{"id":104201,"date":"2026-11-21T11:48:13","date_gmt":"2026-11-21T11:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/21\/rama-hap-thesin-e-premtimeve-elektorale-per-9-majin-kujtohet-per-pensionistet-dhe-rinine\/"},"modified":"2026-11-21T11:48:13","modified_gmt":"2026-11-21T11:48:13","slug":"rama-hap-thesin-e-premtimeve-elektorale-per-9-majin-kujtohet-per-pensionistet-dhe-rinine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/21\/rama-hap-thesin-e-premtimeve-elektorale-per-9-majin-kujtohet-per-pensionistet-dhe-rinine\/","title":{"rendered":"Rama hap thesin e premtimeve elektorale p\u00ebr 9 Majin, kujtohet p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe rinin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto 13 vite n\u00eb pushtet, kryeministri Edi Rama ka nisur shp\u00ebrndarjen e premtimeve p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale t\u00eb 9 majit, duke p\u00ebrdorur Asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar paket\u00ebn e masave q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb buxhetin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb deklaratave t\u00eb tij kan\u00eb qen\u00eb pensionist\u00ebt, familjet me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe prind\u00ebrit q\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment kur PS ka nisur mobilizimin e strukturave p\u00ebr betej\u00ebn elektorale n\u00eb kryeqytet, Rama ka premtuar rritje t\u00eb bonusit t\u00eb fundvitit p\u00ebr pensionist\u00ebt, dyfishim t\u00eb rritjes s\u00eb pensioneve n\u00eb vitet n\u00eb vijim, si dhe ndryshime n\u00eb skem\u00ebn e mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr lindjet e reja.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb deklaroi se nga 1 janari bonusi i fundvitit p\u00ebr pensionist\u00ebt do t\u00eb rritet, nd\u00ebrsa indeksimi i pensioneve do t\u00eb afrohet n\u00eb muajin prill. Ai premtoi gjithashtu se rritja do t\u00eb dyfishohet edhe n\u00eb vitet pasuese, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk i kthejm\u00eb dot mbrapsht vitet q\u00eb ik\u00ebn, por ne, fal\u00eb rritjes ekonomike, mund t\u2019ua b\u00ebjm\u00eb pak m\u00eb t\u00eb lehta dhe \u00e7do vit m\u00eb t\u00eb lehta vitet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ja pse, nga 1 janari, si\u00e7 parashikohet n\u00eb buxhet, bonusi i tyre i fundvitit do t\u00eb rritet. Rritja do t\u00eb jet\u00eb dyfishi i rritjes s\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Indeksimi i pensioneve do t\u00eb afrohet n\u00eb muajin prill.<\/p>\n<p>Askush nga pensionist\u00ebt t\u00eb mos mendoj\u00eb se mjafton. Jo. Por ka nj\u00eb ndryshim mes pensionit q\u00eb nuk rritet dhe pensionit q\u00eb rritet \u00e7do vit. Vitin e ardhsh\u00ebm, pas k\u00ebtij q\u00eb vjen, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb dyfishohet rritja dhe, po ashtu, edhe n\u00eb vitin e fundit t\u00eb mandatit do t\u00eb rritet dyfish\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr premtim i prezantuar nga kryeministri lidhet me skem\u00ebn e bonusit t\u00eb bebeve. Sipas tij, mb\u00ebshtetja nuk do t\u00eb kufizohet m\u00eb te nj\u00eb pages\u00eb e vetme pas lindjes, por do t\u00eb shtrihet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb ndihme mujore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>\u201cKa ndryshuar edhe skema e bebeve. Jo m\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb zgjatur dhe nj\u00eb urim p\u00ebr dit\u00ebn e lindjes, por me nj\u00eb ndihm\u00eb \u00e7do muaj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb mosh\u00ebn 5-vje\u00e7are. Duam t\u2019i rrim\u00eb pran\u00eb familjes pik\u00ebrisht kur nj\u00eb g\u00ebzim i madh vjen n\u00eb sht\u00ebpi, por edhe me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Ambicia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebsaj, t\u00eb rrisim ekonomin\u00eb dhe ta shtrijm\u00eb mb\u00ebshtetjen n\u00eb vite dhe \u00e7do muaj\u201d, u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>Rama ka ve\u00e7uar gjithashtu njohjen e sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr prind\u00ebrit dhe kujdestar\u00ebt q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi ndryshe. Sipas tij, k\u00ebta prind\u00ebr nuk duhet t\u00eb penalizohen me munges\u00ebn e pensionit dhe t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb paguajn\u00eb vet\u00eb kontributet.<\/p>\n<p>\u201cNjohja e sigurimeve p\u00ebr kujdestar\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi ndryshe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur. Jan\u00eb t\u00eb shumta n\u00ebnat q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, sepse b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr pa orar, pa pushim javor, pa luksin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2018u lodh\u00ebm\u2019, duke i q\u00ebndruar mbi kok\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes n\u00eb \u00e7do or\u00eb e \u00e7ast.<\/p>\n<p>U themi t\u00eb gjitha atyre n\u00ebnave dhe prind\u00ebrve: Ju nuk jeni vet\u00ebm, ne ju shohim. Ju nuk mund t\u00eb mbeteni pa pension dhe pa kujdes mjek\u00ebsor sepse nuk paguani kontribute. Ne do t\u2019i paguajm\u00eb p\u00ebr ju\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto zotime, kryeministri ka vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrfitimet sociale dhe ekonomike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Partia Socialiste po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb 9 majit. Pensionist\u00ebt, familjet e reja dhe prind\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebve me aft\u00ebsi ndryshe jan\u00eb kthyer k\u00ebshtu n\u00eb kategorit\u00eb kryesore t\u00eb cilave Rama u drejtoi premtimet nga Asambleja e PS-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Rama ka zgjedhur nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb banes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb prezantuar premtimet e radh\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 9 majit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb, kreu i qeveris\u00eb deklaroi se 10 mij\u00eb familje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb \u00e7el\u00ebsat e sht\u00ebpive n\u00eb vitin 2027 p\u00ebrmes programit t\u00eb ri t\u00eb strehimit, nd\u00ebrsa objektivi i shpallur nga socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2030 t\u00eb dor\u00ebzohen 55 mij\u00eb \u00e7el\u00ebsa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb premtim q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sociale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe \u00e7iftet e reja, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me \u00e7mime t\u00eb pap\u00ebrballueshme t\u00eb apartamenteve dhe v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb tyren.<\/p>\n<p>Rama tha se programi i ri synon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb familjet q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb sigurojn\u00eb vet\u00eb nj\u00eb banes\u00eb, duke e cil\u00ebsuar strehimin si nj\u00eb nga sfidat q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb zhvillimi i kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cMe buxhetin e ri dhe sistemin e ri t\u00eb strehimit, 10 mij\u00eb t\u00eb par\u00ebt, familje t\u00eb reja, do t\u00eb ken\u00eb shansin t\u00eb marrin \u00e7el\u00ebsin e sht\u00ebpis\u00eb duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne kemi ambicien q\u00eb deri n\u00eb 2030, e kemi t\u00eb shkruar n\u00eb programin e 2025, t\u00eb dor\u00ebzojm\u00eb 55 mij\u00eb \u00e7el\u00ebsa, ku shteti u gjendet pran\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve atyre q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb pasur \u00e7atin\u00eb e tyre\u201d, deklaroi kryeministri.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej premtimeve p\u00ebr strehimin, Rama u ndal edhe te debati p\u00ebr kullat dhe nd\u00ebrtimet e larta n\u00eb Tiran\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar kritikat p\u00ebr zhvillimin e pakontrolluar urban t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>Kryeministri argumentoi se Tirana nuk ka nd\u00ebrtuar ende aq shum\u00eb kulla sa t\u00eb p\u00ebrballet me pasoja nga ky zhvillim, nd\u00ebrsa theksoi se nd\u00ebrtimet sjellin t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr buxhetin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr \u00e7do kull\u00eb apo pallat t\u00eb ri, nj\u00eb pjes\u00eb e kontributit shkon p\u00ebr strehimin social, nd\u00ebrsa bashkia p\u00ebrfiton edhe nga taksat e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qytet q\u00eb nd\u00ebrton gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si Tirana, por ku gjithnj\u00eb e m\u00eb pak t\u00eb rinj kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta shikojn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi e m\u00eb pak ta ken\u00eb, ka nj\u00eb problem q\u00eb nuk zgjidhet duke nd\u00ebrtuar edhe m\u00eb shum\u00eb, por duke e par\u00eb rritjen e Tiran\u00ebs si nj\u00eb burim mund\u00ebsish p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb shp\u00ebrndarjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kam nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb dua ta ndaj. Ne nuk kemi ende faktikisht nd\u00ebrtuar n\u00eb Tiran\u00eb aq shum\u00eb kulla sa t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb, por nga ato pak kulla, t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb, jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. T\u00eb gjith\u00eb kur shohin nj\u00eb kull\u00eb apo pallat t\u00eb ri q\u00eb nd\u00ebrtohet, aty jan\u00eb 3% p\u00ebr strehimin social, kontribut i kujtdo q\u00eb nd\u00ebrton nj\u00eb kull\u00eb apo pallat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb 8% taks\u00eb p\u00ebr kryeqytetin. N\u00ebse bashkis\u00eb Tiran\u00eb i heq taksat dhe kontributet, buxheti i bashkis\u00eb, b\u00ebhet nj\u00eb buxhet q\u00eb nuk p\u00ebrballon dot nga nevojat q\u00eb ka qyteti e me radh\u00eb\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-premtime-2\/\">Rama hap thesin e premtimeve elektorale p\u00ebr 9 Majin, kujtohet p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe rinin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto 13 vite n\u00eb pushtet, kryeministri Edi Rama ka nisur shp\u00ebrndarjen e premtimeve p\u00ebrpara zgjedhjeve lokale t\u00eb 9 majit, duke p\u00ebrdorur Asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb prezantuar paket\u00ebn e masave q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb buxhetin e ardhsh\u00ebm. N\u00eb fokus t\u00eb deklaratave t\u00eb tij kan\u00eb qen\u00eb pensionist\u00ebt, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104201","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104201\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}