{"id":103407,"date":"2026-11-06T08:48:18","date_gmt":"2026-11-06T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/ceshtja-balluku-ngre-pikepyetje-dw-korrupsion-sistematik-brenda-qeverise-perparimi-i-shqiperise-shihet-me-skepticizem\/"},"modified":"2026-11-06T08:48:18","modified_gmt":"2026-11-06T08:48:18","slug":"ceshtja-balluku-ngre-pikepyetje-dw-korrupsion-sistematik-brenda-qeverise-perparimi-i-shqiperise-shihet-me-skepticizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/06\/ceshtja-balluku-ngre-pikepyetje-dw-korrupsion-sistematik-brenda-qeverise-perparimi-i-shqiperise-shihet-me-skepticizem\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7\u00ebshtja Balluku ngre pik\u00ebpyetje\u201d DW: Korrupsion sistematik brenda qeveris\u00eb, p\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb shihet me skepticiz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e publikuar m\u00eb 4 n\u00ebntor, Komisioni Evropian e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb avancuara n\u00eb procesin e zgjerimit, pas Malit t\u00eb Zi. Shqip\u00ebria ka hapur t\u00eb gjith\u00eb 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht kat\u00ebr prej tyre. Brukseli e quan objektivin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e negociatave n\u00eb vitin 2027 \u201eambicioz, por t\u00eb arritsh\u00ebm\u201c, me kusht q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb reformat dhe dialogu politik.<\/p>\n<p>Milan Ni\u010d, ekspert n\u00eb K\u00ebshillin Gjerman p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb (DGAP), e konsideron afatin 2027 tep\u00ebr ambicioz.<\/p>\n<p><em>\u201eEdhe pse qeveria shqiptare d\u00ebshiron t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027, un\u00eb mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv tep\u00ebr ambicioz\u201c,<\/em> thot\u00eb ai p\u00ebr DW.\u00a0Sipas Ni\u010d, fundi i vitit 2028 do t\u00eb ishte nj\u00eb objektiv m\u00eb realist dhe m\u00eb i realizuesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai jep dy arsye.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Shqip\u00ebria ka ecur shpejt me hapjen e negociatave, por zbatimi i reformave k\u00ebrkon koh\u00eb. Ndryshe nga Mali i Zi, q\u00eb ka pasur vite p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur administrat\u00ebn, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa brenda nj\u00eb periudhe m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p><em>\u201eN\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb ndryshosh m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon shteti dhe ta p\u00ebrshtat\u00ebsh at\u00eb me kuadrin rregullator t\u00eb BE-s\u00eb, nuk mund ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb thjesht duke rishkruar ligjet.\u201c<\/em><\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nj\u00eb proces tep\u00ebr i nxituar mund t\u00eb ngjall\u00eb dyshime te shtetet an\u00ebtare. Ato duhet t\u00eb binden se reformat jan\u00eb zbatuar realisht. P\u00ebr Ni\u010d, besueshm\u00ebria e procesit \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa shpejt\u00ebsia e tij.<\/p>\n<p><strong>SPAK: D\u00ebshmi e suksesit apo alarm p\u00ebr korrupsionin?<\/strong><\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht kjo besueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Sipas burimeve diplomatike t\u00eb DW-s\u00eb n\u00eb Berlin, \u00e7\u00ebshtja Balluku, protestat dhe m\u00ebnyra se si qeveria i ka trajtuar ato jan\u00eb arsyet pse p\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb shihet me m\u00eb shum\u00eb skepticiz\u00ebm sesa n\u00eb raportin e Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe hetimet e SPAK-ut kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Por \u201efryma e raportit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pozitive se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb situata n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb terren\u201c, thot\u00eb Arnisa Tepelija, studiuese e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs pran\u00eb organizat\u00ebs Democracy Reporting International n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>Tepelija, e cila ka punuar edhe n\u00eb projekte t\u00eb BE-s\u00eb kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, kritikon pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje. Ajo i vler\u00ebson rezultatet e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebn e SPAK-ut, por k\u00ebrkon q\u00eb BE-ja t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej hetimeve individuale.<\/p>\n<p><em>\u201eKur k\u00ebto investigime nxjerrin n\u00eb pah korrupsion sistematik brenda qeveris\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb adresohet edhe kjo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike nga Bashkimi Evropian.\u201c<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, sipas burimeve t\u00eb DW-s\u00eb, si n\u00eb Berlin ashtu edhe n\u00eb Bruksel, k\u00ebto probleme trajtohen n\u00eb bisedime pas dyerve t\u00eb mbyllura. Por Tepelija e v\u00eb n\u00eb dyshim k\u00ebt\u00eb qasje. Sipas saj, diplomacia pas dyerve t\u00eb mbyllura rrezikon t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb shum\u00eb qeverive sesa qytetar\u00ebve.\u00a0\u00a0Sipas Tepelij\u00ebs, nj\u00eb nga dob\u00ebsit\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb lidhjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me qytetar\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga reformat. Kur shqet\u00ebsimet e tyre nuk d\u00ebgjohen, dob\u00ebsohet edhe presioni ndaj qeverive p\u00ebr ndryshime t\u00eb thella. \u201eL\u00ebvizjet dhe mobilizimi civil n\u00eb Shqip\u00ebri po p\u00ebrpiqen t\u2019i thon\u00eb di\u00e7ka qeveris\u00eb dhe do t\u00eb donin shum\u00eb ta kishin Bashkimin Evropian nga ana e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrohej trysni mbi qeverin\u00eb p\u00ebr llogaridh\u00ebnie.\u201c<\/p>\n<p>Sipas Arnisa Tepelij\u00ebs, kjo qasje e BE-s\u00eb ushqen \u201estabilokracin\u00eb\u201c dhe nuk ndihmon transformimin e v\u00ebrtet\u00eb demokratik t\u00eb vendit. Por Milan Ni\u010d sheh edhe nj\u00eb penges\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ndryshimin politik n\u00eb Shqip\u00ebri: munges\u00ebn e nj\u00eb opozite t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p><em>\u201eProblemi i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e nj\u00eb opozite t\u00eb besueshme, nj\u00eb opozite q\u00eb mund t\u00eb hyj\u00eb realisht n\u00eb zgjedhje, edhe n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund t\u00eb p\u00ebrfundonin pak a shum\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shumic\u00eb n\u00eb parlament.\u201c<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pak\u00ebnaq\u00ebsia e qytetar\u00ebve nuk p\u00ebrkthehet domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb politike. Por kjo nuk e pak\u00ebson p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur protestave.<\/p>\n<p><em>\u201eM\u00ebnyra se si qeveria do t\u2019i trajtoj\u00eb protestat do t\u00eb ndiqet n\u00eb kryeqytetet evropiane\u201c,<\/em> paralajm\u00ebron Ni\u010d.<\/p>\n<p><strong>Komisioni rekomandon, shtetet an\u00ebtare vendosin<\/strong><\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht q\u00ebndrimi i shteteve an\u00ebtare do t\u00eb jet\u00eb vendimtar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Edhe n\u00ebse Komisioni Evropian jep nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv, ai nuk garanton pranimin e vendit n\u00eb Bashkim. K\u00ebt\u00eb e tregon shembulli i Malit t\u00eb Zi, vendit m\u00eb t\u00eb avancuar n\u00eb negociata, an\u00ebtar\u00ebsimi i t\u00eb cilit ende nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt.\u00a0Komisioni e konsideron t\u00eb mundur mbylljen e kapitujve t\u00eb mbetur t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb vitin 2026. Megjithat\u00eb, mosmarr\u00ebveshjet me Kroacin\u00eb kan\u00eb treguar se nj\u00eb shtet an\u00ebtar mund ta ngadal\u00ebsoj\u00eb procesin.<\/p>\n<p>Gjermania k\u00ebrkon q\u00eb procesi t\u00eb ec\u00eb sa m\u00eb shpejt, mund\u00ebsisht p\u00ebrpara zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 2027. Mali i Zi mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si prova e par\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara zgjerimin. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vjen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb diskutim \u00a0mund\u00ebsia e integrimit gradual, nj\u00eb qasje e mb\u00ebshtetur nga Gjermania dhe Franca. Ajo parashikon afrimin hap pas hapi t\u00eb vendeve kandidate me BE-n\u00eb, p\u00ebrpara an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta ky integrim gradual mund t\u2019i jap\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jo vet\u00ebm ligjet, por edhe di\u00e7ka q\u00eb nuk shkruhet n\u00eb let\u00ebr, por ndihet nga qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb atje: kultur\u00ebn institucionale. \u201eKultura institucionale nuk pranon disenc\u00eb akoma n\u00eb Shqip\u00ebri\u201c, thot\u00eb Arnisa Tepelija, dhe k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb autonomi, mendim kritik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit, n\u00eb vend t\u00eb bindjes ndaj epror\u00ebve. Sipas saj, suksesi i integrimit nuk matet vet\u00ebm me kapitujt e mbyllur, por me ndryshimet q\u00eb qytetar\u00ebt ndiejn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.\/DW<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ceshtja-balluku\/\">\u201c\u00c7\u00ebshtja Balluku ngre pik\u00ebpyetje\u201d DW: Korrupsion sistematik brenda qeveris\u00eb, p\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb shihet me skepticiz\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb raportin e publikuar m\u00eb 4 n\u00ebntor, Komisioni Evropian e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb avancuara n\u00eb procesin e zgjerimit, pas Malit t\u00eb Zi. Shqip\u00ebria ka hapur t\u00eb gjith\u00eb 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht kat\u00ebr prej tyre. Brukseli e quan objektivin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e negociatave n\u00eb vitin 2027 \u201eambicioz, por t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103407","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103407\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}