{"id":103956,"date":"2026-11-17T08:48:13","date_gmt":"2026-11-17T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/ndotja-e-ajrit-ne-shqiperi-mbi-trefishin-e-normes-se-obsh-mijera-vdekje-te-parakohshme-regjistrohen-ne-vit\/"},"modified":"2026-11-17T08:48:13","modified_gmt":"2026-11-17T08:48:13","slug":"ndotja-e-ajrit-ne-shqiperi-mbi-trefishin-e-normes-se-obsh-mijera-vdekje-te-parakohshme-regjistrohen-ne-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/17\/ndotja-e-ajrit-ne-shqiperi-mbi-trefishin-e-normes-se-obsh-mijera-vdekje-te-parakohshme-regjistrohen-ne-vit\/","title":{"rendered":"Ndotja e ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri mbi trefishin e norm\u00ebs s\u00eb OBSH, mij\u00ebra vdekje t\u00eb parakohshme regjistrohen n\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p>Ndotja e ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me rreth 3,551 vdekje t\u00eb parakohshme gjat\u00eb vitit 2023, nd\u00ebrsa kostoja e saj p\u00ebr mir\u00ebqenien ekonomike dhe sociale vler\u00ebsohet n\u00eb ekuivalentin e 7% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB).<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse treguesit e vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lidhur me ndotjen jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, ekspozimi ndaj grimcave t\u00eb im\u00ebta n\u00eb aj\u00ebr mbetet nj\u00eb problem serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin publik, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb moshuarit dhe familjet m\u00eb t\u00eb cenueshme.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Menaxhimin e Cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ajrit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, vler\u00ebsimi p\u00ebr 3,551 vdekje t\u00eb parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb vitit 2023 bazohet n\u00eb modelimin e ndikimit sh\u00ebndet\u00ebsor nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA). Shifra p\u00ebrfaq\u00ebson vdekshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, t\u00eb cilat, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave shum\u00eb t\u00eb vogla, mund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb thell\u00eb n\u00eb mushk\u00ebri dhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sistemin kardiovaskular.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore i referohet edhe nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, sipas t\u00eb cilit ndotja me PM2.5 lidhej me rreth 4,600 vdekje t\u00eb parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2021. Megjithat\u00eb, institucioni sqaron se k\u00ebto dy shifra nuk mund t\u00eb krahasohen drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar uljen e vdekshm\u00ebris\u00eb, pasi jan\u00eb p\u00ebrllogaritur mbi metodologji dhe baza t\u00eb ndryshme t\u00eb dh\u00ebnash.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregues m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm i ecuris\u00eb afatgjat\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktimi me rreth 53% i vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parakohshme t\u00eb lidhur me PM2.5 gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005\u20132022. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij p\u00ebrmir\u00ebsimi, niveli i rrezikut mbetet i konsideruesh\u00ebm. Sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb OECD-s\u00eb p\u00ebr vitin 2022, t\u00eb cituar n\u00eb raport, vdekshm\u00ebria e parakohshme nga ndotja e ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrllogaritet n\u00eb rreth 164 raste p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kostoja e ndotjes, sa 7% e ekonomis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pasojave sh\u00ebndet\u00ebsore, ndotja e ajrit p\u00ebrb\u00ebn edhe nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb konsiderueshme ekonomike. Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se kostoja p\u00ebr mir\u00ebqenien e shkaktuar nga ndotja e ajrit t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ekuivalente me 7% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky tregues nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb shpenzim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit apo nj\u00eb humbje t\u00eb matur t\u00eb prodhimit ekonomik. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim monetar i d\u00ebmeve ndaj mir\u00ebqenies, i mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e studimit <em>Global Burden of Disease 2021<\/em>, ku p\u00ebrfshihen pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ndotjes.<\/p>\n<p>N\u00eb shkall\u00eb rajonale, Banka Bot\u00ebrore vler\u00ebson se kostot p\u00ebr mir\u00ebqenien nga ndotja e ajrit luhaten nga 7% deri n\u00eb 19% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbi. Raporti e identifikon ndotjen si nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, pasi d\u00ebmet sh\u00ebndet\u00ebsore shoq\u00ebrohen edhe me humbje t\u00eb produktivitetit, mungesa n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve dhe pasoja n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb njoh\u00ebse t\u00eb individ\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, ekspozimi ndaj ndotjes \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues n\u00eb zonat urbane. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb cituar nga Banka Bot\u00ebrore, vdekshm\u00ebria mesatare q\u00eb i atribuohet ndotjes s\u00eb ajrit n\u00eb qytetet e rajonit luhatet nga 137 deri n\u00eb 158 raste p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, af\u00ebrsisht dyfishi i mesatares prej 69 rastesh p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb n\u00eb qytetet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p><strong>Ndotja n\u00eb Shqip\u00ebri, mbi trefishin e udh\u00ebzimit t\u00eb OBSH-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimeve n\u00eb treguesit afatgjat\u00eb t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrqendrimet e grimcave t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb aj\u00ebr vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb mbi nivelet e rekomanduara p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb IQAir, t\u00eb cituara n\u00eb raport, p\u00ebrqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 n\u00eb Shqip\u00ebri ishte 16.7 mikrogram\u00eb p\u00ebr met\u00ebr kub n\u00eb vitin 2023, mbi trefishin e nivelit prej 5 mikrogram\u00ebsh p\u00ebr met\u00ebr kub t\u00eb rekomanduar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nivel ishte gjithashtu 67% mbi kufirin e ri vjetor t\u00eb Bashkimit Europian prej 10 mikrogram\u00ebsh p\u00ebr met\u00ebr kub, i cili duhet t\u00eb p\u00ebrmbushet deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr ndot\u00ebsit e tjer\u00eb tregojn\u00eb se problemi \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i theksuar n\u00eb disa qytete. Gjat\u00eb vitit 2023, p\u00ebrqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM10 n\u00eb Tiran\u00eb rezultoi 35.4% mbi kufirin europian, nd\u00ebrsa n\u00eb Elbasan 19.6% mbi k\u00ebt\u00eb nivel.<\/p>\n<p>N\u00eb Kor\u00e7\u00eb u regjistruan 60 dit\u00eb me tejkalim t\u00eb kufirit ditor t\u00eb PM10, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb stacion monitorimi n\u00eb Tiran\u00eb u regjistruan 58 dit\u00eb, kundrejt kufirit prej 35 dit\u00ebsh t\u00eb lejuara n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore thot\u00eb se nj\u00eb nga burimet kryesore t\u00eb ndotjes me grimca t\u00eb im\u00ebta \u00ebsht\u00eb ngrohja e banesave. Sipas modelimit GAINS, djegia e l\u00ebnd\u00ebve p\u00ebr ngrohje n\u00eb sektorin rezidencial gjeneron af\u00ebrsisht 50% t\u00eb emetimeve komb\u00ebtare PM2.5. Industria dhe transporti jan\u00eb gjithashtu burime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebrsa pesha e secilit sektor ndryshon sipas qyteteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti paralajm\u00ebron se vler\u00ebsimi i ekspozimit t\u00eb popullsis\u00eb ndaj ndotjes n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet i pasigurt p\u00ebr shkak t\u00eb mbulimit t\u00eb kufizuar dhe jo t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm t\u00eb rrjetit t\u00eb monitorimit. P\u00ebrqendrimi i stacioneve n\u00eb zona urbane dhe pran\u00eb trafikut mund t\u00eb jap\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja komb\u00ebtare, ndaj k\u00ebrkohet zgjerimi i matjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb reduktuar pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ekonomike, Banka Bot\u00ebrore thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr kalimin drejt sistemeve m\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb ngrohjes, kontroll m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb emetimeve industriale, p\u00ebrmir\u00ebsimin e transportit urban dhe rritjen e investimeve p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs,\u00a0 zbatimi i masave duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat ku nivelet e ndotjes dhe ekspozimi i popullsis\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, pasi nd\u00ebrhyrjet n\u00eb k\u00ebto zona mund t\u00eb sjellin p\u00ebrfitimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ndotja-ajrit\/\">Ndotja e ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri mbi trefishin e norm\u00ebs s\u00eb OBSH, mij\u00ebra vdekje t\u00eb parakohshme regjistrohen n\u00eb vit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndotja e ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me rreth 3,551 vdekje t\u00eb parakohshme gjat\u00eb vitit 2023, nd\u00ebrsa kostoja e saj p\u00ebr mir\u00ebqenien ekonomike dhe sociale vler\u00ebsohet n\u00eb ekuivalentin e 7% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB). Megjith\u00ebse treguesit e vdekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lidhur me ndotjen jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, ekspozimi ndaj grimcave t\u00eb im\u00ebta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103956","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}