{"id":103927,"date":"2026-11-16T15:48:12","date_gmt":"2026-11-16T15:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/16\/fatime-kryemadhi-kerkon-pafajesi-ne-gjkko-kundershton-konfiskimin-e-viles-nga-spak\/"},"modified":"2026-11-16T15:48:12","modified_gmt":"2026-11-16T15:48:12","slug":"fatime-kryemadhi-kerkon-pafajesi-ne-gjkko-kundershton-konfiskimin-e-viles-nga-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/16\/fatime-kryemadhi-kerkon-pafajesi-ne-gjkko-kundershton-konfiskimin-e-viles-nga-spak\/","title":{"rendered":"Fatime Kryemadhi k\u00ebrkon pafaj\u00ebsi n\u00eb GJKKO, kund\u00ebrshton konfiskimin e vil\u00ebs nga SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Fatime Kryemadhi, n\u00ebna e Monika Kryemadhit, i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me shpalljen e pafaj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave, si dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr konfiskimin e vil\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare prej 81 faqesh, avokatet e saj, Flutura Kona dhe Esmeralda Rama, kund\u00ebrshtojn\u00eb pretendimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr origjin\u00ebn e paligjshme t\u00eb fondeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamenteve, shlyerjen e kredive bankare dhe p\u00ebrfitimin e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e kund\u00ebrshtuara \u00ebsht\u00eb shuma prej 846 mij\u00eb eurosh, t\u00eb cil\u00ebn SPAK e konsideron t\u00eb pajustifikuar dhe e lidh me transaksionet financiare t\u00eb familjes Meta-Kryemadhi. Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka identifikuar konkretisht veprimet financiare q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, burimin e secilit transaksion dhe dijenin\u00eb e Fatime Kryemadhit p\u00ebr nj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb mundshme kriminale t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Avokatet kund\u00ebrshtojn\u00eb gjithashtu lidhjen q\u00eb SPAK vendos mes pasurive dhe \u00e7\u00ebshtjes CEZ-DIA. Ato i referohen nj\u00eb mesazhi t\u00eb dat\u00ebs 22 qershor 2009, ku p\u00ebrmendet shuma \u201c200 mij\u00eb\u201d, duke argumentuar se nuk p\u00ebrcaktohet monedha dhe se nuk ka prova q\u00eb parat\u00eb jan\u00eb paguar nga Kastriot Ismailaj, jan\u00eb p\u00ebrfituar nga Ilir Meta apo i jan\u00eb kaluar Fatime Kryemadhit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument i mbrojtjes lidhet me blerjen e apartamenteve n\u00eb rrug\u00ebn \u201cVaso Pasha\u201d, n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas avokateve, transaksionet jan\u00eb kryer n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010, p\u00ebrpara themelimit dhe regjistrimit t\u00eb kompanis\u00eb DIA dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb saj me CEZ-in.<\/p>\n<p>Transfertat dhe kredit\u00eb bankare<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzione trajtohen edhe 138 mij\u00eb eurot q\u00eb Fatime Kryemadhi i ka kaluar vajz\u00ebs s\u00eb saj, Monika Kryemadhit, gjat\u00eb vitit 2009. Sipas SPAK, shuma \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb tri k\u00ebste: 21 mij\u00eb, 70 mij\u00eb dhe 47 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga kjo vler\u00eb, Prokuroria njeh si t\u00eb justifikuara 100 mij\u00eb euro, me burim kompanin\u00eb AGI KONS, nd\u00ebrsa konteston 38 mij\u00eb eurot e mbetura. Sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb akuz\u00ebs, k\u00ebsaj diference i shtohen edhe 75 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga qiraja p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 25-mujore, duke e \u00e7uar munges\u00ebn e pretenduar t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb rreth 113 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mbrojtja kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb p\u00ebrllogaritje dhe k\u00ebrkon verifikimin e pagesave reale t\u00eb qiras\u00eb, transfertave bankare dhe burimeve financiare t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kredia prej 335 mij\u00eb eurosh, e marr\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010. Sipas SPAK, prej saj jan\u00eb transferuar 100 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin e Monika Kryemadhit, nd\u00ebrsa jan\u00eb t\u00ebrhequr edhe 200 mij\u00eb dhe 34.500 euro.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se k\u00ebto dy shuma jan\u00eb marr\u00eb nga Mirvjen Nino si pagesa shtes\u00eb p\u00ebr apartamentin. Por avokatet kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb version, duke argumentuar se 200 mij\u00eb eurot jan\u00eb t\u00ebrhequr nga vet\u00eb Fatime Kryemadhi dhe se mandatet bankare t\u00eb p\u00ebrdorura nga akuza duhet t\u00eb verifikohen.<\/p>\n<p>Mbrojtja ka kund\u00ebrshtuar edhe ekspertimin financiar t\u00eb SPAK, me pretendimin se nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha dokumentet bankare, kontratat noteriale dhe burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb paraqitura prej saj. Sipas avokateve, analiza financiare duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe periudh\u00ebn p\u00ebrpara vitit 2003.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimet p\u00ebr vil\u00ebn n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e konkluzioneve i kushtohet vil\u00ebs n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn SPAK k\u00ebrkon konfiskimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, prona \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate shk\u00ebmbimi me kompanin\u00eb AGI KONS, s\u00eb cil\u00ebs Fatime Kryemadhi i ka kaluar dy nj\u00ebsi dhe nj\u00eb garazh. SPAK k\u00ebrkon konfiskimin e vil\u00ebs si pasuri me vler\u00eb ekuivalente me produktin e pretenduar t\u00eb vepr\u00ebs penale, duke e vler\u00ebsuar at\u00eb rreth 186.945 euro.<\/p>\n<p>Avokatet argumentojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb provuar lidhja mes k\u00ebsaj pasurie dhe fondeve q\u00eb Prokuroria i konsideron me origjin\u00eb kriminale. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb tyre, ato i referohen edhe nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor 2024, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ishte hequr sekuestroja preventive e vendosur m\u00eb her\u00ebt mbi vil\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzione theksohet se Fatime Kryemadhi \u00ebsht\u00eb pensioniste dhe se, sipas mbrojtjes, vila p\u00ebrb\u00ebn t\u00eb vetmen pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, avokatet k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb gjykata t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe pasojat ekonomike q\u00eb do t\u00eb sillte konfiskimi.<\/p>\n<p>Mbrojtja ka kund\u00ebrshtuar gjithashtu ve\u00e7imin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Fatime Kryemadhit nga ajo e Ilir Met\u00ebs dhe Monika Kryemadhit. Sipas saj, transaksionet dhe provat financiare jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pa paragjykuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e personave q\u00eb po gjykohen ve\u00e7mas.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/fatime-kryemadhi\/\">Fatime Kryemadhi k\u00ebrkon pafaj\u00ebsi n\u00eb GJKKO, kund\u00ebrshton konfiskimin e vil\u00ebs nga SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatime Kryemadhi, n\u00ebna e Monika Kryemadhit, i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me shpalljen e pafaj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn e pastrimit t\u00eb parave, si dhe rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr konfiskimin e vil\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit. N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare prej 81 faqesh, avokatet e saj, Flutura Kona dhe Esmeralda Rama, kund\u00ebrshtojn\u00eb pretendimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103927","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}