{"id":103688,"date":"2026-11-11T11:48:14","date_gmt":"2026-11-11T11:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/11\/bardhi-nuk-kemi-bojkotuar-reformen-zgjedhore-ps-po-zvarrit-procesin-dhe-po-shmang-rekomandimet\/"},"modified":"2026-11-11T11:48:14","modified_gmt":"2026-11-11T11:48:14","slug":"bardhi-nuk-kemi-bojkotuar-reformen-zgjedhore-ps-po-zvarrit-procesin-dhe-po-shmang-rekomandimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/11\/bardhi-nuk-kemi-bojkotuar-reformen-zgjedhore-ps-po-zvarrit-procesin-dhe-po-shmang-rekomandimet\/","title":{"rendered":"Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reform\u00ebn Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me debatet p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, duke hedhur posht\u00eb pretendimet p\u00ebr bojkot t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Bardhi akuzon mazhoranc\u00ebn se po zvarrit q\u00ebllimisht procesin dhe po shmang rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb garantojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Opozita nuk e ka bojkotuar asnj\u00ebher\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt publik dhe leht\u00ebsisht i verifikuesh\u00ebm. Nuk ka pasur asnj\u00eb mbledhje t\u00eb thirrur t\u00eb k\u00ebtij Komisioni n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb devijuar dhe penguar pun\u00ebn e Komisionit, duke e zhvendosur v\u00ebmendjen drejt \u00e7\u00ebshtjeve dyt\u00ebsore, t\u00eb cilat nuk lidhen me rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. Ky fokusim n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk adresojn\u00eb standardet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb barabarta po zvarrit procesin dhe po pengon p\u00ebrmbushjen e detyrimeve q\u00eb ka Shqip\u00ebria p\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket projektligjit p\u00ebr financimin e partive politike, drafti fillestar, i hartuar nga Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm, u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsim urgjent Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias. Ekspert\u00ebt e k\u00ebtyre institucioneve kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb opinionet dhe rekomandimet e tyre t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb gjitha v\u00ebrejtjet dhe rekomandimet e k\u00ebtyre institucioneve duhet t\u00eb reflektohen plot\u00ebsisht n\u00eb tekstin e projektligjit. Ky proces nuk mund t\u00eb konsiderohet i p\u00ebrfunduar dhe projektligji nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara pa u adresuar plot\u00ebsisht rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>Opozita do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb Reforma Zgjedhore t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb jo thjesht nj\u00eb detyrim formal apo procedural, por edhe standardet dhe k\u00ebrkesat e p\u00ebrcaktuara nga Komisioni Europian: rikthimin e besimit t\u00eb publikut te procesi zgjedhor, garantimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme politike dhe mbrojtjen e integritetit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Reforma Zgjedhore duhet t\u00eb prodhoj\u00eb garanci reale p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb barabarta, dhe jo t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb proces formal q\u00eb shmang adresimin e problemeve themelore t\u00eb demokracis\u00eb zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/bardhi-bojkot\/\">Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reform\u00ebn Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me debatet p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, duke hedhur posht\u00eb pretendimet p\u00ebr bojkot t\u00eb opozit\u00ebs. Bardhi akuzon mazhoranc\u00ebn se po zvarrit q\u00ebllimisht procesin dhe po shmang rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb Venecias, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb garantojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb ndershme dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103688","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103688","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103688"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103688\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}