{"id":103992,"date":"2026-11-17T18:49:10","date_gmt":"2026-11-17T18:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/duka-shqiperia-synon-euro-2028-besoj-te-kjo-skuader-dhe-duam-te-luftojme-per-kualifikimin\/"},"modified":"2026-11-17T18:49:10","modified_gmt":"2026-11-17T18:49:10","slug":"duka-shqiperia-synon-euro-2028-besoj-te-kjo-skuader-dhe-duam-te-luftojme-per-kualifikimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/duka-shqiperia-synon-euro-2028-besoj-te-kjo-skuader-dhe-duam-te-luftojme-per-kualifikimin\/","title":{"rendered":"Duka: Shqip\u00ebria synon EURO 2028, besoj te kjo skuad\u00ebr dhe duam t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr kualifikimin"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median kosovare \u201cTelegrafi\u201d, ku ka folur p\u00ebr ecurin\u00eb e Komb\u00ebtares n\u00eb Lig\u00ebn e Kombeve, rikthimin n\u00eb Lig\u00ebn B dhe objektivat p\u00ebr eliminatoret e EURO 2028.<\/p>\n<p>Presidenti Duka ka vler\u00ebsuar paraqitjet e kuqezinjve dhe pun\u00ebn e futbollist\u00ebve e stafit teknik, duke theksuar besimin te potenciali i skuadr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb synuar nj\u00eb tjet\u00ebr kualifikim n\u00eb Kampionatin Europian.<\/p>\n<p>Ai ka ndar\u00eb gjithashtu q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr shortin e eliminatoreve, mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrballjeje me Kosov\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy federatave, si dhe ka rikujtuar mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb FSHF-s\u00eb p\u00ebr futbollin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, intervista e plot\u00eb e Presidentit Duka p\u00ebr \u201cTelegrafi\u201d:<\/p>\n<p><strong>\u2013 Fillimisht, urime p\u00ebr dominimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Grupin C. Sa i k\u00ebnaqur jeni me paraqitjet dhe objektivin e arritur?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Jam i k\u00ebnaqur q\u00eb u renditem t\u00eb par\u00ebt dhe arrit\u00ebm objektivin q\u00eb kishim vendosur. Dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj futbollist\u00ebt dhe stafin p\u00ebr impenjimin dhe seriozitetin me t\u00eb cilin e p\u00ebrballuan k\u00ebt\u00eb edicion. Edhe kur je favorit, duhet ta d\u00ebshmosh n\u00eb fush\u00eb dhe ta meritosh \u00e7do fitore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendi i par\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjith\u00e7ka ishte perfekte. Duke pasur parasysh nivelin e kund\u00ebrshtar\u00ebve, do t\u00eb kisha dashur q\u00eb ky edicion t\u00eb na kishte sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb rinj. Krahas arritjes s\u00eb objektivit, duhet t\u00eb punojm\u00eb vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb zgjeruar alternativat dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb ardhmen e Komb\u00ebtares.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ju g\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb rikthimi n\u00eb Lig\u00ebn B apo mund\u00ebsia e nj\u00eb vendi n\u00eb play-off-in e EURO 2028?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mua, Shqip\u00ebria e ka vendin n\u00eb Lig\u00ebn B dhe duhet t\u00eb ket\u00eb ambicien t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Lig\u00ebn A. Zbritja n\u00eb edicionin e kaluar ishte e dhimbshme, n\u00eb nj\u00eb grup ku deri n\u00eb fund ishim n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. Na kushtuan ve\u00e7an\u00ebrisht ato 45 minuta t\u00eb k\u00ebqija kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb reaguam dhe u rikthyem aty ku besoj se meritojm\u00eb t\u00eb jemi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket play-off-it, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ka vler\u00ebn e vet, por nuk dua ta nd\u00ebrtojm\u00eb objektivin ton\u00eb rreth tij. Ne duhet t\u00eb synojm\u00eb kualifikimin n\u00eb EURO 2028 p\u00ebrmes eliminatoreve. Kemi besim te skuadra dhe duhet t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb at\u00eb gar\u00eb me k\u00ebt\u00eb ambicie. Le t\u00eb presim shortin dhe t\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr ta arritur.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Sa besoni te ky ekip? A i ka aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb Evropianin e radh\u00ebs, duke qen\u00eb se Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vazon e tret\u00eb dhe mund t\u00eb ket\u00eb dy kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrpara?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Besoj te kjo skuad\u00ebr. Kemi futbollist\u00eb me cil\u00ebsi, p\u00ebrvoj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb rinj q\u00eb mund t\u00eb na japin edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kemi kapacitetet p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr kualifikim, por duhet t\u2019i shprehim ato me vazhdim\u00ebsi n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk t\u00eb shtron tapetin e kuq p\u00ebr n\u00eb Evropian. Duhet t\u00eb djersitesh, t\u00eb luftosh p\u00ebr \u00e7do pik\u00eb dhe t\u00eb besosh deri n\u00eb fund. Nuk ka kund\u00ebrshtar\u00eb q\u00eb mund t\u2019i marr\u00ebsh leht\u00eb dhe as kualifikim q\u00eb fitohet vet\u00ebm nga emrat q\u00eb ke n\u00eb skuad\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb presim shortin, t\u00eb njohim kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrgatitemi me seriozitet. Respekt p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb, por edhe besim te vetja dhe te objektivi yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Shorti po afron dhe, n\u00ebse Kosova siguron nj\u00eb vend n\u00eb vazon e dyt\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrballeni. A ka ardhur koha q\u00eb dy komb\u00ebtaret tona t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin grup? N\u00ebse ndodh, cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Ne jemi nj\u00eb komb dhe d\u00ebshira ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja komb\u00ebtaret t\u00eb ken\u00eb sukses. Do t\u00eb preferoja t\u00eb mos ishim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin grup, q\u00eb t\u00eb mos ia v\u00ebshtir\u00ebsonim nj\u00ebra-tjetr\u00ebs rrug\u00ebn drejt Evropianit. Do t\u00eb ishte nj\u00eb g\u00ebzim i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt t\u2019i shihnin t\u00eb dyja n\u00eb faz\u00ebn finale.<\/p>\n<p>N\u00ebse shorti na vendos p\u00ebrball\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb luajm\u00eb dhe secila do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar, me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr pyetjen se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, k\u00ebt\u00eb e tregon fusha. T\u00eb dyja kan\u00eb futbollist\u00eb cil\u00ebsor\u00eb dhe ambicie. Un\u00eb besoj te Shqip\u00ebria, por m\u00eb g\u00ebzon \u00e7do sukses i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Deklaratat tuaja nd\u00ebr vite kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe vitin e kaluar i that\u00eb Yll Gashit: \u201cN\u00ebse jo te Shqip\u00ebria, shko te Kosova\u201d. A ka ndryshuar di\u00e7ka muajt e fundit, tani q\u00eb po diskutohet p\u00ebr futbollist\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb nga Shqip\u00ebria te Kosova, si rasti i Enis Rexhepit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Jo, q\u00ebndrimi im nuk ka ndryshuar dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. Mb\u00ebshtetja ime p\u00ebr futbollin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me pun\u00eb dhe angazhim konkret n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb varur dhe nuk do t\u00eb varet kurr\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb president, nj\u00eb trajner apo nga zgjedhja e nj\u00eb futbollisti.<\/p>\n<p>Sinqerisht, m\u00eb dhemb kur p\u00ebrpjekjet dhe lobimi yn\u00eb p\u00ebr pranimin e Kosov\u00ebs n\u00eb futbollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar reduktohen n\u00eb disa deklarata publike. Ka qen\u00eb nj\u00eb angazhim i gjat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur futbolli i Kosov\u00ebs kishte shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje. Historia duhet t\u00eb kujtohet me ndershm\u00ebri. Jam krenar q\u00eb kam qen\u00eb pran\u00eb tij n\u00eb ato momente.<\/p>\n<p>Kam besuar gjithmon\u00eb se futbollist\u00ebt shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb jetojn\u00eb, duhet t\u2019i ken\u00eb dyert e hapura. K\u00ebshtu kam menduar kur kishin m\u00eb pak alternativa dhe k\u00ebshtu mendoj edhe sot, kur kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin. Mesazhi p\u00ebr Yll Gashin ishte pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, si president i FSHF-s\u00eb, d\u00ebshiroj q\u00eb futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedhin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe punojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por vendimi i \u00e7do futbollisti duhet respektuar. P\u00ebr rastet konkrete duhet t\u00eb flasim mbi fakte, nd\u00ebrsa mes dy federatave duhet t\u00eb ket\u00eb komunikim, korrekt\u00ebsi dhe respekt p\u00ebr pun\u00ebn e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, suksesi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb futbollin shqiptar. Ky ka qen\u00eb dhe mbetet q\u00ebndrimi im.<\/p>\n<p><strong>\u2013 P\u00ebr fund, a keni ndonj\u00eb preferenc\u00eb p\u00ebr shortin e EURO 2028? Do t\u00eb d\u00ebshironit ndonj\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb madhe n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr tifoz\u00ebt \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shohin n\u00eb Tiran\u00eb komb\u00ebtaret dhe futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Evrop\u00ebs. P\u00ebr mua, d\u00ebshira e par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb short q\u00eb na jep sa m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kualifikuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhja, do t\u00eb preferoja t\u00eb shmangnim Spanj\u00ebn, Gjermanin\u00eb, Franc\u00ebn, Anglin\u00eb dhe Portugalin\u00eb. Jan\u00eb skuadra me cil\u00ebsi dhe potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Por edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tjer\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgatitje dhe vler\u00ebsim maksimal.<\/p>\n<p>Shortin nuk e kemi n\u00eb dor\u00eb. P\u00ebrgatitjen ton\u00eb, po. Cilido qoft\u00eb grupi, duhet t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb gar\u00eb me ambicie, me besim dhe me synimin p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb s\u00ebrish n\u00eb Evropian.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/duka-shqiperia-synon-euro-202\/\">Duka: Shqip\u00ebria synon EURO 2028, besoj te kjo skuad\u00ebr dhe duam t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr kualifikimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit, Armand Duka, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr median kosovare \u201cTelegrafi\u201d, ku ka folur p\u00ebr ecurin\u00eb e Komb\u00ebtares n\u00eb Lig\u00ebn e Kombeve, rikthimin n\u00eb Lig\u00ebn B dhe objektivat p\u00ebr eliminatoret e EURO 2028. Presidenti Duka ka vler\u00ebsuar paraqitjet e kuqezinjve dhe pun\u00ebn e futbollist\u00ebve e stafit teknik, duke theksuar besimin te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}