{"id":103617,"date":"2026-11-10T07:48:12","date_gmt":"2026-11-10T07:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/10\/kemi-urdher-nga-lart-policia-vendos-gjoba-te-shumefishta-dhe-shoqerime-per-protestuesit-paqesore\/"},"modified":"2026-11-10T07:48:12","modified_gmt":"2026-11-10T07:48:12","slug":"kemi-urdher-nga-lart-policia-vendos-gjoba-te-shumefishta-dhe-shoqerime-per-protestuesit-paqesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/10\/kemi-urdher-nga-lart-policia-vendos-gjoba-te-shumefishta-dhe-shoqerime-per-protestuesit-paqesore\/","title":{"rendered":"\u2018Kemi urdh\u00ebr nga lart!\u2019 Policia vendos gjoba t\u00eb shum\u00ebfishta dhe shoq\u00ebrime p\u00ebr protestuesit paq\u00ebsor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, kat\u00ebr persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur gjer\u00ebsisht si \u201cdjali i flamurit\u201d t\u00eb protestave, t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 n\u00ebntor. Nj\u00ebri prej tyre i merr nga duart flamurin e madh, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt e shoq\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi urdh\u00ebr nga lart\u201d, i than\u00eb polic\u00ebt Jeminit, p\u00ebrpara se ta shoq\u00ebronin n\u00eb komisariat p\u00ebr pjesmarrjen n\u00eb protest\u00ebn paq\u00ebsore p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Jemini i tha BIRN se nga komisariati doli pas disa or\u00ebsh, me nj\u00eb flet\u00eb gjobe prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb duar.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di sa gjoba kam marr\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb deri tani,\u201d tha ai, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka kryer asnj\u00eb veprim q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb sanksionin. \u201cNuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr gjob\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dy prej procesverbaleve t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion t\u00eb BIRN tregojn\u00eb gjoba prej 5000 lek\u00ebsh secila. N\u00eb procesverbalin e dat\u00ebs 3 n\u00ebntor, policia pretendon se Jemini ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb bllokimin e rrug\u00ebs p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe duke mos iu bindur thirrjeve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr largim. N\u00eb dokument nuk p\u00ebrshkruhet ndonj\u00eb veprim i dhunsh\u00ebm i tij.<\/p>\n<p>Jemini \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej dhjetra protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, t\u00eb gjobitur nga Policia gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb shkuar mbi baz\u00ebn e Aktit Normativ nr.5, i miratuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama m\u00eb 28 tetor. Deri mesdit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs, Policia ka njoftuar vendosjen e 105 gjobave me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 525 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin \u201cP\u00ebr tubimet\u201d, duke zgjeruar kompetencat e policis\u00eb p\u00ebr kufizimin e protestave dhe nd\u00ebshkimin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ose jo n\u00eb akte t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe grupime studentore, t\u00eb cilat argumentojn\u00eb se dispozitat e tij shkelin t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>Krahas masave administrative, policia ka proceduar penalisht edhe kat\u00ebr persona, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe dy t\u00eb mitur. Dy prej t\u00eb proceduarve jan\u00eb aktivist\u00ebt Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, t\u00eb shoq\u00ebruar me forc\u00eb m\u00eb 4 n\u00ebntor, pasi, sipas policis\u00eb, nuk iu bind\u00ebn urdhrit p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentet e identifikimit.<\/p>\n<p>Lika e kund\u00ebrshton versionin zyrtar, duke e cil\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjen si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar protestuesit.<\/p>\n<p>Ai i tha BIRN se po ndihmonte dy t\u00eb rinj t\u00eb largoheshin nga bulevardi, pasi ata kishin frik\u00eb se mund t\u00eb ndaloheshin dhe gjobiteshin sapo t\u00eb shk\u00ebputeshin nga pjesa tjet\u00ebr e protestuesve.<\/p>\n<p>\u201cIshim n\u00eb bulevard dhe ishin dy djem q\u00eb kishin frik\u00eb t\u00eb largoheshin, sepse m\u00eb her\u00ebt i kishte ndaluar policia sapo ishin larguar nga protesta dhe i kishte gjobitur. U ofrova t\u2019i shoq\u00ebroja q\u00eb t\u00eb largoheshim nga bulevardi,\u201d tha Lika p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Sipas tij, punonj\u00ebs policie me uniform\u00eb dhe civil\u00eb ishin vendosur me furgona n\u00eb t\u00eb gjitha daljet e bulevardit dhe i ndaluan nd\u00ebrsa po largoheshin.<\/p>\n<p>Lika thot\u00eb se kund\u00ebrshtoi fillimisht k\u00ebrkesat p\u00ebr identifikim, duke u shpjeguar punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb se protesta ishte e njoftuar dhe se gjat\u00eb saj nuk kishte ndodhur asnj\u00eb incident. Ai shton se polic\u00ebt e njihnin prej muajsh si pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb rregullt n\u00eb protesta.<\/p>\n<p>\u201cU thash\u00eb nuk kam ID me vete, por ua tregova me foto n\u00eb celular. M\u00eb tha t\u2019i b\u00ebj nj\u00eb foto, por refuzova. Pastaj ndodhi ajo q\u00eb ndodhi dhe na fut\u00ebn n\u00eb furgon\u201d, tregoi ai.<\/p>\n<p>Lika thot\u00eb se q\u00ebndroi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb n\u00eb komisariat, p\u00ebrpara se t\u00eb lirohej bashk\u00eb me nj\u00eb flet\u00eb gjobe n\u00eb dor\u00eb. Ai paralajm\u00ebroi se nuk do ta paguaj\u00eb gjob\u00ebn dhe do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb nuk do t\u2019i paguaj\u201d, tha ai, duke i cil\u00ebsuar masat e Policis\u00eb si nj\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb absurditetit dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb trembur njer\u00ebzit.<\/p>\n<p><strong>Shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb efektiv i Forcave t\u00eb Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Shpejt\u00eb (FNSH) u tregon gishtin e mesit protestuesve t\u00eb mbledhur n\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. | Foto: LSA<\/em><\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore p\u00ebrmes Akteve Normative i hap\u00ebn rrug\u00ebn gjobitjeve dhe shoq\u00ebrimeve masive t\u00eb protestuesve n\u00eb polici, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese p\u00ebr t\u00eb protestuar.<\/p>\n<p>Masat nd\u00ebshkuese t\u00eb policis\u00eb po zbatohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb baza ligjore e tyre \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>T\u00eb enjten, m\u00eb 5 n\u00ebntor, grupimet \u201cStudent\u00ebt n\u2019 Protest\u00eb\u201d dhe \u201cRevolucioni Studentor\u201d, s\u00eb bashku me kat\u00ebr organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, depozituan tre ankime kund\u00ebr dy akteve normative dhe nj\u00eb vendimi qeverie t\u00eb miratuara m\u00eb 28 tetor, duke k\u00ebrkuar pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb dispozitave q\u00eb kufizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tubimit.<\/p>\n<p>Sipas padit\u00ebsve, dispozitat cenojn\u00eb parimin e barazis\u00eb para ligjit dhe proporcionalitetin, pasi nuk b\u00ebn dallim mes nj\u00eb pengese t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb qarkullimit dhe nj\u00eb bllokimi t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm e t\u00eb zgjatur. Padit\u00ebsit theksojn\u00eb se ligji nuk merr parasysh pasojat konkrete t\u00eb veprimit, rolin individual t\u00eb protestuesit apo nd\u00ebrprerjen vullnetare t\u00eb bllokimit.<\/p>\n<p>Student\u00ebt dhe organizatat nuk kund\u00ebrshtojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur rendin publik dhe qarkullimin rrugor, por argumentojn\u00eb se gjobat e vendosura pa individualizimin e sjelljes dhe t\u00eb pasojave krijojn\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebshkues, q\u00eb mund t\u00eb dekurajoj\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb tubimet paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb shprehur ende mbi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullim, policia po vijon vendosjen e gjobave, duke e kthyer n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb konkrete financiare at\u00eb q\u00eb student\u00ebt dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile e konsiderojn\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb frenuar protest\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 gjobave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, \u201cdjali i flamurit\u201d, Agron Jemini u shoq\u00ebrua dy her\u00eb n\u00eb polici pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb dukshme. N\u00eb nj\u00ebrin prej rasteve, Jemini pretendon se u ndalua me forc\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb protest\u00ebs dhe se punonj\u00ebsit e policis\u00eb e godit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb k\u00ebrkuan kart\u00ebn e ID-s\u00eb dhe nuk e kisha me vete. M\u00eb shoq\u00ebruan p\u00ebr verifikim dhe verifikimi i k\u00ebtyre dihet si shkon, mo, mbeta tet\u00eb or\u00eb brenda,\u201d tregon ai.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt i mor\u00ebn edhe flamurin e madh kuqezi, q\u00eb ai mbante me vete.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ishalla nuk e kan\u00eb hedhur. Po kam flamur tjet\u00ebr, se ne nuk jemi kot aty,\u201d tha Jemini, i bindur se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb protestoj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/policia-gjoba\/\">\u2018Kemi urdh\u00ebr nga lart!\u2019 Policia vendos gjoba t\u00eb shum\u00ebfishta dhe shoq\u00ebrime p\u00ebr protestuesit paq\u00ebsor\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, kat\u00ebr persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur gjer\u00ebsisht si \u201cdjali i flamurit\u201d t\u00eb protestave, t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 n\u00ebntor. Nj\u00ebri prej tyre i merr nga duart flamurin e madh, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt e shoq\u00ebrojn\u00eb. \u201cKemi urdh\u00ebr nga lart\u201d, i than\u00eb polic\u00ebt Jeminit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103617","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103617\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}