{"id":103964,"date":"2026-11-17T10:48:13","date_gmt":"2026-11-17T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/bardhi-kutite-me-para-ne-vilat-e-ballukut-si-ne-bodrumet-e-karteleve-te-droges-do-votojme-kunder-projektbuxhetit-2027\/"},"modified":"2026-11-17T10:48:13","modified_gmt":"2026-11-17T10:48:13","slug":"bardhi-kutite-me-para-ne-vilat-e-ballukut-si-ne-bodrumet-e-karteleve-te-droges-do-votojme-kunder-projektbuxhetit-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/bardhi-kutite-me-para-ne-vilat-e-ballukut-si-ne-bodrumet-e-karteleve-te-droges-do-votojme-kunder-projektbuxhetit-2027\/","title":{"rendered":"Bardhi: Kutit\u00eb me para n\u00eb vilat e Ballukut, si n\u00eb bodrumet e karteleve t\u00eb drog\u00ebs, do votojm\u00eb kund\u00ebr projektbuxhetit 2027"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se p\u00ebrmes buxhetit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm po vijon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si \u201cekonomia e betonit\u201d, duke e lidhur at\u00eb me pastrimin e parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb tij, Bardhi u shpreh se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb sigurt p\u00ebr pastrimin e parave dhe p\u00ebrfitimet e paligjshme.<\/p>\n<p>Bardhi po ashtu p\u00ebrmendi Belinda Ballukun, n\u00eb vil\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs u gjet nj\u00eb kuti me euro, duke e krahasuar me m\u00ebnyr\u00ebn e ruajtjes s\u00eb parave n\u00eb kartelet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPrioriteti i Edi Ram\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb ekonomia e betonit, sepse aty mund t\u00eb pastrohen m\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb shpejt\u00eb parat\u00eb e krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. Ekonomia e betonit \u00ebsht\u00eb burim i sigurt p\u00ebr korrupsion. Prandaj n\u00eb vilat e Belinda Ballukut gjenden kutit\u00eb e kuqe t\u00eb mbushura me euro, si n\u00eb bodrumet e karteleve me t\u00eb rrezikshme t\u00eb drog\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb narko ekonomia kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb ngritur student\u00ebt. Belinda do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbushin kutit\u00eb e kuqe me tufa eurosh nga tenderat e vjedhura. Ergys Agasi do dyfishoj\u00eb vler\u00ebn e tenderave p\u00ebr t\u00eb vjedhur nga taksat e shqiptar\u00ebve\u201d, tha Bardhi,<\/p>\n<p>Po ashtu ai paralajmeroi voten kunder te PD per projektbuxhetin: \u201cVota e grupit parlamentar t\u00eb PD gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr n\u00eb parim p\u00ebr pr.buxhetin e propozuar nga Edi Rama.\u201d<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plote e Bardhit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Komisioni Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb Parlamentin Europian diskutoi situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri duke pasur parasysh mbi 160 dit\u00eb protesta qytetare dhe studentore. Kriza e thell\u00eb politike q\u00eb ka prekur vendin dhe q\u00eb u d\u00ebshmua me anullimin e seanc\u00ebs plenare nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, por dhe n\u00eb vijim\u00ebsi me pamund\u00ebsimin e nj\u00eb jete parlamentare normale me hap\u00ebsir\u00eb debati ku kontrolli ushtrohet pik\u00ebrisht dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin q\u00eb tashm\u00eb ky parlament nuk e ka m\u00eb.<\/p>\n<p>Sheshi proteston dhe kund\u00ebr sistemit q\u00eb ky parlament ka n\u00eb baz\u00eb. Nj\u00eb sistem ku parlamenti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb ligjeve me porosi q\u00eb kan\u00eb g\u00ebrryer me themel demokracin\u00eb institucionale dhe kan\u00eb zhb\u00ebr\u00eb emrin e parlamentit dhe brend\u00ebsin\u00eb e tij. Nj\u00eb sistem ku funksionet e kontrollit dhe balanc\u00ebs nuk funksionojn\u00eb dhe ku llogaridh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb munges\u00eb transparenc\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb bunkerizim. Ku opozit\u00ebs n\u00eb vazhdim\u00ebsi i \u00ebsht\u00eb hequr e drejta politike dhe institucionale p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejtat q\u00eb ia ofron kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pasi p\u00ebr vite me radh\u00eb kuvendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb bunker ku nuk lejohen as komisionet hetimore, ku interpelanca me kryeministrin \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsuar literalisht dhe ligj\u00ebrisht apo dhe ku prania e kryeministrit n\u00eb sall\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb nate dhe fakultative e tij. Sot, edhe komisioneve parlamentare u \u00ebsht\u00eb refuzuar e drejta dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb th\u00ebrritur n\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike ministrat apo dhe funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Prej mbi 1 muaji s\u00eb bashku me koleg\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kemi depozituar n\u00eb protokollin e kuvendit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebrritur n\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike Ministrin e Brendsh\u00ebm z. Ervin Demo. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me heshtjen edhe refuzimin e z Demo q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet Kushtetut\u00ebs dhe d\u00ebgjes\u00ebs me deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pas nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb, Sk\u00ebnder Hitaj, i cili gjithashtu ka refuzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme dhe antikushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike n\u00eb lidhje me sjelljen e policis\u00eb gjat\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve. Dhuna e ushtruar nga policia, goditjet me plumbat e gom\u00ebs n\u00eb nivelin e syrit por edhe p\u00ebrdorimi i gazit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale por mbi t\u00eb gjitha edhe sjellja e policis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrime me 250 minoren\u00eb dhe mbi 1000 persona ngren\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00eb heshtja dhe refuzimi policis\u00eb dhe ministrit Demo ngren\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>K\u00ebsaj i duhen shtuar dhe sjellja e policis\u00eb s\u00eb shtetit me gazetar\u00ebt dhe fotoreporter\u00ebt. Jan\u00eb njoftuar mbi 60 incidente mes policis\u00eb s\u00eb shtetit dhe gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilat ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb nga ministri por edhe drejtori i policis\u00eb. Mir\u00ebpo ata kan\u00eb zgjedhur t\u00eb heshtin !<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo heshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e faj\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb lidhje me aktet e dhun\u00ebs q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb dit\u00ebn p\u00ebr diell apo kan\u00eb provuar n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tyre gjat\u00eb protestave t\u00eb mbajtura n\u00eb vend. Goditjet e policis\u00eb ndaj qytetar\u00ebve ku ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jo agresiv\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi e asaj pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie dhe politizimi ekstrem q\u00eb policia e shtetit ka pasur. Jo vet\u00ebm kaq por ngren\u00eb alibi t\u00eb besueshme pasi shum\u00eb prej polici\u00ebve nuk kan\u00eb pasur mjete t\u00eb qarta identifikimi sikund\u00ebr k\u00ebrkohet nga ligji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se si kjo shumic\u00eb mbron me vet\u00ebdije t\u00eb qart\u00eb autokracin\u00eb dhe qeverisjen socialiste q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe mbahet mbi dhun\u00ebn e nj\u00eb sistemi q\u00eb ka mbyllur \u00e7do valvul shkarkimi dhe pergjegjshm\u00ebris\u00eb i p\u00ebrgjigjet me arroganc\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm kaq por qeveria socialiste ka nisur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb si kamzhik ndaj qytetar\u00ebve jo vet\u00ebm policin\u00eb e shtetit por edhe institucionet e pavarura n\u00eb let\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb AMA. Fatkeq\u00ebsisht politizimi i AMA\u2019s nd\u00ebrsa n\u00eb progres raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs drejtuesja e AMA etiketohet si nj\u00eb person thell\u00ebsisht politik, q\u00eb koh\u00ebt e fundit as e ka fshehur an\u00ebsin\u00eb politike duke gjobitur \u00e7do media q\u00eb brenda saj ka z\u00ebra opozitar\u00eb. Duke vijuar k\u00ebshtu loj\u00ebn e retorik\u00ebn e gjuh\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb sa her\u00eb flet p\u00ebr protest\u00ebn ka goditur drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb edhe News 24 edhe Syri TV.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj sjellje, s\u00ebrishmi me koleg\u00ebt e komisionit t\u00eb Drejtave Njeriut dhe Medias kam k\u00ebrkuar nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike me drejtuesen e AMA. Mir\u00ebpo, fatkeq\u00ebsisht kjo d\u00ebgjes\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u d\u00ebrgua por si rrall\u00eb her\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e mazhoranc\u00ebs n\u00eb Komision refuzuan dhe ta p\u00ebrcjellin duke kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb vend t\u00eb kryetares s\u00eb AMA. Duke u b\u00ebr\u00eb mburoja dhe avokatia politike dhe publike e nj\u00eb kryetare q\u00eb ka shkelur me dy k\u00ebmb\u00eb kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<\/p>\n<p>T\u00eb tre k\u00ebto sjellje jan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se si kuvendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb noter i ligjeve me porosi (si ligji i investimeve strategjike), bunkeri kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin e imunitetit apo zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe arroganc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb pandersh\u00ebm q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb pushtet ashtu q\u00eb ti mohojn\u00eb shqiptar\u00ebve llogaridh\u00ebnien dhe t\u00eb mbrojn\u00eb autokracin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr ishin pjes\u00eb e raportimeve n\u00eb Parlamentin Europian. Q\u00eb si rrall\u00eb her\u00eb gjeti dakord\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb edhe nga ana e eurodeputet\u00ebve t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb partive q\u00eb nuk jan\u00eb simotra me PD-n\u00eb, por q\u00eb ndajn\u00eb nj\u00ebsoj si PD, nj\u00eb shqet\u00ebsim mbi t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj sot, m\u00eb shum\u00eb se sa dje, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb parlamenti t\u00eb rikthehet n\u00eb rolin kushtetues t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb larguar prej m\u00eb s\u00eb paku 1 dekade.<\/p>\n<p>Sjellja e shumic\u00ebs socialiste q\u00eb atakon, k\u00ebrc\u00ebnon apo mbyll \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs nuk i sh\u00ebrben demokracis\u00eb por vet\u00ebm asaj q\u00eb sot po quhet gjithmnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb kartonave. Pra, nj\u00eb autokracie t\u00eb ngritur prej sistemit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb demokraci nuk mund t\u00eb jet\u00eb institucionale n\u00ebse nuk ka transparenc\u00eb dhe kontroll dhe Shqip\u00ebris\u00eb i mungon thell\u00ebsisht kjo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb demokraci e v\u00ebrtet\u00eb nuk ka nj\u00eb shumic\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon p\u00ebrmes tiranis\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na ndan thell\u00ebsisht ne si opozit\u00eb me shumic\u00ebn socialiste. K\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb shantazhojn\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb sunduar p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb pandersh\u00ebm. Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb realisht nje demokraci funksioanle dhe nj\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj koha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar! Pasi realisht Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb qeverisje t\u00eb pakic\u00ebs, nj\u00eb parlament bunker t\u00eb interesave t\u00eb tyre dhe nj\u00eb sistemi ku shumica kontribuon por benefitet i merr nj\u00eb grusht i vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bardhi-kutite-me-para-ne-vilat-e-ballukut-si-ne-bodrumet-e-karteleve-te-droges-do-votojme-kunder-projektbuxhetit-2027\/\">Bardhi: Kutit\u00eb me para n\u00eb vilat e Ballukut, si n\u00eb bodrumet e karteleve t\u00eb drog\u00ebs, do votojm\u00eb kund\u00ebr projektbuxhetit 2027<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se p\u00ebrmes buxhetit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm po vijon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si \u201cekonomia e betonit\u201d, duke e lidhur at\u00eb me pastrimin e parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionin. Gjat\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb tij, Bardhi u shpreh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103964","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103964","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103964"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103964\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103964"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103964"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103964"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}