{"id":103506,"date":"2026-11-07T17:48:14","date_gmt":"2026-11-07T17:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/5-1-milione-euro-per-salillarin-delilaj-nen-akuza-per-presion-ndaj-ilir-minos-qe-te-hiqte-gjoben\/"},"modified":"2026-11-07T17:48:14","modified_gmt":"2026-11-07T17:48:14","slug":"5-1-milione-euro-per-salillarin-delilaj-nen-akuza-per-presion-ndaj-ilir-minos-qe-te-hiqte-gjoben","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/07\/5-1-milione-euro-per-salillarin-delilaj-nen-akuza-per-presion-ndaj-ilir-minos-qe-te-hiqte-gjoben\/","title":{"rendered":"5.1 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cSalillarin\u201d, Delilaj n\u00ebn akuza p\u00ebr presion ndaj Ilir Minos q\u00eb t\u00eb hiqte gjob\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"entry-header\">\n<div class=\"jeg_meta_container\">\n<div class=\"jeg_post_meta jeg_post_meta_1\">\n<div class=\"meta_left\">\n<div class=\"jeg_meta_author\">N\u00eb vijim t\u00eb denoncimeve t\u00eb publikuara nga Maska.al p\u00ebr dyshime mbi nd\u00ebrhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administrat\u00ebs doganore, nj\u00eb tjet\u00ebr rast i r\u00ebnd\u00eb shtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb seri investigimesh.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"entry-content no-share\">\n<div class=\"content-inner \">\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \"><\/div>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb dosja e 1.6 milion\u00eb litrave naft\u00eb t\u00eb importuara nga kompania \u201cSalillari\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrllogaritur 5.1 milion\u00eb euro detyrime fiskale dhe gjob\u00eb, por q\u00eb nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ark\u00ebtuar.<\/p>\n<p>Denoncimi i ri nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb brenda Doganave, ku drejtuesi i kontrolleve aposteriore, Ilir Mino, pretendohet se ka refuzuar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr heqjen e gjob\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb transferuar nga detyra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sipas burimeve brenda administrat\u00ebs, p\u00ebrmendet edhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave, Erald Delilaj, ndaj t\u00eb cilit ngrihen akuza p\u00ebr presione t\u00eb vazhdueshme dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb trajtimin e dosjes.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fatur\u00eb prej 468 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrfshin detyrimet fiskale dhe gjob\u00ebn e p\u00ebrllogaritur nga Dogana e Durr\u00ebsit p\u00ebr karburantin e importuar nga kompania \u201cSalillari\u201d. Sipas burimeve, p\u00ebrplasja brenda institucionit ka shkuar deri n\u00eb pretendime p\u00ebr ryshfet dhe n\u00eb diskutimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p><strong>1.6 milion\u00eb litra naft\u00eb dhe 5.1 milion\u00eb euro detyrime t\u00eb papaguara<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja lidhet me importimin e 1.326.546 kilogram\u00ebve naft\u00eb nga kompania \u201cSalillari\u201d, ekuivalente me rreth 1.6 milion\u00eb litra karburant, t\u00eb deklaruara p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb nd\u00ebrtimin e baz\u00ebs ajrore t\u00eb NATO-s n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure, Dogana e Durr\u00ebsit ka kryer p\u00ebrllogaritjen e detyrimeve q\u00eb, sipas dokumentacionit t\u00eb siguruar, duhet t\u00eb paguheshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sasi karburanti.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i dokumentacionit jan\u00eb p\u00ebrllogaritur 156.010.328 lek\u00eb detyrime fiskale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshihen 60,46 milion\u00eb lek\u00eb akciz\u00eb, 42,71 milion\u00eb lek\u00eb taks\u00eb qarkullimi, 4,75 milion\u00eb lek\u00eb taks\u00eb karboni dhe 48,09 milion\u00eb lek\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>Por fatura nuk ndalet k\u00ebtu.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 detyrimeve fiskale, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur edhe nj\u00eb gjob\u00eb prej 312.020.656 lek\u00ebsh, duke e \u00e7uar shum\u00ebn totale n\u00eb 468.030.984 lek\u00eb, ose rreth 5.1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo shum\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb ark\u00ebtuar, nd\u00ebrsa m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb trajtuar dosja ka shkaktuar p\u00ebrplasje brenda administrat\u00ebs doganore.<\/p>\n<p><strong>Refuzoi heqjen e gjob\u00ebs, transferohet Ilir Mino<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb pretendimet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga nivelet e larta drejtuese t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave.<\/p>\n<p>Sipas burimeve brenda administrat\u00ebs, drejtuesi i kontrolleve aposteriore, Ilir Mino, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me presione t\u00eb vazhdueshme nga z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Erald Delilaj, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb trajtohej dosja e kompanis\u00eb \u201cSalillari\u201d.<\/p>\n<p>Pretendimet jan\u00eb se Delilaj ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje p\u00ebr heqjen e gjob\u00ebs, nd\u00ebrsa Mino ka kund\u00ebrshtuar nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb dhe nuk ka pranuar t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin p\u00ebr detyrimet e p\u00ebrllogaritura.<\/p>\n<p>Por zhvillimi q\u00eb pasoi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs: sipas denoncuesve, nj\u00eb dit\u00eb pas refuzimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb gjob\u00eb, Ilir Mino \u00ebsht\u00eb transferuar nga detyra.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs e lidhin k\u00ebt\u00eb vendim me kund\u00ebrshtimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar trajtimin e dosjes, duke ngritur dyshime se transferimi mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb form\u00eb presioni ndaj nj\u00eb zyrtari q\u00eb nuk pranoi t\u00eb zbatonte k\u00ebrkesat e pretenduara t\u00eb epror\u00ebve.<\/p>\n<p>A ishte transferimi nj\u00eb vendim i zakonsh\u00ebm administrativ apo nj\u00eb mas\u00eb nd\u00ebshkuese pas kund\u00ebrshtimit p\u00ebr heqjen e nj\u00eb gjobe prej m\u00eb shum\u00eb se 3.1 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra? N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 312 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon shpjegime t\u00eb qarta p\u00ebr fatin e saj.<\/p>\n<p><strong>Akuza p\u00ebr ryshfet dhe nd\u00ebrhyrje, p\u00ebrplasja drejt kall\u00ebzimit n\u00eb SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Denoncimi shkon edhe m\u00eb tej, duke ngritur pretendime p\u00ebr ryshfet dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb procedurat doganore.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, p\u00ebrplasja mes drejtuesve ka agravuar deri n\u00eb diskutimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi penal n\u00eb SPAK, ku mund t\u00eb paraqiten dokumentacioni dhe rrethanat e presioneve t\u00eb pretenduara gjat\u00eb trajtimit t\u00eb dosjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto pretendime provohen, \u00e7\u00ebshtja nuk do t\u00eb kufizohej n\u00eb nj\u00eb konflikt administrativ mes drejtuesve t\u00eb Doganave, por do t\u00eb ngrinte dyshime serioze p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb ushtrimin e funksioneve publike dhe p\u00ebr shmangie t\u00eb detyrimeve financiare ndaj shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar kjo dosje k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hetohen deri n\u00eb fund, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb sqaruar n\u00ebse ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ose anuluar detyrimet e p\u00ebrllogaritura nga strukturat doganore.<\/p>\n<p><strong>Panik n\u00eb administrat\u00ebn doganore, disa dosje n\u00ebn presion<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i \u201cSallillarit\u201d nuk vjen i izoluar. Ai shtohet n\u00eb nj\u00eb seri denoncimesh t\u00eb publikuara nga Maska.al, ku punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs doganore kan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb kontrollet aposteriore, bllokim t\u00eb procedurave dhe presione ndaj specialist\u00ebve q\u00eb evidentojn\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimet e m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb raportuar edhe rasti i autobotit me naft\u00eb t\u00eb bllokuar n\u00eb Morin\u00eb, ku punonj\u00ebsit pretenduan se parregullsit\u00eb e konstatuara n\u00eb plumb\u00e7et doganore nuk u hetuan deri n\u00eb fund dhe se p\u00ebr lirimin e automjetit ishte paguar nj\u00eb shum\u00eb prej 50 mij\u00eb eurosh. N\u00eb at\u00eb denoncim, si person q\u00eb dyshohej se kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procedur\u00eb u p\u00ebrmend s\u00ebrish z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Erald Delilaj.<\/p>\n<p>Po ashtu, punonj\u00ebsit kan\u00eb ngritur pretendime se specialist\u00ebve t\u00eb kontrolleve aposteriore u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrpresin verifikimet kur konstatojn\u00eb shkelje, t\u00eb t\u00ebrhiqen nga procedurat dhe t\u00eb mos vijojn\u00eb me hartimin e akteve administrative.<\/p>\n<p>Sipas tyre, n\u00eb disa raste jan\u00eb ushtruar presione p\u00ebr t\u00eb mos vijuar kontrollet, nd\u00ebrsa jan\u00eb ngritur edhe dyshime p\u00ebr anulim apo t\u00ebrheqje t\u00eb procesverbaleve t\u00eb hartuara nga specialist\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, denoncuesit pretendojn\u00eb se n\u00eb administrat\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb pasigurie dhe frike, pasi disa dosje jan\u00eb ende n\u00eb proces dhe punonj\u00ebsit druhen se kund\u00ebrshtimi i urdhrave mund t\u2019u kushtoj\u00eb me transferime apo masa administrative.<\/p>\n<p>Ku p\u00ebrfundoi nafta e deklaruar p\u00ebr baz\u00ebn e NATO-s?<\/p>\n<p>P\u00ebrtej konfliktit brenda Doganave, nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon sqarim \u00ebsht\u00eb destinacioni p\u00ebrfundimtar i karburantit.<\/p>\n<p>Autoritetet duhet t\u00eb verifikojn\u00eb n\u00ebse e gjith\u00eb sasia prej rreth 1.6 milion\u00eb litrash naft\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur realisht p\u00ebr punimet e nd\u00ebrtimit t\u00eb baz\u00ebs ajrore t\u00eb NATO-s n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, sikurse \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb momentin e importimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse karburanti \u00ebsht\u00eb importuar me nj\u00eb destinacion t\u00eb caktuar dhe p\u00ebrfitime t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrdorim, at\u00ebher\u00eb verifikimi i destinacionit real \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse procedura \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin doganor dhe fiskal.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet q\u00eb presin p\u00ebrgjigje nga Doganat<\/strong><\/p>\n<p>Fatura prej 5.1 milion\u00eb eurosh dhe p\u00ebrplasja q\u00eb pasoi brenda institucionit k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje konkrete nga drejtuesit e administrat\u00ebs doganore.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk jan\u00eb ark\u00ebtuar detyrimet dhe gjoba e p\u00ebrllogaritur p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cSallillari\u201d? A ka pasur k\u00ebrkesa p\u00ebr anulimin ose heqjen e gjob\u00ebs? Kush ka ushtruar presion ndaj Ilir Minos dhe p\u00ebrse ai u transferua nj\u00eb dit\u00eb pas refuzimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb dosje? A ekziston nj\u00eb kall\u00ebzim apo material q\u00eb po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar SPAK-ut? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, a \u00ebsht\u00eb verifikuar destinacioni p\u00ebrfundimtar i t\u00eb gjith\u00eb karburantit t\u00eb importuar?<\/p>\n<p>Drejtuesit e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave, p\u00ebrfshir\u00eb Erald Delilajn, duhet t\u00eb japin shpjegime p\u00ebr k\u00ebto pretendime dhe p\u00ebr fatin e nj\u00eb fature prej miliona eurosh q\u00eb nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dosje me miliona euro detyrime, nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim p\u00ebr nd\u00ebrhyrje dhe presione dhe nj\u00eb tjet\u00ebr konflikt q\u00eb p\u00ebrfundon me largimin nga detyra t\u00eb nj\u00eb drejtuesi q\u00eb pretendohet se nuk pranoi t\u00eb ndryshonte q\u00ebndrimin e tij. Nj\u00eb seri zhvillimesh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb verifikim t\u00eb plot\u00eb nga organet ligjzbatuese.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/5-1-milione-euro-per-salillarin\/\">5.1 milion\u00eb euro p\u00ebr \u201cSalillarin\u201d, Delilaj n\u00ebn akuza p\u00ebr presion ndaj Ilir Minos q\u00eb t\u00eb hiqte gjob\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vijim t\u00eb denoncimeve t\u00eb publikuara nga Maska.al p\u00ebr dyshime mbi nd\u00ebrhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administrat\u00ebs doganore, nj\u00eb tjet\u00ebr rast i r\u00ebnd\u00eb shtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb seri investigimesh. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb dosja e 1.6 milion\u00eb litrave naft\u00eb t\u00eb importuara nga kompania \u201cSalillari\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrllogaritur 5.1 milion\u00eb euro detyrime fiskale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103506","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103506\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}