{"id":104198,"date":"2026-11-21T10:48:13","date_gmt":"2026-11-21T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/21\/tabaku-kritikon-paketen-fiskale-2027-nuk-lehteson-familjet-shumica-e-shqiptareve-do-te-paguajne-faturen-e-kripur\/"},"modified":"2026-11-21T10:48:13","modified_gmt":"2026-11-21T10:48:13","slug":"tabaku-kritikon-paketen-fiskale-2027-nuk-lehteson-familjet-shumica-e-shqiptareve-do-te-paguajne-faturen-e-kripur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/21\/tabaku-kritikon-paketen-fiskale-2027-nuk-lehteson-familjet-shumica-e-shqiptareve-do-te-paguajne-faturen-e-kripur\/","title":{"rendered":"Tabaku kritikon paket\u00ebn fiskale 2027: Nuk leht\u00ebson familjet, shumica e shqiptar\u00ebve do t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e kripur"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb leht\u00ebsimeve tatimore n\u00eb paket\u00ebn fiskale 2027, duke paralajm\u00ebruar se zgjerimi i skem\u00ebs s\u00eb TVSH-s\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb kosto shtes\u00eb p\u00ebr bizneset e vogla.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rubrik\u00ebs \u201cK\u00ebndi i Fundjav\u00ebs\u201d, Tabaku deklaroi se ndryshimet e parashikuara n\u00eb paket\u00ebn fiskale 2027 nuk sjellin ulje t\u00eb tatimit mbi pag\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb familje ku t\u00eb dy prind\u00ebrit marrin nga 100 mij\u00eb lek\u00eb bruto n\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas saj, nj\u00eb individ me pag\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb bruto p\u00ebrfiton nj\u00eb ulje t\u00eb tatimit prej rreth 10 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb p\u00ebrfitimeve si nj\u00eb vendimmarrje politike t\u00eb qeveris\u00eb Rama, duke kund\u00ebrshtuar pretendimet se ndryshimet fiskale synojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e shtres\u00ebs s\u00eb mesme.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb paraqitura prej saj, as familjet ku t\u00eb dy prind\u00ebrit marrin paga prej 50 mij\u00eb lek\u00ebsh bruto nuk p\u00ebrfitojn\u00eb leht\u00ebsime nga ndryshimet e propozuara.<\/p>\n<p>\u201cPo dy prind\u00ebrit q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe mezi mbulojn\u00eb shpenzimet e sht\u00ebpis\u00eb, ku jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari?\u201d, pyeti ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur nga Tabaku lidhet me uljen e pragut t\u00eb regjistrimit n\u00eb TVSH p\u00ebr bizneset e vogla, nga 10 milion\u00eb n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb xhiro vjetore.<\/p>\n<p>Duke iu referuar relacionit t\u00eb qeveris\u00eb, ajo deklaroi se rreth 17.500 biznese pritet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb skem\u00ebn e TVSH-s\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat shtes\u00eb t\u00eb parashikuara nga kjo mas\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 4,5 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar ndikimin te biznesi i vog\u00ebl, Tabaku mori si shembull nj\u00eb aktivitet ekonomik me xhiro vjetore prej 6 milion\u00eb lek\u00ebsh, duke theksuar se kjo shum\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson fitimin real t\u00eb familjes q\u00eb e administron. Nga k\u00ebto t\u00eb ardhura, sipas saj, duhet t\u00eb mbulohen shpenzimet p\u00ebr furnitor\u00ebt, qiran\u00eb, pagat e punonj\u00ebsve dhe detyrimet e tjera.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se p\u00ebrfshirja n\u00eb skem\u00ebn e TVSH-s\u00eb do t\u00eb shtoj\u00eb edhe kostot e kontabilitetit, duke krijuar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb formalizuar.<\/p>\n<p>Deputetja e PD-s\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje edhe mbi ndikimin q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb te konsumator\u00ebt ulja e premtuar e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet baz\u00eb n\u00eb nivelin 6%.<\/p>\n<p>Sipas saj, rritja e norm\u00ebs s\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr produktet e tjera n\u00eb 21%, s\u00eb bashku me kostot e transportit dhe p\u00ebrqendrimin e tregjeve, mund t\u00eb kufizojn\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb pritet t\u00eb reflektohen n\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke u ndalur te pensionist\u00ebt, Tabaku theksoi se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre shkon p\u00ebr ushqime dhe pages\u00ebn e faturave t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes shembullit t\u00eb nj\u00eb pensionisti q\u00eb jeton i vet\u00ebm n\u00eb banes\u00ebn e tij, ajo argumentoi se pas mbulimit t\u00eb shpenzimeve mujore mbeten shum\u00eb pak t\u00eb ardhura p\u00ebr nevoja t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Tabaku e lidhi m\u00ebnyr\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb barr\u00ebs tatimore me at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si nj\u00eb sistem fiskal q\u00eb favorizon nj\u00eb pakic\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr largimin e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Tabakut:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb enjten her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, Parlamenti votoi me votat e socialist\u00ebve paket\u00ebn fiskale dhe buxhetin 2027. Sot do t\u00eb shohim se sa para mbeten n\u00eb xhepat e familjeve shqiptare pas k\u00ebtij buxheti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare d\u00ebgjuam nga kryeministri, n\u00eb fjal\u00ebn e tij, p\u00ebr miliardat q\u00eb do t\u00eb mblidhen dhe do t\u00eb shpenzohen. Por p\u00ebr nj\u00eb prind q\u00eb jeton me pag\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb pensionist apo p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb mban familjen me nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl, llogaria fillon te fatura e ushqimeve dhe mbaron te parat\u00eb q\u00eb mbeten n\u00eb fund t\u00eb muajit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje me dy paga t\u00eb vogla, nga 50 mij\u00eb lek\u00eb bruto secila, nuk p\u00ebrfiton asnj\u00eb lek nga ndryshimet n\u00eb tatimin mbi pagat. Edhe p\u00ebr nj\u00eb familje me dy paga nga 100 mij\u00eb lek\u00eb bruto, leht\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb zero. Nd\u00ebrsa nj\u00eb i pun\u00ebsuar me pag\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb bruto do t\u00eb paguaj\u00eb rreth 10 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak tatim n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja politike e qeveris\u00eb Rama p\u00ebr leht\u00ebsimin e tatimit mbi pagat.<\/p>\n<p>Qeveria e quan mb\u00ebshtetje p\u00ebr shtres\u00ebn e mesme. Po dy prind\u00ebrit q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe mezi mbulojn\u00eb shpenzimet e sht\u00ebpis\u00eb, ku jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogari? \u00c7far\u00eb mb\u00ebshtetjeje konkrete marrin p\u00ebr qiran\u00eb, ushqimet dhe rritjen e f\u00ebmij\u00ebve?<\/p>\n<p>Shifrat e INSTAT-it nd\u00ebr vite tregojn\u00eb se kostoja e ushqimeve dhe kostot e jetes\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi jan\u00eb rritur me 71% nga viti 2014 e deri m\u00eb sot. Rritja e kostove ka ardhur ekskluzivisht si pasoj\u00eb e politikave t\u00eb socialist\u00ebve, q\u00eb kan\u00eb abuzuar dhe shkat\u00ebrruar si ekonomin\u00eb, ashtu edhe kultur\u00ebn e politik\u00ebs fiskale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 vite t\u00eb qeverisjes kan\u00eb ndryshuar mbi 40 her\u00eb ligjin p\u00ebr TAP dhe Tatim Fitimin. Kjo ka shkat\u00ebrruar ardhm\u00ebrin\u00eb ekonomike dhe kultur\u00ebn e planifikimit, dhe m\u00eb tej kan\u00eb zbrazur xhepat e shqiptar\u00ebve n\u00eb biznes dhe n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, kur flasim sot p\u00ebr premtimin e uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb te shporta e ushqimeve baz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn askush nuk e di dhe pak kush beson se do t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb sadopak, duhet t\u00eb kemi parasysh se qeveria \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb premtoj\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, duke deklaruar se nuk e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb premtim.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, arkitektura fiskale q\u00eb ka nd\u00ebrtuar qeveria dhe, m\u00eb tej, rritja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr produktet e tjera n\u00eb 21% ka gjasa t\u00eb mos prodhojn\u00eb efektin e uljes s\u00eb \u00e7mimeve. Struktura ekonomike e monopoleve dhe oligopoleve, e shoq\u00ebruar me kontrollet dhe sistemin e ligjeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me porosi dhe p\u00ebrjashtime fiskale, do ta zhb\u00ebj\u00eb edhe at\u00eb efekt t\u00eb instaluar n\u00eb mendjen e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb, \u00e7mimi i naft\u00ebs do t\u00eb rritet, sepse TVSH-ja do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 21% m\u00eb shpejt sesa lista e ushqimeve do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb 6%, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimet e rritura. At\u00ebher\u00eb, kush fiton nga e gjith\u00eb kjo? Pakica q\u00eb sundon padrejt\u00ebsisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve do t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e kripur t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb rriten.<\/p>\n<p>Dhe e gjith\u00eb kjo, nd\u00ebrsa zhvler\u00ebsimi i euros zhvler\u00ebson remitancat, mbyll fabrikat dhe fundos bujq\u00ebsin\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb fitore vet\u00ebm nj\u00eb pakice t\u00eb pandershme q\u00eb ka ngritur sistemin e padrejt\u00eb ndaj shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani marrim pensionistin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebjm\u00eb llogarin\u00eb, t\u00eb kemi parasysh di\u00e7ka shum\u00eb thelb\u00ebsore. N\u00eb vitin 2015, qeveria shqiptare nd\u00ebrmori nj\u00eb reform\u00eb pensionesh. Kryeministri Rama, asokohe n\u00eb krahun e ish-benjaminit t\u00eb tij, Erion Veliajt, u angazhua p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb pensionesh q\u00eb do t\u00eb nderonte dhe respektonte pensionist\u00ebt. Gjithashtu, u angazhua q\u00eb kjo reform\u00eb do t\u00eb ulte deficitin e pensioneve dhe se qeveria nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb bonuse, pasi formula ishte e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dekad\u00eb pas k\u00ebsaj reforme, pensionist\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit dhe me fuqin\u00eb bler\u00ebse m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon. \u00c7mimet e produkteve ushqimore jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Pensioni shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebti n\u00eb rajon dhe, kur llogaritet me fuqin\u00eb bler\u00ebse, diferenca rritet m\u00eb tej. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria ka \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon dhe ushqimi kushton sa mesatarja e BE-s\u00eb. Nj\u00eb pensionist n\u00eb Shqip\u00ebri blen me pensionin e tij 2.4 her\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb pensionist n\u00eb Serbi dhe 3 her\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00ebse merren vet\u00ebm \u00e7mimet e ushqimit, fuqia bler\u00ebse e pensionit shqiptar \u00ebsht\u00eb 182 PPS, kundrejt 438 n\u00eb Serbi dhe 612 n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Pensionisti yn\u00eb blen tre her\u00eb m\u00eb pak se ai malazez dhe 2.4 her\u00eb m\u00eb pak se ai serb. 38% e t\u00eb moshuarve tan\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr gj\u00ebrat baz\u00eb, kurse n\u00eb BE jan\u00eb 5%.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar plot\u00ebsisht se sa ky buxhet i pritsh\u00ebm do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebt e pensionist\u00ebve, le t\u2019i hedhim nj\u00eb sy asaj q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht mund t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb pensionist.<\/p>\n<p>Kam marr\u00eb nj\u00eb pensionist q\u00eb jeton vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet dhe e kam krahasuar me pensionin mesatar t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb, 20 003 lek\u00eb pas indeksimit t\u00eb tetorit 2026. Ai do t\u00eb shpenzoj\u00eb 63% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij p\u00ebr ushqime, 13% p\u00ebr uj\u00eb e drita dhe 15% p\u00ebr shpenzimet e tjera t\u00eb higjien\u00ebs personale. N\u00eb fund t\u00eb muajit, pas gjith\u00eb llogarive, atij i mbeten 238 lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, pensionisti nuk do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nip\u00ebrve apo mbesave t\u2019u b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr dit\u00eblindje apo fundvit. Pas nj\u00eb jete pune, nuk ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhur t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj \u00ebsht\u00eb familja q\u00eb jeton nga biznesi i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Pragu i regjistrimit n\u00eb TVSH ulet nga 10 n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb xhiro vjetore. Sipas relacionit t\u00eb qeveris\u00eb, kjo fut n\u00eb skem\u00eb rreth 17 mij\u00eb e 500 biznese, prej t\u00eb cilave shteti pret 4,5 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Merrni nj\u00eb aktivitet q\u00eb qarkullon 6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Nga kjo shum\u00eb paguhen furnitor\u00ebt, qiraja, punonj\u00ebsit dhe detyrimet. Vet\u00ebm ajo q\u00eb mbetet mban familjen e pronarit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fash\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb shtres\u00eb e mesme. Q\u00eb t\u00eb kuptohemi, shtres\u00eb e mesme nuk jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bank\u00eb apo n\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ka plot nga shtresa e mesme dhe profesionist\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb kan\u00eb hapur biznese dhe sip\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shtresa e mesme \u00ebsht\u00eb goditur m\u00eb fort se t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb buxhet. Me sa duket, armiq\u00ebsia e kryeministrit me ata q\u00eb fituan betej\u00ebn kund\u00ebr taksimit t\u00eb pandersh\u00ebm t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb reale.<\/p>\n<p>Vendosja e TVSH-s\u00eb te bizneset me 5 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb varf\u00ebroj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb formalizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb gjej\u00eb shtigje p\u00ebr t\u2019i ikur shtetit dhe nj\u00eb sistemi q\u00eb punon kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Kostot e atyre q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb TVSH do t\u00eb shtohen, sepse do t\u2019u duhet t\u00eb marrin nj\u00eb kontabilist, pa llogaritur rritjen e TVSH-s\u00eb n\u00eb 21% dhe ngarkesat e tjera fiskale t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Si k\u00ebmbim, nuk duket se shqiptar\u00ebt do t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb. Si\u00e7 edhe kemi par\u00eb n\u00eb buxhet, sh\u00ebrbimet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe barnave po p\u00ebrgatiten t\u00eb jepen me nj\u00eb monopol te oborrtari i radh\u00ebs, p\u00ebrmes skem\u00ebs KAYO n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, nj\u00eb ishull paligjshm\u00ebrie q\u00eb nuk kontrollohet nga askush, por q\u00eb do t\u00eb menaxhoj\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, miliarda lek\u00eb t\u00eb taksave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe, nga ana tjet\u00ebr, monopolin e barnave dhe jo vet\u00ebm n\u00eb spital, por n\u00eb fund edhe jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb sot po shohim nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rast\u00ebsishme. Ndryshe nga socialist\u00ebt n\u00eb pushtet, ajo q\u00eb shohim sot \u00ebsht\u00eb jet\u00ebzimi i ndryshimeve q\u00eb kjo shumic\u00eb dhe qeveri kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur miratuan s\u00eb pari paket\u00ebn fiskale socialiste, buxhetin e par\u00eb me PPP-t\u00eb dhe koncesionet q\u00eb sot po d\u00ebshmojn\u00eb se si jan\u00eb vjedhur n\u00eb dosjet e SPAK-ut, por edhe ligjet me porosi q\u00eb kan\u00eb kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur nga interesat e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky sistem ka ndryshuar 92 her\u00eb taksat n\u00eb vend, duke mbledhur po aq sa p\u00ebrpara vitit 2013.<\/p>\n<p>Sot nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb jemi vendi m\u00eb i varf\u00ebr n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb. Kriza e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb te qytetar\u00ebt, por te nj\u00eb qeveri q\u00eb punon, mendon dhe lufton p\u00ebr nj\u00eb pakic\u00eb. Te nj\u00eb sistem q\u00eb drejtohet nga kryeministri, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb fatur\u00ebn e tekave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mposhtur k\u00ebt\u00eb sistem, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb lodhur nga kjo qeverisje dhe kryeministri, ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: largimi i tij. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb pengu i nj\u00eb njeriu q\u00eb k\u00ebrkon pushtetin personal me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Na duhet nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane, nd\u00ebrsa ai k\u00ebrkon nj\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn pushtetin e tij.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tabaku-kritikon\/\">Tabaku kritikon paket\u00ebn fiskale 2027: Nuk leht\u00ebson familjet, shumica e shqiptar\u00ebve do t\u00eb paguajn\u00eb fatur\u00ebn e kripur<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb leht\u00ebsimeve tatimore n\u00eb paket\u00ebn fiskale 2027, duke paralajm\u00ebruar se zgjerimi i skem\u00ebs s\u00eb TVSH-s\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb kosto shtes\u00eb p\u00ebr bizneset e vogla. Gjat\u00eb rubrik\u00ebs \u201cK\u00ebndi i Fundjav\u00ebs\u201d, Tabaku deklaroi se ndryshimet e parashikuara n\u00eb paket\u00ebn fiskale 2027 nuk sjellin ulje t\u00eb tatimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104198","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104198\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}