{"id":103920,"date":"2026-11-16T12:48:14","date_gmt":"2026-11-16T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/16\/rama-kerkoi-perjashtimin-e-spiropalit-koci-shenjestron-ballukun-masa-duhej-marre-ndaj-te-korruptuarve\/"},"modified":"2026-11-16T12:48:14","modified_gmt":"2026-11-16T12:48:14","slug":"rama-kerkoi-perjashtimin-e-spiropalit-koci-shenjestron-ballukun-masa-duhej-marre-ndaj-te-korruptuarve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/16\/rama-kerkoi-perjashtimin-e-spiropalit-koci-shenjestron-ballukun-masa-duhej-marre-ndaj-te-korruptuarve\/","title":{"rendered":"Rama k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e Spiropalit, Ko\u00e7i sh\u00ebnjestron Ballukun:  Masa duhej marr\u00eb ndaj t\u00eb korruptuarve"},"content":{"rendered":"<p>Ish deputeti socialist, Petro Ko\u00e7i ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ku u propozua p\u00ebrjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrec\u00ebs. Ko\u00e7i e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb pavlefsh\u00ebm, duke argumentuar se \u00e7do mas\u00eb disiplinore duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb Statutin e PS-s\u00eb dhe t\u00eb miratohet p\u00ebrmes procedurave institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, ai kritikon ashp\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u trajtua \u00e7\u00ebshtja e dy socialist\u00ebve, duke theksuar se propozimi p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tyre ishte i tepruar dhe d\u00ebmtues p\u00ebr partin\u00eb. Sipas Ko\u00e7it, nj\u00eb parti e v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb statut m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kryetari apo sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nd\u00ebrsa uniteti nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi frik\u00ebn, por mbi besimin dhe bindjen politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e Spiropalit, deputeti socialist thot\u00eb se q\u00ebndrimet e saj mund t\u00eb jen\u00eb konsideruar problematike nga nj\u00eb pjes\u00eb e socialist\u00ebve, por kjo nuk justifikon p\u00ebrjashtimin. Ai shton se pretendimi p\u00ebr largimin e saj nga forumet \u00ebsht\u00eb nul n\u00ebse propozimi nuk \u00ebsht\u00eb votuar institucionalisht. Ko\u00e7i kujton gjithashtu se, sipas Statutit, deputet\u00ebt jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb ex officio t\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por kritikat e tij shkojn\u00eb edhe m\u00eb tej, duke sh\u00ebnjestruar m\u00ebnyr\u00ebn se si partia trajton \u00e7\u00ebshtjet e korrupsionit. Ko\u00e7i shprehet se lajm shum\u00eb m\u00eb i mir\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrjashtimi, qoft\u00eb edhe i p\u00ebrkohsh\u00ebm, i personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve ka nisur nj\u00eb proces penal. Ai thekson se nj\u00eb standard i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb pretendon se lufton korrupsionin, pa cenuar parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div>Modestisht per Asamblene:<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>1. Lajmi me i mire e ndofta i vetmi si i tille ishte caktimi i Ervin Demos dhe Albana Kociut ne drejtimin e PS per bashkine e kryeqytetit. Do te doja qe ky akt te kurorezohej nepermjet mje procesi zgjedhor, por ne gjykimin tim ata, ne perberjen aktuale te lidershipit te PS perfaqesojne zgjidhjen me te qelluar ne konsiderate te pervojes, zotesise e mbi te gjitha te integritetit.<\/div>\n<div>Te dy koleget, bashke me Erion Bra\u00e7en perbejne ndofta kapitalin njerezor me te arrire nga i cili do te perzgjidhet kandidatura perfundimtare per Kryetar bashkie ne garen e zgjedhjeve vendore qe po troket.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>2. Lajmi me i keq ishte propozimi e pastaj pretendimi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca qenkeshin perjashtuar nga forumet e PSSH. Qasja disiplinore kerkon argumentim te plote dhe te bazuar ne Statutin e partise. Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist. Mund te kene qene ato qendrime te motivuara nga iluzione apo emocione te shkaktuara nga tensionet shpesh panikndjellese te protestave. Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime.<\/div>\n<div>Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures.<\/div>\n<div>PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete.<\/div>\n<div>Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Ko\u00e7eku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi.<\/div>\n<div>Rasti e Plarentit eshte edhe me pa kuptim. E kujtoj Plarentin ne krye te Komisionit Hetimor per Koncesionet ne Shendetesi. Ishte gati heroik ne perballimin e nje procesi qe vetem parlamentar nuk mund te quhej dhe qe bazohej ne nje platforme si ato te Pleniumeve te PP.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>3. Perjashtimi nga forumet me rastin e te shtunes eshte nje pretendim nul. Nese propozimi nuk eshte votuar institucionalisht ai nuk validohet dot.<\/div>\n<div>Statuti eshte shume i qarte me kesi rastesh.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>4. Ne baze te Statutit deputeti eshte ex oficio anetar i Asamblese Kombetare. Statuti nuk ka percaktim ndryshe. Nese Elisa eshte anetare e Grupit Socialist ajo automatikisht eshte ne Asamble. Nuk besoj se do cmendej partia e ta perjashtonte nga grupi.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>5. Do te ishte lajm i shkelqyer akti i pritshem i perjashtimit te ndonje te korruptuari. Standarti i largimit te pakten perkohesisht i personave ndaj te cileve ka filluar proces penal duhet te jete perhere i detyrueshem per nje parti qe pretendon lufte ndaj korrupsionit. Kjo nuk do te thote qe hiqet dore nga prezumimi i pafajesise.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>6. Partia socialiste nuk ka nevoje qe anetaret e saj te ndahen ne facebook ne grupe ku disa perbetohen per Kryetarin e mallkojne plangprishesit e te tjere qe mallkojne Kryetarin e levdojne kritizeret.<\/div>\n<div>Jemi pak muaj para zgjedhjeve. Kerkohet qartesi dhe bashkim parimor forcash. Kritikat konstruktive i bejne mire shendetit politik te PS.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div>7. Protestat ne fillimet e veta te qershorit ishin me shume se simpatike. Ato i dhane ngjyre europiane vemendjes dhe reagimit te publikut ndaj zhvillimeve politike.<\/div>\n<div>Por fenomenet e dhunes e plackitjes qe ndodhen kohet e fundit e rrezuan qytetarine fillestare dhe e kompromentuan perkrahjen popullore.<\/div>\n<div>Pushteti nderrohet me vote. Jo ne tavoline.<\/div>\n<div>Nderkohe protestes i mungon vizioni dhe lidershipi.<\/div>\n<div>Vizioni dhe lidershipi berishian perbejne prapakthim dhe e fundosin qellimin e supozuar progresist te protestes.<\/div>\n<div>Permbysja revolucionare e synuar bie ndesh me pershpejtimin e procesit te integrimit europian.<\/div>\n<div>Protesta i ka arritur disa suksese, ulja e tvsh se per ushqimet, heqja e takses se qarkullimit nga karburanti, premtimi per rritje pagash per policine etj.<\/div>\n<div>Keto duhen shoqeruar me hapa te tjere si psh rritja e pagave per pedagoget, ndertimi i ambienteve sportive per rinine e femijet ne vend te kullave etj.<\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/koci-ballukun\/\">Rama k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e Spiropalit, Ko\u00e7i sh\u00ebnjestron Ballukun:  Masa duhej marr\u00eb ndaj t\u00eb korruptuarve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish deputeti socialist, Petro Ko\u00e7i ka reaguar pas mbledhjes s\u00eb Asambles\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ku u propozua p\u00ebrjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrec\u00ebs. Ko\u00e7i e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb pavlefsh\u00ebm, duke argumentuar se \u00e7do mas\u00eb disiplinore duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb Statutin e PS-s\u00eb dhe t\u00eb miratohet p\u00ebrmes procedurave institucionale. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103920","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}