{"id":103977,"date":"2026-11-17T12:48:14","date_gmt":"2026-11-17T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/bardhi-akuzon-braho-dhe-dy-prokuroret-ju-nenshtruan-korrupsionit-te-ballukut\/"},"modified":"2026-11-17T12:48:14","modified_gmt":"2026-11-17T12:48:14","slug":"bardhi-akuzon-braho-dhe-dy-prokuroret-ju-nenshtruan-korrupsionit-te-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/bardhi-akuzon-braho-dhe-dy-prokuroret-ju-nenshtruan-korrupsionit-te-ballukut\/","title":{"rendered":"Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokuror\u00ebt ju n\u00ebnshtruan korrupsionit t\u00eb Ballukut"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, se \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar p\u00ebrball\u00eb korrupsionit t\u00eb Belinda Ballukut, duke pretenduar se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb ndaj saj.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, mosparaqitja e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb re n\u00eb Kuvend p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut ka penguar kryerjen e veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin personal, t\u00eb telefonit dhe t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Bardhi deklaroi sot se, n\u00ebse prokuror\u00ebt do t\u00eb kishin kryer k\u00ebto kontrolle, mund t\u00eb kishin zbuluar prova t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si rolin e kryeministrit Edi Rama n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Balluku.<\/p>\n<p>\u201cHetimi ka qen\u00eb i paplot\u00eb, se prokuroria nuk k\u00ebrkoi heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut n\u00eb Kuvend. N\u00ebse do t\u2019i hiqte imunitetin, do t\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb kryer hetim t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr kontroll personal t\u00eb Ballukut, t\u00eb banes\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb gjente kutit\u00eb e kuqe me euro, q\u00eb nuk e dim\u00eb ku jan\u00eb\u201d, deklaroi Bardhi.<\/p>\n<p>Ai shkoi m\u00eb tej, duke pretenduar se kontrolli i telefonit t\u00eb Ballukut do t\u00eb zbulonte edhe personin q\u00eb, sipas tij, ka dh\u00ebn\u00eb urdhrat p\u00ebr procedurat e tenderimit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb hetimesh kan\u00eb thelluar? Hetim \u00ebsht\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb kontroll personal telefonit t\u00eb Ballukut, por n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb, del urdh\u00ebruesi, Edi Rama\u201d, u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb kritikoi edhe q\u00ebndrimin e drejtuesit t\u00eb SPAK lidhur me mosparaqitjen e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb re p\u00ebr arrestimin e Ballukut, pas shtimit t\u00eb akuzave ndaj saj.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb prokuror e t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb do ta lexoj ligjin me syzet e Taulant Ball\u00ebs? Si mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk k\u00ebrkoj arrestimin e Belinda Ballukut, edhe pse zyrtarisht argumentet q\u00eb Edi Rama ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb ato t\u00eb raportit t\u00eb shumic\u00ebs?\u201d, deklaroi Bardhi.<\/p>\n<p>Ai iu referua deklarimeve t\u00eb kryeministrit gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr imunitetin e Ballukut, duke pretenduar se Rama kishte argumentuar se ndaj saj nuk kishte akuza p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>\u201cEdi Rama ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk ka akuza p\u00ebr korrupsion, se po t\u00eb kishte, mazhoranca nuk do ta pengonte arrestimin e Belinda Ballukut. Kur shtohet akuza p\u00ebr korrupsion, pse nuk vepron prokuroria?\u201d, ngriti pyetjen Bardhi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kritik\u00eb e tij lidhej me kutit\u00eb e kuqe me euro, t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb materialet hetimore p\u00ebr Ballukun. Bardhi k\u00ebrkoi t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse parat\u00eb jan\u00eb sekuestruar dhe n\u00ebse do t\u2019u kthehen qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar hetimet, por nuk na than\u00eb p\u00ebr kutin\u00eb e kuqe me euro t\u00eb Belinda Ballukut. A \u00ebsht\u00eb konfiskuar, a \u00ebsht\u00eb sekuestruar, a do t\u2019u kthehen ato para shqiptar\u00ebve?\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur fotografi t\u00eb k\u00ebtyre kutive, por nuk ka sqaruar n\u00ebse shumat e pretenduara jan\u00eb sekuestruar.<\/p>\n<p>\u201cNa i tregon me foto prokuroria, por s\u2019na thot\u00eb q\u00eb i ka sekuestruar ato para. Jan\u00eb para t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Bardhi ngriti pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr vler\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb dyshuar t\u00eb Ballukut, duke e krahasuar me vler\u00ebn e procedurave t\u00eb tenderimit q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb objekt i hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cPo si ka mund\u00ebsi, me 1 miliard euro q\u00eb ka paracaktuar tendera sipas prokuroris\u00eb Belinda Balluku, vlera e korrupsionit t\u00eb saj qenka 1.8 milion\u00eb euro gjithsej? Kujt ia shesin k\u00ebto?\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb kund\u00ebrshtoi gjithashtu pretendimin se hetimet jan\u00eb thelluar, duke p\u00ebrmendur edhe dy vilat q\u00eb ai thot\u00eb se i kishte denoncuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi thelluar hetimet? \u00c7far\u00eb ka thelluar p\u00ebr dy vila, q\u00eb ia kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb?\u201d, deklaroi Bardhi.<\/p>\n<p>Bardhi ngriti pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr hetimet lidhur me koncesionin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, duke iu referuar nj\u00eb d\u00ebshmie publike t\u00eb biznesmenit Pacolli q\u00eb, sipas tij, kishte fituar koncesionin.<\/p>\n<p>\u201cNa fol\u00ebn p\u00ebr hapje \u00e7\u00ebshtjeje me fraksion, \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr Aeroportin e Vlor\u00ebs. Aeroporti i Vlor\u00ebs ka nj\u00eb d\u00ebshmi publike t\u00eb biznesmenit q\u00eb ka fituar koncesionin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb zyr\u00eb nga Balluku, i \u00ebsht\u00eb komunikuar q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb tenderin n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb kompani turke, madje ministrja ka guxuar t\u00eb ndaj\u00eb dhe aksionet mes biznesmen\u00ebve. \u00c7far\u00eb nevoje ka m\u00eb shum\u00eb kjo p\u00ebr hetime?\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Tunelin e Llogaras\u00eb, Bardhi k\u00ebrkoi shpjegime mbi d\u00ebmin ekonomik prej 55 milion\u00eb eurosh q\u00eb ai ia atribuoi p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa tha prokuroria q\u00eb ka d\u00ebm 55 milion\u00eb euro n\u00eb Tunelin e Llogaras\u00eb? Ku shkuan 55 milion\u00eb euro, apo ia dha nga bujaria falas kompanive q\u00eb fituan Belinda Balluku?\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi gjithashtu udh\u00ebtimin e Ballukut n\u00eb Ankara p\u00ebr takimin me kompanin\u00eb turke lidhur me projektin e Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, duke ngritur pyetje p\u00ebr rrethanat e k\u00ebtij takimi.<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer veprimeve hetimore, Bardhi k\u00ebmb\u00ebnguli se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ka p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet p\u00ebr t\u00eb zbardhur \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cNuk guxuan t\u00eb b\u00ebnin kontroll banese Ballukut\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb hetim m\u00eb i thelluar mund t\u00eb kishte zbuluar edhe vendndodhjen e parave q\u00eb ai retendon se lidhen me korrupsionin.<\/p>\n<p>\u201cSe po t\u00eb hetonin, do t\u00eb dilnin arkat e kuqe me euro, q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb plot\u201d, u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi gjithashtu t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga prokuror\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ngritura.<\/p>\n<p>\u201cA e pyet\u00ebn Edi Ram\u00ebn? \u00c7far\u00eb hetimesh kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebta? Apo \u00e7far\u00eb u ka dal\u00eb p\u00ebrpara?\u201d, deklaroi Bardhi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb k\u00ebrkoi zbatimin e t\u00eb nj\u00ebjtave standarde hetimore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat, pavar\u00ebsisht funksioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrrallat t\u2019ua shesin t\u00eb tjer\u00ebve, por jo shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb pritur zbatimin e standardit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb zbatohet nj\u00ebsoj nga prokuroria\u201d, u shpreh Bardhi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bardhi-akuza\/\">Bardhi akuzon: Braho dhe dy prokuror\u00ebt ju n\u00ebnshtruan korrupsionit t\u00eb Ballukut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, se \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar p\u00ebrball\u00eb korrupsionit t\u00eb Belinda Ballukut, duke pretenduar se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb ndaj saj. Sipas Bardhit, mosparaqitja e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb re n\u00eb Kuvend p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103977","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103977\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}