{"id":103512,"date":"2026-11-07T19:48:13","date_gmt":"2026-11-07T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/berisha-te-rinjte-i-dhane-pergjigjen-e-merituar-regjimit-te-rames-te-bashkohemi-te-gjithe-ne-revolte\/"},"modified":"2026-11-07T19:48:13","modified_gmt":"2026-11-07T19:48:13","slug":"berisha-te-rinjte-i-dhane-pergjigjen-e-merituar-regjimit-te-rames-te-bashkohemi-te-gjithe-ne-revolte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/berisha-te-rinjte-i-dhane-pergjigjen-e-merituar-regjimit-te-rames-te-bashkohemi-te-gjithe-ne-revolte\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb rinjt\u00eb i dhan\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar regjimit t\u00eb Ram\u00ebs! T\u00eb bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb revolt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, p\u00ebrsh\u00ebndeti student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt q\u00eb protestuan sot n\u00eb Tiran\u00eb, duke e cil\u00ebsuar reagimin e tyre si nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj masave nd\u00ebshkuese t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cilat i quajti antikushtetuese dhe antiligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha u shpreh se protestuesit i hodh\u00ebn n\u00eb koshat e plehrave aktet q\u00eb, sipas tij, synonin t\u00eb ndalonin revolt\u00ebn studentore.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se PD nuk do t\u00eb njoh\u00eb asnj\u00eb akt q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe garantoi mb\u00ebshtetje p\u00ebr student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e nd\u00ebshkuar me gjoba.<\/p>\n<p>\u201cKisha bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se qytetar\u00ebt dhe student\u00ebt, do t\u2019u jepnin p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb merituar, shp\u00ebrfilljen totale, hedhjen n\u00eb kosh t\u00eb plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me t\u00eb cilat Edi Rama mendonte se do t\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb mbrojtje. Mendoi se do t\u00eb mund t\u00eb ndaloj\u00eb protest\u00ebn. \u201c, tha Berisha.<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkoi lirimin e student\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb ndaluar n\u00eb komisariate.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, protesta paq\u00ebsore u provokua vazhdimisht nga policia, t\u00eb cil\u00ebn e akuzoi se veproi sipas nj\u00eb skenari kriminal ndaj revolt\u00ebs studentore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Berisha u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve dhe faktor\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve, pavar\u00ebsisht dallimeve dhe kund\u00ebrshtive politike.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb bashkohemi pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00ebri me tjetrin, nga dallimet q\u00eb mund t\u00eb kemi. T\u00eb bashkohemi me student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt po zhvillojn\u00eb betej\u00eb epike kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij kombi, q\u00eb e ka emrin Edi Rama\u201d, shtoi kreu demokrat.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e Berish\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes ata mij\u00ebra e mij\u00ebra student\u00eb dhe qytetar\u00eb q\u00eb sot me guximin, trim\u00ebrin\u00eb, vendosshm\u00ebrin\u00eb e tyre gropos\u00ebn n\u00eb koshat e plehrave t\u00eb Tiran\u00ebs dekretet diktatoriale t\u00eb padrinos, me t\u00eb cilat ai synonte asgj\u00ebsimin e revolt\u00ebs studentore. Kisha bindjen m\u00eb t\u00eb madhe se qytetar\u00ebt dhe student\u00ebt, do t\u2019u jepnin p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb merituar, shp\u00ebrfilljen totale, hedhjen n\u00eb kosh t\u00eb plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me t\u00eb cilat Edi Rama mendonte se do t\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb mbrojtje. Mendoi se do t\u00eb mund t\u00eb ndaloj\u00eb protest\u00ebn.<\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb deklaruar se asnj\u00eb akt ligjor q\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, asnj\u00eb kufizim i lirive t\u00eb garantuara nga Kushtetuta dhe Karta evropiane e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, asnj\u00eb form\u00eb gjendjeje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nuk do t\u00eb respektohet kurr\u00eb nga PD.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u faktua k\u00ebto p\u00ebrpjekje d\u00ebshtuan me turp sot n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e Tiran\u00ebs pasi qytetar\u00ebt e student\u00ebt u bashkuan n\u00eb nj\u00eb dhe i dhan\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb merituar narkodiktatorit dhe regjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shpreh mir\u00ebnjohje shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt, p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre t\u00eb madhe, p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb. Rekordet e reja t\u00eb trim\u00ebris\u00eb q\u00eb treguan n\u00eb p\u00ebrballjen dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb me mercenar\u00ebt e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb student\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb ndaluar n\u00eb komisariate. Garantoj \u00e7do student dhe qytetar se gjobat e narkoshtetit do t\u2019u rikthehen atyre me vler\u00eb tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por edhe gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsi q\u00eb vendos firm\u00ebn e tij do ta paguaj\u00eb shum\u00eb shtrenjt at\u00eb firm\u00eb.<\/p>\n<p>Iu rikujtoj atyre q\u00eb marrin aktin antikushtetutes t\u00eb firmosjes s\u00eb firmave, mos kryeni krime t\u00eb tilla se edhe penalisht mund t\u00eb ndiqeni. Pa\u00e7ka se absolutisht me rrogat tuaja, me t\u00eb ardhurat tuaja do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb keni nd\u00ebshkuar. Sot u faktua se protestuesit student\u00ebt dhe qytetar\u00eb n\u00eb revolt\u00ebn e tyre paq\u00ebsore, u provokuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga policia, e cila kryen dhe vepron me nj\u00eb skenar kriminal ndaj revolt\u00ebs studentore.<\/p>\n<p>T\u00eb bashkohemi, t\u00eb mb\u00ebshtesim student\u00ebt. T\u00eb bashkohemi pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00ebri me tjetrin, nga dallimet q\u00eb mund t\u00eb kemi.<\/p>\n<p>T\u00eb bashkohemi me student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt po zhvillojn\u00eb betej\u00eb epike kund\u00ebr t\u00eb keqes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij kombi, q\u00eb e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se PD, \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb totalisht student\u00ebt dhe t\u00eb respektoj\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi i faktor\u00ebve opozitar\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb kurora e k\u00ebsaj l\u00ebvizje t\u00eb papar\u00eb q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga regjimi i narkoshtetit dhe proceduar me nj\u00eb qeveri q\u00eb p\u00ebrgatit teknike apo kujdestare, q\u00eb p\u00ebrgatit kuadrin ligjor dhe krijon kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-te-rinjte\/\">Berisha: T\u00eb rinjt\u00eb i dhan\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar regjimit t\u00eb Ram\u00ebs! T\u00eb bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb revolt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, p\u00ebrsh\u00ebndeti student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt q\u00eb protestuan sot n\u00eb Tiran\u00eb, duke e cil\u00ebsuar reagimin e tyre si nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj masave nd\u00ebshkuese t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb cilat i quajti antikushtetuese dhe antiligjore. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha u shpreh se protestuesit i hodh\u00ebn n\u00eb koshat e plehrave aktet q\u00eb, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103512","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103512\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}