{"id":104004,"date":"2026-11-17T21:48:14","date_gmt":"2026-11-17T21:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/51-organizata-shqiptaro-amerikane-kerkojne-doreheqjen-e-edi-rames-letra-me-10-kerkesa\/"},"modified":"2026-11-17T21:48:14","modified_gmt":"2026-11-17T21:48:14","slug":"51-organizata-shqiptaro-amerikane-kerkojne-doreheqjen-e-edi-rames-letra-me-10-kerkesa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/51-organizata-shqiptaro-amerikane-kerkojne-doreheqjen-e-edi-rames-letra-me-10-kerkesa\/","title":{"rendered":"51 organizata shqiptaro-amerikane k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs\/ Letra me 10 k\u00ebrkesa"},"content":{"rendered":"<p>51 organizata shqiptaro-amerikane i kan\u00eb drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit Edi Rama, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebnojn\u00eb reagimin e qeveris\u00eb ndaj protestave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebrkojn\u00eb hetime t\u00eb pavarura nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr dhun\u00ebn e pretenduar policore, lirimin e protestuesve t\u00eb ndaluar dhe pezullimin e legjislacionit kufizues p\u00ebr tubimet.<\/p>\n<p>Letra, e dat\u00ebs 17 n\u00ebntor 2026, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb 246 adresa, p\u00ebrfshir\u00eb Departamentin e Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Kongresin amerikan, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument, organizatat k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare t\u00eb ndaloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs ndaj protestuesve. Sipas tyre, policia ka p\u00ebrdorur plumba gome, uj\u00eb me presion dhe gaz lotsjell\u00ebs, si dhe ka kryer arrestime masive dhe ka vendosur gjoba t\u00eb r\u00ebnda ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protesta.<\/p>\n<p>N\u00ebnshkruesit kund\u00ebrshtojn\u00eb legjislacionin e miratuar me akt normativ m\u00eb 28 tetor, duke pretenduar se kufizon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr protest\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb miratuar pa debat parlamentar.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e dhjet\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb paraqitura jan\u00eb identifikimi i qart\u00eb i efektiv\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, lirimi i personave t\u00eb ndaluar vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protesta paq\u00ebsore, mbrojtja e t\u00eb miturve dhe hetimi i pavarur i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs ndaj tyre.<\/p>\n<p>Organizatat k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu pezullimin e ligjeve t\u00eb reja deri n\u00eb shqyrtimin e tyre nga OSBE-ja dhe Komisioni i Venecias, ndalimin e nd\u00ebshkimeve pa vendim gjykate dhe publikimin brenda 30 dit\u00ebsh t\u00eb nj\u00eb raporti t\u00eb plot\u00eb mbi veprimet e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb monitorimin e situat\u00ebs, si dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi i personave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar d\u00ebme nga nd\u00ebrhyrjet gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, 51 organizatat k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama, me argumentin se kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb rikthimin e besimit publik dhe hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr reforma.<\/p>\n<p>Letra u drejtohet gjithashtu institucioneve amerikane dhe evropiane, t\u00eb cilave u k\u00ebrkohet t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur shkeljet e pretenduara dhe rastet e korrupsionit, t\u00eb mbrojn\u00eb SPAK-un nga nd\u00ebrhyrjet politike dhe t\u00eb p\u00ebrdorin mekanizmat diplomatik\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie. Bashkimit Evropian i k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>LETRA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama,<\/p>\n<p>Ne, organizatat shqiptaro-amerikane t\u00eb n\u00ebnshkruara m\u00eb posht\u00eb, q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuara n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb protestave paq\u00ebsore, t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb protestuesve dhe thirrjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund korrupsionit, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri politike dhe reforma.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj, shqiptar\u00ebt kan\u00eb protestuar pa incidente madhore, duke shprehur k\u00ebrkesat e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe demokratike. N\u00ebse do t\u00eb ishit p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrmes angazhimit dhe dialogut kuptimplot\u00eb, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb kishte d\u00ebshmuar nj\u00eb demokraci t\u00eb re n\u00eb momentin e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me qytetar\u00eb q\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe nj\u00eb qeveri q\u00eb u p\u00ebrgjigjet shqet\u00ebsimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai po d\u00ebshmon nj\u00eb kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej 13 tetorit 2026, tensionet jan\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb p\u00ebrplasje, plagosje t\u00eb protestuesve dhe polic\u00ebve, si dhe d\u00ebmtime t\u00eb pron\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqet\u00ebsuese, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb tregoni vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, t\u00eb ulni tensionet dhe t\u00eb trajtoni shqet\u00ebsimet e protestuesve, ju jeni p\u00ebrgjigjur me forc\u00eb joproporcionale, arrestime masive, k\u00ebrc\u00ebnime dhe intimidim.<\/p>\n<p>Qeveria juaj m\u00eb pas vendosi gjoba t\u00eb r\u00ebnda dhe ligje t\u00eb reja kufizuese. K\u00ebto veprime kan\u00eb cenuar t\u00eb drejtat civile, kan\u00eb ngjallur frik\u00eb, kan\u00eb thelluar mosbesimin e publikut dhe kan\u00eb nxitur trazira t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri ka detyrimin t\u00eb garantoj\u00eb sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe t\u00eb ruaj\u00eb rendin publik. Por k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb brenda kufijve t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrcakton ligjin si baz\u00ebn dhe kufirin e t\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb shtet\u00ebrore. Ajo ndalon tortur\u00ebn dhe trajtimin ose nd\u00ebshkimin mizor, \u00e7njer\u00ebzor apo posht\u00ebrues. Ajo garanton barazin\u00eb p\u00ebrpara ligjit, lirin\u00eb e tubimit, shprehjes dhe l\u00ebvizjes, lirin\u00eb e shtypit, t\u00eb drejtat e personave t\u00eb ndaluar dhe t\u00eb t\u00eb akuzuarve, mbrojtjen ligjore falas p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare, procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb, mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, t\u00eb drejt\u00ebn e grev\u00ebs, lirin\u00eb akademike, mbrojtjen e posa\u00e7me p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe kompensimin p\u00ebr viktimat e veprimeve t\u00eb paligjshme shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu k\u00ebrkon q\u00eb \u00e7do kufizim i k\u00ebtyre t\u00eb drejtave t\u00eb p\u00ebrcaktohet me ligj, t\u00eb jet\u00eb proporcional dhe t\u00eb mos i tejkaloj\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb interes t\u00eb paqes, drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb:<\/p>\n<p>T\u2019i jepni fund p\u00ebrdorimit t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs dhe intimidimit.<\/p>\n<p>Ndaloni menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorimin pa dallim dhe joproporcional t\u00eb plumbave prej gome, topave t\u00eb ujit dhe gazit lotsjell\u00ebs kund\u00ebr protestuesve dhe gazetar\u00ebve. Zvog\u00ebloni pranin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb protestat paq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn OKB-ja paralajm\u00ebron se mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb tensionet.<\/p>\n<p>Ndaloni p\u00ebrdorimin e masave administrative p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion dhe p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar protestuesit paq\u00ebsor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gjobat e r\u00ebnda dhe ndalimet e udh\u00ebtimit pa vendime gjykate.<\/p>\n<p>(Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebhet identifikimi i policis\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e policis\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs shenja t\u00eb qarta dalluese dhe dokument identifikimi, t\u00eb nj\u00ebjtin standard q\u00eb tashm\u00eb u k\u00ebrkohet qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>(Nenet 4, 15)<\/p>\n<p>T\u2019u jepet fund arrestimeve arbitrare.<\/p>\n<p>Lironi \u00e7do person t\u00eb ndaluar vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protesta paq\u00ebsore. Sigurohuni q\u00eb \u00e7do person i ndaluar t\u00eb informohet menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb e kupton, p\u00ebr arsyet e arrestimit t\u00eb tij dhe t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm te nj\u00eb avokat.<\/p>\n<p>Siguroni nj\u00eb avokat falas p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi ta p\u00ebrballoj\u00eb financiarisht.<\/p>\n<p>(Nenet 27, 28, 31, 42)<\/p>\n<p>Mbroni t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Sigurohuni q\u00eb pretendimet p\u00ebr brutalitet policor ndaj t\u00eb miturve t\u00eb hetohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe q\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mos merret n\u00eb pyetje nga autoritetet pa pranin\u00eb e nj\u00eb prindi ose kujdestari ligjor, nj\u00eb avokati dhe nj\u00eb psikologu, si\u00e7 e k\u00ebrkon legjislacioni shqiptar dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>(Neni 54)<\/p>\n<p>Pezulloni legjislacionin e ri p\u00ebr protestat.<\/p>\n<p>I miratuar me dekret emergjence m\u00eb 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, ai vendos kufizime t\u00eb gjera mbi tubimin, shprehjen dhe udh\u00ebtimin, t\u00eb shoq\u00ebruara me gjoba t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ky legjislacion nuk duhet t\u00eb zbatohet deri n\u00eb shqyrtimin e tij nga Zyra e OSBE-s\u00eb p\u00ebr Institucionet Demokratike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, si dhe deri n\u00eb diskutimin e tij n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>(Nenet 17, 22, 38, 47, 101)<\/p>\n<p>T\u2019i jepet fund nd\u00ebshkimit pa gjyq.<\/p>\n<p>Mos i vendosni qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb \u201cindivid\u00ebve t\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d dhe mos u mohoni atyre aksesin n\u00eb transport, aeroporte dhe hotele pa nj\u00eb vendim faj\u00ebsie nga gjykata.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin prezumim t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb q\u00eb qeveria juaj ka k\u00ebrkuar p\u00ebr zyrtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>(Nenet 18, 30, 35, 38, 42)<\/p>\n<p>B\u00ebjeni publik dokumentacionin.<\/p>\n<p>Brenda 30 dit\u00ebve, publikoni nj\u00eb raport t\u00eb plot\u00eb mbi reagimin e policis\u00eb q\u00eb prej 13 tetorit 2026, n\u00eb p\u00ebrputhje me Udh\u00ebzimet e OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut mbi Arm\u00ebt me Fuqi m\u00eb t\u00eb Ul\u00ebt Vdekjeprur\u00ebse n\u00eb Zbatimin e Ligjit (2020) dhe Udh\u00ebzimet e OSBE-s\u00eb\/Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr Lirin\u00eb e Tubimit Paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Raporti duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb:<\/p>\n<p>Urdhrat q\u00eb kan\u00eb autorizuar p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport t\u00eb detajuar p\u00ebr \u00e7do incident dhe \u00e7do rast t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Arm\u00ebt dhe municionet e p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Numrin e ndalimeve, kontrolleve t\u00eb identitetit dhe kontrolleve fizike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha arrestimet, ndalimet dhe plagosjet.<\/p>\n<p>\u00c7do mas\u00eb disiplinore t\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Ruani t\u00eb gjitha dokumentet dhe provat p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb pamjet filmike dhe t\u00eb gjitha komunikimet zyrtare, n\u00eb \u00e7do pajisje, qoft\u00eb p\u00ebrmes radios, telefonit, mesazheve, email-it apo aplikacioneve t\u00eb komunikimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>(Nenet 23, 35)<\/p>\n<p>Lejoni mbik\u00ebqyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jepuni hetuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb akses t\u00eb plot\u00eb. Krijoni p\u00ebr qytetar\u00ebt nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb raportuar abuzimet.<\/p>\n<p>Sigurohuni q\u00eb \u00e7do ankes\u00eb t\u00eb dokumentohet dhe t\u00eb hetohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme. Mbani p\u00ebrgjegj\u00ebs personat q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje, p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00ebt dhe drejtuesit q\u00eb i kan\u00eb urdh\u00ebruar, nxitur ose toleruar ato.<\/p>\n<p>(Nenet 15, 122)<\/p>\n<p>Kompensoni dhe kujdesuni p\u00ebr viktimat.<\/p>\n<p>Siguroni d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar p\u00ebrdorimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb forc\u00ebs policore, ndalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm apo shkeljeve t\u00eb tjera t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre civile.<\/p>\n<p>Ofrojuni atyre ndihm\u00eb ligjore, mjek\u00ebsore dhe psikologjike falas, p\u00ebrmes ofruesve t\u00eb pavarur t\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>(Nenet 44, 55)<\/p>\n<p>Merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>Vendosni interesat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrpara interesave tuaja dhe riktheni besimin e publikut duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsoni nj\u00eb tranzicion paq\u00ebsor q\u00eb krijon kushtet p\u00ebr reforma institucionale dhe zgjedhore, t\u00eb cilat forcojn\u00eb t\u00eb drejtat themelore dhe garantojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Si aleat i NATO-s, vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE dhe an\u00ebtar i OKB-s\u00eb, qeveria juaj \u00ebsht\u00eb zotuar ndaj demokracis\u00eb, lirive individuale dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Ne presim q\u00eb ju ta p\u00ebrmbushni k\u00ebt\u00eb angazhim, t\u00eb respektoni Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoni plot\u00ebsisht me Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), edhe kur hetimet e saj p\u00ebrfshijn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb suaj.<\/p>\n<p>Ne gjithashtu u b\u00ebjm\u00eb thirrje Shteteve t\u00eb Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb hetime t\u00eb pavarura mbi shkeljet e pretenduara t\u00eb t\u00eb drejtave dhe korrupsionin, si dhe t\u00eb mbrojn\u00eb SPAK-un nga nd\u00ebrhyrjet politike.<\/p>\n<p>I nxisim ato t\u00eb ofrojn\u00eb burimet e nevojshme dhe t\u00eb p\u00ebrdorin \u00e7do instrument diplomatik n\u00eb dispozicion, p\u00ebrfshir\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, avokat\u00ebt dhe gazetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb dhe dokumentojn\u00eb zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe i b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb suaj t\u00eb garantoj\u00eb sigurin\u00eb e tyre dhe aksesin e papenguar.<\/p>\n<p>Ne vler\u00ebsojm\u00eb guximin e student\u00ebve, pedagog\u00ebve, gazetar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb muaj. Shqiptaro-amerikan\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tyre dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin pran\u00eb qeverive dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare derisa t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb respektohen.<\/p>\n<p>I nxisim ata t\u00eb mbeten paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb vendosur dhe vigjilent\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij momenti kritik p\u00ebr demokracin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje politike dhe \u00e7do zgjidhje politike k\u00ebrkon sakrifica. Kjo sakrific\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm nga ata q\u00eb drejtojn\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/51-organizata-doreheqje-rama-l\/\">51 organizata shqiptaro-amerikane k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs\/ Letra me 10 k\u00ebrkesa<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>51 organizata shqiptaro-amerikane i kan\u00eb drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur kryeministrit Edi Rama, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebnojn\u00eb reagimin e qeveris\u00eb ndaj protestave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebrkojn\u00eb hetime t\u00eb pavarura nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr dhun\u00ebn e pretenduar policore, lirimin e protestuesve t\u00eb ndaluar dhe pezullimin e legjislacionit kufizues p\u00ebr tubimet. Letra, e dat\u00ebs 17 n\u00ebntor 2026, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-104004","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104004\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}