{"id":103416,"date":"2026-11-06T10:48:13","date_gmt":"2026-11-06T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/shoqata-gjermane-e-industrise-dhe-tregtise-kunder-paketes-fiskale-rritja-e-taksave-rrezikon-investimet-e-huaja\/"},"modified":"2026-11-06T10:48:13","modified_gmt":"2026-11-06T10:48:13","slug":"shoqata-gjermane-e-industrise-dhe-tregtise-kunder-paketes-fiskale-rritja-e-taksave-rrezikon-investimet-e-huaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/shoqata-gjermane-e-industrise-dhe-tregtise-kunder-paketes-fiskale-rritja-e-taksave-rrezikon-investimet-e-huaja\/","title":{"rendered":"Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb kund\u00ebr paket\u00ebs fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja"},"content":{"rendered":"<p>Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA) ka shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr Paket\u00ebn Fiskale 2027, duke paralajm\u00ebruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb investimet e huaja, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>DIHA k\u00ebrkon rishikimin e disa masave, konsultim t\u00eb plot\u00eb me biznesin dhe periudha tranzitore p\u00ebr zbatimin e ndryshimeve fiskale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, DIHA, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e investitor\u00ebve gjerman\u00eb dhe kompanive an\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, thekson se q\u00ebndrueshm\u00ebria dhe parashikueshm\u00ebria e politikave tatimore jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet p\u00ebr investime afatgjata.<\/p>\n<p>Sipas shoqat\u00ebs, Paketa Fiskale 2027 p\u00ebrmban disa masa pozitive p\u00ebr familjet dhe punonj\u00ebsit, por nj\u00eb pjes\u00eb e leht\u00ebsimeve financohen p\u00ebrmes rritjes s\u00eb barr\u00ebs tatimore mbi bizneset, duke krijuar rreziqe p\u00ebr aktivitetin ekonomik dhe t\u00ebrheqjen e investimeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Deklarata:<\/strong><\/p>\n<p>Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA) ka ndjekur nga af\u00ebr Paket\u00ebn Fiskale 2027 t\u00eb propozuar dhe d\u00ebshiron t\u00eb ndaj\u00eb me Qeverin\u00eb, Parlamentin dhe publikun q\u00ebndrimet e shoq\u00ebrive an\u00ebtare, investitor\u00ebve gjerman\u00eb dhe bizneseve shqiptare, n\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb dialogu konstruktiv. Si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e biznesit gjerman n\u00eb Shqip\u00ebri, DIHA \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebmendshme ndaj ndikimit q\u00eb ndryshimet e propozuara kan\u00eb mbi investitor\u00ebt gjerman\u00eb, investimet ekzistuese dhe tregtin\u00eb nd\u00ebrmjet Gjermanis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilat varen nga kushte tatimore t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb parashikueshme p\u00ebr planifikimin afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>DIHA shpreh keqardhjen q\u00eb komuniteti i biznesit nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb procesin e hartimit t\u00eb paket\u00ebs. Projektligjet nuk u publikuan p\u00ebr konsultim publik, si\u00e7 parashikohet nga legjislacioni p\u00ebr njoftimin dhe konsultimin publik, nd\u00ebrsa tekstet p\u00ebrfundimtare iu paraqit\u00ebn K\u00ebshillit Tatimor vet\u00ebm pak koh\u00eb p\u00ebrpara dor\u00ebzimit n\u00eb Parlament. Ndryshime t\u00eb k\u00ebsaj natyre dhe p\u00ebrmase, t\u00eb cilat parashikohet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 1 janar 2027, do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga nj\u00eb proces konsultimi i hersh\u00ebm dhe transparent, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi pal\u00ebve t\u00eb interesuara t\u00eb paraqesin propozimet e tyre dhe bizneseve koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur kontratat, sistemet, buxhetet dhe planet e investimit. Nj\u00eb kuad\u00ebr tatimor i parashikuesh\u00ebm mbetet nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb investitor\u00ebt gjerman\u00eb dhe t\u00eb huaj marrin n\u00eb konsiderat\u00eb kur vendosin se ku t\u00eb investojn\u00eb.<\/p>\n<p>DIHA vler\u00ebson se projektpaketa e d\u00ebrguar n\u00eb Parlament ka marr\u00eb parasysh k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj n\u00eb K\u00ebshillin Tatimor p\u00ebr t\u00eb mos rritur norm\u00ebn e tatimit mbi fitimin e korporatave, duke d\u00ebshmuar qart\u00eb vler\u00ebn e dialogut. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, projektpaketa p\u00ebrfshin dispozita q\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan konsultimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trajtimi i huave ndaj ortak\u00ebve apo aksionar\u00ebve si dividend\u00eb t\u00eb konsideruar. Dispozita t\u00eb tilla, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb financimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebrive tregtare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb grupeve t\u00eb kompanive dhe bizneseve familjare, meritojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin diskutim t\u00eb hapur si pjesa tjet\u00ebr e paket\u00ebs.<\/p>\n<p>DIHA mir\u00ebpret masat q\u00eb synojn\u00eb leht\u00ebsimin e barr\u00ebs financiare p\u00ebr familjet dhe punonj\u00ebsit. Ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr produktet ushqimore baz\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sociale dhe suksesi i saj do t\u00eb varet nga fakti n\u00ebse p\u00ebrfitimi do t\u00eb p\u00ebrcillet realisht te konsumator\u00ebt. Ulja e tatimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e shtres\u00ebs s\u00eb mesme do t\u2019i ndihmoj\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri punonj\u00ebsit e kualifikuar, nd\u00ebrsa eliminimi i dor\u00ebzimit t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb pasqyrave financiare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i mir\u00ebpritur drejt reduktimit t\u00eb burokracis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, DIHA shpreh shqet\u00ebsimin se k\u00ebto masa financohen kryesisht p\u00ebrmes rritjes s\u00eb taksave mbi biznesin dhe konsumin. Rritja e tatimit mbi dividend\u00ebt ul atraktivitetin e investimeve n\u00eb kapital n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb pozicionin e vendit n\u00eb raport me vendet fqinje t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat konkurrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb nj\u00ebjtat investime, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin industrial. Rritja e norm\u00ebs standarde t\u00eb TVSH-s\u00eb ka gjasa t\u00eb reflektohet n\u00eb \u00e7mimet e konsumit dhe t\u00eb zbeh\u00eb pjes\u00ebrisht p\u00ebrfitimin e pritsh\u00ebm nga ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr produktet ushqimore. Rritja e norm\u00ebs s\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet turistike dhe ulja e pragut t\u00eb regjistrimit p\u00ebr TVSH-n\u00eb do t\u00eb sjellin kosto shtes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sektor ky\u00e7 t\u00eb eksportit dhe p\u00ebr shum\u00eb biznese t\u00eb vogla q\u00eb ende nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim. Kostot m\u00eb t\u00eb larta do t\u00eb ndikojn\u00eb gjithashtu n\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e furnizuesve shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb DIHA-s, si dhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb zinxhir\u00ebt gjerman\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb furnizimit. T\u00eb marra s\u00eb bashku, k\u00ebto rritje mund t\u00eb kufizojn\u00eb burimet financiare q\u00eb kompanit\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr riinvestime, modernizim dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>DIHA mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Evropian dhe beson se p\u00ebrafrimi me BE-n\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb gjithashtu nj\u00eb politik\u00eb fiskale t\u00eb gjelb\u00ebr, pasi dekarbonizimi q\u00ebndron n\u00eb thelb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Gjelb\u00ebr Evropiane dhe Agjend\u00ebs s\u00eb Gjelb\u00ebr p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, DIHA konsideron se, me heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit dhe transferimin e barr\u00ebs s\u00eb saj te taksa vjetore e mjeteve, automjetet elektrike duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohen plot\u00ebsisht nga pagesa e taks\u00ebs vjetore t\u00eb mjeteve. Kjo do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb kuadri i ri fiskal t\u00eb nxis\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb e past\u00ebr dhe t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb qart\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tranzicionit t\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, si alternativ\u00eb ndaj rritjes s\u00eb norm\u00ebs standarde t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb 21%, DIHA i propozon Qeveris\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e aplikimit t\u00eb nj\u00eb norme t\u00eb reduktuar t\u00eb TVSH-s\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, e cila n\u00eb Shqip\u00ebri prodhohet pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht nga burime t\u00eb rinovueshme dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rregullat e BE-s\u00eb lejojn\u00eb aplikimin e nj\u00eb norme t\u00eb reduktuar tatimore. Kjo do t\u00eb sillte p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr familjet dhe do t\u00eb ulte kostot e energjis\u00eb p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, DIHA i b\u00ebn thirrje me respekt Qeveris\u00eb dhe Parlamentit q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00eb konsultimi mbi paket\u00ebn p\u00ebrpara miratimit t\u00eb saj, t\u00eb rishikojn\u00eb afatet e zbatimit t\u00eb rritjeve tatimore dhe t\u00eb dispozitave q\u00eb ende nuk jan\u00eb konsultuar, si dhe t\u2019u japin bizneseve nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb arsyeshme tranzicioni p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me ndryshimet. DIHA dhe shoq\u00ebrit\u00eb e saj an\u00ebtare mbeten t\u00eb gatshme t\u00eb kontribuojn\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn dhe ekspertiz\u00ebn e tyre dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Ministrin\u00eb e Financave dhe Parlamentin p\u00ebr gjetjen e zgjidhjeve q\u00eb mb\u00ebshtesin financat e sh\u00ebndosha publike, nj\u00eb ekonomi shqiptare konkurruese dhe t\u00eb gjelb\u00ebr, si dhe rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb investimeve dhe tregtis\u00eb gjermane me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shoqata-gjermane\/\">Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb kund\u00ebr paket\u00ebs fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata Gjermane e Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (DIHA) ka shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr Paket\u00ebn Fiskale 2027, duke paralajm\u00ebruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb investimet e huaja, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. DIHA k\u00ebrkon rishikimin e disa masave, konsultim t\u00eb plot\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103416","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103416\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}