{"id":103806,"date":"2026-11-13T20:48:12","date_gmt":"2026-11-13T20:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/13\/ramadan-zoto-qelloi-dy-te-rinjte-cfare-fshihet-pas-mesazhit-tani-i-ruzhdiut\/"},"modified":"2026-11-13T20:48:12","modified_gmt":"2026-11-13T20:48:12","slug":"ramadan-zoto-qelloi-dy-te-rinjte-cfare-fshihet-pas-mesazhit-tani-i-ruzhdiut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/13\/ramadan-zoto-qelloi-dy-te-rinjte-cfare-fshihet-pas-mesazhit-tani-i-ruzhdiut\/","title":{"rendered":"Ramadan Zoto q\u00eblloi dy t\u00eb rinjt\u00eb, \u00e7far\u00eb fshihet pas mesazhit \u201cTani i Ruzhdiut\u2026\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues, ku paralajm\u00ebrohej vrasja e tij dhe e familjar\u00ebve, mb\u00ebrriti n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Klaus Ja\u00e7ajt pak dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb lokalin \u201cKozi Bistro\u201d n\u00eb Sarand\u00eb. Atij i k\u00ebrkohej t\u00eb dor\u00ebzonte Ramadan Zoton, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt k\u00ebrc\u00ebnohej se do t\u00eb vritej bashk\u00eb me familjen.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">Ngjarja q\u00eb parapriu k\u00ebrc\u00ebnimin ndodhi m\u00eb 17 korrik 2025, n\u00eb lokalin \u201cKozi Bistro\u201d. Sipas pamjeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, Ramadan Zoto nxori pistolet\u00ebn dhe q\u00eblloi ndaj G\u00ebzim Hajdarajt dhe Ernest Lam\u00ebs.<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje dyshohet se u p\u00ebrfshi edhe Artan Murtaj, i cili e shoq\u00ebroi Zoton drejt tavolin\u00ebs s\u00eb dy t\u00eb rinjve dhe m\u00eb pas goditi me grushte e shkelma Ernest Lam\u00ebn, i cili ishte plagosur dhe po p\u00ebrpiqej t\u00eb largohej. N\u00eb konflikt dyshohet se mor\u00ebn pjes\u00eb edhe Klaus Ja\u00e7aj dhe Erjon Canaj.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-7\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimeve u zbulua se n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e G\u00ebzim Hajdarajt ndodhej nj\u00eb pistolet\u00eb e mark\u00ebs Beretta, me n\u00ebnt\u00eb fishek\u00eb t\u00eb pap\u00ebrdorur.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<div>Vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes, m\u00eb 21 korrik 2025, automjeti i Klaus Ja\u00e7ajt u hodh n\u00eb er\u00eb me tritol n\u00eb lagjen nr. 3 t\u00eb Sarand\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ja\u00e7aj ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb autorit t\u00eb krimit.<\/div>\n<div>\n<p>Shp\u00ebrthimi me eksploziv dhe mesazhi k\u00ebrc\u00ebnues, ku i k\u00ebrkohej t\u00eb dor\u00ebzonte Ramadan Zoton, jan\u00eb pjes\u00eb e episodeve q\u00eb pasuan p\u00ebrplasjen n\u00eb \u201cKozi Bistro\u201d. Mesazhi p\u00ebrmbante nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: n\u00ebse Zoto nuk dor\u00ebzohej, objektiv i sulmit do t\u00eb b\u00ebhej edhe Klaus Ja\u00e7aj, s\u00eb bashku me familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Dokumentari i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb po del qet\u00ebsisht nga lokali ku sapo ka konsumuar nj\u00eb kafe.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb m\u00ebngjes dhe kjo p\u00ebr t\u00eb duket nj\u00eb rutin\u00eb e zakonshme, t\u00eb cil\u00ebn ai e kryen shpesh n\u00eb qytetin e tij. Por nd\u00ebrsa ec\u00ebn i patrazuar n\u00eb trotuar, vet\u00ebm pak metra pasi ka l\u00ebn\u00eb lokalin ku sapo \u00ebsht\u00eb \u00e7uar, hapat e tij ndalen fillimisht para nj\u00eb siluete t\u00eb veshur me rroba motorristi.<br \/>\nSiluet\u00eb e cila mban n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb skafand\u00ebr dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb i drejton nj\u00eb pistolet\u00eb, e cila pa paralajm\u00ebrim nis t\u00eb q\u00eblloj\u00eb drejt tij.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb af\u00ebrsisht ora 10.00, e dat\u00ebs 20 Shtator 202 dhe nj\u00eb sken\u00eb e till\u00eb eleminimi mafioz \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb zakonshme p\u00ebr qytetin e Sarand\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebtu ku vrasjet e k\u00ebsaj natyre jan\u00eb kthyer n\u00eb refrenin e dit\u00ebs. Ose m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb nj\u00eb sag\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme q\u00eb ka tronditur r\u00ebnd\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e qytetit, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 5 vitet e fundit.<br \/>\nAshtu si edhe fundi i viktim\u00ebs q\u00eb shikoni n\u00eb pamjet e dokumentuara nga kamerat filmike n\u00eb qytet.<br \/>\n44- vje\u00e7ari, Artan Murtaj, b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar pusis\u00eb s\u00eb plumbave q\u00eb e prisnin vet\u00ebm disa metra nga lokali ku sapo kishte dal\u00eb.<br \/>\nPamje t\u00eb forta q\u00eb tregojn\u00eb realitetin e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet sot qyteti i Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytet ku lufta p\u00ebr territor, pronat e lakmuara t\u00eb bregdetit, linjat e transportit detar apo pushteti mbi l\u00ebnd\u00ebt narkotike e kan\u00eb kthyer at\u00eb nga nj\u00eb qytet t\u00eb dedikuar turizmit, n\u00eb nj\u00eb ferr ku mbizot\u00ebrojn\u00eb hakmarrjet dhe plumbat.<br \/>\nNj\u00eb qytet q\u00eb shpesh n\u00eb 3 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb tronditur nga ngjarjet e r\u00ebnda, si atentate mafioze, shp\u00ebrthime me eksploziv, por edhe zhdukje misterioze t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<br \/>\nAshtu si n\u00eb rastin e Artan Murtaj.<br \/>\nQ\u00eb nd\u00ebrsa i shp\u00ebton tentativ\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb eleminimit t\u00eb tij, motorristi vras\u00ebs tashm\u00eb e ndjek nga pas me dy arm\u00eb n\u00eb duar.<br \/>\nDhe bashk\u00eb me t\u00eb, pas tij, ai q\u00eb e ndjek viktim\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motorrist i dyt\u00eb, i hipur mbi motorr.<br \/>\nEdhe ky i veshur nga koka te k\u00ebmb\u00ebt me t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnjestra e atentatit q\u00eb si\u00e7 shikohet edhe n\u00eb k\u00ebto pamje p\u00ebrpiqet m\u00eb kot deri n\u00eb frym\u00ebmarrjen e fundit t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb plumbave t\u00eb cil\u00ebt po i v\u00ebrsh\u00ebllejn\u00eb pas shpine, nd\u00ebrsa ai vrapon t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\nDisa prej k\u00ebtyre plumbave t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb i ka marr\u00eb n\u00eb trup, por kjo mesa duket nuk ia ka reshtur ende fuqit\u00eb.<br \/>\nAtentatori q\u00eb gjithsesi e arrin pren\u00eb e tij n\u00eb dalje t\u00eb rrugic\u00ebs, aty ku p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt e q\u00ebllon edhe disa her\u00eb n\u00eb trup dhe n\u00eb kok\u00eb, dhe m\u00eb pas nga sa shikohet ngjitet n\u00eb vendin e pasm\u00eb t\u00eb motorrit dhe largohet nga vendngjarja. Atentat ku p\u00ebrve\u00e7 viktim\u00ebs, mbetet i plagosur edhe nj\u00eb kalimtar i rastit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse u vra Artan Murtaj, dhe \u00e7far\u00eb e lidh at\u00eb me sag\u00ebn e p\u00ebrgjakshme q\u00eb ka tronditur Sarand\u00ebn n\u00eb dy vitet e fundit. Eliminime ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe tritoli. Si n\u00eb rastin e ekzekutimit t\u00eb Isuf Ja\u00e7aj. Cili \u00ebsht\u00eb profili edhe kriminal i Artan Murtaj, i njohur ndryshe edhe si \u2018Tani i Ruzhdiut\u2019.<br \/>\nI cili si\u00e7 tham\u00eb u vra m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 20 shtator vet\u00ebm 100 metra larg komisariatit t\u00eb Sarand\u00ebs, n\u00eb vendin e njohur si ish-Agjencia.<br \/>\nMurtaj q\u00eb sapo kishte l\u00ebn\u00eb qelin\u00eb, pasi ishte arrestuar p\u00ebr plagosjen e dy t\u00eb rinjve nga Kamza n\u00eb Sarand\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu ku duket se u firmos edhe mandati i tij i vdekjes.<br \/>\nPor \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo ngjarje e cila trazoi kaq fort Sarand\u00ebn n\u00eb pak koh\u00eb, duke prodhuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe viktima.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roli i Artan Murtaj dhe si lidhet prania e tij me k\u00ebto ngjarje, q\u00eb pasuan m\u00eb tej me nj\u00eb seri kriminale deri mizore ngjarjesh.<br \/>\nE fundit, vet\u00eb eleminimi i 44-vje\u00e7arit, ku n\u00eb vendngjarje u gjet\u00ebn 13 g\u00ebzhoja t\u00eb kalibrit 9 milimetra, dhe ku u mor\u00ebn n\u00eb pyetje 20 persona.<br \/>\nSipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, gjith\u00e7ka duket se fillon m\u00eb dat\u00eb 17 Korrik 2025 n\u00eb nj\u00eb lokalet e qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs, dita kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokal mbet\u00ebn t\u00eb plagosur dy shtetas. Konkretisht G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama. T\u00eb dy me banim n\u00eb Kam\u00ebz, por q\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ndodheshin n\u00eb Sarand\u00eb.<br \/>\nPersonazhe t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb her\u00ebt kishin qen\u00eb t\u00eb skeduar nga Policia e Shtetit p\u00ebr aktivitetin e tyre kriminal. Pasi vet\u00ebm disa muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 8 Janar 2025, ata ishin ndaluar nga policia p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb rendit, n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Sk\u00ebnderbeu\u2019 n\u00eb Sarand\u00eb. Por q\u00eb m\u00eb pas ishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nAjo q\u00eb e b\u00ebnte edhe m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm profilin e tyre ishte fakti se ata ishin shok\u00eb t\u00eb Ervis Lamit.<br \/>\nNj\u00eb personazh ky i cili thuhet se ka fituar nj\u00eb reputacion t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e krimit.<br \/>\nPor q\u00eb kishte shtrir\u00eb apo po k\u00ebrkonte t\u2019i shtrinte tentakulat e tij edhe n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebtu ku kishte filluar t\u00eb krijonte p\u00ebrplasjet e tij edhe me personazhe protagonist\u00eb t\u00eb krimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<br \/>\nSi\u00e7 ishte edhe Ramadan Zoto.<\/p>\n<p>43- vje\u00e7ari i cili mban mbi supe nj\u00eb rekord t\u00eb gjat\u00eb krimesh, t\u00eb shtrira sa n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Greqi. Personazhi i cili si askush tjet\u00ebr mban 7 emra, 6 at\u00ebsi dhe 10 mbiemra.<br \/>\nPor si u p\u00ebrplas\u00ebn Ramadan Zoto, dhe miqt\u00eb e tij, midis tyre edhe Artan Murtaj dhe Klaus Ja\u00e7aj, me dy vizitor\u00ebt e pad\u00ebshiruar, mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 17 korrik 2025, n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb nj\u00eb lokali n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dinamik\u00ebs s\u00eb zbardhur nga grupi hetues mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb kamerat e siguris\u00eb, gjith\u00e7ka duket se nis n\u00eb mesdit\u00ebn e k\u00ebsaj dite.<br \/>\nKu gjith\u00e7ka ndodh n\u00eb harkun kohor t\u00eb pak minutave.<br \/>\nKoha kur fillimisht n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019, q\u00eb ndodhet vet\u00ebm pak metra larg stadiumit t\u00eb qytetit, fillimisht n\u00eb ambientet e tij futen shtetasit Ramadan Zoto dhe Artan Murtaj.<\/p>\n<p>Dhe pas tyre edhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e konfliktit, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm disa minuta pasi ata kan\u00eb marr\u00eb pozicionet e tyre n\u00eb lokal.<\/p>\n<p>\u201cSipas pamjeve filmike t\u00eb siguruara nga kamerat e siguris\u00eb n\u00eb lokal, fillimisht m\u00eb dat\u00eb 17 Korrik 2025, n\u00eb or\u00ebn 14.57, n\u00eb ambientet e lokalit \u2018Kozi Bistro\u2019 shfaqen dy persona.<br \/>\nT\u00eb cil\u00ebt pas identifikimit rezultuan t\u00eb jen\u00eb shtetasit Ramadan Zoto (Canaj), me trup mesatar, pak i b\u00ebsh\u00ebm, i qethur pothuajse zero, dhe personi tjet\u00ebr, trup gjat\u00eb, i identifikuar si Artan Murtaj.<br \/>\nPersona t\u00eb cil\u00ebt pasi futen n\u00eb lokal ulen n\u00eb nj\u00eb nga tavolinat n\u00eb hyrje. Konkretisht Ramadan Zoto, i cili ulet me pamje nga vetratat e lokalit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb af\u00ebrsisht nj\u00eb minut\u00eb m\u00eb pas n\u00eb lokal futen dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb. Konkretisht Erjon Canaj dhe nj\u00eb person i dyt\u00eb q\u00eb n\u00eb qaf\u00eb mban nj\u00eb marsup, i identifikuar si Klaus Ja\u00e7aj.<br \/>\nT\u00eb cil\u00ebt ulen n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb lokalit.<br \/>\nLokal ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka edhe klient\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po drekojn\u00eb, midis tyre edhe gra dhe f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb or\u00ebn 14.59 n\u00eb lokal futet edhe shtetasi i identifikuar si K. V, i cili ulet n\u00eb tavolin\u00ebn ku ndodhet shtetasi Ramadan Zoto (Canaj)\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Por pa kaluar as edhe nj\u00eb minut\u00eb nga momenti, kur personat e sip\u00ebr p\u00ebrmendur jan\u00eb rehatuar tashm\u00eb n\u00eb tavolinat e tyre t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy grupe, nj\u00ebri brenda lokalit dhe tjetri n\u00eb verand\u00ebn e barit, pamjet filmike tregojn\u00eb se n\u00eb lokal shfaqen edhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt mesa duket nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb panjohur p\u00ebr Ramadan Zoton dhe miqt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ai \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb lokal. Apo ata t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb konfliktit do t\u00eb rezultojn\u00eb se jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb ndihmuar at\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Klaus Ja\u00e7aj dhe Erjon Canaj, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ndodheshin t\u00eb ulur n\u00eb verand\u00ebn e lokalit.<br \/>\nSipas identifikimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas nga grupi hetues, personat t\u00eb cil\u00ebt futen t\u00eb fundit n\u00eb lokal dhe q\u00eb shpejt do t\u00eb ishin edhe viktimat e agresionit t\u00eb Ramadan Zotos dhe grupit t\u00eb tij, jan\u00eb G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.<br \/>\nT\u00eb dy banues n\u00eb Kam\u00ebz, por q\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ndodheshin n\u00eb Sarand\u00eb. T\u00eb dy t\u00eb ndaluar m\u00eb her\u00ebt nga policia p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb rendit.<\/p>\n<p>\u201cMenj\u00ebher\u00eb pasi shtetasi K. V futet n\u00eb lokal, pas tij shfaqen dy persona, ku nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb trup gjat\u00eb dhe krah\u00ebqaf\u00eb ka t\u00eb hedhur nj\u00eb \u00e7ant\u00eb ngjyr\u00eb gri n\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<br \/>\nShtetas ky i identifikuar si G\u00ebzim Hajdaraj, nd\u00ebrsa personi i dyt\u00eb ka nj\u00eb trup mesatar, pak i b\u00ebsh\u00ebm i cili mban n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb kapele me streh\u00eb rrumbullake i cili edhe ky mban krah\u00ebqaf\u00eb nj\u00eb marsup, i identifikuar si shtetasi Ernest Lama.<br \/>\nPersona t\u00eb cil\u00ebt ulen n\u00eb tavolin\u00ebn e fundit t\u00eb lokalit, ne cep t\u00eb verand\u00ebs s\u00eb jashtme.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn ku ndodhet i ulur shtetasi Ramadan Zoto dhe Artan Murtaj, shtetasi K. V l\u00eb mbi t\u00eb \u00e7ant\u00ebn e tij dhe m\u00eb pas largohet n\u00eb nj\u00eb ambient tjet\u00ebr t\u00eb lokalit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i survejuar nga kamerat\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por me t\u00eb par\u00eb pranin\u00eb e dy personave t\u00eb sapoulur n\u00eb nj\u00eb nga tavolinat e lokalit, grupi i Ramadan Zotos, nis l\u00ebvizjet e para.<\/p>\n<p>Fillimisht kamerat e siguris\u00eb fiksojn\u00eb Ramadan Zoton dhe Artan Murtaj, t\u00eb cil\u00ebt l\u00ebvizin t\u00eb par\u00eb nga vendi ku jan\u00eb ulur dhe drejtohen n\u00eb tavolin\u00ebn e mysafir\u00ebve t\u00eb pad\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Momenti kur pamjet filmojn\u00eb fokusojn\u00eb Ramadan Zoton teksa mban n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb arm\u00eb zjarri t\u00eb tipit pistolet\u00eb. Dhe m\u00eb k\u00ebt\u00eb arm\u00eb i shoq\u00ebruar nga Artan Murtaj, drejtohet pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku jan\u00eb t\u00eb ulur dy klient\u00ebt e sapoardhur G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb or\u00ebn 14.59, n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lokalit, vihet re se shtetasi Artan Murtaj dhe Ramadan Zoto, \u00e7ohen nga tavolina ku deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment po q\u00ebndronin t\u00eb ulur. Nga ajo q\u00eb konstatohet \u00ebsht\u00eb se Ramadan Zoto nxjerr nga brezi nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb dukje zjarri t\u00eb tipit pistolet\u00eb dhe drejtohet p\u00ebr n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb lokalit, aty ku ndodhen t\u00eb ulur shtetasit G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ta, kamerat fiksojn\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin edhe shtetasit Erjon Canaj dhe Klaus Ja\u00e7aj, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin t\u00eb ulur n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme t\u00eb lokalit.<br \/>\nNd\u00ebrsa Ramadan Zoto q\u00eb tashm\u00eb ka mb\u00ebrritur n\u00eb tavolin\u00ebn ku ndodhen t\u00eb ulur G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, duke q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb tyre u drejton pistolet\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk dihet se cila \u00ebsht\u00eb biseda q\u00eb ai zhvillon me ata.<br \/>\nApo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb ai u drejton. Nd\u00ebrsa ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se Ramadan Zoto q\u00ebllon me pistolet\u00eb fillimisht n\u00eb drejtim t\u00eb Ernest Lama.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Ramadan Zoto kalon dhe m\u00eb pas q\u00ebndron p\u00ebrball\u00eb shtetasve G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, t\u00eb cil\u00ebve u drejton nj\u00eb arm\u00eb zjarri n\u00eb dukje pistolet\u00eb. Teksa ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se Ernest Lama \u00e7ohet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe Ramadan Zoto e q\u00ebllon me arm\u00eb zjarri. Nd\u00ebrsa Ernest Lama p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb duke u p\u00ebrkulur\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por teksa Ernest Lama p\u00ebrpiqet t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb plumbave, pamjet tregojn\u00eb se Ramadan Zoto tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer nga miku me t\u00eb cilin sh\u00ebnjestra e tij ndodhet n\u00eb tavolin\u00eb.<br \/>\nPik\u00ebrisht nga G\u00ebzim Hajdaraj, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ndodhej ende i ulur n\u00eb tavolin\u00eb.<br \/>\nT\u00eb cilin e q\u00ebllon me dy plumba n\u00eb trup, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb plagosur n\u00eb verand\u00ebn e jashtme t\u00eb lokalit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ernest Lama, p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, pavar\u00ebsisht se ka marr\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Ramadan Zoto i drejtohet me arm\u00eb zjarri edhe shtetasit G\u00ebzim Hajdaraj, i cili \u00e7ohet dhe k\u00ebrkon t\u00eb ik\u00eb me nxitim. Zoto q\u00eb e godet n\u00eb dukje dy her\u00eb me pistolet\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb trotuar n\u00eb verand\u00ebn e jashtme. Dhe m\u00eb pas kthehet s\u00ebrish nga Ernest Lama duke i drejtuar pistolet\u00ebn.<br \/>\nKy i fundit q\u00eb \u00e7ohet dhe duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb tenton t\u00eb largohet\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por edhe pse ai q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballet me dy t\u00eb huajt \u00ebsht\u00eb Ramadan Zoto, i cili shihet teksa i q\u00ebllon edhe me arm\u00eb zjarri, n\u00eb konflikt n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebrfshihen edhe pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb grupit.<br \/>\nKu ai q\u00eb spikat \u00ebsht\u00eb Artan Murtaj.<br \/>\nI cili n\u00eb fillim ishte i ulur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb n\u00eb lokal me Ramadan Zoton.<\/p>\n<p>\u201cMurtaj q\u00eb pasi e shoq\u00ebron Ramadan Zoton deri n\u00eb tavolin\u00ebn ku ndodheshin dy personat e pad\u00ebshiruar, dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i sken\u00ebs s\u00eb plagosjes s\u00eb tyre me arm\u00eb, nuk mjaftohet me kaq, por sulmon fizikisht edhe nj\u00ebrin prej tyre.<br \/>\nPavar\u00ebsisht se ai \u00ebsht\u00eb i plagosur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nPamjet q\u00eb tregojn\u00eb se Murtaj, q\u00ebllon me grusht n\u00eb kok\u00eb por edhe me shkelma n\u00eb pjes\u00ebn e pasme, Ernest Lam\u00ebn, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment po k\u00ebrkonte t\u00eb largohej p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga plumbat q\u00eb po q\u00ebllonte Ramadan Zoto.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Ramadan Zoto q\u00ebllon mbi dy personat e ulur n\u00eb tavolin\u00eb, pran\u00eb tij shkojn\u00eb Erjon Canaj dhe Artan Murtaj.<\/p>\n<p>Murtaj q\u00eb pasi shikon shtetasin Ernest Lama duke u larguar nga lokali shkon pas tij dhe nd\u00ebrsa e arrin fillimisht e q\u00ebllon me grusht pas kok\u00ebs dhe m\u00eb tej me shkelm n\u00eb vithe, p\u00ebr t\u00eb humbur m\u00eb pas nga fush\u00ebpamja e kamerave.<br \/>\nKrahas Artan Murtaj, aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje duket se jan\u00eb edhe dy miqt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb Ramadan Zotos.<br \/>\nKonkretisht Erjon Canaj dhe Klaus Ja\u00e7aj.<br \/>\nKy i fundit i cili duket se ka mb\u00ebrritur i armatosur n\u00eb lokal, teksa gjat\u00eb konfliktit shikohet teksa mban dor\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb pantallonave.<br \/>\nPor q\u00eb nuk rezulton n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb ket\u00eb nxjerr\u00eb arm\u00ebn nga brezi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Erjon Canaj dhe shtetasi Klaus Ja\u00e7aj q\u00eb mban gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dor\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb pantallonave afrohen te shtetasi Ramadan Zoto.<br \/>\nKu ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se Klaus Ja\u00e7aj e kap me duar Ramadan Zoton, dhe ky i fundit largohet me shpejt\u00ebsi n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lokalit, n\u00eb zon\u00ebn e tualetit apo magazinave, ku m\u00eb par\u00eb ishte futur shtetasi K.V. Aty ku q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr disa \u00e7aste. Nd\u00ebrsa m\u00eb tej ata dalin me shpejt\u00ebsi jasht\u00eb lokalit. Teksa ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se Ramadan Zoto, mban p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tipit pistolet\u00eb.<\/p>\n<p>Ku fillimisht kalon n\u00eb krahun e lokalit ku ndodhej i shtrir\u00eb shtetasi G\u00ebzim Hajdaraj.<br \/>\nDhe m\u00eb tej po me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb vazhdon n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e trotuarit n\u00eb drejtim t\u00eb stadiumit derisa humbet nga fush\u00ebpamja e kamerave.<br \/>\nGj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb edhe Klaus Ja\u00e7aj dhe Artan Murtaj. Nd\u00ebrsa Erjon Canaj pasi vesh shapkat n\u00eb lokal del dhe ec\u00ebn n\u00eb drejtimin q\u00eb mor\u00ebn Ramadan Zoto, Artan Murtaj dhe Klaus Ja\u00e7aj\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>I mbetur i plagosur n\u00eb vendngjarje, nd\u00ebrsa shoku i tij Ernest Lama ka mundur t\u00eb largohet disi nga lokali, G\u00ebzim Hajdaraj shihet teksa mundohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa autori dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb ngjarje, kan\u00eb mundur t\u00eb largohen me nxitim nga aty.<br \/>\nOse m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb arratisen.<\/p>\n<p>\u201cPasi grupi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt largohet nga lokali shtetasi G\u00ebzim Hajdaraj, tenton t\u00eb l\u00ebviz\u00eb dhe duke u zvarritur shkon pran\u00eb trotuarit t\u00eb lokalit \u2018Kozi Bistro\u2019.<br \/>\nN\u00eb or\u00ebn 15.00 vihet re se n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb lokalit afrohen dy persona.<br \/>\nNj\u00ebri i seksit mashkull i mosh\u00ebs 30 vje\u00e7 dhe nj\u00eb grua e mosh\u00ebs 50-60 vje\u00e7e, t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb pran\u00eb shtetasit G\u00ebzim Hajdaraj, q\u00eb vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb trotuar.<\/p>\n<p>Hajdaraj i cili heq nga trupi \u00e7ant\u00ebn e tipit marsup dhe ia jep fillimisht personit t\u00eb seksit fem\u00ebr, e cila m\u00eb pas ia jep personit tjet\u00ebr q\u00eb e shoq\u00ebronte. Personi q\u00eb pasi merr \u00e7ant\u00ebn i drejtohet ambienteve t\u00eb brendshme t\u00eb lokalit dhe e l\u00eb \u00e7ant\u00ebn mbi tabaka n\u00eb banak\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Ky person i cili mori \u00e7ant\u00ebn e personit t\u00eb plagosur dhe e vendosi mbi banak, do t\u00eb rezultonte t\u00eb ishte kamarieri i lokalit.<br \/>\nNd\u00ebrsa gruaja q\u00eb i dha ndihm\u00ebn e par\u00eb, punonj\u00ebse n\u00eb lokalin ku ndodhi p\u00ebrplasja me arm\u00eb.<br \/>\nPor nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00ebna e pronarit t\u00eb lokalit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kamerat e siguris\u00eb fiksojn\u00eb edhe shtetasin K. V, q\u00eb pasi del nga zona e tualeteve apo magazin\u00ebs s\u00eb lokalit drejtohet fillimisht drejt stadiumit t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej ai kthehet edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb lokal, nga ku merr \u00e7ant\u00ebn q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn ku m\u00eb her\u00ebt kishte qen\u00eb i ulur me shtetasin Ramadan Zoto.<br \/>\nDhe pasi e merr k\u00ebt\u00eb \u00e7ant\u00eb largohet s\u00ebrish nga lokali.<br \/>\nShtetasi K. V roli i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ende i paqart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje.<br \/>\nEdhe pse l\u00ebvizjet e tij n\u00eb lokal si para ashtu dhe pas ngjarjes kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshimta.<br \/>\nE marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me dijenin\u00eb e saj p\u00ebr ngjarjen, punonj\u00ebsja e lokalit q\u00eb i erdhi e para n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00ebrit prej t\u00eb plagosurve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, G\u00ebzim Hajdaraj, tha se ajo nuk i njihte autor\u00ebt dhe viktimat.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb lokalit ku ndodhet piceria dhe kuzhina kur kam par\u00eb nj\u00eb person t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb q\u00eb m\u00eb tha merr ambulanc\u00ebn si dhe \u00e7ant\u00ebn q\u00eb kishte me vete.<br \/>\nUn\u00eb e mora \u00e7ant\u00ebn dhe ia dhash\u00eb kamarierit Angjelo Marga, i cili e la n\u00eb banak aty ku edhe u gjet. Un\u00eb nuk e njoh personin e plagosur, po k\u00ebshtu as ata q\u00eb e plagos\u00ebn pasi isha larg\u201d, Agathulla Gurma.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin version p\u00ebr grupin hetues dha edhe kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja.<br \/>\nI cili tregoi se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb vet\u00ebm dy minuta n\u00eb lokal.<br \/>\nQ\u00eb nga momenti kur personat erdh\u00ebn aty dhe deri te shkrepja e arm\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngjarje e cila kishte rrjedhur aq shpejt sa ai nuk kishte mundur as t\u2019u merrte porosin\u00eb, personave, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb konflikt.<br \/>\nGrafik\u00eb<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam i pun\u00ebsuar si kamarier n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019.<br \/>\nFillimisht dua t\u00eb sqaroj se n\u00eb lokal u ul\u00ebn dy persona t\u00eb cil\u00ebve nuk ua kisha marr\u00eb ende porosin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb un\u00eb ndodhesha n\u00eb lokal pasi po merresha me porosit\u00eb, nd\u00ebrsa kamarieri tjet\u00ebr ndodhej te zona e piceris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb moment un\u00eb d\u00ebgjova nj\u00eb t\u00eb b\u00ebrtitur dhe shkrepjen e arm\u00ebs, ku menj\u00ebher\u00eb un\u00eb dhe banakierja u fut\u00ebm n\u00eb kuzhin\u00eb dhe mbyll\u00ebm der\u00ebn nga brenda.<\/p>\n<p>Kur ishim n\u00eb kuzhin\u00eb d\u00ebgjuam disa njer\u00ebz q\u00eb donin t\u00eb hapnin der\u00ebn e tualetit.<br \/>\nPas disa minutash, nd\u00ebrsa nuk d\u00ebgjuam m\u00eb zhurm\u00eb, ne dol\u00ebm nga kuzhina dhe pam\u00eb nj\u00eb person t\u00eb plagosur, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb lokalit.<br \/>\nUn\u00eb mora disa shishe uj\u00eb dhe po prisnim ambulanc\u00ebn derisa t\u00eb vinte.<br \/>\nN\u00eb lidhje me \u00e7ant\u00ebn e personit t\u00eb plagosur nuk e di n\u00ebse e kam l\u00ebn\u00eb un\u00eb n\u00eb banak apo Agathulla Gurma, mamaja e pronarit t\u00eb lokalit, kjo pasi isha i traumatizuar nga ngjarja\u201d Angjelo Marga<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn njoftimin lidhur mbi ngjarjen kriminale dhe q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb vendngjarje ishin oficer\u00ebt e policis\u00eb s\u00eb komisariatit t\u00eb Sarand\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb kqyrjen e plot\u00eb t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes.<br \/>\nAty ku gjet\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrndara edhe g\u00ebzhoja fishek\u00ebsh t\u00eb qitur n\u00eb vendngjarje.<br \/>\nSi edhe njolla gjaku, q\u00eb i p\u00ebrkisnin personae t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt.<br \/>\nKonkretisht G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 17 Korrik 2025 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb njoftim nga Salla Operative e Policis\u00eb Sarand\u00eb, se n\u00eb vendin e quajtur rrethrrotullimi pran\u00eb stadiumit n\u00eb lagjen Nr. 4, n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019, \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri nj\u00eb shtetas i cili m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb urgjenc\u00ebn e spitalit \u2018Petro Nako\u2019 n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn e par\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Me marrjen e njoftimit \u00ebsht\u00eb krijuar grupi hetimor dhe jan\u00eb kryer veprimet e para hetimore n\u00eb funksion t\u00eb zbardhjes s\u00eb k\u00ebsaj ngjarje.<br \/>\nKu nga kqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme n\u00eb an\u00ebn jugore n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb 1.9 m nga lokali mbi trotuar jan\u00eb gjendur njolla si ato t\u00eb gjakut.<br \/>\nPo k\u00ebshtu n\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebn jugore t\u00eb lokalit mbi dysheme \u00ebsht\u00eb gjendur nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb si ato t\u00eb fishek\u00ebve luftarak\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb kqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes u gjend\u00ebn edhe dy fishek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<br \/>\nPor arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebrse nj\u00ebri nga t\u00eb plagosurit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast G\u00ebzim Hajdaraj, u kujdes t\u00eb hiqte nga trupi marsupin e tij dhe t\u2019i k\u00ebrkonte kamarierit t\u00eb lokalit ta linte diku, lidhej me at\u00eb \u00e7ka kishte brenda \u00e7anta q\u00eb ai mbante.<\/p>\n<p>Ku nga ekzaminimi i k\u00ebsaj \u00e7ante u zbulua se n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb saj ndodhej nj\u00eb arm\u00eb zjarri e tipit pistolet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb se edhe grupi i tjet\u00ebr i p\u00ebrshir\u00eb n\u00eb konflikt ashtu si agresor\u00ebt kishte ardhur i armatosur n\u00eb lokal.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lokalit, ku ndodhet ekspresi, u gjend nj\u00eb \u00e7ant\u00eb krahu e mark\u00ebs \u2018Luis Vutton\u2019, brenda s\u00eb cil\u00ebs u gjet nj\u00eb arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb e tipit \u2018Pietro Beretta Gondone VT\u2019 Made in Italy\u2019.<br \/>\nKu n\u00eb folen\u00eb e k\u00ebsaj arme ndodhej nj\u00eb kreh\u00ebr i cili pasi u hoq brenda tij u gjend\u00ebn 9 fishek\u00eb pistolete t\u00eb pagoditur.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu brenda k\u00ebsaj \u00e7ante u gjend edhe nj\u00eb kart\u00eb identiteti me gjeneralitetet G\u00ebzim Hajdaraj, si edhe nj\u00eb kart\u00eb e plastifikuar me gjeneralitetet G\u00ebzim Muja.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas ngjarjes, policia shpalli n\u00eb k\u00ebrkim autorin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje.<br \/>\nKonkretisht shtetasit Ramadan Zoto, Klaus Ja\u00e7aj, Artan Murtaj dhe Erjon Canaj.<\/p>\n<p>Ramadan Zoto i cili u arrestua n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb muaj nga ngjarja m\u00eb dat\u00eb 22 Gusht 2025.<br \/>\nI cili pretendoi se ishte ndjer\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnuar dhe se ngjarja kishte qen\u00eb e papritur, dhe jo e paramenduar. Dhe sipas pal\u00ebs s\u00eb tij mbrojt\u00ebse kishte ndodhur n\u00eb vendin ku Zoto ishte ulur n\u00eb kafene me bashk\u00ebshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt e mitur. Kjo pasi pal\u00ebt e d\u00ebmtuara kishin ardhur n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs, dhe ishin ulur pik\u00ebrisht n\u00eb kafenen\u00eb ku ai ishte me familjen, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar hapur edhe me arm\u00eb.<br \/>\nDuke e cil\u00ebsuar k\u00ebsisoj ngjarjen si nj\u00eb vet\u00ebmbrojtje dhe jo si nj\u00eb iniciativ\u00eb kriminale.<br \/>\nNdaj edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pala mbrojt\u00ebse e zgjedhur nga Ramadan Zoto k\u00ebrkoi q\u00eb kualifikimi I vepr\u00ebs penale t\u00eb mos jet\u00eb vrasje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb si t\u00eb nxituar dhe pamb\u00ebshtetur, t\u00eb vendosur q\u00ebllimisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tendencioze nga ana e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRamadan Zoto pretendon se konflikti ka nisur si pasoj\u00eb e nj\u00eb konflikti t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb zonat bregdetare t\u00eb poseduar m\u00eb par\u00eb nga Ramadan Zoto dhe familjar\u00ebt e tij,<br \/>\ne dokumentuar kjo me kall\u00ebzime t\u00eb shumta si nga ai ashtu dhe nga ana e familjar\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrpara organit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nGj\u00eb q\u00eb tregon q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai iniciatori i dhun\u00ebs, por pal\u00eb e nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje q\u00eb ka degjeneruar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb zgjidhjes institucionale\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por edhe pse Ramazan Zoto, u arrestua nj\u00eb muaj pas ngjarjes dhe deklaroi se shkak ishin b\u00ebr\u00eb mosmarr\u00ebveshjet p\u00ebr pun\u00ebn e pronave n\u00eb bregdet, duket se kjo nuk e qet\u00ebsoi aspak situat\u00ebn.<br \/>\nE cila nga sa shikohet n\u00eb vazhdim do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb revansh nga ana e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar.<br \/>\nE cila do t\u00eb nis\u00eb hakmarrjen e saj t\u00eb eg\u00ebr ndaj t\u00eb gjith\u00eb personave q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb ngjarje.<br \/>\nFillimisht duke eleminuar Isuf Ja\u00e7aj.<br \/>\nBabain e Klaus Ja\u00e7aj, i cili at\u00eb dit\u00eb ndodhej n\u00eb lokal bashk\u00eb me Ramadan Zoton, dhe shikohet teksa afrohet pran\u00eb tij, gjat\u00eb momentit q\u00eb ky I fundit ka q\u00eblluar ndaj G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj.<br \/>\nIsuf Ja\u00e7aj, babai i Klaus Ja\u00e7aj, q\u00eb ishte p\u00ebrpjekur pas ngjarjes t\u00eb bindte t\u00eb t\u00eb birin t\u00eb dor\u00ebzohej n\u00eb polici.<br \/>\nKjo e v\u00ebrtetuar edhe n\u00ebp\u00ebrmjet mesazheve q\u00eb babai i d\u00ebrgoi t\u00eb birit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky I fundit ishte n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Telefonata:<br \/>\nIsuf Ja\u00e7aj, telefonon t\u00eb birin Klaus Ja\u00e7aj.<br \/>\n\u2018Duhet t\u00eb dor\u00ebzohesh vet\u00eb n\u00eb polici p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e autorit t\u00eb krimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb vi un\u00eb t\u00eb t\u00eb gjej ku je fshehur dhe t\u00eb dor\u00ebzoj n\u00eb polici me duart e mia. Keni plagosur dy t\u00eb rinj e kupton k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa Klaus Ja\u00e7aj ndodhej n\u00eb arrati, kat\u00ebr dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes me arm\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019 n\u00eb Sarand\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 22 Korrik 2025, makina e tij hidhet n\u00eb er\u00eb me tritol nd\u00ebrsa ndodhej e parkuar n\u00eb nj\u00eb nga lagjet e qytetit.<br \/>\nTeksa nj\u00eb person i maskuar me mask\u00eb silikoni, vendos tritol n\u00eb automjetin e tij, duke e shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht.<br \/>\nNj\u00eb mesazh ky i qart\u00eb se tashm\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e goditjes s\u00eb grupi rival.<\/p>\n<p>Policia e Sarand\u00ebs:<br \/>\nM\u00eb dat\u00eb 21 korrik 2025, rreth or\u00ebs 23:50, n\u00eb lagjen nr. 3, Sarand\u00eb, dyshohet se ka shp\u00ebrthyer nj\u00eb sasi l\u00ebnde eksplozive e vendosur n\u00eb nj\u00eb automjet, ku jan\u00eb shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale. Automjeti rezulton n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Klaus Ja\u00e7aj, 31 vje\u00e7, person i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018P\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u2019, n\u00eb lidhje me ngjarjen e dat\u00ebs 17 korrik 2025, ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur me arm\u00eb zjarri dy shtetas.<br \/>\nPor nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Klaus Ja\u00e7aj ndodhej n\u00eb arrati, n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij, apo t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, kishte shkuar edhe nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues, ku i k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte autorin e plagosjes, Ramadan Zoton njohur edhe me mbiemrin Canaj.<\/p>\n<p>Mesazh q\u00eb mesa duket i vinte njer\u00ebz pran\u00eb personave t\u00eb d\u00ebmtuar me arm\u00eb n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019.<\/p>\n<p>Mesazhi:<br \/>\n\u2018Dor\u00ebzo Ramadan Canajn, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb t\u00eb vrasim ty dhe familjar\u00ebt e t\u2019u\u2026\u2019<br \/>\nVet\u00eb Klaus Ja\u00e7aj u arrestua nga policia e Sarand\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 24 Korrik, nj\u00eb jav\u00eb pasi kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen me arm\u00eb n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019 n\u00eb qytet.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Artan Murtaj, kishte zgjedhur t\u00eb dor\u00ebzohej n\u00eb polici, m\u00eb dat\u00eb 19 Korrik 2025, dy dit\u00eb pas ngjarjes s\u00eb ndodhur n\u00eb lokal.<br \/>\nKu po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb ndaj tij duke qen\u00eb se kishte shkaqe t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb menduar se kishte rrezik largimi, ndaj tij u procedua me urdh\u00ebr ndalimi.<\/p>\n<p>Policia e Sarand\u00ebs:<br \/>\nNga ana e policis\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00eb or\u00ebn 23:30, t\u00eb dat\u00ebs 19 Korrik 2025, u ekzekutua urdhri i ndalimit t\u00eb prokurorit ndaj Artan Murtaj, i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u2018Moskall\u00ebzimi i krimit\u2019 dhe \u2018P\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u2019. Ku nga provat e marra ka dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova se Artan Murtaj dhe Klaus Ja\u00e7aj kan\u00eb ndihmuar autor\u00ebt e dyshuar t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, p\u00ebr largimin dhe fshehjen e tyre me q\u00ebllim shmangien e tyre nga organet e hetimit dhe policis\u00eb.<br \/>\nPor t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Klaus Ja\u00e7aj jo vet\u00ebm ishte i pranish\u00ebm n\u00eb lokalin \u2018Kozi Bistro\u2019 p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar Ramadan Zoton n\u00eb q\u00ebllimin e tij, por e ndihmoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, si autorin e plagosjes, edhe t\u00eb fshihej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb pas i mund\u00ebsoi atij largimin drejt Kor\u00e7\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat mesa i duket i dispononte edhe grupi kund\u00ebrshtar i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje.<br \/>\nT\u00eb cil\u00ebt pasi i hodh\u00ebn Klaus Ja\u00e7aj makin\u00ebn n\u00eb er\u00eb, nuk u ndal\u00ebn k\u00ebtu.<br \/>\nPor disa muaj m\u00eb pas dyshohet se ekzekutuan n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb eleminimi t\u00eb tipit mafioz, me an\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb nj\u00eb sasie tritoli n\u00eb makin\u00eb edhe babain e tij, Isuf Ja\u00e7aj.<br \/>\nNgjarje kjo e ndodhur m\u00eb 5 Tetor 2025.<br \/>\nIsuf Ja\u00e7aj, i cili vitet e fundit punonte n\u00eb sektorin e turizmit, duke transportuar me skaf turist\u00eb drejt destinacioneve t\u00eb ndryshme n\u00eb bregdetin e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>Eleminimi i Isuf Ja\u00e7aj:<br \/>\nNat\u00ebn e 5 tetorit, n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt e Sarand\u00ebs, nj\u00eb makin\u00eb u p\u00ebrfshi nga flak\u00ebt dhe brenda saj, nj\u00eb burr\u00eb mbeti i bllokuar. Ai ishte babai i Klaus Ja\u00e7ajt, 58-vje\u00e7ari Isuf Ja\u00e7aj, i cili nuk arriti t\u00eb mbijetoj\u00eb. Nj\u00eb shp\u00ebrthim me eksploziv q\u00eb i mori jet\u00ebn n\u00eb \u00e7ast. Ekspert\u00ebt konfirmuan se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme tritoli t\u00eb vendosur posht\u00eb makin\u00ebs. Nj\u00eb atentat i planifikuar me kujdes, q\u00eb synonte eliminimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tij.<br \/>\nHakmarrje e cila duket se ishte vet\u00ebm fillimi i ngritjes s\u00eb nj\u00eb sipari t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrfundonte k\u00ebtu.<br \/>\nPor do t\u00eb vazhdonte edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Pasi nj\u00eb muaj nga ekzekutimi mizor q\u00eb i mori jet\u00ebn Isuf Ja\u00e7aj, babait t\u00eb Klaus Ja\u00e7aj, persona edhe k\u00ebta t\u00eb paidentifikuar i vendos\u00ebn zjarrit lokalit \u2018Bumble Bee\u2019 n\u00eb Ksamil, q\u00eb rezultoi t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ramadan Zotos.<br \/>\nLokal q\u00eb u shkrumbua plot\u00ebsisht.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i tij Erjon Canaj, vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb arrati, q\u00eb nga p\u00ebrplasja me arm\u00eb q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb lokal m\u00eb dat\u00eb 17 Korrik 2025.<\/p>\n<p>Djegia e lokalit<br \/>\nNat\u00ebn e 29 n\u00ebntorit 2025, lokali prej druri i quajtur \u2018Bumble Bee\u2019 n\u00eb Ksamil, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ramadan Zotos (Canes), u dogj plot\u00ebsisht nga zjarri. Ka dyshime t\u00eb forta se zjarri ishte i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe ishte nj\u00eb mesazh p\u00ebr Ramadan Canen, i cili tashm\u00eb ishte n\u00eb burg.<br \/>\nRamadan Zoto q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb n\u00eb regjistrat e policis\u00eb greke mbante 7 emra, 6 at\u00ebsi dhe 10 mbiemra.<br \/>\nPor q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbante edhe nj\u00eb Cv t\u00eb pasur, t\u00eb hershme kriminale.<br \/>\nKartel\u00eb e pasur kriminale q\u00eb datonte q\u00eb n\u00eb vitin 2005.<br \/>\nKoha kur n\u00eb Athin\u00eb thuhet se n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij vitit, i asht\u00ebquajturi \u2018Cania i Sarand\u00ebs\u2019 kishte ekzekutuar 51-vjecarin Pushkin Kuspa, p\u00ebr arsye hakmarrje.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tri vite m\u00eb pas n\u00eb 31 janar t\u00eb vitit 2008, gjat\u00eb ndjekjes p\u00ebr t\u2019u arrestuar ai kishte shk\u00ebmbyer zjarr me policin\u00eb greke dhe u arrit t\u00eb arrestohej nj\u00eb muaj m\u00eb pas, n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ramadan Zoto rezulton me precedent\u00eb edhe p\u00ebr grabitje me arm\u00eb n\u00eb Greqi.<br \/>\nPas daljes nga burgu, n\u00eb maj t\u00eb vitit 2019 ai u tentua t\u00eb ndalohej nga policia greke n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Patisia\u2019 n\u00eb Athin\u00eb teksa drejtonte nj\u00eb mjet \u2018Smart\u2019. Por Zoto u largua duke i dh\u00ebn\u00eb gaz mjetit deri sa u p\u00ebrplas. M\u00eb tej ai u ndoq dhe u arrestua bashk\u00eb m\u00eb nj\u00eb shqiptar tjet\u00ebr. Ku policia i gjeti nj\u00eb pistolet\u00eb, nj\u00eb thik\u00eb dhe 5 gram kokain\u00eb.<br \/>\nMjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur n\u00eb 11 tetor 2018 n\u00eb Notia Proastia.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim u shpall edhe Erjon Canaj, 35 vje\u00e7, v\u00ebllai i tij.<br \/>\nNj\u00eb histori e gjat\u00eb krimesh q\u00eb duket se e ndjek Ramadan Zoton edhe gjat\u00eb kthimit n\u00eb Sarand\u00eb.<br \/>\nKu ai p\u00ebrfshihet n\u00eb disa ngjarje t\u00eb ndryshme.<br \/>\nFillimisht n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, ku u akuzua p\u00ebr dhunimin e roj\u00ebs s\u00eb spitalit t\u00eb Sarand\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024 u arrestua n\u00eb banes\u00ebn e tij me 2 pistoleta, por u shpall i pafajsh\u00ebm nga Gjykata e Sarand\u00ebs m\u00eb 29 prill 2025.<br \/>\nDeri n\u00eb p\u00ebrfshirjen e tij si protagonist kryesor n\u00eb ngjarjen e dat\u00ebs 17 Korrik 2025.<br \/>\nKu kreu plagosjen e dyfisht\u00eb me arm\u00eb t\u00eb shtetasve G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.<br \/>\nEdhe k\u00ebta t\u00eb fundit sipas policis\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rreziksh\u00ebm kriminal.<br \/>\nT\u00eb cil\u00ebt do e tregonin ashp\u00ebrsin\u00eb deri n\u00eb elemiminimin e fundit t\u00eb kryer.<br \/>\nAt\u00eb t\u00eb Artan Murtaj.<br \/>\nI njohur ndryshe si \u2018Tani i Ruzhdiut\u2019.<\/p>\n<p>Murtaj i cili u ekzekutua m\u00eb 20 shtator 2026, n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs.<br \/>\nDhe q\u00eb besohet se ishte pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e grupit t\u00eb Ramazan Zotos alias Ramadan Canaj, i njohur si Cania i Sarand\u00ebs.<br \/>\nI konsideruar nga policia si nj\u00eb person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore dhe me precedent\u00eb t\u00eb theksuar kriminal\u00eb.<br \/>\nNgjarje kriminale t\u00eb cilat nis\u00ebn fillimisht me p\u00ebrplasjen me arm\u00eb m\u00eb 17 Korrik 2025.<br \/>\nKu Ramadan Zoto q\u00eblloi dhe plagosi dy shtetasit G\u00ebzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.<br \/>\nPor q\u00eb nga k\u00ebtu besohet se nisi edhe goditja e grupit t\u00eb Ramadan Canit.<br \/>\nMe atentate dhe eliminime t\u00eb shumta, t\u00eb cilat gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndalen k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Por q\u00eb policia dyshon se goditja vjen nga nj\u00eb grup i fuqish\u00ebm kriminal me vendndodhje n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nGrafik\u00eb<br \/>\nDosja Hetimore<br \/>\nNj\u00eb nga pistat e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb se goditja e grupit t\u00eb Canes vjen nga Tirana. Ku dyshohet p\u00ebr nj\u00eb personazh me precedent\u00eb penal\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb fuqizuar vitet e fundit, madje p\u00ebr nga fuqia ekonomike, lidhjet dhe ashp\u00ebrsia godit\u00ebse, organet ligjzbatuese besojn\u00eb se ka tejkaluar edhe Vis Martinajn, i zhdukur n\u00eb gusht 2022.<br \/>\nPor edhe pse duket sikur ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qet\u00ebsi post stinore turizmi, Saranda s\u00ebrish mbetet nj\u00eb qytet i trazuar.<br \/>\nKu her\u00ebpasher\u00eb interesat apo pazaret e prishura midis bandave n\u00eb qytet, apo atyre q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb, na kujtojn\u00eb se sa e brisht\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nPaqe e cila duket se ka humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb, dhe kjo prishje qet\u00ebsie tani ka nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe edhe vet\u00eb p\u00ebrplasjet e n\u00ebndheshme q\u00eb ndodhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<br \/>\nQytet q\u00eb do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00eb veten sa koh\u00eb krimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe i organizuar se edhe vet\u00eb shteti.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/atentati-21\/\">Ramadan Zoto q\u00eblloi dy t\u00eb rinjt\u00eb, \u00e7far\u00eb fshihet pas mesazhit \u201cTani i Ruzhdiut\u2026\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues, ku paralajm\u00ebrohej vrasja e tij dhe e familjar\u00ebve, mb\u00ebrriti n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Klaus Ja\u00e7ajt pak dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes s\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb lokalin \u201cKozi Bistro\u201d n\u00eb Sarand\u00eb. Atij i k\u00ebrkohej t\u00eb dor\u00ebzonte Ramadan Zoton, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt k\u00ebrc\u00ebnohej se do t\u00eb vritej bashk\u00eb me familjen. Ngjarja q\u00eb parapriu k\u00ebrc\u00ebnimin ndodhi m\u00eb 17 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103806","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103806\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}