{"id":103749,"date":"2026-11-12T18:48:15","date_gmt":"2026-11-12T18:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/12\/albpetrol-i-beson-gorishtin-nje-kompanie-me-14-7-milione-dollare-borxhe\/"},"modified":"2026-11-12T18:48:15","modified_gmt":"2026-11-12T18:48:15","slug":"albpetrol-i-beson-gorishtin-nje-kompanie-me-14-7-milione-dollare-borxhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/12\/albpetrol-i-beson-gorishtin-nje-kompanie-me-14-7-milione-dollare-borxhe\/","title":{"rendered":"Albpetrol i beson Gorishtin nj\u00eb kompanie me 14.7 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe"},"content":{"rendered":"<p>Vendburimi i naft\u00ebs n\u00eb Gorisht do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb kompanie pa eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb theksuara financiare. Kapitali ka m\u00ebsuar se kompania shtet\u00ebrore e naft\u00ebs, Albpetrol, ka p\u00ebrzgjedhur Laredo Oil Inc si fituese n\u00eb pro\u00e7edur\u00ebn p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes hidrokarbure p\u00ebr vendburimin Gorisht Kocul.<\/p>\n<p>Laredo Oil \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri amerikan\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Austin t\u00eb Teksasit. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2008, fillimisht si kompani minierash, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb ndryshoi emrin dhe aktivitetin e saj duke kaluar n\u00eb sektorin e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ekziston prej mbi 18 vitesh n\u00eb treg, kompania nuk ka arritur ende t\u00eb krijoj\u00eb prodhim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm nafte apo fitime, duke grumbulluar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe mbi 35.5 milion\u00eb dollar\u00eb humbje.<\/p>\n<p><strong>Zero prodhim dhe 35.5 milion\u00eb dollar\u00eb humbje<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga imazhi i nj\u00eb investitori strategjik me kapacitete t\u00eb larta financiare dhe teknike q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb vendburim nafte, dokumentet zyrtare t\u00eb dor\u00ebzuara nga vet\u00eb Laredo Oil pran\u00eb Komisionit Amerikan t\u00eb Letrave me Vler\u00eb (SEC) zbulojn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit tremujor (p\u00ebr periudh\u00ebn qershor\u2013gusht 2026), kompania deklaron 0 dollar\u00eb t\u00eb ardhura. Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kaluar fiskal, t\u00eb ardhurat e saj ishin vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha puset e naft\u00ebs q\u00eb kompania ka shpuar n\u00eb shtetin e Montan\u00ebs n\u00eb SHBA kan\u00eb rezultuar ekonomikisht t\u00eb pasuksesshme dhe aktualisht jan\u00eb t\u00eb mbyllura. Kompania ka braktisur mbi 90% t\u00eb tokave t\u00eb saj k\u00ebrkimore n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebshtir\u00ebsi likuiditeti<\/strong><br \/>\nM\u00eb 31 gusht 2026, Laredo Oil kishte vet\u00ebm 147 mij\u00eb dollar\u00eb cash n\u00eb bank\u00eb\u2014nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk mjafton as p\u00ebr dy jav\u00eb shpenzime administrative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompania \u201cdjeg\u201d mbi 270 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj. Sipas bilancit t\u00eb dor\u00ebzuar tek autoritetet amerikane, kompania ka vet\u00ebm 939 mij\u00eb dollar\u00eb asete totale. Por nga ana tjet\u00ebr ajo mbart mbi 14.7 milion\u00eb dollar\u00eb detyrime, pjesa d\u00ebrrmuese afatshkurtra, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb deficit kapitali prej -13.8 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se q\u00eb nga themelimi i saj, kompania ka grumbulluar 35.5 milion\u00eb dollar\u00eb humbje totale. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb theksuara likuiditeti.<\/p>\n<p>Sipas dokumentave t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb SEC, Laredo Oil \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje mospagimi p\u00ebr disa kredi me vler\u00eb mbi 1.67 milion\u00eb dollar\u00eb q\u00eb po akumulojn\u00eb interesa nd\u00ebshkuese deri n\u00eb 18% n\u00eb vit. Gjithashtu, ajo ka humbur kat\u00ebr procese gjyq\u00ebsore n\u00eb SHBA ndaj kontraktor\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr fatura t\u00eb papaguara me vler\u00eb mbi 1 milion dollar\u00eb, nd\u00ebrsa drejtuesve t\u00eb saj (CEO dhe CFO) u detyrohet mbi 3.8 milion\u00eb dollar\u00eb paga t\u00eb prapambetura.<\/p>\n<p><strong>Paralajm\u00ebrimi i audituesve dhe teknologjia e paprovuar<\/strong><\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb audituesit e pavarur t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb SHBA kan\u00eb vendosur n\u00eb pasqyrat financiare paralajm\u00ebrimin zyrtar \u201cshqet\u00ebsim\u201d, duke deklaruar se ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb konsiderueshme n\u00ebse Laredo Oil mund t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb 12 muajt e ardhsh\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kompania pranon zyrtarisht se nuk ka staf t\u00eb dedikuar financiar dhe se kontrollet e saj t\u00eb brendshme jan\u00eb joefektive.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb investimeve nga kapitali i vet, kompania mbijeton duke shitur vazhdimisht aksione t\u00eb reja me \u00e7mime qesharake (0.40\u20130.50 dollar\u00eb) dhe duke marr\u00eb hua afatshkurtra me kushte grabitqare. Nd\u00ebrkoh\u00eb, teknologjia e saj e reklamuar p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs p\u00ebrmes galerive n\u00ebntok\u00ebsore (Underground Gravity Drainage \u2013 UGD), t\u00eb cil\u00ebn synon ta aplikoj\u00eb n\u00eb vendburimet e maturuara si Gorisht-Koculi, nuk ka gjeneruar ende asnj\u00eb fu\u00e7i nafte fitimprur\u00ebse n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situare, pro\u00e7edura e Albpetrol p\u00ebr t\u2019i besuar vendburimin e Gorishtit nj\u00eb kompanie, q\u00eb nuk arrin t\u00eb paguaj\u00eb as faturat e puseve n\u00eb vendin e vet, ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi kriteret e kualifikimit t\u00eb p\u00ebrdorura nga Albpetrol dhe Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb:<\/p>\n<p>1. Si u verifikua aft\u00ebsia financiare dhe teknike e Laredo Oil, kur bilancet e saj publike tregojn\u00eb munges\u00eb totale kapitali dhe zero prodhim?<\/p>\n<p>2. Kush garanton realizimin e investimeve n\u00eb Gorisht-Kocul dhe mbrojtjen e mjedisit, kur kompania ka humbur gjyqet me kontraktor\u00ebt e saj n\u00eb SHBA p\u00ebr mospagim?<\/p>\n<p>3. A po p\u00ebrdoret pasuria naft\u00ebmbajt\u00ebse e Shqip\u00ebris\u00eb thjesht si aset n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rritur vler\u00ebn e aksioneve t\u00eb nj\u00eb kompanie n\u00eb prag falimenti n\u00eb burs\u00ebn amerikane?<\/p>\n<p><strong>Precedenti i hidhur: Si Gorisht-Koculi i kushtoi shtetit 40 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe t\u00eb papaguara<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb kompanie me k\u00ebto parametra ngjan si nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje e skenarit t\u00eb err\u00ebt q\u00eb Shqip\u00ebria ka paguar shtrenjt\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendburim. Historia e koncesioneve n\u00eb sektorin e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri tregon se dh\u00ebnia e fushave ekzistuese kompanive pa kapital real dhe me bilance t\u00eb r\u00ebnduara ka prodhuar vet\u00ebm grop\u00eb financiare p\u00ebr buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Gorisht-Koculi (s\u00eb bashku me Cakran-Mollajn dhe Ballsh-Hekalin), t\u00eb cilat u dhan\u00eb me marr\u00ebveshje hidrokarbure n\u00eb vitin 2007 te kompania Stream Oil &amp; Gas (m\u00eb pas e bler\u00eb nga TransAtlantic Petroleum). N\u00eb vend t\u00eb investimeve premtuese, kompanit\u00eb koncesionare shfryt\u00ebzuan puset ekzistuese t\u00eb nd\u00ebrtuara nga shteti, mor\u00ebn naft\u00ebn e gatshme dhe braktis\u00ebn detyrimet.<\/p>\n<p>Kur shteti u detyrua t\u00eb prishte kontratat n\u00eb vitin 2017 p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb vendburimet, bilanci i l\u00ebn\u00eb pas ishte katastrofik: rreth 40 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe t\u00eb papaguara ndaj Albpetrolit, administrat\u00ebs tatimore dhe pal\u00ebve t\u00eb treta (p\u00ebrfshir\u00eb mbi 20 milion\u00eb dollar\u00eb detyrime direkte vet\u00ebm ndaj Albpetrolit, si dhe miliona t\u00eb tjera taksa, renta minerare, fatura energjie dhe paga t\u00eb prapambetura pun\u00ebtor\u00ebsh)\u2014para q\u00eb shteti nuk arriti t\u2019i ark\u00ebtonte kurr\u00eb plot\u00ebsisht.\/<a href=\"https:\/\/kapitali.al\/albpetrol-i-jep-vendburimin-e-gorishtit-nje-kompanie-me-zero-te-ardhura-dhe-14-7-milione-dollare-borxhe-i37118\">Kapitali.al<\/a><\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/albpetrol\/\">Albpetrol i beson Gorishtin nj\u00eb kompanie me 14.7 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendburimi i naft\u00ebs n\u00eb Gorisht do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb kompanie pa eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb naft\u00ebs dhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb theksuara financiare. Kapitali ka m\u00ebsuar se kompania shtet\u00ebrore e naft\u00ebs, Albpetrol, ka p\u00ebrzgjedhur Laredo Oil Inc si fituese n\u00eb pro\u00e7edur\u00ebn p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes hidrokarbure p\u00ebr vendburimin Gorisht Kocul. Laredo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103749","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}