{"id":103959,"date":"2026-11-17T09:49:07","date_gmt":"2026-11-17T09:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/jepi-shefit-nje-kafe-spak-kerkon-burg-per-dy-policet-e-orikumit-si-u-dorezuan-2-7-milione-leket\/"},"modified":"2026-11-17T09:49:07","modified_gmt":"2026-11-17T09:49:07","slug":"jepi-shefit-nje-kafe-spak-kerkon-burg-per-dy-policet-e-orikumit-si-u-dorezuan-2-7-milione-leket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/jepi-shefit-nje-kafe-spak-kerkon-burg-per-dy-policet-e-orikumit-si-u-dorezuan-2-7-milione-leket\/","title":{"rendered":"\u201cJepi shefit nj\u00eb kafe\u201d\/ SPAK k\u00ebrkon burg p\u00ebr dy polic\u00ebt e Orikumit, si u dor\u00ebzuan 2.7 milion\u00eb lek\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka dh\u00ebn\u00eb pretenc\u00ebn p\u00ebr dy ish-efektiv\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Orikumit, Daniel Liksk\u00ebndaj dhe Afrim Ferraj, t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion pas denoncimit t\u00eb nj\u00eb qytetari, t\u00eb cilit dyshohet se i mor\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, k\u00ebrkoi d\u00ebnimin me nga dy vite burg p\u00ebr ish-shefin e krimeve, Daniel Liksk\u00ebndaj, dhe specialistin e policimit n\u00eb komunitet, Afrim Ferraj. P\u00ebr t\u00eb dy t\u00eb pandehurit, Prokuroria k\u00ebrkoi gjithashtu heqjen e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr qytetarin Everest Bashaj, i cili akuzohet se ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn e parave, SPAK k\u00ebrkoi d\u00ebnimin me tet\u00eb muaj burg.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej pretenc\u00ebs, dosja hetimore p\u00ebrmban detaje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si dy punonj\u00ebsit e policis\u00eb dyshohet se p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb konflikt mes dy qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mosregjistrimit t\u00eb procedimit penal.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb kall\u00ebzuesit, gjith\u00e7ka nisi m\u00eb 8 shtator 2025, kur ai u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb konflikt fizik me nj\u00eb koleg nga Kosova, gjat\u00eb transportimit t\u00eb punonj\u00ebsve nga Palasa drejt Orikumit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Bashaj punonte si elektricist n\u00eb nj\u00eb biznes privat n\u00eb Palas\u00eb. Sipas deklarimit t\u00eb tij, konflikti me kuzhinierin nga Kosova, t\u00eb quajtur Vigan, nisi pas nj\u00eb debati verbal dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb p\u00ebrplasje fizike. Nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebs nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas t\u00eb dy u pajtuan.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb person q\u00eb u prezantua si punonj\u00ebs policie e telefonoi dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb paraqitej n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb Orikum, pasi ndaj tij ishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim. Sipas dosjes, pasi priti rreth dy or\u00eb n\u00eb komisariat, qytetari u takua me Afrim Ferrajn dhe Daniel Liksk\u00ebndajn.<\/p>\n<p>Ky i fundit, sipas d\u00ebshmis\u00eb, i komunikoi se akuzohej p\u00ebr pengmarrje, pasi gjat\u00eb konfliktit kishte ndaluar furgonin n\u00eb rrug\u00eb. Liksk\u00ebndaj dyshohet se i tha se kjo vep\u00ebr penale d\u00ebnohej me 7 deri n\u00eb 10 vite burg.<\/p>\n<p>Bashaj pretendon se u p\u00ebrpoq t\u2019u shpjegonte punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb se konflikti kishte p\u00ebrfunduar dhe se ishte pajtuar me kolegun, por shefi i krimeve k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7\u00ebshtja ishte e r\u00ebnd\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, sipas dosjes s\u00eb SPAK, nisi edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr para.<\/p>\n<p><em>\u201cAfrimi i tha q\u00eb jepi shefit nj\u00eb kafe dhe mbylle k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por nuk duhet t\u00eb bisedosh jasht\u00eb me asnj\u00eb njeri, kur t\u00eb dal\u00ebsh q\u00eb k\u00ebtej\u201d, <\/em>thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e administruar n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzuesit, fillimisht iu k\u00ebrkuan 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, por ai deklaroi se kishte vet\u00ebm 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cilat i kishte kursyer nga pagat e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Afrim Ferraj, sipas d\u00ebshmis\u00eb, doli nga zyra p\u00ebr t\u00eb biseduar me shefin e krimeve dhe m\u00eb pas u kthye duke i komunikuar se shuma q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion ishte e mjaftueshme p\u00ebr mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cAfrimi doli nga zyra e tij dhe i tha t\u00eb priste sa t\u00eb bisedonte me shefin. Pasi fol\u00ebn ve\u00e7mas erdhi dhe i tha q\u00eb Ok, do ta mbyllim me aq\u201d, p\u00ebrshkruhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij komunikimi, Bashaj telefonoi Klejvis Minon, personin me t\u00eb cilin ndante dhom\u00ebn, dhe i k\u00ebrkoi t\u2019i sillte parat\u00eb n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb Orikum. Sipas kall\u00ebzimit, rreth 15 minuta m\u00eb von\u00eb, Mino mb\u00ebrriti me \u00e7ant\u00ebn ku ndodheshin 2.7 milion\u00eb lek\u00ebt e vjetra. Dosja p\u00ebrshkruan edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si dyshohet se u dor\u00ebzuan parat\u00eb brenda ambienteve t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cAfrim Ferraj, m\u00eb tha q\u00eb merr lek\u00ebt e mb\u00ebshtilli, n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb formati t\u00eb bardh\u00eb dhe vendosi posht\u00eb \u00e7ant\u00ebs s\u00eb shefit Daniel Liksk\u00ebndaj dhe ik\u201d,<\/em> thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e qytetarit.<\/p>\n<p>Sipas kall\u00ebzuesit, ai i mb\u00ebshtolli parat\u00eb me nj\u00eb flet\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe i vendosi posht\u00eb \u00e7ant\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb shefit t\u00eb krimeve, n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb dy punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb tjet\u00ebr detaj i dosjes lidhet me veprimet q\u00eb dyshohet se kreu Daniel Liksk\u00ebndaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb shum\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb, ish-shefi i krimeve mori dy deklarimet q\u00eb ishin administruar p\u00ebr konfliktin, i grisi p\u00ebrpara qytetarit dhe m\u00eb pas i hodhi n\u00eb koshin e mbeturinave.<\/p>\n<p>Liksk\u00ebndaj dyshohet se i komunikoi se \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb mbyllej, pasi personat e p\u00ebrfshir\u00eb ishin pajtuar dhe se asgj\u00eb nuk do t\u00eb regjistrohej n\u00eb sistemin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i kishte th\u00ebn\u00eb gjithashtu se do ta telefononte pas tri dit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse pajtimi me shtetasin nga Kosova vazhdonte, por sipas kall\u00ebzuesit, kjo telefonat\u00eb nuk u krye.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb materialit q\u00eb SPAK ka administruar n\u00eb hetimin ndaj dy ish-punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit, Prokuroria e Posa\u00e7me k\u00ebrkoi nga dy vite burg p\u00ebr Daniel Liksk\u00ebndajn dhe Afrim Ferrajn, si dhe ndalimin e ushtrimit t\u00eb funksioneve publike p\u00ebr tre vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr Everest Bashajn, t\u00eb akuzuar p\u00ebr dh\u00ebnien e parave, prokurori Elvin Gokaj k\u00ebrkoi tet\u00eb muaj burg.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Gjykata e Posa\u00e7me do t\u00eb shqyrtoj\u00eb pretenc\u00ebn e SPAK dhe provat e paraqitura gjat\u00eb procesit, p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb tre t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/policet-orikumi\/\">\u201cJepi shefit nj\u00eb kafe\u201d\/ SPAK k\u00ebrkon burg p\u00ebr dy polic\u00ebt e Orikumit, si u dor\u00ebzuan 2.7 milion\u00eb lek\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka dh\u00ebn\u00eb pretenc\u00ebn p\u00ebr dy ish-efektiv\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Orikumit, Daniel Liksk\u00ebndaj dhe Afrim Ferraj, t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion pas denoncimit t\u00eb nj\u00eb qytetari, t\u00eb cilit dyshohet se i mor\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, k\u00ebrkoi d\u00ebnimin me nga dy vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103959","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103959"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103959\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}