{"id":104014,"date":"2026-11-18T08:48:13","date_gmt":"2026-11-18T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/18\/deshtim-i-perseritur-ps-pd-kerkojne-ndihme-nderkombetare-per-reformen-zgjedhore\/"},"modified":"2026-11-18T08:48:13","modified_gmt":"2026-11-18T08:48:13","slug":"deshtim-i-perseritur-ps-pd-kerkojne-ndihme-nderkombetare-per-reformen-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/18\/deshtim-i-perseritur-ps-pd-kerkojne-ndihme-nderkombetare-per-reformen-zgjedhore\/","title":{"rendered":"\u2018D\u00ebshtim i p\u00ebrs\u00ebritur\u2019, PS-PD k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kufi t\u00eb afatit ligjor t\u00eb funksionimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendos\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb avancuar me propozimet e tyre.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb seance me debate politike mes an\u00ebtar\u00ebve, komisioni vendosi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsia e OSBE-s\u00eb nj\u00eb ekspert q\u00eb t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb shqyrtimin e propozimeve ligjore q\u00eb pritet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb opozita p\u00ebr reform\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias mbi nj\u00eb draft-projektligj t\u00eb hartuar disa muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsensuale p\u00ebr Financimin e Partive Politike.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb pranuar zgjidhje nga nd\u00ebrkomb\u00ebtaret vjen kur komisioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e fundit t\u00eb afatit ligjor t\u00eb funksionimit, nd\u00ebrsa koha prej nj\u00eb viti q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs kaloi kryesisht me debate politike.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e s\u00eb mart\u00ebs, opozita k\u00ebrkoi nj\u00eb reform\u00eb t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb ligjit zgjedhor me synimin e ndarjes s\u00eb shtetit nga partia dhe parandalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve publike n\u00eb fushat\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Partia Demokratike kishte gati nj\u00eb nism\u00eb ligjore q\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb standardet e OSBE\/ODIHR-it, Komisionit t\u00eb Venecias dhe rekomandimet e raportit p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, t\u00eb cilat kan\u00eb evidentuar munges\u00ebn e kushteve t\u00eb barabarta t\u00eb konkurrimit, p\u00ebrdorimin e burimeve publike dhe presionin mbi punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Bylykbashi kishte prezantuar p\u00ebr mediat s\u00eb bashku me kryetarin e partis\u00eb, Sali Berisha, nj\u00eb dokument t\u00eb titulluar \u201cQ\u00ebndrimi horizontal -Ndarja e shtetit nga partia n\u00eb procesin zgjedhor\u201d, piketat se ku konsistonte kjo reform\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i PD-s\u00eb parashikon q\u00eb institucionet publike, administrata qendrore dhe vendore, nd\u00ebrmarrjet publike dhe funksionar\u00ebt nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorin autoritetin, fondet, pasurin\u00eb, personelin, informacionin apo prestigjin e funksionit publik p\u00ebr t\u00eb favorizuar ose d\u00ebmtuar nj\u00eb subjekt politik apo p\u00ebr t\u00eb ndikuar te zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>Bylykbashi vler\u00ebsoi se asistenca e OSBE-s\u00eb do t\u00eb ndihmonte komisionin q\u00eb t\u00eb avanconte n\u00eb dit\u00ebt e mbetura t\u00eb pun\u00ebs. Bashk\u00ebkryetari socialist, Damian Gjiknuri i konsideroi propozimet e artikuluara nga Bylykbashi si \u201cd\u00ebshira politike\u201d dhe k\u00ebrkoi q\u00eb PD-ja t\u00eb dor\u00ebzonte n\u00eb komision propozime konkrete dispozitash ligjore mbi t\u00eb cilat t\u00eb punonin ekspert\u00ebt, nd\u00ebrsa u shpreh skeptik q\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb kompromis n\u00eb dy jav\u00ebt e mbetura t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Ai tha se mazhoranca ishte e hapur t\u00eb shqyrtonte \u00e7do propozim q\u00eb p\u00ebrputhej dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ndon\u00ebse u shpreh skeptik se \u201cmrekullia mund t\u00eb ndodhte brenda dy jav\u00ebsh\u2019.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni vendosi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr konsultim n\u00eb Komisionin e Venecias nj\u00eb draft-projekligj t\u00eb hartuar me konsensus politik p\u00ebr financimin e partive politike, i cili u prit me kritika nga ekspert\u00eb t\u00eb ODIHR-it dhe nga organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb monitorojn\u00eb proceset zgjedhore, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhje n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb komisionit shihet si nj\u00eb alibi p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mosrealizimin e reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit p\u00ebr Studime Politike, Afrim Krasniqi, i tha BIRN se reforma nuk ka qen\u00eb prioritet p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn prej partive politike dhe se, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u201cnuk pritej q\u00eb mandati i k\u00ebtij komisioni t\u00eb prodhonte nj\u00eb reform\u00eb reale\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb opinionin e ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb, dhe jo p\u00ebr t\u00eb ngritur standardin e reform\u00ebs. Ai thekson se komisioni ka pasur n\u00eb dispozicion buxhetin, ekspert\u00ebt, koh\u00ebn dhe mekanizmat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur propozime konkrete, por nuk ka arritur t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>Krasniqi argumenton se pal\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u00eb kalojn\u00eb afatet dhe t\u2019ia kalojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, pasi nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb reform\u00eb reale n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve vendore. Sipas tij, skenari duket se synon shtyrjen e procesit dhe rikthimin e komisionit pas zgjedhjeve, me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb kompromis t\u00eb ri politik.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen kritikave t\u00eb adresuara n\u00eb progresraportin e Komisionit Europian p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj reforme. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si alibi vendosja e kushteve q\u00eb pal\u00ebt i v\u00ebn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb penguar procesin,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se zvarritja e reform\u00ebs l\u00eb pa zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe angazhimin e Shqip\u00ebris\u00eb, si vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje sipas standardeve demokratike dhe se m\u00ebnyra se si po vepron komisioni nuk jep asnj\u00eb garanci se k\u00ebto ndryshime do t\u00eb realizohen, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr standardin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Krasniqi e cil\u00ebson t\u00eb pakuptimt\u00eb faktin q\u00eb komisioni, pavar\u00ebsisht ekspert\u00ebve me p\u00ebrvoj\u00eb dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e tij n\u00eb hartimin e drafteve konkrete, nuk ka arritur t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb t\u2019u n\u00ebnshtrohet diskutimeve me grupet e interesit.<\/p>\n<p>Ai e sheh k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u201cd\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur\u201d dhe si tregues t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit t\u00eb establishmentit politik p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rregullat e loj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, partit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb interes t\u00eb ruajn\u00eb monopolin mbi procesin zgjedhor, nga konkurrimi dhe administrimi i zgjedhjeve deri te p\u00ebrzgjedhja e strukturave t\u00eb tjera p\u00ebrmes negociatave parlamentare, duke kufizuar hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr partit\u00eb e reja dhe konkurrenc\u00ebn politike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb q\u00eb komisionet t\u00eb ngrihen p\u00ebr t\u00eb mos zgjidhur problemet. Ka ardhur koha q\u00eb komisionet q\u00eb paguhen me taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb japin llogari dhe jo thjesht t\u00eb shtyjn\u00eb proceset pa prodhuar rezultate,\u201d p\u00ebrfundoi Krasniqi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/reforma-zgjedhore-5\/\">\u2018D\u00ebshtim i p\u00ebrs\u00ebritur\u2019, PS-PD k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kufi t\u00eb afatit ligjor t\u00eb funksionimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendos\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb avancuar me propozimet e tyre. Pas nj\u00eb seance me debate politike mes an\u00ebtar\u00ebve, komisioni vendosi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsia e OSBE-s\u00eb nj\u00eb ekspert q\u00eb t\u00eb asistoj\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104014","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104014\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}