{"id":103591,"date":"2026-11-09T13:49:15","date_gmt":"2026-11-09T13:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/09\/perplasje-per-zgjedhoren-gjiknuri-po-rrezikohet-ecuria-e-komisionit-bylykbashi-lista-te-hapura-100-perqind\/"},"modified":"2026-11-09T13:49:15","modified_gmt":"2026-11-09T13:49:15","slug":"perplasje-per-zgjedhoren-gjiknuri-po-rrezikohet-ecuria-e-komisionit-bylykbashi-lista-te-hapura-100-perqind","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/09\/perplasje-per-zgjedhoren-gjiknuri-po-rrezikohet-ecuria-e-komisionit-bylykbashi-lista-te-hapura-100-perqind\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasje p\u00ebr Zgjedhoren\/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista t\u00eb hapura 100 p\u00ebrqind"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs jan\u00eb rikthyer n\u00eb Komisionin p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, ku bashk\u00ebkryetar\u00ebt Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kan\u00eb shk\u00ebmbyer akuza p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Gjiknuri paralajm\u00ebroi se bojkoti i opozit\u00ebs po rrezikon pun\u00ebn e Komisionit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje konkrete. Ai theksoi se mazhoranca i ka t\u00eb gatshme propozimet p\u00ebr administrat\u00ebn zgjedhore dhe pret diskutime teknike p\u00ebr sistemin.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Bylykbashi akuzoi Partin\u00eb Socialiste se po shmang \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb rekomanduara nga OSBE\/ODIHR dhe po konsumon koh\u00ebn me tema q\u00eb nuk jan\u00eb prioritare. P\u00ebr opozit\u00ebn, reforma duhet t\u00eb nis\u00eb me ndarjen e shtetit nga procesi zgjedhor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohet konkurrenc\u00eb e barabart\u00eb mes partive.<\/p>\n<p>Bylykbashi ritheksoi gjithashtu k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lista 100% t\u00eb hapura, si p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Damian Gjiknur<\/strong>i: Ligji \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb. Ju keni pik\u00ebpamje tjet\u00ebr dhe nuk keni nj\u00eb propozim konkret. Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Nuk duhet p\u00ebrdorur integrimi europian n\u00eb nj\u00eb tek\u00eb. Duhet t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje. Megjith\u00ebse mazhoranca i ka 84 mandate, s\u00ebrish ka pritur mendimin e opozit\u00ebs. Komisioni po bllokohet p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne kemi gati paketat, qoft\u00eb p\u00ebr administrat\u00ebn zgjedhore t\u00eb paanshme. Ne presim \u00e7\u00ebshtje teknike p\u00ebr sistemin. N\u00ebse duamn t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshime tek Zgjedhorja, le t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr shkurtim t\u00eb numrit t\u00eb deputet\u00ebve. Ligji zgjedhor \u00ebsht\u00eb ligj shum\u00eb i mir\u00eb, qoft\u00eb dhe me ndryshimet imediate. Un\u00eb e kuptoj strategjin\u00eb, nisur dhe nga sfondi i ngjarjeve. Jo \u00e7do propozim i juaji do t\u00eb thot\u00eb se miratohet, por kalon nga opinioni i ODIHR-i.<\/p>\n<p><strong>Oerd Bylykbashi<\/strong>: Ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb hapur t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb ka Komisioni i Reform\u00ebs, q\u00eb dmth t\u00eb trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga OSBE ODIHR.<\/p>\n<p>Komisioni konsumon koh\u00ebn, duke u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb nuk jan\u00eb prioritet. Ligji p\u00ebr financimin e partive politike \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e fundit q\u00eb shqet\u00ebson Komisionin. Duhet t\u00eb ndajm\u00eb shtetin nga partia dhe t\u00eb mos hedhin parat\u00eb e shtetit n\u00eb fushata. Pas k\u00ebtyre, mund t\u00eb flitet m\u00eb pas p\u00ebr financimin e partive politike, pasi jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurrura. Ne propozojm\u00eb nj\u00eb paket\u00eb, q\u00eb ndan shtetin nga procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>Duam lista t\u00eb hapura 100 p\u00ebrqind. Duhet list\u00eb e hapur 100 p\u00ebrqind edhe p\u00ebr K\u00ebshillin Bashkiak. Deri tani p\u00ebr propozimet tona kemi vet\u00ebm \u201cJo\u201d. N\u00ebse ka normalitet, do keni propozimin ton\u00eb. PS ka bllokuar miratimin e Kodit Zgjedhor, derisa t\u00eb kalonte edhe teka e fundit e Partis\u00eb Socialiste. K\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi ka l\u00ebn\u00eb PS-ja n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Ne kemi gati paket\u00ebn p\u00ebr ndarjen e shtetit nga zgjedhjet. Pa t\u00eb nuk ka zgjedhje t\u00eb barabarta, t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/perplasje-per-zgjedhoren\/\">P\u00ebrplasje p\u00ebr Zgjedhoren\/ Gjiknuri: Po rrezikohet ecuria e Komisionit. Bylykbashi: Lista t\u00eb hapura 100 p\u00ebrqind<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs jan\u00eb rikthyer n\u00eb Komisionin p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, ku bashk\u00ebkryetar\u00ebt Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kan\u00eb shk\u00ebmbyer akuza p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit. Gjiknuri paralajm\u00ebroi se bojkoti i opozit\u00ebs po rrezikon pun\u00ebn e Komisionit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje konkrete. Ai theksoi se mazhoranca i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}