{"id":104162,"date":"2026-11-20T19:48:12","date_gmt":"2026-11-20T19:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/20\/fmn-shpopullimi-po-fik-ekonomine-rritja-bie-rreth-nivelit-3\/"},"modified":"2026-11-20T19:48:12","modified_gmt":"2026-11-20T19:48:12","slug":"fmn-shpopullimi-po-fik-ekonomine-rritja-bie-rreth-nivelit-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/20\/fmn-shpopullimi-po-fik-ekonomine-rritja-bie-rreth-nivelit-3\/","title":{"rendered":"FMN: Shpopullimi po fik ekonomin\u00eb, rritja bie rreth nivelit 3%"},"content":{"rendered":"<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonomin\u00eb shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike t\u00eb vendit rreth nivelit 3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb misionit p\u00ebr vitin 2026, ekspert\u00ebt e FMN-s\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se nga 4% rritje mesatare vjetore n\u00eb periudh\u00ebn 2022\u20132025 dhe 3.7% n\u00eb vitin 2025 e gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2026-\u00ebs, zgjerimi i ekonomis\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb 3.5% k\u00ebt\u00eb vit dhe do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb 3.2% nga viti 2027 e tutje.<\/p>\n<p>Sipas FMN-s\u00eb, tkurrja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga emigracioni i vazhduesh\u00ebm dhe plakja e popullsis\u00eb po kthehet n\u00eb penges\u00ebn kryesore afatmesme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edhe pse kompanit\u00eb po investojn\u00eb dhe produktiviteti po rritet, k\u00ebto nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar boshll\u00ebkun q\u00eb l\u00ebn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb largohen. P\u00ebrve\u00e7 kriz\u00ebs demografike, ngadal\u00ebsimi i ekonomis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ndikohet edhe nga shtrenjtimi i \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve, t\u00eb cilat po r\u00ebndojn\u00eb kostot e prodhimit dhe konsumin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ulja me 1 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje e rritjes?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb ekonomi si ajo e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb llogaritet rreth 27\u201328 miliard\u00eb euro, r\u00ebnia e ritmit t\u00eb rritjes nga 4% drejt nivelit 3% nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shif\u00ebr statistikore, por rreth 275 milion\u00eb euro m\u00eb pak mallra, sh\u00ebrbime dhe t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb rreth 78 milion\u00eb euro m\u00eb pak taksa n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr shkolla, spitale e pensione, m\u00eb pak vende t\u00eb reja pune dhe nj\u00eb frenim t\u00eb rritjes s\u00eb pagave. N\u00eb terma afatgjat\u00eb, humbja e vet\u00ebm 1 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje e shtyn me 6 vite koh\u00ebn q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyfishuar ekonomin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u afruar me standardin e jetes\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p><strong>Frenoni Kayot<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngadal\u00ebsimit t\u00eb rritjes, FMN ka ngritur alarmin p\u00ebr zgjerimin e gjurm\u00ebs s\u00eb shtetit n\u00eb ekonomi, duke paralajm\u00ebruar qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb frenoj\u00eb krijimin e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb reja shtet\u00ebrore (SOE).<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb FMN-s\u00eb, krijimi apo zgjerimi i kompanive publike shton rreziqet fiskale p\u00ebr buxhetin e shtetit dhe rrezikon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb apo t\u00eb shtyj\u00eb jasht\u00eb tregut sektorin privat (cro\u00ebding out).<\/p>\n<p>FMN thekson se entitete t\u00eb reja shtet\u00ebrore duhet t\u00eb ngrihen vet\u00ebm n\u00eb rastet kur ka d\u00ebshtime t\u00eb qarta t\u00eb tregut, dhe edhe at\u00ebher\u00eb, ato duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrje t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, me financim transparent dhe raportim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7do rreziku financiar, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe koncesionet (PPP) e garancit\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Shtr\u00ebngoni buxhetin<\/strong><\/p>\n<p>FMN vler\u00ebson se buxheti i vitit 2027 \u00ebsht\u00eb ende tep\u00ebr shpenzues n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ekonomia po operon mbi potencialin e saj dhe k\u00ebrkon shtr\u00ebngim. Edhe pse p\u00ebrsh\u00ebndet zgjerimin e baz\u00ebs tatimore, ekspert\u00ebt e Fondit kritikojn\u00eb ashp\u00ebr uljen e p\u00ebrhershme t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet dhe heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit, duke i cil\u00ebsuar si masa t\u00eb kushtueshme p\u00ebr buxhetin q\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb tregun dhe u japin p\u00ebrfitime financiare edhe shtresave t\u00eb pasura q\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas FMN-s\u00eb, familjet n\u00eb nevoj\u00eb duhen mb\u00ebshtetur me ndihm\u00eb sociale t\u00eb targetuar, nd\u00ebrsa qeveria duhet t\u00eb ndal\u00eb praktik\u00ebn e ndryshimit t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb buxhetit p\u00ebrmes akteve normative p\u00ebr shpenzime t\u00eb momentit.<\/p>\n<p><strong>BSH t\u00eb rris\u00eb norm\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb rritjes s\u00eb inflacionit n\u00eb 3.4%, rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb pagave, kredis\u00eb dhe \u00e7mimeve t\u00eb pronave, FMN i k\u00ebrkon Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb rris\u00eb norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit p\u00ebr t\u00eb ftohur presionet e brendshme mbi \u00e7mimet dhe ta kthej\u00eb politik\u00ebn monetare n\u00eb nivel neutral.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e Fondit n\u00ebnvizojn\u00eb se kursi i k\u00ebmbimit duhet t\u00eb lihet i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb absorbuar goditjet e jashtme, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkojn\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb t\u00ebrhiqet gradualisht nga linja e kredis\u00eb p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, si dhe t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb me rrept\u00ebsi rreziqet q\u00eb vijn\u00eb nga tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme dhe kreditimi n\u00eb valut\u00eb.\/kapitali.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fmn-shpopullimi-ekonomia\/\">FMN: Shpopullimi po fik ekonomin\u00eb, rritja bie rreth nivelit 3%<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar deklaroi se shpopullimi po fik ekonomin\u00eb shqiptare, duke ulur rritjen ekonomike t\u00eb vendit rreth nivelit 3 p\u00ebr qind. N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb misionit p\u00ebr vitin 2026, ekspert\u00ebt e FMN-s\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se nga 4% rritje mesatare vjetore n\u00eb periudh\u00ebn 2022\u20132025 dhe 3.7% n\u00eb vitin 2025 e gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2026-\u00ebs, zgjerimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104162","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104162"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104162\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}