{"id":1035,"date":"2024-09-23T07:00:54","date_gmt":"2024-09-23T07:00:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/23\/mos-prisni-nje-supermarket-bektashinjsh-ne-shkoze-ku-mund-te-shkoni-te-bleni-tolerancen-fetare\/"},"modified":"2024-09-23T07:00:54","modified_gmt":"2024-09-23T07:00:54","slug":"mos-prisni-nje-supermarket-bektashinjsh-ne-shkoze-ku-mund-te-shkoni-te-bleni-tolerancen-fetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/23\/mos-prisni-nje-supermarket-bektashinjsh-ne-shkoze-ku-mund-te-shkoni-te-bleni-tolerancen-fetare\/","title":{"rendered":"Mos prisni nj\u00eb supermarket bektashinjsh n\u00eb Shkoz\u00eb, ku mund t\u00eb shkoni t\u00eb bleni toleranc\u00ebn fetare"},"content":{"rendered":"<p>Faqen e par\u00eb t\u00eb New York Times t\u00eb plot\u00eb nuk e kemi z\u00ebn\u00eb dot, as kur jemi b\u00ebr\u00eb shtet i pavarur, as kur jemi pushtuar. Her\u00eb pas here kemi kapur ndonj\u00eb titull n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb shkrimi p\u00ebr G\u00ebrdecin me 11 autor\u00eb, por jo gjith\u00eb faqen e par\u00eb si sot. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb \u201cUrdh\u00ebr bektashian\u201d sovran, duket se ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00eblqime nga sa pritej n\u00eb bot\u00eb, me sa duket nga lodhja q\u00eb bota ka konfliktet fetare, se sa nga qart\u00ebsia q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb themel t\u00eb fabul\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetesa fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi mungesa e konflikteve. <\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb, bektashinjt\u00eb jan\u00eb padyshim m\u00eb tolerant\u00ebt, pasi historia e t\u00eb cil\u00ebve, bazohet pik\u00ebrisht mbi bashk\u00ebjetes\u00ebn mes feve. Baz\u00ebn e k\u00ebtij urdhri, e kan\u00eb pas fuqizuar f\u00ebmij\u00ebt kristian\u00eb, t\u00eb rr\u00ebmbyer nga ushtria osmane, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb procesin e konvertimit n\u00eb mysliman, kan\u00eb gjetur tek ky sekt, leht\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu quajtur mysliman\u00eb.  Poeti yn\u00eb komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri, prodhoi m\u00eb pas \u201cidentitetin\u201d shqiptar t\u00eb k\u00ebtij sekti, p\u00ebrmes Fletores s\u00eb Bektashinjve, duke fuqizuar mite, legjenda dhe praktika t\u00eb tyre, si t\u00eb lidhura me shqiptar\u00ebt, aq sa ka b\u00ebr\u00eb ta p\u00ebrjetojm\u00eb si real fluturimin e Abaz Aliut nga Qerbeleja n\u00eb Malin e Tomorit me kal\u00eb. Madje tani kemi \u201cmund\u00ebsi\u201d t\u00eb tregojm\u00eb dhe \u201cgjurm\u00ebn e kalit\u201d. <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, brenda mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb, sidomos nga regjistrimet e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, bektashinjt\u00eb shfaqen si shumic\u00eb brenda mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb. P\u00ebrjashto qytet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku administrata osmane ka diktuar besimin islam sunni, q\u00eb i identifikon me ndjekjen e rrug\u00ebs s\u00eb Profetit Muhamet, nd\u00ebrsa fshatrat e jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshi Lab\u00ebrin\u00eb, Tosk\u00ebrin\u00eb, Skraparin, Kolonj\u00ebn Kor\u00e7\u00ebn, dhe n\u00eb veri, deri n\u00eb Kruj\u00eb, Mat e Dib\u00ebr jan\u00eb bektashinj, q\u00eb burojn\u00eb nga besimi Shia q\u00eb i identifikon ata si ndjek\u00ebs t\u00eb Aliut. Por kjo tregon m\u00eb shum\u00eb faktin q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrqafuan islamin tradicional,  se sa faktin q\u00eb ata kan\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bektashi, nj\u00eb sekt liberal q\u00eb rrjedh nga Shia, i cili n\u00eb vetvete ka shum\u00eb sekte radikale nga ato q\u00eb shkaktojn\u00eb gjakderdhje n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshi regjimin e Iranit. <\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu gjith\u00e7ka ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrshtatjes fetare. <\/p>\n<p>Tani kjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike. Krijimi i nj\u00eb urdhri bektashi sovran brenda Shqip\u00ebris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, se sa kan\u00eb realisht bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb.  Ata jan\u00eb sovran n\u00eb administrimin e pronave t\u00eb tyre, aq sovran sa ne procesin e transformimit t\u00eb tyre shpesh kan\u00eb dal\u00eb si pasardh\u00ebs teqesh edhe ortodoks nga Jugu, apo sunni nga Tropoja.  <\/p>\n<p>Po ashtu e kan\u00eb t\u00eb zgjidhur dhe m\u00ebnyr\u00ebn e financimit,  m\u00eb mir\u00eb se komunitete t\u00eb tjera fetare, pasi operojn\u00eb p\u00ebrmes dit\u00ebve t\u00eb shenjta t\u00eb \u00e7do teqeje p\u00ebrmes pelegrinazheve ku besimtar\u00ebt dhurojn\u00eb . Aktualisht besimtar\u00ebt bektashinj jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb dhurojn\u00eb p\u00ebr fen\u00eb e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi teqet\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me bes\u00ebtytnin\u00eb e vendit t\u00eb mir\u00eb, dhe fuqis\u00eb s\u00eb mbinatyrshme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar hallet e tyre. Ato e \u201ctok\u00ebzojn\u00eb\u201d zotin, duke e mish\u00ebruar at\u00eb tek nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, nj\u00eb tyrbe, apo nj\u00eb vend i shenjt\u00eb dhe e lidhin at\u00eb gjithmon\u00eb me nj\u00eb autoritet t\u00eb gjall\u00eb ose q\u00eb ka qen\u00eb gjall\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, si nj\u00eb person i shquar. <\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb rrug\u00ebn drejt nj\u00eb urdhri \u201cbektashi\u201d sovran, nuk ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb p\u00ebrve\u00e7 publicitetit dhe ndonj\u00eb arkitektur\u00eb e mir\u00eb e selis\u00eb s\u00eb tyre, meq\u00eb kemi n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe arkitekt t\u00eb huaj, dhe nj\u00eb seriozitet m\u00eb i madh n\u00eb evidentimin e faktit q\u00eb bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb shpikje politike, por produkti m\u00eb paq\u00ebsor i konfliktit mes Islamit dhe kristianizmit prej 7 shekuj. Nuk kan\u00eb lidhje me disa tarikate t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb Teqe dhe Dervish, pasi ata jan\u00eb sekte radikale, por shpesh i ngat\u00ebrrojn\u00eb me bektashi. Bektashinjt\u00eb jan\u00eb zhvendosur me seli n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi Turqia vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb reformat \u00eb shtetit laik n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Ataturkut n\u00eb vitet 20 t\u00eb shekullit kaluar, meq\u00eb i pari i tyre n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte me origjin\u00eb shqiptare dhe Mbreti Zog u tregua bujar p\u00ebr ta strehuar dhe mb\u00ebshtetur sektin e tyre. <\/p>\n<p>Kur SHBA pushtoi Irakun n\u00eb vitin 2003, dhe u p\u00ebrball\u00eb papritur me konfliktin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm mes Sunni e Shia, nj\u00eb studiuese amerikane trazoi bot\u00ebn duke folur p\u00ebr Baba Rexhepin dhe Teqen e tij t\u00eb madhe n\u00eb Detroit si nj\u00eb sekt tolerant SHIA q\u00eb bashkjeton me Sunni. U dynd\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhjet\u00ebra analist\u00eb t\u00eb CIA, mor\u00ebn Baba Reshatin n\u00eb dreka e darka bashk\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb kuptonin si ja dilnin bektashinjt\u00eb tan\u00eb ta b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb. Baba Reshati ishte shum\u00eb i \u00e7uditur nga gjith\u00eb kjo rend\u00ebsi e papritur dhe i qet\u00ebsonte  se \u201cZoti do ta b\u00ebj\u00eb mir\u00eb\u201d. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kjo hera e dyt\u00eb q\u00eb bektashizmi yn\u00eb po trazon bot\u00ebn. Por mos prisni t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb tolerance apo bashk\u00ebjetes\u00eb n\u00eb territorin e tyre. Nuk do ket\u00eb nj\u00eb supermarket bektashinjsh ku mund t\u00eb shkoni t\u00eb bleni toleranc\u00ebn, apo nj\u00eb kinema ku do ta shikoni at\u00eb n\u00eb Shkoz\u00eb. <\/p>\n<p>Bektashizmi e ka demonstruar k\u00ebt\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare me shekuj. Aq humor ka n\u00eb zonat e jugut p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn mes ortodoks\u00ebve dhe bektashinjve saq\u00eb ka disa legjenda ku dervish\u00ebt vizatohen si njer\u00ebz q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb \u00e7anta dhe rroba prifti kur kalojn\u00eb n\u00eb fshatrat ortodoks ku kalonin. Kjo \u00ebsht\u00eb thjesht ilustrim i asaj q\u00eb nuk e kan\u00eb marr\u00eb seriozisht ndarjen fetare. Por ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunitet q\u00eb mund t\u00eb diktoj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn n\u00eb komunitete  tjera politikisht. Ai nuk mund t\u00eb zbus\u00eb radikal\u00ebt islamik n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrkundrazi mund t\u2019i t\u00ebrboj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dhe as mund t\u00eb zbus\u00eb frym\u00ebn bazike t\u00eb ortodoks\u00ebve apo konservatorizmin e katolik\u00ebve. Ata thjesht\u00eb mund t\u00eb demonstrojn\u00eb nj\u00eb shembull se si feja nuk mund t\u00eb gjeneroj\u00eb konflikte. Dhe duhet ta pranojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbushur me kaq shum\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebrse feja prodhon luftra, ata jan\u00eb nj\u00eb element i pashoq publiciteti. Faqja e par\u00eb e New York Times sot, e tregon k\u00ebt\u00eb. Por nuk tregon m\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. As ne nuk tregojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq sa jemi tolerant fetar\u00eb.  <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/mos-prisni-nje-supermarket-bektashinjsh-ne-shkoze-ku-mund-te-shkoni-te-bleni-tolerancen-fetare\/\">Mos prisni nj\u00eb supermarket bektashinjsh n\u00eb Shkoz\u00eb, ku mund t\u00eb shkoni t\u00eb bleni toleranc\u00ebn fetare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faqen e par\u00eb t\u00eb New York Times t\u00eb plot\u00eb nuk e kemi z\u00ebn\u00eb dot, as kur jemi b\u00ebr\u00eb shtet i pavarur, as kur jemi pushtuar. Her\u00eb pas here kemi kapur ndonj\u00eb titull n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb shkrimi p\u00ebr G\u00ebrdecin me 11 autor\u00eb, por jo gjith\u00eb faqen e par\u00eb si sot. P\u00ebrpjekja p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}