{"id":103751,"date":"2026-11-12T18:48:16","date_gmt":"2026-11-12T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/12\/negociatat-i-bera-une-meta-skishte-dijeni-lobimi-i-lsi-se-ne-shba-kryemadhi-faturat-qe-paraqet-spak-nuk-perputhen\/"},"modified":"2026-11-12T18:48:16","modified_gmt":"2026-11-12T18:48:16","slug":"negociatat-i-bera-une-meta-skishte-dijeni-lobimi-i-lsi-se-ne-shba-kryemadhi-faturat-qe-paraqet-spak-nuk-perputhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/12\/negociatat-i-bera-une-meta-skishte-dijeni-lobimi-i-lsi-se-ne-shba-kryemadhi-faturat-qe-paraqet-spak-nuk-perputhen\/","title":{"rendered":"\u201cNegociatat i b\u00ebra un\u00eb, Meta s\u2019kishte dijeni\u201d\/ Lobimi i LSI-s\u00eb n\u00eb SHBA, Kryemadhi: Faturat q\u00eb paraqet SPAK nuk p\u00ebrputhen"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza t\u00eb forta ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, gjate seances gjyq\u00ebsore ndaj tij dhe Monika Kryemadhit. Ai ka deklaruar se hetimet ndaj tij jan\u00eb ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-s\u00eb, Charles McGonigal dhe ish-ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim. Ish-presideni i ka cil\u00ebsuar k\u00ebto si nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin hetimor dhe ka hedhur posht\u00eb akuzat p\u00ebr presione gjat\u00eb koh\u00ebs kur ushtronte detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai ngriti lidhej me p\u00ebrzgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se gjat\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, ai ishte p\u00ebrballur me presion nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pes\u00eb ambasadave t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, ai ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos dekretonte Marsida Xhaferllarin, por t\u00eb mb\u00ebshteste kandidatur\u00ebn e Arta Vorpsit. M\u00eb tej, Meta foli edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e lobimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke u shprehur se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballej me drejt\u00ebsin\u00eb amerikane, n\u00ebse do t\u00eb provohej ndonj\u00eb shkelje nga ana e tij.<\/p>\n<p>Ilir Meta: Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e p\u00ebrbetuar e Shqip\u00ebris\u00eb. Jam k\u00ebrc\u00ebnuar si President i Republik\u00ebs nga 5 f\u00eblliq\u00ebsira ambasadash, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 5 ambasada t\u00eb huaja, q\u00eb t\u00eb mos ishte Marsida Xhaferllari n\u00eb Kushtetuese, por t\u00eb ishte ajo e Lan\u00ebs, Arta Vorpsi. N\u00ebse SHBA gjente nj\u00eb shkelje t\u00eb vetme ndaj meje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e lobimit, jam i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj me shpenzimet e mia n\u00eb SHBA dhe t\u00eb p\u00ebrballem me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga deklarata p\u00ebr mediat:<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje: Na thoni \u00e7far\u00eb pretenduat sot p\u00ebr episodin e fundit t\u00eb lobimit?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Monika Kryemadhi: <\/strong>Sot, p\u00ebr episodin e fundit t\u00eb lobimit, un\u00eb pretendova se prokuroria hamend\u00ebson q\u00eb faturat q\u00eb kompania Unifi i ka paguar kompanis\u00eb s\u00eb lobimit GSIS jan\u00eb paguar p\u00ebr llogari t\u00eb LSI-s\u00eb. Por, kur sheh pasqyr\u00ebn bankare q\u00eb ka ardhur me let\u00ebrporosi nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, rezulton se fatura q\u00eb organi i akuz\u00ebs, pra SPAK-u, pretendon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr LSI-n\u00eb, nuk ka t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr me fatur\u00ebn q\u00eb kompania Unifi i ka paguar GSIS-it.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? E shpjegova edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. N\u00ebse un\u00eb dhe Fation Gjini paguajm\u00eb t\u00eb dy energjin\u00eb elektrike te OSHEE-ja, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Fationi e ka paguar energjin\u00eb p\u00ebr mua. Fationi ka fatur\u00ebn e vet, Monika ka fatur\u00ebn e vet. Fation Gjini mund ta paguaj\u00eb edhe energjin\u00eb p\u00ebr mua, por at\u00ebher\u00eb thot\u00eb: \u201cUn\u00eb po paguaj 2.000 apo 3.000 lek\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb elektrike t\u00eb Monika Kryemadhit.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb, fatura s\u00eb cil\u00ebs i referohet SPAK-u nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb e lidh me LSI-n\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me num\u00ebr 12-shifror, nd\u00ebrsa faturat e LSI-s\u00eb kan\u00eb numra kat\u00ebrshifror\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje: Cil\u00ebt d\u00ebshmitar\u00eb k\u00ebrkuat t\u00eb thirren?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Monika Kryemadhi:\u00a0<\/strong>S\u00eb pari, kemi k\u00ebrkuar q\u00eb, me let\u00ebrporosi, t\u2019i k\u00ebrkohet informacion Departamentit Amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr deklarimet q\u00eb GSIS ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb regjistrin zyrtar t\u00eb FARA-s. Pra, kush \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto deklarime?<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Bank of America t\u00eb sjell\u00eb faturat q\u00eb pretendohet se jan\u00eb paguar nga kompania Unifi. Nuk mund t\u00eb sjell\u00ebsh thjesht nj\u00eb pasqyr\u00eb bankare, sepse n\u00eb pasqyr\u00ebn bankare t\u00eb GSIS-it figuron edhe Parlamenti meksikan. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Parlamenti meksikan ka paguar GSIS-in p\u00ebr llogari t\u00eb LSI-s\u00eb. Me \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie dhe me \u00e7far\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash i ka l\u00ebshuar GSIS-i k\u00ebto fatura? P\u00ebr shpenzimet administrative mbi 1.000 dollar\u00eb, kontrata parashikonte q\u00eb ato t\u00eb miratoheshin nga LSI-ja. GSIS-i duhet t\u00eb paraqes\u00eb autorizimin e dh\u00ebn\u00eb nga LSI-ja.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi k\u00ebrkuar t\u00eb thirret si d\u00ebshmitar edhe Dennis Burke, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i GSIS-it q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00ebse e mbani mend, ishte periudha e nenit 88, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk po arrihej dakord\u00ebsia me Partin\u00eb Demokratike. Ai \u00ebsht\u00eb takuar me ambasadorin amerikan t\u00eb asaj kohe, Donald Lu, me Fatmir Xhafajn, q\u00eb drejtonte komisionin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, si dhe me Lulzim Bash\u00ebn dhe Edi Ram\u00ebn. Ai duhet t\u00eb vij\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb ishin k\u00ebto takime, sepse kontrata e lobimit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flasim kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkojm\u00eb gjithashtu t\u00eb pyetet presidenti aktual i GSIS-it n\u00ebse ka dijeni p\u00ebr veprimet financiare q\u00eb ka firmosur dhe p\u00ebr deklarimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb let\u00ebrporosis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje: Zonja Kryemadhi, Meta deklaroi n\u00eb gjykat\u00eb se, n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb shkelje n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes jush. Ai ju p\u00ebrmendi n\u00eb lidhje me rolin tuaj n\u00eb strukturat e LSI-s\u00eb. Keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Monika Kryemadhi:<\/strong> Ai m\u00eb p\u00ebrmendi n\u00eb aspektin politik dhe organizativ. Un\u00eb isha sekretare organizative. N\u00eb kontrat\u00ebn s\u00eb cil\u00ebs i referohet organi i akuz\u00ebs nuk ka asnj\u00eb firm\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, nuk ka asnj\u00eb komunikim t\u00eb tij me GSIS-in. Ilir Meta ka vet\u00ebm dy komunikime me ta. Nj\u00ebri lidhet me ardhjen e ish-prokurorit Dennis Burke, p\u00ebrfaq\u00ebsues i GSIS-it, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Tjetri lidhet me nj\u00eb takim q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb zhvilluar n\u00eb shkurt t\u00eb po atij viti.<\/em><\/p>\n<p><em>Kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur nga Petrit Vasili. Negociatat me kompanin\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, nd\u00ebrsa tri faturat e LSI-s\u00eb i ka paguar sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Luan Rama. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Ilir Meta nuk ka pasur komunikim p\u00ebr kontrat\u00ebn dhe nuk ka pasur dijeni p\u00ebr \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb, Partia Demokratike nuk kishte komunikim me ambasad\u00ebn amerikane. Ambasada amerikane dhe zoti Lulzim Basha nuk komunikonin. Ne na duhej nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues mes ambasad\u00ebs amerikane dhe Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb votim me konsensus t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ilir Meta ka zhvilluar nj\u00eb takim n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016 me ambasadorin William Brownfield, zyrtar i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, i cili i k\u00ebrkoi q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb votohej me konsensus. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00ebse e mbani mend, Rama nisi negociatat p\u00ebr blerjen e n\u00ebnt\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb ndryshimet kushtetuese t\u00eb miratoheshin me vota t\u00eb blera. Kjo u kund\u00ebrshtua si nga kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i Kuvendit, zoti Meta, ashtu edhe nga ambasadori Brownfield.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje: Kur po shpjegonit \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrgjigjeve nga SHBA-ja, that\u00eb, po ju citoj, \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, burri i bot\u00ebs ishte n\u00eb burg\u201d. E kishit fjal\u00ebn p\u00ebr Met\u00ebn?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Monika Kryemadhi: <\/strong>Po, patjet\u00ebr. N\u00ebse hetimi p\u00ebr lobimin dhe p\u00ebr gjith\u00eb dosjen vazhdonte ende, si mund t\u00eb \u00e7ohej \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr gjykim? N\u00ebse dosja ka vajtur n\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb 28 gusht dhe ti vazhdon t\u00eb marr\u00ebsh d\u00ebshmi e p\u00ebrgjigje\u2026 Prokuroria mund t\u00eb pretendoj\u00eb se k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr let\u00ebrporosi e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024. \u201cBurri i bot\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shprehje shqiptare. P\u00ebr mua tani \u00ebsht\u00eb i bot\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb i imi, \u00ebsht\u00eb i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pyetje: Zonja Kryemadhi, Meta u ndal n\u00eb dy pika. S\u00eb pari, tha se nj\u00eb grup nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebsh, mes tyre McGonigal dhe ish-ambasadorja amerikane, kan\u00eb krijuar dosjen kund\u00ebr tij. S\u00eb dyti, tha se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. A keni qen\u00eb n\u00eb dijeni?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Monika Kryemadhi: Patjet\u00ebr q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb dijeni. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jam un\u00eb q\u00eb ia kam p\u00ebrcjell\u00eb zotit Meta mesazhin e nj\u00eb ambasadori t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb Bashkimit Europian. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, mund t\u00eb pyesni zotin Vasili. Ai i thot\u00eb: \u201cL\u00ebre k\u00ebt\u00eb zonj\u00ebn t\u00eb kaloj\u00eb, se pastaj diskutojm\u00eb me Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb vendosim zonj\u00ebn Xhaferllari.\u201d Madje, un\u00eb e kam mesazhin.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare dhe po bisedoja me zotin Vasili. Ai m\u00eb pyeti: \u201cMore vesh \u00e7far\u00eb ka ndodhur? I kan\u00eb \u00e7uar k\u00ebt\u00eb mesazh. \u00c7far\u00eb thua t\u2019i them?\u201d Un\u00eb komunikova drejtp\u00ebrdrejt me personat p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb Departamentin e Shtetit dhe i vura n\u00eb dijeni p\u00ebr mesazhin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte th\u00ebn\u00eb se ambasada amerikane, ajo britanike dhe, m\u00eb duket, edhe ajo gjermane do t\u00eb dilnin me nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb zonj\u00ebs Arta Vorpsi. Pastaj Meta mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb marr\u00ebveshje me Ram\u00ebn q\u00eb, kur t\u00eb vinin tre propozimet e tjera nga Gjykata e Lart\u00eb, Marsida Xhaferllari t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb at\u00eb treshe, ose di\u00e7ka e till\u00eb. Meta sigurisht q\u00eb s\u2019mund ta pranonte k\u00ebt\u00eb. Pasi u vun\u00eb n\u00eb dijeni institucionet amerikane, q\u00eb kishin mb\u00ebshtetur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, zgjedhja u b\u00eb sipas rendit kushtetues. Pra, u ushtrua presion duke p\u00ebrdorur instrumentet e ambasadave q\u00eb vepronin n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mesazh e kam informuar un\u00eb Departamentin e Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa i p\u00ebrket Yuri Kim, po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Yuri Kim \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb t\u00eb lobimit. Let\u00ebrporosia ka ardhur n\u00eb vitin 2024, n\u00eb periudh\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ka ardhur vet\u00ebm nj\u00eb pasqyr\u00eb bankare, pa shpjeguar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb pagesat Monika Kryemadhi. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjm\u00eb pagesa. Para 15 vjet\u00ebsh mund t\u00eb mos na k\u00ebrkonin gj\u00ebra t\u00eb tilla, por sot, edhe kur b\u00ebj nj\u00eb pages\u00eb nga aplikacioni i bank\u00ebs, m\u00eb k\u00ebrkon fatur\u00ebn elektronike ose foton e dokumentit. K\u00ebshtu q\u00eb, sipas meje, ideja \u00ebsht\u00eb: \u201cHajde ta mbajm\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb brenda, se pastaj flasim.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Gazetari: Faleminderit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Monika Kryemadhi<\/strong>: Shum\u00eb faleminderit. Nuk e di n\u00ebse isha e qart\u00eb p\u00ebr ju. Un\u00eb do t\u2019ju jap tani gjith\u00eb dokumentacionin q\u00eb kam p\u00ebr fibr\u00ebn optike, interkoneksionin, ligjin e minierave dhe analiz\u00ebn financiare. Sot, p\u00ebr shembull, i p\u00ebrmenda prokurorit nj\u00eb fakt. Gjyqtari m\u00eb pyeti pse po k\u00ebrkoja t\u00eb flisja p\u00ebr lobimin. I thash\u00eb se edhe p\u00ebrmendja e t\u00eb ardhurave financiare n\u00eb vitet e gabuara, qoft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb lapsusi, ka krijuar perceptime t\u00eb gabuara n\u00eb akuz\u00eb dhe n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor. Ju faleminderit shum\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>gijotina.com\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/seanca-24\/\">\u201cNegociatat i b\u00ebra un\u00eb, Meta s\u2019kishte dijeni\u201d\/ Lobimi i LSI-s\u00eb n\u00eb SHBA, Kryemadhi: Faturat q\u00eb paraqet SPAK nuk p\u00ebrputhen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza t\u00eb forta ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, gjate seances gjyq\u00ebsore ndaj tij dhe Monika Kryemadhit. Ai ka deklaruar se hetimet ndaj tij jan\u00eb ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-s\u00eb, Charles McGonigal dhe ish-ambasadorja amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Yuri Kim. Ish-presideni i ka cil\u00ebsuar k\u00ebto si nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin hetimor dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103751","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}