{"id":103513,"date":"2026-11-07T20:48:16","date_gmt":"2026-11-07T20:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/miqesoret-e-nentorit-trajneri-bushi-do-te-japim-gjithcka-presim-mbeshtetjen-e-tifozeve-ne-te-dyja-ndeshjet\/"},"modified":"2026-11-07T20:48:16","modified_gmt":"2026-11-07T20:48:16","slug":"miqesoret-e-nentorit-trajneri-bushi-do-te-japim-gjithcka-presim-mbeshtetjen-e-tifozeve-ne-te-dyja-ndeshjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/miqesoret-e-nentorit-trajneri-bushi-do-te-japim-gjithcka-presim-mbeshtetjen-e-tifozeve-ne-te-dyja-ndeshjet\/","title":{"rendered":"Miq\u00ebsoret e n\u00ebntorit\/ Trajneri Bushi: Do t\u00eb japim gjith\u00e7ka, presim mb\u00ebshtetjen e tifoz\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja ndeshjet"},"content":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja U21 do t\u00eb luaj\u00eb dy ndeshje miq\u00ebsore n\u00eb datat 13 dhe 17 n\u00ebntor, p\u00ebrkat\u00ebsisht ndaj Spanj\u00ebs dhe Luksemburgut. Trajneri Alban Bushi ka prezantuar list\u00ebn e lojtar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr k\u00ebto dy sfida, teksa p\u00ebr fshf.org ka komentuar zgjedhjet e tij dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr dy p\u00ebrballjet e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb dy ndeshje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe shum\u00eb t\u00eb forta. Luksemburgu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip shum\u00eb i mir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar ndjesh\u00ebm vitet e fundit. Na ka mundur 1-0 dhe tashm\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrim nj\u00eb lloj revanshi n\u00eb fush\u00ebn ton\u00eb, pasi luajm\u00eb p\u00ebrpara tifoz\u00ebve tan\u00eb, pas pothuajse nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Mendoj dhe besoj se t\u00eb dyja ndeshjet, si k\u00ebto t\u00eb tanishmet, ashtu edhe ato t\u00eb marsit, mendojm\u00eb t\u2019i zhvillojm\u00eb n\u00eb Air Albania, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur edhe me fush\u00ebn dhe me ambientin, pasi do t\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur me fush\u00ebn dhe ambientin. E kemi vler\u00ebsuar shum\u00eb Luksemburgun dhe kemi nj\u00eb list\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb lojtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Na mungojn\u00eb dy futbollist\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si Fikaj dhe Burak Alili, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb titullar\u00eb dhe pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e formacionit. Ata jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar. Megjithat\u00eb, kemi edhe lojtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si Sina dhe Fetaj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e ekipit A. Shpresojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr ndeshjen me Spanj\u00ebn t\u00eb rikthehen, pasi ekipi luan m\u00eb dat\u00eb 15 n\u00eb Hungari\u201d, u shpreh Bushi.<\/p>\n<p>N\u00eb ndeshjen e dyt\u00eb miq\u00ebsore, kuqezinjt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Spanja. Nj\u00eb ekip me shum\u00eb cil\u00ebsi, por trajneri Bushi beson se skuadra e tij do t\u00eb jap\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb maksimumin nga kjo p\u00ebrballje.<\/p>\n<p>\u201cSpanja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndeshje speciale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekip nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb bot\u00eb n\u00eb nivelin U-21. Nj\u00eb ekip teknik, q\u00eb zot\u00ebron topin dhe nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb luash. Por ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb strategjin\u00eb ton\u00eb. Duhet t\u00eb jemi sa m\u00eb kompakt\u00eb, ashtu si\u00e7 kemi qen\u00eb n\u00eb ndeshjet e fundit, sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe sa m\u00eb agresiv\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi karakter si ekip dhe identitetin ton\u00eb. Nuk kemi absolutisht frik\u00eb nga Spanja. Nuk diskutohet q\u00eb do t\u00eb luftojm\u00eb deri n\u00eb vdekje, pa u dor\u00ebzuar dhe pa pranuar humbjen p\u00ebrball\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb Europian kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb jen\u00eb Spanja, Franca, Belgjika, Kroacia dhe skuadra t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha. Jemi p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel. Prej nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb po punojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike me nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn do ta zbatojm\u00eb si n\u00eb ndeshjen me Spanj\u00ebn, ashtu edhe n\u00eb Europian. E dim\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndaj k\u00ebtyre ekipeve t\u00eb m\u00ebdha, sa ngusht\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb dhe sa shpejt duhet t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb sulm.<\/p>\n<p>Kemi zhvilluar nj\u00eb ndeshje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Ukrain\u00ebn, ku arrit\u00ebm t\u00eb merrnim nj\u00eb barazim 2-2, por mund edhe ta kishim fituar takimin. Gjithashtu, kemi b\u00ebr\u00eb paraqitje t\u00eb mira ndaj Italis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb. Edhe pse me Italin\u00eb humb\u00ebm ngusht\u00eb, 1-0, treguam se mund t\u00eb jemi t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe t\u00eb krijojm\u00eb raste n\u00eb aksionet tona.<\/p>\n<p>Ndeshja me Spanj\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb speciale, nj\u00eb p\u00ebrballje shum\u00eb e bukur, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb doja ta luaja edhe vet\u00eb. Do t\u00eb japim gjith\u00e7ka, edhe jet\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos u mundur nga kjo skuad\u00ebr\u201d, \u2013 theksoi trajneri kuqezi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, trajneri Bushi u ndal edhe te mb\u00ebshtetja e tifoz\u00ebve, duke shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb dyja ndeshjet q\u00eb Shqip\u00ebria U21 do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb stadiumin \u201cAir Albania\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se tifoz\u00ebt duhet t\u00eb vijn\u00eb vet\u00ebm me Spanj\u00ebn, por duhet t\u00eb vijn\u00eb edhe me Luksemburgun. Ata kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb mb\u00ebshtetja jon\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb kemi luajtur n\u00eb Air Albania, kemi pasur shum\u00eb tifoz\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj dhe shpresoj q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe n\u00eb ndeshjen me Luksemburgun, sepse kemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb duhet vler\u00ebsuar shum\u00eb. Ne do t\u00eb japim maksimumin p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb ndeshje, p\u00ebr t\u00eb dominuar n\u00eb loj\u00eb dhe p\u00ebr ta mundur me rezultat. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Futbolli pa tifoz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb i bukur. Jan\u00eb pik\u00ebrisht tifoz\u00ebt ata q\u00eb i japin bukurin\u00eb k\u00ebtij sporti. Uroj q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb, si n\u00eb ndeshjen me<\/p>\n<p>Luksemburgun, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb me Spanj\u00ebn\u201d, \u2013 u shpreh trajneri Bushi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/trajneri-bushi\/\">Miq\u00ebsoret e n\u00ebntorit\/ Trajneri Bushi: Do t\u00eb japim gjith\u00e7ka, presim mb\u00ebshtetjen e tifoz\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja ndeshjet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja U21 do t\u00eb luaj\u00eb dy ndeshje miq\u00ebsore n\u00eb datat 13 dhe 17 n\u00ebntor, p\u00ebrkat\u00ebsisht ndaj Spanj\u00ebs dhe Luksemburgut. Trajneri Alban Bushi ka prezantuar list\u00ebn e lojtar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr k\u00ebto dy sfida, teksa p\u00ebr fshf.org ka komentuar zgjedhjet e tij dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr dy p\u00ebrballjet e radh\u00ebs. \u201cJan\u00eb dy ndeshje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103513","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103513\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}