{"id":103420,"date":"2026-11-06T10:48:15","date_gmt":"2026-11-06T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/raporti-i-ke-se-shoqata-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-te-ndalen-presionet-politike-dhe-nderhyrjet-ne-drejtesi\/"},"modified":"2026-11-06T10:48:15","modified_gmt":"2026-11-06T10:48:15","slug":"raporti-i-ke-se-shoqata-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-te-ndalen-presionet-politike-dhe-nderhyrjet-ne-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/raporti-i-ke-se-shoqata-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-te-ndalen-presionet-politike-dhe-nderhyrjet-ne-drejtesi\/","title":{"rendered":"Raporti i KE-s\u00eb\/ Shoqata e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve: T\u00eb ndalen presionet politike dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb drejt\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p class=\"x12ofw9d\">Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve kan\u00eb reaguar pas publikimit t\u00eb Raportit 2026 t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndalimin e nd\u00ebrhyrjeve politike dhe sulmeve ndaj magjistrat\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, shoqatat vler\u00ebsojn\u00eb progresin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb vettingut, por theksojn\u00eb se vijojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i ngritur lidhet me sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, munges\u00ebn e reagimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm institucional pas vrasjes s\u00eb gjyqtarit Astrit Kalaja n\u00eb tetor 2025, si dhe konfliktin p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi pagat, q\u00eb solli bllokimin e buxheteve t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe mospagimin e pagave t\u00eb gushtit.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Raporti evidenton gjithashtu munges\u00ebn e magjistrat\u00ebve dhe personelit mb\u00ebshtet\u00ebs, ngarkes\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb gjykatave e prokurorive dhe kapacitetet e pamjaftueshme p\u00ebr hetimet financiare dhe \u00e7\u00ebshtjet komplekse.<\/p>\n<p><strong>Reagimi:<\/strong><\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb E P\u00cbRBASHK\u00cbT<\/p>\n<p>me rastin e publikimit t\u00eb Raportit 2026 t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/p>\n<p>Raporti 2026 i Komisionit Europian, i publikuar m\u00eb 4 n\u00ebntor 2026, vler\u00ebson se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb mir\u00eb n\u00eb funksionimin e gjyq\u00ebsorit dhe se p\u00ebrfundimi i vettingut ka forcuar m\u00eb tej pavar\u00ebsin\u00eb, llogaridh\u00ebnien dhe integritetin. Ky progres \u00ebsht\u00eb arritur fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira. Por raporti tregon qart\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb mbetet pa zgjidhje.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se kan\u00eb vijuar p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe politikan\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve. Konflikti p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi pagat solli bllokimin e buxheteve t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe mospagimin e pagave t\u00eb gushtit, nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb raporti e cil\u00ebson t\u00eb paprecedent\u00eb. Raporti thekson se reforma e pagave duhet t\u00eb respektoj\u00eb standardet e CEPEJ-it, parimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb konsultime kuptimplota me gjyq\u00ebsorin.<\/p>\n<p>Raporti konstaton munges\u00eb progresi n\u00eb garantimin e standardeve t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Tet\u00eb magjistrat\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb mbrojtje: gjasht\u00eb prokuror\u00eb dhe dy gjyqtar\u00eb. Sipas raportit, vrasja e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Astrit Kalaja, n\u00eb tetor 2025, nuk u pasua nga nj\u00eb reagim i mjaftuesh\u00ebm i gjykatave, autoriteteve shtet\u00ebrore dhe k\u00ebshillave p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>Gjykatat dhe prokurorit\u00eb n\u00eb nivel rrethi vijojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00ebn kufizime t\u00eb r\u00ebnda, me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe personel t\u00eb kufizuar. P\u00ebr prokurorit\u00eb e rretheve, raporti sh\u00ebnon edhe kapacitete t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr hetimet financiare dhe \u00e7\u00ebshtjet komplekse, dhe rekomandon q\u00eb forcimi i tyre t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Mungesa e magjistrat\u00ebve dhe e personelit mb\u00ebshtet\u00ebs, si dhe vonesat n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe eficienc\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne, Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, u k\u00ebrkojm\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb rekomandimet e raportit t\u00eb zbatohen pa vones\u00eb: t\u00eb ndalen nd\u00ebrhyrjet dhe sulmet ndaj magjistrat\u00ebve, reforma e pagave t\u00eb hartohet n\u00eb konsultim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me gjyq\u00ebsorin, t\u00eb merren masa konkrete p\u00ebr sigurin\u00eb e gjykatave dhe prokurorive, dhe sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb pajiset me burimet njer\u00ebzore e teknike q\u00eb i nevojiten.<\/p>\n<p>Nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur k\u00ebrkon magjistrat\u00eb t\u00eb sigurt, t\u00eb respektuar dhe t\u00eb lir\u00eb nga presionet. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e t\u00eb gjitha institucioneve.<\/p>\n<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 5 n\u00ebntor 2026<\/p>\n<p>Progres-raporti\/ Reagon Shoqata e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve: T\u00eb ndalen nd\u00ebrhyrjet dhe sulmet politike ndaj magjistrat\u00ebve!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shoqata-gjyqtareve\/\">Raporti i KE-s\u00eb\/ Shoqata e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve: T\u00eb ndalen presionet politike dhe nd\u00ebrhyrjet n\u00eb drejt\u00ebsi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve kan\u00eb reaguar pas publikimit t\u00eb Raportit 2026 t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndalimin e nd\u00ebrhyrjeve politike dhe sulmeve ndaj magjistrat\u00ebve. N\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, shoqatat vler\u00ebsojn\u00eb progresin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb vettingut, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103420","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103420\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}