{"id":103602,"date":"2026-11-09T18:48:16","date_gmt":"2026-11-09T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/09\/zgjedhjet-vendore-2027-kqz-i-kerkon-kuvendit-edhe-265-milione-leke-me-teper-ne-projektbuxhet\/"},"modified":"2026-11-09T18:48:16","modified_gmt":"2026-11-09T18:48:16","slug":"zgjedhjet-vendore-2027-kqz-i-kerkon-kuvendit-edhe-265-milione-leke-me-teper-ne-projektbuxhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/09\/zgjedhjet-vendore-2027-kqz-i-kerkon-kuvendit-edhe-265-milione-leke-me-teper-ne-projektbuxhet\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet vendore 2027\/ KQZ i k\u00ebrkon Kuvendit edhe 265 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb projektbuxhet"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb kryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Nismat Qytetare, Bashk\u00ebpunimin dhe Mbik\u00ebqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, ku k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje p\u00ebr sigurimin e 265.4 milion\u00eb lek\u00ebve shtes\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur t\u00eb pambuluara n\u00eb projektbuxhetin e vitit 2027.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Xhafajt, Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, b\u00ebn me dije se nga k\u00ebrkesa shtes\u00eb prej 364.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb projektbuxhet jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm 99.3 milion\u00eb lek\u00eb. Pjesa e mbetur lidhet kryesisht me p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr z\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkohet financim jan\u00eb 51.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit dhe rinovimin e licencave, 33.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr qiran\u00eb e magazinave n\u00eb Vaqarr dhe 180 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr projektin e magazin\u00ebs dhe sh\u00ebrbimin e supervizimit.<\/p>\n<p>KQZ paralajm\u00ebron se mungesa e fondeve p\u00ebr teknologjin\u00eb mund t\u00eb vonoj\u00eb mir\u00ebmbajtjen dhe testimin e sistemeve kritike, duke rritur rrezikun e nd\u00ebrprerjeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe cenimit t\u00eb siguris\u00eb gjat\u00eb procesit zgjedhor. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i evidentuar \u00ebsht\u00eb edhe Platforma Elektronike e Raportimit Financiar (PERF), e cila ende nuk \u00ebsht\u00eb funksionale p\u00ebr paraqitjen e raporteve financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e saj nevojiten rreth 20 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat KQZ pret financim nga Zyra e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb rast se donatori nuk e mbulon k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, institucioni k\u00ebrkon q\u00eb ajo t\u00eb financohet nga buxheti i shtetit.\u00a0N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkres\u00eb, KQZ raporton edhe mbi ecurin\u00eb e rekomandimeve t\u00eb Kuvendit, duke evidentuar se programi p\u00ebr informimin dhe edukimin e zgjedh\u00ebsve \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hartim, nd\u00ebrsa fushatat informuese nuk kan\u00eb nisur.<\/p>\n<p><em><strong>LETRA E PLOT\u00cb-:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Drejtuar: Z. Fatmir XHAFAJ<\/em><br \/>\n<em>Kryetar, Komisionit p\u00ebr Nismat Qytetare, Bashk\u00ebpunimin dhe Mbik\u00ebqyrjen Institucionale<\/em><br \/>\n<em>\u00a0KUVENDIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar z. Kryetar,<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuar z. Kryetar,<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkres\u00ebs suaj me nr. 606\/1 prot., dat\u00eb 27.10.2026, lidhur me shqyrtimin e<\/em><br \/>\n<em>projektbuxhetit p\u00ebr vitin 2027, ju p\u00ebrcjellim informacionin e k\u00ebrkuar mbi ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb <\/em><em>rekomandimeve t\u00eb Rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit, relacionin mbi realizimin e buxhetit t\u00eb vitit 2026, si dhe <\/em><em>k\u00ebrkesat buxhetore p\u00ebr vitin 2027.<\/em><br \/>\n<em>1. Ky raportim mbulon informacionin p\u00ebr statusin e zbatimit t\u00eb rekomandimeve nr. 3, 4, 7, 8, 10 dhe <\/em><em>14, sipas materialeve t\u00eb administruara deri n\u00eb dat\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr rekomandimin nr. 3, p\u00ebrmir\u00ebsimi i Platform\u00ebs Elektronike t\u00eb Raportimit Financiar (PERF) \u00ebsht\u00eb <\/em><em>n\u00eb proces, nd\u00ebrsa platforma ende nuk \u00ebsht\u00eb funksionale p\u00ebr paraqitjen e raporteve financiare.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr rekomandimin nr. 4, raporti i gjetjeve nga auditimi i financimit t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit <\/em><em>2025 \u00ebsht\u00eb miratuar me Vendimin nr. 49, dat\u00eb 23.07.2026, t\u00eb ndryshuar me Vendimin nr. 57, dat\u00eb <\/em><em>04.09.2026. Propozimet p\u00ebr vendosjen e masave administrative iu p\u00ebrcoll\u00ebn p\u00ebr shqyrtim Komisionit <\/em><em>t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve. Me Vendimin nr. 8, dat\u00eb 02.11.2026, KAS vendosi pranimin e <\/em><em>k\u00ebrkes\u00ebs nr. 01, dat\u00eb 03.10.2026, t\u00eb Komisionerit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr vendosjen e<\/em><br \/>\n<em>sanksioneve administrative. Nd\u00ebrkoh\u00eb, auditimi i raporteve financiare vjetore t\u00eb partive politike p\u00ebr <\/em><em>vitin 2025 vijon.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr rekomandimin nr. 7, jan\u00eb inventarizuar dhe klasifikuar rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it sipas <\/em><em>p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale, jan\u00eb p\u00ebrgatitur tabelat e ndjekjes s\u00eb statusit t\u00eb zbatimit dhe masat <\/em><em>p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e monitorimit. Pasqyrimi i tyre n\u00eb raportin vjetor t\u00eb KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb <\/em><em>n\u00eb proces.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr rekomandimin nr. 8, programi i standardizuar p\u00ebr informimin dhe edukimin e zgjedh\u00ebsve \u00ebsht\u00eb <\/em><em>n\u00eb proces hartimi, nd\u00ebrsa fushatat e informimit dhe matja e nivelit t\u00eb njohurive para dhe pas zhvillimit <\/em><em>t\u00eb tyre ende nuk kan\u00eb nisur.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr rekomandimin nr. 10, KQZ ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb monitorimit, verifikimit, <\/em><em>administrimit t\u00eb provave dhe vendosjes s\u00eb sanksioneve administrative, t\u00eb shoq\u00ebruar me propozime <\/em><em>p\u00ebr ndryshime n\u00eb aktet n\u00ebnligjore. Dokumentet bashk\u00eblidhur p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb produktin analitik p\u00ebr hartimin <\/em><em>e projekt-ndryshimeve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr rekomandimin nr. 14, KQZ i \u00ebsht\u00eb drejtuar AKSK-s\u00eb, AMA-s dhe AKEP-it p\u00ebr caktimin e pikave <\/em><em>t\u00eb kontaktit p\u00ebr koordinimin nd\u00ebrinstitucional. P\u00ebrgjigjet e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb administruar <\/em><em>n\u00eb dokumentacionin bashk\u00eblidhur dhe pikat e kontaktit jan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb vijuar koordinimin n\u00eb <\/em><em>funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij rekomandimi.<\/em><br \/>\n<em>Materialet dhe dokumentet provuese p\u00ebr ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb secilit prej rekomandimeve t\u00eb <\/em><em>sip\u00ebrcituara jan\u00eb renditur n\u00eb shtojc\u00ebn bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj shkrese.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb Planin e Veprimit p\u00ebr zbatimin e Rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit jan\u00eb identifikuar masa q\u00eb vijojn\u00eb gjat\u00eb <\/em><em>vitit 2027, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave do t\u00eb duhet t\u00eb zbatohen p\u00ebrpara zgjedhjeve vendore. Lidhur me <\/em><em>rekomandimet me ndikim financiar, paraqesim sa vijon:<\/em><br \/>\n<em>Rekomandimi nr. 2 \u2013 Teknologjia e informacionit<\/em><br \/>\n<em>Fondi shtes\u00eb prej 51.700.000 lek\u00ebsh, i k\u00ebrkuar dhe ende i pambuluar n\u00eb projektbuxhet, ka si <\/em><em>destinacion mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs TIK dhe rinovimin e licencave. Masat p\u00ebr vitin 2027 <\/em><em>p\u00ebrfshijn\u00eb mir\u00ebmbajtjen, testimin dhe garantimin e siguris\u00eb s\u00eb sistemeve kritike, n\u00eb p\u00ebrputhje me <\/em><em>objektivat e Planit Strategjik 2027-2031 t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Rezultati i pritsh\u00ebm <\/em><em>\u00ebsht\u00eb garantimi i gatishm\u00ebris\u00eb dhe vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve digjitale gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/em><br \/>\n<em>Mungesa e financimit mund t\u00eb shtyj\u00eb mir\u00ebmbajtjen dhe testimin e sistemeve, duke rritur rrezikun e <\/em><em>nd\u00ebrprerjeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe t\u00eb cenimit t\u00eb siguris\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Rekomandimi nr. 3 \u2013 Sistemi elektronik i raportimit financiar (PERF)<\/em><br \/>\n<em>Nevojitet mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrshtatjen me regjimin juridik dhe funksional t\u00eb platform\u00ebs PERF, <\/em><em>standardizimin e kategorive t\u00eb raportimit, validimin e t\u00eb dh\u00ebnave, testimin dhe publikimin e raporteve <\/em><em>n\u00eb format t\u00eb hapur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb, fondet i jan\u00eb k\u00ebrkuar Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe<\/em><br \/>\n<em>KQZ mbetet n\u00eb pritje t\u00eb konfirmimit n\u00ebse fondi prej rreth 20.000.000 lek\u00ebsh do t\u00eb alokohet nga <\/em><em>donatori. Do t\u00eb vler\u00ebsonim q\u00eb n\u00eb rast pamund\u00ebsie financimi nga donatori, kjo k\u00ebrkes\u00eb shtes\u00eb e <\/em><em>pambuluar t\u00eb konsiderohej p\u00ebr mbulim me fonde buxhetore. Rezultati i synuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem <\/em><em>funksional dhe nj\u00eb raportim financiar m\u00eb i verifikuesh\u00ebm. Pa mbulimin e nevoj\u00ebs teknike, v\u00ebnia n\u00eb <\/em><em>p\u00ebrdorim e p\u00ebrmir\u00ebsimeve mund t\u00eb vonohet.<\/em><br \/>\n<em>Rekomandimi nr. 6 \u2013 Aksesueshm\u00ebria e votimit<\/em><br \/>\n<em>Masat p\u00ebrfshijn\u00eb verifikimin paraprak t\u00eb qendrave t\u00eb votimit, p\u00ebrgatitjen e materialeve n\u00eb formate t\u00eb <\/em><em>aksesueshme, trajnimin p\u00ebr votimin e asistuar dhe hartimin e nj\u00eb plani p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e objekteve n\u00eb <\/em><em>bashk\u00ebpunim me nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore. Plani synon vler\u00ebsimin e t\u00eb gjitha qendrave t\u00eb <\/em><em>votimit p\u00ebrpara zgjedhjeve dhe garantimin e materialeve n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tri formate t\u00eb aksesueshme. Nuk<\/em><br \/>\n<em>\u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb kosto e ve\u00e7ant\u00eb, pasi realizimi i k\u00ebtyre masave p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore t\u00eb <\/em><em>nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore dhe financohet nga buxhetet e tyre. Pa mb\u00ebshtetjen e nevojshme <\/em><em>financiare, pengesat e identifikuara mund t\u00eb mos adresohen n\u00eb koh\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Nevojat logjistike me ndikim nd\u00ebrsektorial<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebrve\u00e7 fondit p\u00ebr TIK-un, k\u00ebrkesa buxhetore evidenton 33.767.232 lek\u00eb t\u00eb pambuluara p\u00ebr qiran\u00eb e <\/em><em>magazinave n\u00eb Vaqarr dhe 180.000.000 lek\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb pambuluar p\u00ebr projektin e magazin\u00ebs dhe <\/em><em>sh\u00ebrbimin e supervizimit. K\u00ebto nevoja mb\u00ebshtesin ruajtjen dhe administrimin e materialeve dhe <\/em><em>pajisjeve zgjedhore, por nuk jan\u00eb identifikuar n\u00eb dokumentet burimore si fond i dedikuar p\u00ebr nj\u00eb <\/em><em>rekomandim t\u00eb vet\u00ebm. Shuma e p\u00ebrgjithshme e nevojave t\u00eb pambuluara n\u00eb projektbuxhetin e <\/em><em>zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb 265.467.232 lek\u00eb. Mosmbulimi i tyre mund t\u00eb kufizoj\u00eb kapacitetet magazinuese dhe<\/em><br \/>\n<em>gatishm\u00ebrin\u00eb logjistike p\u00ebr procesin zgjedhor t\u00eb vitit 2027.<\/em><br \/>\n<em>2. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion buxhetor, ju p\u00ebrcjellim t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrgatitura nga <\/em><em>Drejtoria e Financave dhe Menaxhimit t\u00eb Buxhetit mbi realizimin e buxhetit p\u00ebr procesin zgjedhor t\u00eb <\/em><em>vitit 2025, realizimin e buxhetit t\u00eb KQZ-s\u00eb deri m\u00eb dat\u00eb 30.10.2026 dhe parashikimin deri n\u00eb fund t\u00eb <\/em><em>vitit, si dhe k\u00ebrkesat buxhetore p\u00ebr vitin 2027 kundrejt fondeve t\u00eb reflektuara n\u00eb projektligjin e <\/em><em>buxhetit. P\u00ebr vitin 2027, nga k\u00ebrkesa shtes\u00eb prej 364.767.232 lek\u00ebsh mbi tavanin e Programit <\/em><em>Buxhetor Afatmes\u00ebm, n\u00eb projektligj jan\u00eb reflektuar 99.300.000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa 265.467.232 lek\u00eb mbeten <\/em><em>t\u00eb pambuluara. Kjo diferenc\u00eb lidhet me nevojat p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs TIK dhe rinovimin <\/em><em>e licencave, qiran\u00eb e magazinave, si dhe investimin p\u00ebr zgjerimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb magazinimit t\u00eb<\/em><br \/>\n<em>materialeve dhe pajisjeve zgjedhore.<\/em><br \/>\n<em>3. P\u00ebr vitin 2027, p\u00ebrpar\u00ebsia kryesore e KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja dhe administrimi i zgjedhjeve <\/em><em>vendore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, KQZ do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb trajnimin e administrat\u00ebs zgjedhore, garantimin <\/em><em>e gatishm\u00ebris\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb sistemeve e pajisjeve zgjedhore, informimin e zgjedh\u00ebsve dhe <\/em><em>p\u00ebrmir\u00ebsimin e aksesueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qendrave t\u00eb votimit. N\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb integrimit <\/em><em>evropian, KQZ do t\u00eb vijoj\u00eb ndjekjen e rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe Komisionit t\u00eb <\/em><em>Venecias q\u00eb lidhen me kompetencat e saj. Gjithashtu, n\u00eb p\u00ebrputhje me gjetjet e Raportit t\u00eb Komisionit<\/em><br \/>\n<em>Evropian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2026, do t\u00eb kontribuoj\u00eb me analiza dhe propozime teknike p\u00ebr reform\u00ebn <\/em><em>zgjedhore, mbik\u00ebqyrjen e financimit politik, transparenc\u00ebn e reklamimit politik, si dhe p\u00ebrballimin e <\/em><em>dezinformimit dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride.<\/em><br \/>\n<em>Sa u p\u00ebrket burimeve njer\u00ebzore, me struktur\u00ebn organizative t\u00eb KQZ-s\u00eb t\u00eb miratuar nga Kuvendi, nuk <\/em><em>paraqitet nevoja p\u00ebr shtesa n\u00eb personel p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e prioriteteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme. Nevojat <\/em><em>financiare jan\u00eb adresuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn buxhetore p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 dhe zbatimi i <\/em><em>aktiviteteve do t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb fondet q\u00eb do t\u00eb alokohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Rezultatet e synuara jan\u00eb <\/em><em>administrimi i sigurt dhe transparent i zgjedhjeve, p\u00ebrgatitja n\u00eb koh\u00eb e administrat\u00ebs zgjedhore dhe <\/em><em>ndjekja e dokumentuar e rekomandimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><br \/>\n<em>Bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj shkrese gjenden shtojca me materialet dhe dokumentet provuese q\u00eb lidhen me <\/em><em>informacionin e p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb sip\u00ebr.<\/em><\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/letra-2\/\">Zgjedhjet vendore 2027\/ KQZ i k\u00ebrkon Kuvendit edhe 265 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb projektbuxhet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka d\u00ebrguar nj\u00eb shkres\u00eb kryetarit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Nismat Qytetare, Bashk\u00ebpunimin dhe Mbik\u00ebqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, ku k\u00ebrkon mb\u00ebshtetje p\u00ebr sigurimin e 265.4 milion\u00eb lek\u00ebve shtes\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur t\u00eb pambuluara n\u00eb projektbuxhetin e vitit 2027. N\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Xhafajt, Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, b\u00ebn me dije se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103602","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103602\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}