{"id":103667,"date":"2026-11-11T07:53:09","date_gmt":"2026-11-11T07:53:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/11\/tirana-e-veshtire-per-familjet-e-reja-cmimet-e-apartamenteve-ne-stratosfere-lindjet-po-bien-me-ritme-te-shpejta\/"},"modified":"2026-11-11T07:53:09","modified_gmt":"2026-11-11T07:53:09","slug":"tirana-e-veshtire-per-familjet-e-reja-cmimet-e-apartamenteve-ne-stratosfere-lindjet-po-bien-me-ritme-te-shpejta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/11\/tirana-e-veshtire-per-familjet-e-reja-cmimet-e-apartamenteve-ne-stratosfere-lindjet-po-bien-me-ritme-te-shpejta\/","title":{"rendered":"Tirana e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr familjet e reja! \u00c7mimet e apartamenteve n\u00eb \u2018stratosfer\u00eb\u2019, lindjet po bien me ritme t\u00eb shpejta"},"content":{"rendered":"<p>Teksa kryeqyteti vijon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb popullsi nga qarqet e tjera t\u00eb vendit, numri i lindjeve po bie me ritme t\u00eb shpejta, gati dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mesatarja komb\u00ebtare. N\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e vitit 2026, n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs lindjet u tkurr\u00ebn me 8%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, teksa numri i lindjeve n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare ra me -4.7%.<\/p>\n<p>Kryeqyteti po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr familjet e reja. Rritja e fort\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb apartamenteve dhe qirave, kostot e jetes\u00ebs dhe shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr familjet me f\u00ebmij\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb krijimin dhe zgjerimin e familjes, pavar\u00ebsisht mund\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pun\u00ebsim dhe t\u00eb ardhura q\u00eb ofron Tirana.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb 9-mujorin 2026, n\u00eb Tiran\u00eb u regjistruan 647 lindje m\u00eb pak, se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2025, duke e kthyer kryeqytetin n\u00eb p\u00ebrcaktuesin kryesor t\u00eb tkurrjes s\u00eb lindjeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb u regjistruan 16.016 bebe nga janari n\u00eb shtator 2026 ose 789 m\u00eb pak lindje. Vet\u00ebm Tirana kontribuoi me rreth 82% t\u00eb uljes neto n\u00eb shkall\u00eb vendi. N\u00eb 11 qarqet e tjera s\u00eb bashku, lindjet u pak\u00ebsuan me vet\u00ebm 1,6%.<\/p>\n<p>Tirana vazhdon t\u00eb jet\u00eb qendra kryesore ekonomike dhe e pun\u00ebsimit n\u00eb vend, ku p\u00ebrqendrohen investimet, bizneset dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb rinjve q\u00eb l\u00ebvizin nga qarqet e tjera. Por p\u00ebrfitimet nga mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike po p\u00ebrballen me koston gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pengesa m\u00eb e madhe p\u00ebr \u00e7iftet e reja \u00ebsht\u00eb strehimi. \u00c7mimet e apartamenteve n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb rritur me ritme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta se t\u00eb ardhurat nga puna, duke e b\u00ebr\u00eb blerjen e nj\u00eb banese gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pa nj\u00eb kredi t\u00eb konsiderueshme ose ndihm\u00ebn financiare t\u00eb familjes. Edhe qirat\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e madhe p\u00ebr \u00e7iftet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb p\u00ebrllogaritjeje t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb \u201cMonitor\u201d, raporti mes \u00e7mimeve t\u00eb banesave dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb disponueshme p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb rritur me 76,3% gjat\u00eb periudh\u00ebs 2015\u20132025. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat, blerja e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs banes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sesa dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Ndon\u00ebse ky tregues \u00ebsht\u00eb komb\u00ebtar, presioni i \u00e7mimeve t\u00eb banesave \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i ndjesh\u00ebm p\u00ebr familjet e reja q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Blerja e nj\u00eb banese, 76% m\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat se para 10 vitesh, rekord n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 strehimit, familjet e reja p\u00ebrballen edhe me shpenzime t\u00eb larta p\u00ebr kujdesin ndaj f\u00ebmij\u00ebve, \u00e7erdhet dhe kopshtet private, transportin dhe sh\u00ebrbimet e tjera t\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00eb Tiran\u00eb distancat dhe koha e udh\u00ebtimit jan\u00eb rritur, teksa organizimi i jet\u00ebs familjare b\u00ebhet m\u00eb i kushtuesh\u00ebm dhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur t\u00eb dy prind\u00ebrit punojn\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto presione ekonomike mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb shtyrjen e vendimit p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb ose n\u00eb kufizimin e numrit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr apartamentin, qiran\u00eb dhe shpenzimet e p\u00ebrditshme mund ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb planifikoj\u00eb zgjerimin e familjes.<\/p>\n<p><strong>Gjirokastra me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe, Dibra dhe Kuk\u00ebsi me rritje<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkall\u00eb vendi, r\u00ebnia m\u00eb e madhe n\u00eb p\u00ebrqindje e lindjeve gjat\u00eb n\u00ebnt\u00ebmujorit 2026 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me 11,6%. Numri i lindjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark zbriti n\u00eb vet\u00ebm 191, nga 216 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Pas Gjirokastr\u00ebs renditet Tirana me r\u00ebnie prej 8%, e ndjekur nga Durr\u00ebsi, ku lindjet u tkurr\u00ebn me 7,6%, nga 1.729 n\u00eb 1.598. R\u00ebnie m\u00eb t\u00eb moderuar regjistruan Shkodra (-3,2%), Fieri (-2,4%), Kor\u00e7a (-1,5%) dhe Vlora (-0,3%).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, pes\u00eb qarqe regjistruan rritje t\u00eb lindjeve. Dibra kryeson me nj\u00eb shtim prej 7,4%, nga 499 n\u00eb 536 lindje, e ndjekur nga Kuk\u00ebsi me 5,6%, nga 376 n\u00eb 397. Rritje t\u00eb leht\u00eb sh\u00ebnuan edhe Elbasani (1,6%), Berati (1,2%) dhe Lezha (1,1%).<\/p>\n<p>N\u00eb qarqet e tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ato q\u00eb prej vitesh p\u00ebrballen me emigracionin dhe largimin e t\u00eb rinjve, numri i lindjeve mbetet shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Rritjet e vogla t\u00eb k\u00ebtij viti nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar prirjen afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Por zhvillimi m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb se edhe Tirana, e cila ka p\u00ebrfituar nga zhvendosja e popullsis\u00eb s\u00eb qarqeve t\u00eb tjera, po regjistron nj\u00eb tkurrje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb lindjeve. Qyteti po t\u00ebrheq njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar, por kostot e larta po e b\u00ebjn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb jete familjare.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo prirje vazhdon, p\u00ebrqendrimi i popullsis\u00eb dhe aktivitetit ekonomik n\u00eb kryeqytet nuk do t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kompensuar r\u00ebnien e lindjeve. P\u00ebr familjet e reja, mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit dhe niveli i pagave jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medaljes, ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb sa u mbetet nga t\u00eb ardhurat pasi paguajn\u00eb strehimin dhe shpenzimet baz\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tirana-veshtire\/\">Tirana e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr familjet e reja! \u00c7mimet e apartamenteve n\u00eb \u2018stratosfer\u00eb\u2019, lindjet po bien me ritme t\u00eb shpejta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa kryeqyteti vijon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb popullsi nga qarqet e tjera t\u00eb vendit, numri i lindjeve po bie me ritme t\u00eb shpejta, gati dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mesatarja komb\u00ebtare. N\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajt e vitit 2026, n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs lindjet u tkurr\u00ebn me 8%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, teksa numri i lindjeve n\u00eb shkall\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103667","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}