPS t\u00eb automjetit tregojn\u00eb se ai ka qen\u00eb n\u00eb qarkullim gjat\u00eb orarit t\u00eb ngjarjes dhe ka rifilluar l\u00ebvizjen pas or\u00ebs 18:39.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe gjurm\u00ebt pas vjedhjes<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dosje p\u00ebrfshihet edhe nj\u00eb komunikim q\u00eb Shehaj ka pasur me nj\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb tij, i cili jetonte n\u00eb Greqi. Ky i fundit i kishte p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb mesazh, sipas t\u00eb cilit v\u00ebllai i nj\u00ebrit prej t\u00eb dyshuarve kishte pohuar se vjedhjen e kishte kryer pik\u00ebrisht ai, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm me Shehajn, pasi ky i fundit nuk i kishte prer\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb avioni. Ky komunikim \u00ebsht\u00eb administruar nga hetuesit p\u00ebrmes bisedave n\u00eb Messenger.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb dyshuarve, gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje, ka deklaruar se kishte ndihmuar nj\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb merrte nj\u00eb automjet me qira n\u00eb Fier, duke p\u00ebrshkruar edhe takimin me t\u00eb dhe l\u00ebvizjet gjat\u00eb asaj dite.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, Prokuroria e Fierit ka arritur n\u00eb konkluzionin se tre personat kan\u00eb pasur role t\u00eb ndryshme n\u00eb realizimin e vjedhjes: nj\u00ebri dyshohet si organizator dhe ekzekutor, nj\u00ebra si ndihm\u00ebse p\u00ebr krijimin e alibis\u00eb, nd\u00ebrsa i treti si person q\u00eb ka ndihmuar n\u00eb sigurimin e automjetit me qira dhe l\u00ebvizjet e t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Prokuroria ka k\u00ebrkuar d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb G\u00ebzim Fejzull\u00ebs, Anna Meissane Boudiaf dhe Arsen (Odise) Saliajt, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vjedhje n\u00eb bashk\u00ebpunim me pasoj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vjedhja-10\/\">\u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d\/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes s\u00eb 43 mij\u00eb eurove n\u00eb Ballsh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Makina me targat e mbuluara me shiritin \u201c\u00c7ifti me jet\u00eb t\u00eb lumtur\u201d dhe nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb krijuar alibi p\u00ebrmes nj\u00eb automjeti me qira. K\u00ebto jan\u00eb disa nga detajet e dosjes s\u00eb siguruar nga Anila Hoxha p\u00ebr vjedhjen e rreth 43 mij\u00eb eurove dhe 1 milion lek\u00ebve n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimi n\u00eb Ballsh m\u00eb 26 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104259","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104259\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}