{"id":103861,"date":"2026-11-15T08:48:14","date_gmt":"2026-11-15T08:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/15\/rritja-e-tvsh-goditja-e-radhes-per-turizmin\/"},"modified":"2026-11-15T08:48:14","modified_gmt":"2026-11-15T08:48:14","slug":"rritja-e-tvsh-goditja-e-radhes-per-turizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/15\/rritja-e-tvsh-goditja-e-radhes-per-turizmin\/","title":{"rendered":"Rritja e TVSH, goditja e radh\u00ebs p\u00ebr turizmin"},"content":{"rendered":"<p>Pas gati nj\u00eb dekade me TVSH t\u00eb reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese n\u00eb Shqip\u00ebri pritet t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tatimi. Qeveria ka propozuar q\u00eb, nga 1 janari 2027, TVSH-ja p\u00ebr akomodimin t\u00eb rritet n\u00eb 10%, nj\u00eb ndryshim nga i cili llogarit t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb 593 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>Masa, e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Paket\u00ebn Fiskale 2027, prek nj\u00eb nga leht\u00ebsit\u00eb kryesore q\u00eb iu dhan\u00eb sektorit n\u00eb vitin 2017, kur ulja e TVSH-s\u00eb n\u00eb 6% u p\u00ebrdor si instrument p\u00ebr nxitjen e turizmit.<\/p>\n<p>Norma e re do t\u00eb zbatohet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e akomodimit, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet q\u00eb ofrohen brenda hoteleve dhe resorteve me pes\u00eb yje, me status special, q\u00eb operojn\u00eb n\u00ebn marka t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr qeverin\u00eb, argumenti kryesor \u00ebsht\u00eb se turizmi nuk ndodhet m\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn faz\u00eb zhvillimi si n\u00eb koh\u00ebn kur u miratua leht\u00ebsia fiskale. N\u00eb relacionin e projektligjit, rishikimi i TVSH-s\u00eb lidhet me rritjen dhe maturimin e sektorit, si dhe me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shtuar t\u00eb ardhurat buxhetore, pa hequr plot\u00ebsisht trajtimin e tij preferencial.<\/p>\n<p>\u201cRritja e propozuar synon t\u00eb kontribuoj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhurat buxhetore, por edhe t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht trajtimin mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor\u201d, thuhet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ndryshimit, qeveria i referohet edhe Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim efektivitetin e uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb hoteleri. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb cituar n\u00eb relacion, p\u00ebrfitimi nga norma e reduktuar mund t\u00eb jet\u00eb mbajtur kryesisht nga operator\u00ebt, n\u00eb form\u00ebn e t\u00eb ardhurave m\u00eb t\u00eb larta, pa u p\u00ebrkthyer domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb nxitje shtes\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria argumenton gjithashtu se rritja e turizmit nuk mund t\u2019i atribuohet vet\u00ebm uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb. Sipas relacionit, zgjerimi i sektorit kishte nisur p\u00ebrpara vitit 2017 dhe \u00ebsht\u00eb ndihmuar edhe nga p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs dhe rritja e k\u00ebrkes\u00ebs turistike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar norm\u00ebn e re, relacioni sjell edhe krahasimin me destinacionet e tjera turistike. Italia aplikon TVSH prej 10% p\u00ebr akomodimin, Greqia dhe Kroacia nga 13%, nd\u00ebrsa Mali i Zi e ka rritur n\u00eb 15%.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, qeveria e paraqet norm\u00ebn e propozuar prej 10% si nj\u00eb nivel q\u00eb mund\u00ebson m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr buxhetin, duke ruajtur nj\u00eb trajtim t\u00eb reduktuar p\u00ebr turizmin.<\/p>\n<p><strong>Turizmi mes dy goditjeve, TVSH m\u00eb e lart\u00eb, euro m\u00eb e dob\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e industris\u00eb turistike e shohin ndryshe nga qeveria momentin e zgjedhur p\u00ebr rritjen e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta, ndryshimi nuk vjen n\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb ka kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e zhvillimit, por n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur zhvler\u00ebsimi i euros kundrejt lekut, rritja e pagave dhe e shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrditshme po pak\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhurat dhe marzhet e fitimit.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb se fatura e re fiskale do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb pik\u00ebrisht mbi avantazhin me t\u00eb cilin Shqip\u00ebria ka konkurruar deri tani: \u00e7mimin.<\/p>\n<p>\u201cVendimi p\u00ebr rritjen e TVSH-s\u00eb n\u00eb akomodim nga 6% n\u00eb 10% \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje direkte ndaj konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb turizmit shqiptar n\u00eb Ballkan\u201d, thot\u00eb Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.<\/p>\n<p>Ai e kund\u00ebrshton edhe koh\u00ebn e propozimit, duke p\u00ebrmendur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, zhvler\u00ebsimin e euros me mbi 40% k\u00ebto kat\u00ebr vitet e fundit, dyfishimin e pagave t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe shtrenjtimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para q\u00eb e shtojn\u00eb barr\u00ebn.<\/p>\n<p>Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, e lidh humbjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb me profilin e k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb t\u00ebrheq vendi. \u201cDuhet t\u00eb kemi parasysh se Shqip\u00ebria t\u00ebrheq kryesisht segmentin e turist\u00ebve me buxhet t\u00eb ul\u00ebt (low cost), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kriteret kryesore n\u00eb zgjedhjen e destinacionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori turist\u00ebsh, \u00e7do rritje e \u00e7mimeve ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr pushimet.\u201d P\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb till\u00eb, sipas tij, rritja e tarifave t\u00eb akomodimit nuk mbetet vet\u00ebm nj\u00eb problem i bilanceve t\u00eb hoteleve, por mund t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe zgjedhjet e turist\u00ebve.<\/p>\n<p>Viti 2027 p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr hotelet q\u00eb punojn\u00eb me turist\u00eb t\u00eb organizuar, kryesisht n\u00eb Golem, Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre i kan\u00eb shitur paketat p\u00ebr sezonin e ardhsh\u00ebm dhe kan\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mimet n\u00eb kontrata me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. \u201cN\u00eb rastin e kontratave t\u00eb garancis\u00eb, \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe hotelet nuk mund t\u2019i ndryshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>Ato nuk mund t\u00eb rrezikojn\u00eb as marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara ta p\u00ebrballojn\u00eb vet\u00eb rritjen e barr\u00ebs fiskale\u201d, shprehet z. Kasa.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontratat e vitit 2028, q\u00eb negociohen gjat\u00eb vitit 2027, ai pret q\u00eb ndryshimi i TVSH-s\u00eb t\u00eb reflektohet n\u00eb \u00e7mime.<\/p>\n<p>P\u00ebr strukturat q\u00eb shesin drejtp\u00ebrdrejt te turist\u00ebt individual\u00eb ose p\u00ebrmes platformave online, p\u00ebrshtatja e \u00e7mimeve mund t\u00eb nis\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Por TVSH-ja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e problemit.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb theksoj se kjo rritje e TVSH-s\u00eb vjen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur zhvler\u00ebsimi i euros kundrejt lekut vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb t\u00eb ardhurat e sektorit\u201d, thot\u00eb z. Kasa.<\/p>\n<p>P\u00ebr hotelet q\u00eb ark\u00ebtojn\u00eb n\u00eb euro, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shpenzimeve e paguajn\u00eb n\u00eb lek\u00eb, kursi i k\u00ebmbimit mbetet nj\u00eb tjet\u00ebr burim i vazhduesh\u00ebm presioni q\u00eb nuk po njeh ndalje.<\/p>\n<p>\u201cDuke i marr\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebta dy faktor\u00eb, vler\u00ebsoj se \u00e7mimet e akomodimit mund t\u00eb rriten me 10-15%, ku nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e k\u00ebsaj rritjeje lidhet me efektin e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit\u201d, paralajm\u00ebron z. Kasa.<\/p>\n<p>Ai shton se, n\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb ku turist\u00ebt po planifikojn\u00eb me m\u00eb shum\u00eb kujdes shpenzimet, shtrenjtimi mund ta dob\u00ebsoj\u00eb pozicionin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb segmentin e udh\u00ebtimeve me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Efekti, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb sektorit, nuk kufizohet vet\u00ebm te nj\u00eb sezon turistik, por te planet e biznesit q\u00eb operator\u00ebt kan\u00eb n\u00eb afatgjat\u00eb. \u201cN\u00eb kushte t\u00eb tilla, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb bizneset t\u00eb p\u00ebrqendrohen fillimisht te mbijetesa dhe ruajtja e aktivitetit ekzistues, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb zgjerimin apo investime t\u00eb reja\u201d, pohon z. Kasa.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb z. Topuzi sjell n\u00eb v\u00ebmendje se l\u00ebvizja e fundit do t\u2019i vendos\u00eb hotelet formale p\u00ebrball\u00eb detyrimeve t\u00eb reja dhe nj\u00eb konkurrence t\u00eb padrejt\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh apartamentesh me qira ditore q\u00eb, sipas tij, nuk jan\u00eb formalizuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>Alternativat: TVSH e unifikuar p\u00ebr sektorin, ose zgjerim i baz\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave brenda sektorit t\u00eb turizmit lakohen alternativa q\u00eb takohen n\u00eb disa pika dhe ndahen n\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>K\u00ebto alternativa bashkohen te k\u00ebrkesa q\u00eb rregullat t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe konkurrenca mes operator\u00ebve t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e barabart\u00eb, por vendosin theksin n\u00eb instrumente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Rrahman Kasa thekson se Unioni Turistik Shqiptar ka lakuar prej vitesh mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb vetme TVSH-je prej 10% p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e sh\u00ebrbimeve, jo nj\u00eb rritje t\u00eb izoluar t\u00eb tatimit p\u00ebr fjetjen n\u00eb hotel.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb norma t\u00eb mos zbatohet vet\u00ebm p\u00ebr akomodimin, por t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e sh\u00ebrbimeve turistike, si sh\u00ebrbimet SPA, transportin turistik dhe bar-restorantet brenda strukturave akomoduese t\u00eb certifikuara\u201d, shpjegon z. Kasa.<\/p>\n<p>Ai argumenton se normat e ndryshme e nd\u00ebrlikojn\u00eb administrimin, krijojn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr informalitet dhe pengojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb. \u201cUnifikimi i TVSH-s\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb gjendjen financiare t\u00eb bizneseve, por do ta b\u00ebnte sistemin e taksimit m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektorin\u201d.<\/p>\n<p>Topuzi, nga ana tjet\u00ebr, e vendos formalizimin e akomodimit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb alternativ\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Sipas shifrave q\u00eb ai citon nga Strategjia e Turizmit 2026\u20132030, vet\u00ebm 22% e rreth 285 mij\u00eb shtret\u00ebrve turistik\u00eb jan\u00eb n\u00eb hotele, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb kryesisht apartamente me qira ditore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, sipas tij, zgjerimi i numrit t\u00eb subjekteve q\u00eb deklarojn\u00eb dhe paguajn\u00eb tatime do t\u00eb ishte rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat publike. \u201cFormalizimi i tregut t\u00eb apartamenteve me qira ditore. Duke mbajtur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn TVSH 6%, mund t\u00eb sigurohet zgjerimi i fash\u00ebs paguese\u201d, \u00ebsht\u00eb propozimi i tij i par\u00eb.<\/p>\n<p>Si alternativ\u00eb, z. Topuzi propozon q\u00eb TVSH-ja prej 10% t\u00eb zbatohet si p\u00ebr akomodimin, ashtu edhe p\u00ebr ushqimin, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb turizmin shqiptar m\u00eb konkurrues n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>P\u00ebr operator\u00ebt turistik\u00eb, shqet\u00ebsimi nuk lidhet vet\u00ebm me rritjen e TVSH-s\u00eb, por edhe me momentin kur ajo pritet t\u00eb zbatohet. Me kontratat p\u00ebr vitin 2027 tashm\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruara, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit t\u00eb turizmit k\u00ebrkojn\u00eb dialog me qeverin\u00eb dhe nj\u00eb periudh\u00eb tranzitore p\u00ebr zbatimin e ndryshimeve fiskale.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh rritjeje t\u00eb fort\u00eb, turizmi ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb vitit 2026 sinjalet e para t\u00eb ngadal\u00ebsimit, me nj\u00eb ecuri m\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb se pritshm\u00ebrit\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, rritja e TVSH-s\u00eb, n\u00ebse miratohet, shton pasigurit\u00eb p\u00ebr vitin 2027.<\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb se sa nga barra e re do t\u00eb p\u00ebrballohet nga bizneset, sa do t\u00eb transferohet n\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr turist\u00ebt dhe \u00e7far\u00eb ndikimi do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn turistike.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb periudhe kur sfida kryesore ishte ruajtja e ritmeve t\u00eb larta t\u00eb rritjes, sektori rrezikon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb dhe n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb kushtet e kostove m\u00eb t\u00eb larta dhe konkurrenc\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Protestat frenojn\u00eb rezervimet, por operator\u00ebt nuk shohin d\u00ebmtim t\u00eb imazhit n\u00eb afatgjat\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Protestat dhe tensionet politike t\u00eb muajve t\u00eb fundit kan\u00eb ndikuar n\u00eb rezervimet e strukturave akomoduese, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb, por operator\u00ebt turistik\u00eb nuk vler\u00ebsojn\u00eb se k\u00ebto zhvillime kan\u00eb cenuar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion turistik.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i tyre lidhet m\u00eb shum\u00eb me pasigurin\u00eb q\u00eb krijon situata dhe ndikimin n\u00eb funksionimin normal t\u00eb bizneseve, nd\u00ebrsa pasojat p\u00ebr vitin 2027 mbeten ende t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej operator\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm hotelier\u00eb n\u00eb kryeqytet pohon p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se vet\u00ebm gjat\u00eb tetorit \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb r\u00ebnie prej 20% e rezervimeve t\u00eb konfirmuara, nj\u00eb tkurrje q\u00eb e konsideron t\u00eb ndjeshme p\u00ebr tregun e Tiran\u00ebs. Sipas tij, n\u00ebse situata vazhdon e pandryshuar, r\u00ebnia mund t\u00eb jet\u00eb e ngjashme ose edhe m\u00eb e thell\u00eb n\u00eb muajt pasues.<\/p>\n<p>Ai parashikon q\u00eb viti 2026 t\u00eb mbyllet me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb aktivitetit prej rreth 5% krahasuar me vitin e kaluar. Ecurin\u00eb e dob\u00ebt e lidh me dy zhvillime kryesore: konfliktin me Iranin dhe tensionet e brendshme politike.<\/p>\n<p>\u201cUlja e \u00e7mimeve nuk do ta ndryshonte situat\u00ebn. Tirana ka tashm\u00eb \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe nuk besoj se \u00e7far\u00ebdo uljeje tjet\u00ebr do t\u00eb ndikonte n\u00eb rezervime. N\u00ebse situata vazhdon k\u00ebshtu, mendoj se do t\u00eb na duhet t\u00eb marrim kredi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet operative\u201d, pohon nj\u00eb prej operator\u00ebve hotelier\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ai nuk beson se zhvillimet aktuale kan\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion turistik. Problemi, sipas tij, lidhet m\u00eb tep\u00ebr me garancin\u00eb e siguris\u00eb dhe funksionimin e infrastruktur\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb sektorit. \u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrmasat e pasojave ekonomike, por prishja e normalitetit t\u00eb aktivitetit mund t\u00eb ket\u00eb ndikime t\u00eb konsiderueshme negative p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Edhe Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, konfirmon se protestat dhe tensionet jan\u00eb reflektuar n\u00eb r\u00ebnien e numrit t\u00eb turist\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb, por ndikimi nuk ka qen\u00eb shum\u00eb i madh, pasi kjo periudh\u00eb p\u00ebrkon me sezonin e ul\u00ebt turistik.<\/p>\n<p>Kasa v\u00ebren gjithashtu se zhvillime t\u00eb ngjashme jan\u00eb regjistruar edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, duke e zbutur disi ndikimin q\u00eb mund t\u00eb kishte nj\u00eb situat\u00eb e izoluar vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai nuk mendon se k\u00ebto zhvillime kan\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e vendit si destinacion turistik, ndon\u00ebse pranon se kan\u00eb ndikuar n\u00eb aktivitetin e sektorit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vitit 2027, z. Kasa shprehet se \u00ebsht\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen parashikime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kushtet kur ndryshimet e propozuara fiskale p\u00ebrkojn\u00eb me rritjen e kostove t\u00eb operimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, edhe viti 2026 pritet t\u00eb mbyllet me nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb aktivitetit turistik sesa parashikohej p\u00ebrpara dhe gjat\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p>Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, paralajm\u00ebron se protestat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr moment kritik q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb industrin\u00eb turistike n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkon maturi politike dhe institucionale, duke theksuar se turizmi nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb mbi shpatulla fatur\u00ebn e betejave politike. Sipas tij, investitor\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb qet\u00ebsi dhe siguri, nd\u00ebrsa sektori q\u00eb siguron t\u00eb ardhura p\u00ebr qindra mij\u00eb familje ka nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet.<\/p>\n<p><strong>Draftligji i ri i turizmit vendos rregulla p\u00ebr apartamentet dhe kontrolle mbi hotelet<\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me propozimin e Paket\u00ebs Fiskale p\u00ebr rritjen e TVSH-s\u00eb s\u00eb akomodimit nga 6% n\u00eb 10%, qeveria ka nxjerr\u00eb p\u00ebr konsultim publik nj\u00eb projektligj t\u00eb ri p\u00ebr turizmin, i cili parashikon detyrime t\u00eb reja p\u00ebr regjistrimin, kategorizimin dhe raportimin e aktivitetit t\u00eb strukturave akomoduese<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet kryesore lidhet me apartamentet, vilat, banesat dhe dhomat q\u00eb jepen me qira p\u00ebr q\u00ebndrime afatshkurtra, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb ofrohen p\u00ebrmes platformave elektronike t\u00eb rezervimit.<\/p>\n<p>Sipas nenit 48, k\u00ebto nj\u00ebsi duhet t\u00eb regjistrohen n\u00eb portalin e-Albania p\u00ebrpara fillimit t\u00eb aktivitetit dhe t\u00eb pajisen me nj\u00eb kod unik regjistrimi. Regjistrimi \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do nj\u00ebsi ve\u00e7mas, pavar\u00ebsisht n\u00ebse menaxhohet individualisht apo nga nj\u00eb operator q\u00eb administron disa prona.<\/p>\n<p>Kodi unik duhet t\u00eb afishohet n\u00eb \u00e7do ofert\u00eb, reklam\u00eb apo publikim, p\u00ebrfshir\u00eb platformat online t\u00eb rezervimeve. Kriteret minimale, dokumentacioni dhe procedurat e regjistrimit do t\u00eb p\u00ebrcaktohen me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Turizmin.<\/p>\n<p>P\u00ebr hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, projektligji parashikon detyrimin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar certifikat\u00ebn e kategorizimit brenda 30 dit\u00ebve nga regjistrimi n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit.<\/p>\n<p>Certifikata e klasifikimit do t\u00eb ket\u00eb vlefshm\u00ebri tet\u00ebvje\u00e7are, nd\u00ebrsa strukturat do t\u2019u n\u00ebnshtrohen verifikimeve periodike p\u00ebr respektimin e standardeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dispozit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi fiskale \u00ebsht\u00eb detyrimi i sip\u00ebrmarr\u00ebsve turistik\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar kapacitetin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb strukturave akomoduese. P\u00ebr q\u00ebllime tatimore, ky kapacitet nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se niveli minimal q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga K\u00ebshilli i Ministrave, s\u00eb bashku me periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shfryt\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Projektligji k\u00ebrkon gjithashtu regjistrimin elektronik t\u00eb klient\u00ebve dhe raportimin mujor t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr vizitor\u00ebt dhe net\u00ebt e q\u00ebndrimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00ebsit\u00eb e akomodimit afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr ushtrimin e aktivitetit pa certifikat\u00eb kategorizimi parashikohen gjoba nga 20 mij\u00eb deri n\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb, sipas numrit t\u00eb dhomave. Mosdeklarimi ose deklarimi i pasakt\u00eb i t\u00eb dh\u00ebnave statistikore d\u00ebnohet me gjob\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rritja-e-tvsh-turizmi\/\">Rritja e TVSH, goditja e radh\u00ebs p\u00ebr turizmin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas gati nj\u00eb dekade me TVSH t\u00eb reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese n\u00eb Shqip\u00ebri pritet t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb norm\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tatimi. Qeveria ka propozuar q\u00eb, nga 1 janari 2027, TVSH-ja p\u00ebr akomodimin t\u00eb rritet n\u00eb 10%, nj\u00eb ndryshim nga i cili llogarit t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb 593 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103861","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103861\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}