{"id":104156,"date":"2026-11-20T16:48:13","date_gmt":"2026-11-20T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/20\/drejtoria-e-burgjeve-operacioni-per-veliajn-nuk-eshte-emergjent-ia-kemi-caktuar-daten\/"},"modified":"2026-11-20T16:48:13","modified_gmt":"2026-11-20T16:48:13","slug":"drejtoria-e-burgjeve-operacioni-per-veliajn-nuk-eshte-emergjent-ia-kemi-caktuar-daten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/20\/drejtoria-e-burgjeve-operacioni-per-veliajn-nuk-eshte-emergjent-ia-kemi-caktuar-daten\/","title":{"rendered":"Drejtoria e Burgjeve: Operacioni p\u00ebr Veliajn nuk \u00ebsht\u00eb emergjent, ia kemi caktuar dat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Sipas tyre, ndryshe nga sa thot\u00eb Veliaj, ai \u00ebsht\u00eb vizituar disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se opracioni p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb emergjent.<\/p>\n<p>Institucioni thot\u00eb se kryebashkiakut i jan\u00eb kryer konsultat dhe ekzaminimet mjek\u00ebsore dhe se nd\u00ebrhyrja kirurgjikale \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 23 n\u00ebntor, n\u00eb Spitalin Rajonal Memorial Fier.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, institucioni thekson gjithashtu se mjekut t\u00eb zgjedhur nga vet\u00eb Veliaj i \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm gjat\u00eb konsult\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjes, por ai nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb vizit\u00ebn e planifikuar m\u00eb 18 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve dhe personelit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr garantimin e ofrimit t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb nevojsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit q\u00eb ndodhen n\u00ebn kujdesin e institucioneve tona, si dhe n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs dhe informimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb opinionit publik, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dije sa vijon:<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve sqaron se q\u00eb n\u00eb momentin e pranimit n\u00eb IEVP Fier, shtetasi E.V. \u00ebsht\u00eb konsultuar nga stafi sh\u00ebndet\u00ebsor i institucionit, ku ka referuar p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb kavilies. Q\u00eb prej k\u00ebtij momenti, situata sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb ndjekur nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse, duke nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e nevojshme p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe trajtimin e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 06.11.2026, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, kryesisht dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me IEVP Fier, ka mund\u00ebsuar realizimin e nj\u00eb konsulte mjek\u00ebsore brenda ambienteve t\u00eb institucionit, me mjekun specialist ortoped t\u00eb Spitalit Rajonal Fier, Dr. F.K.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konsult\u00ebs dhe ekzaminimit fizik, mjeku specialist ka konstatuar: \u201cNgurt\u00ebsi e ky\u00e7it talocrural sinister. Atrofi muskulare t\u00eb an\u00ebsis\u00eb interne cruris\u201d dhe ka rekomanduar kryerjen e ekzaminimeve t\u00eb m\u00ebtejshme mjek\u00ebsore: MRI talocrural sinister dhe radiografi t\u00eb kavilies s\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 07.11.2026, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga rekomandimi i mjekut specialist, IEVP Fier ka mund\u00ebsuar realizimin e ekzaminimeve t\u00eb k\u00ebrkuara, konkretisht MRI talocrural sinister dhe radiografi t\u00eb kavilies s\u00eb majt\u00eb, si dhe konsult\u00ebn me mjekun specialist ortoped turk, M.I., pran\u00eb Spitalit Memorial Fier.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb ekzaminimin radiografik, mjeku specialist ka rekomanduar nd\u00ebrhyrje kirurgjikale, pa evidentuar n\u00eb asnj\u00eb rast elemente t\u00eb urgjenc\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 09.11.2026, n\u00eb IEVP Fier ka mb\u00ebrritur p\u00ebrgjigjja e ekzaminimit MRI n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, nd\u00ebrsa m\u00eb dat\u00eb 10.11.2026, \u00ebsht\u00eb administruar nga Spitali Memorial p\u00ebrgjigjja p\u00ebrkat\u00ebse e k\u00ebtij ekzaminimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 12.11.2026, mjeku i institucionit IEVP Fier ka realizuar nj\u00eb konsultim me mjekun specialist ortoped t\u00eb Spitalit Rajonal Fier, Dr. F.K., i cili kishte kryer ekzaminimin fillestar m\u00eb dat\u00eb 06.11.2026 dhe kishte rekomanduar kryerjen e MRI-s\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtij komunikimi, mjekut specialist i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebrgjigjja e ekzaminimit MRI dhe disku i realizuar m\u00eb dat\u00eb 07.11.2026.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit, mjeku specialist ka p\u00ebrshkruar n\u00eb kartel\u00ebn klinike:<\/p>\n<p>\u201cDuke u nisur nga paraqitja klinike (pacienti ka 11 jav\u00eb trauma talocrural sinister. Me DG. Status post fraktur medial laterali dhe t\u00eb dh\u00ebnat nga MRI talocrural sinister e realizuar para 5 dit\u00ebve, mendoj t\u00eb realizohet dhe nj\u00eb konsult\u00eb dhe trajtim me profesor\u00ebt tan\u00eb n\u00eb SUT (Spitali Universitar i Traum\u00ebs) apo n\u00eb klinika t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu rekomandon: pacienti duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet fizioterapis\u00eb intensive, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: 10 seanca pasive; 10 seanca aktive; 5 seanca koordinim i t\u00eb dyjave m\u00eb lart.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 18.11.2026, n\u00eb ambientet e IEVP Fier, n\u00eb bashk\u00ebpunim me mjek\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, mjekun e institucionit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Spitalit Memorial Fier, mjek\u00ebt specialist\u00eb ortoped\u00eb Dr. A.D. dhe Dr. M.I. kan\u00eb realizuar konsultimin dhe vler\u00ebsimin mjek\u00ebsor t\u00eb shtetasit E.V.<\/p>\n<p>Pas ekzaminimit klinik dhe shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit imazherik, p\u00ebrfshir\u00eb radiografin\u00eb dhe rezonanc\u00ebn magnetike (MRI), mjek\u00ebt kan\u00eb rekomanduar kryerjen e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kirurgjikale jo emergjente, duke konfirmuar mund\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb saj pran\u00eb Spitalit Memorial Fier.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kund\u00ebrshtime lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale pran\u00eb k\u00ebtij institucioni spitalor, duke k\u00ebrkuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe marrjen e mendimit t\u00eb mjekut specialist t\u00eb p\u00ebrzgjedhur prej tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjat\u00eb konsultimit \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar mund\u00ebsia e pranis\u00eb s\u00eb mjekut specialist ortoped t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga pacienti gjat\u00eb kryerjes s\u00eb nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vizit\u00ebs, pacienti ka fal\u00ebnderuar ekipin mjek\u00ebsor p\u00ebr kujdesin dhe trajtimin e ofruar.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dakord\u00ebsimit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e mjekut specialist t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb pacienti, k\u00ebtij t\u00eb fundit, konkretisht mjekut A.G., i \u00ebsht\u00eb krijuar mund\u00ebsia t\u00eb paraqitet m\u00eb dat\u00eb 18.11.2026 pran\u00eb IEVP Fier, me q\u00ebllim realizimin e nj\u00eb vizite mjek\u00ebsore ndaj shtetasit E.V., si dhe njohjen e plot\u00eb me dokumentacionin dhe kartel\u00ebn e tij sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga verifikimet e kryera rezulton se mjeku i p\u00ebrzgjedhur nga zoti Veliaj nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb IEVP Fier n\u00eb dat\u00ebn e sip\u00ebrcituar, p\u00ebr t\u00eb realizuar vizit\u00ebn dhe shqyrtimin e dokumentacionit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 20.11.2026, n\u00eb vijim t\u00eb komunikimit dhe koordinimit me Spitalin Rajonal Memorial Fier, \u00ebsht\u00eb konfirmuar planifikimi me prioritet i nd\u00ebrhyrjes kirurgjikale, sipas rekomandimit t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Ortopedi-Traumatologjis\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni spitalor.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet mjekut ortoped Dr. A.D., \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb rekomandimi si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrhyrja kirurgjikale p\u00ebr pacientin z. Erion Veliaj parashikohet t\u00eb kryhet dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, dat\u00eb 23.11.2026, n\u00eb Spitalin Rajonal Memorial Fier. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, pacienti duhet t\u00eb paraqitet n\u00eb spital dit\u00ebn e diel, dat\u00eb 22.11.2026, p\u00ebr kryerjen e procedurave preoperatore (konsultat dhe analizat laboratorike).\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, duke qen\u00eb se mjeku specialist i p\u00ebrzgjedhur nga pacienti nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb konsult\u00ebn e dat\u00ebs 18.11.2026, mbetet n\u00eb vler\u00ebsimin e pacientit dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij mund\u00ebsia e pranis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij mjeku m\u00eb dat\u00eb 22.11.2026, gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procedurave preoperatore, dhe\/ose m\u00eb dat\u00eb 23.11.2026, n\u00eb dit\u00ebn e planifikuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale pran\u00eb Spitalit Rajonal Memorial Fier.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve vler\u00ebson se faktet e renditura m\u00eb sip\u00ebr d\u00ebshmojn\u00eb angazhimin e vazhduesh\u00ebm institucional p\u00ebr t\u00eb garantuar konsultat, ekzaminimet, vler\u00ebsimet specialistike dhe ndjekjen e nevojshme mjek\u00ebsore p\u00ebr shtetasin E.V.<\/p>\n<p>Nuk i takon institucionit ton\u00eb t\u00eb komentoj\u00eb motivet e zotit Veliaj dhe as t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb polemika publike me t\u00eb. Megjithat\u00eb, e konsiderojm\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb sigurojm\u00eb familjar\u00ebt e tij dhe opinionin publik se zoti Veliaj ka marr\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kujdesin e nevojsh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor, me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr dinjitetin dhe t\u00eb drejtat e tij.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se zoti Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 4,227 personat e paraburgosur dhe t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb administrohen nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve n\u00eb sistemin penitenciar.<\/p>\n<p>Ofrimi dhe garantimi i sh\u00ebrbimit t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr personat e privuar nga liria p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb detyrim ligjor dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb menaxheriale t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat e saj institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 81\/2020, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim dhe t\u00eb paraburgosurve\u201d, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor garantohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit t\u00eb sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb parashikuar nga legjislacioni n\u00eb fuqi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, DPB ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb aksesin n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, konsultat me mjek\u00ebt specialist\u00eb, ekzaminimet dhe trajtimet e nevojshme p\u00ebr \u00e7do person n\u00ebn administrimin e saj, pa dallim dhe n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave dhe dinjitetit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Kufizimi i liris\u00eb, i vendosur n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, nuk n\u00ebnkupton n\u00eb asnj\u00eb rast kufizimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe trajtim dinjitoz.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ligjor dhe njer\u00ebzor, t\u00eb cilin Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve do t\u00eb vijoj\u00eb ta p\u00ebrmbush\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr zotin Veliaj, ashtu si p\u00ebr \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb ndodhet n\u00eb institucionet tona.\u201d- thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Drejtoria e Burgjeve ka reaguar dhe p\u00ebr pretendimet se menj\u00ebher\u00eb pas letr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr Belinda Ballukun, n\u00eb dhom\u00ebn e Veliajt kan\u00eb shkuar p\u00ebr kontroll.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me pretendimet p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb kontrolli n\u00eb ambientet ku q\u00ebndron zoti Veliaj, sqarojm\u00eb se, pran\u00eb IEVP Fier, \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb kontroll p\u00ebr verifikimin e elementeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb institucionit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedurave rutin\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb planifikimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky kontroll ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe sektorin e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, ku aktualisht q\u00ebndron zoti Veliaj, si pjes\u00eb e kontrolleve t\u00eb ushtruara n\u00eb disa dhoma t\u00eb k\u00ebtij sektori dhe jo vet\u00ebm n\u00eb ambientin ku ai akomodohet. Theksojm\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb standarde sigurie, t\u00eb planifikuar dhe t\u00eb zbatuar n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat e pun\u00ebs s\u00eb institucionit.\u201d- thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/burgjet-operacioni-i-veliajt\/\">Drejtoria e Burgjeve: Operacioni p\u00ebr Veliajn nuk \u00ebsht\u00eb emergjent, ia kemi caktuar dat\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Erion Veliajt. Sipas tyre, ndryshe nga sa thot\u00eb Veliaj, ai \u00ebsht\u00eb vizituar disa her\u00eb p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se opracioni p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb emergjent. Institucioni thot\u00eb se kryebashkiakut i jan\u00eb kryer konsultat dhe ekzaminimet mjek\u00ebsore dhe se nd\u00ebrhyrja kirurgjikale \u00ebsht\u00eb planifikuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104156","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104156\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}