{"id":103390,"date":"2026-11-05T19:49:15","date_gmt":"2026-11-05T19:49:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/studentet-cojne-ne-kushtetuese-aktet-normative-te-rames-kunder-protestes-synojne-te-na-ndalojne-te-ngreme-zerin\/"},"modified":"2026-11-05T19:49:15","modified_gmt":"2026-11-05T19:49:15","slug":"studentet-cojne-ne-kushtetuese-aktet-normative-te-rames-kunder-protestes-synojne-te-na-ndalojne-te-ngreme-zerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/studentet-cojne-ne-kushtetuese-aktet-normative-te-rames-kunder-protestes-synojne-te-na-ndalojne-te-ngreme-zerin\/","title":{"rendered":"Student\u00ebt \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese aktet normative t\u00eb Ram\u00ebs kund\u00ebr protest\u00ebs: Synojn\u00eb t\u00eb na ndalojn\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin!"},"content":{"rendered":"<p>Grupimet studentore \u201cStudent\u00ebt n\u2019 Protest\u00eb\u201d dhe \u201cRevolucioni Studentor\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kat\u00ebr organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, depozituan tre ankime n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebr paket\u00ebs s\u00eb akteve p\u00ebr tubimet t\u00eb miratuara nga qeveria m\u00eb 28 tetor.<\/p>\n<p>Organizatat q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e padis\u00eb jan\u00eb Qendra Res Publica, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe EcoAlbania.<\/p>\n<div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre padive, k\u00ebrkuesit kund\u00ebrshtojn\u00eb aktet normative num\u00ebr 5 dhe 6 t\u00eb dat\u00ebs 28 tetor dhe Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave 815\/2026, duke k\u00ebrkuar shqyrtimin me p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb tyre dhe pezullimin e zbatimit t\u00eb dispozitave deri n\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tyre publike, student\u00ebt theksojn\u00eb se kjo paket\u00eb synon t\u00eb godas\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejt\u00ebn e tubimit dhe reagimin qytetar.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebto akte synojn\u00eb t\u00eb ngushtojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e fundit demokratike q\u00eb na ka mbetur: t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar padrejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin,\u201d<\/em> thuhet n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr mediat q\u00eb u shp\u00ebrnda nga grupimet studentore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse qeveria pretendon se me k\u00ebt\u00eb paket\u00eb \u201cprotesta paq\u00ebsore mbrohet\u201d dhe se \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb vetjake\u201d, n\u00eb praktik\u00eb paketa e quajtur \u201cantidhun\u00eb\u201d nd\u00ebshkon edhe qytetar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsit thon\u00eb se vendimet jan\u00eb \u201ctre akte t\u00eb ndryshme, me nj\u00eb mesazh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: kush ngre z\u00ebrin kund\u00ebr pushtetit, duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga pasojat\u201d.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrmbledhjes s\u00eb paraqitur nga grupimet studentore dhe organizatat n\u00ebnshkruese, tre aktet e miratuara m\u00eb 28 tetor krijojn\u00eb mekanizma nd\u00ebshkues dhe kufizues q\u00eb bien ndesh me t\u00eb drejtat kushtetuese. K\u00ebshtu, Akti Normativ nr. 5 i jep policis\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ndaloj\u00eb ose t\u00eb kufizoj\u00eb protestat p\u00ebrreth institucioneve, t\u00eb largoj\u00eb qytetar\u00ebt nga t\u00eb ashtuquajturat \u201czona t\u00eb mbrojtura\u201d, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb fshirjen e postimeve n\u00eb rrjetet sociale dhe t\u00eb vendos\u00eb gjoba deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb e barabart\u00eb me dhjet\u00eb paga minimale.<\/p>\n<p>Akti tjet\u00ebr normativ i pag\u00ebzur si numri 6 i ngarkon organizator\u00ebt me p\u00ebrgjegj\u00ebsi solidare p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara nga persona t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb protestave t\u00eb muajit tetor dhe vendos gjoba me fuqi prapavepruese p\u00ebr sjellje t\u00eb kryera p\u00ebrpara se k\u00ebto masa t\u00eb ekzistonin n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa VKM 815\/2026 krijon nj\u00eb regjist\u00ebr policor, p\u00ebrmes t\u00eb cilit qytetar\u00ebve mund t\u2019u refuzohet dalja nga vendi pa nj\u00eb vendim gjykate, ose t\u00eb njoftohet shteti drejt t\u00eb cilit ata udh\u00ebtojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb policia njofton p\u00ebr ta edhe strukturat akomoduese (hotelet).<\/p>\n<p>Tre aktet u miratuan pas deklaratave publike k\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb kryeministrit ndaj protestuesve, pasi protestat paq\u00ebsore mbi 4 mujore t\u00eb pag\u00ebzuara si \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d, u p\u00ebrshkall\u00ebzuan n\u00eb p\u00ebrplasje me policin\u00eb dhe d\u00ebmtime t\u00eb pron\u00ebs publike e disa dyqaneve. Aktet nd\u00ebrkoh\u00eb nuk v\u00ebn\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb mes qytetar\u00ebve dhe policis\u00eb, edhe pasi organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe shoq\u00ebria civile kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se policia p\u00ebrdori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale forc\u00ebn, ndaloi protestues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe rrezikoi jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn p\u00ebrcjell\u00ebse drejtuar gjyqtar\u00ebve kushtetues, organizatat dhe student\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se aktet e qeveris\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cnj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e lirive demokratike dhe n\u00eb vet\u00eb themelet e kontrat\u00ebs sociale mbi t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshtetet rendi yn\u00eb kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Ata argumentojn\u00eb se aktet nuk duhen par\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura nga konteksti politik dhe institucional n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb miratuar, duke ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr rr\u00ebshqitjen e vendit drejt autoritarizmit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur besimi te funksionimi normal i shum\u00eb institucioneve \u00ebsht\u00eb tronditur, kufizimi i hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs paq\u00ebsore ngre dyshime serioze se synohet jo thjesht rregullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte, por rritja e kostos s\u00eb demokracis\u00eb dhe imponimi gradual i nj\u00eb rendi me tipare regjimi,\u201d thuhet n\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa paralajm\u00ebrohet se mbyllja e hap\u00ebsirave demokratike t\u00eb reagimit rrezikon ta zhvendos\u00eb p\u00ebrplasjen jasht\u00eb korniz\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p>\u201cKur rrug\u00ebt institucionale t\u00eb shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ngushtohen sistematikisht, krijohen premisa q\u00eb konflikti shoq\u00ebror t\u00eb zhvendoset nga terreni demokratik n\u00eb at\u00eb parapolitik\u201d, thuhet n\u00eb shkres\u00ebn p\u00ebrcjell\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, n\u00eb thirrjen e tyre publike, grupimet studentore theksojn\u00eb se nuk pranojn\u00eb t\u00eb kriminalizohet e drejta p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjsh po e nis jet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u garantoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr debat, kund\u00ebrshtim e pjes\u00ebmarrje demokratike, u p\u00ebrgjigjet me dhun\u00eb e frik\u00eb. Nuk duam t\u00eb rritemi duke m\u00ebsuar se t\u00eb kund\u00ebrshtosh pushtetin \u00ebsht\u00eb faj dhe se pjes\u00ebmarrja n\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u trajtuar si armik,\u201d thuhet n\u00eb derklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Padit\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb padin\u00eb e par\u00eb prej 135 faqesh kund\u00ebr Aktit Normativ nr. 5\/2026, k\u00ebrkuesit argumentojn\u00eb se qeveria ka anashkaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese Kuvendin, i cili ishte n\u00eb funksionim t\u00eb plot\u00eb dhe zhvilloi seanca plenare m\u00eb 22 dhe 29 tetor, p\u00ebr t\u00eb rishkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme ligjin \u201cP\u00ebr tubimet\u201d p\u00ebrmes nenit 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pa provuar nevoj\u00ebn dhe urgjenc\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cLiria e tubimit paq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mjetet themelore p\u00ebrmes t\u00eb cilave qytetar\u00ebt marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn demokratike, shprehin kund\u00ebrshtimin e tyre dhe k\u00ebrkojn\u00eb llogari nga pushteti. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj q\u00eb Qeveria ua jep qytetar\u00ebve, por nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese q\u00eb shteti ka detyrimin ta respektoj\u00eb dhe ta garantoj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht kur protesta drejtohet kund\u00ebr vet\u00eb atij,\u201d thuhet n\u00eb hyrjen e padis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas padit\u00ebsve, akti nuk e ndalon formalisht protest\u00ebn, por e b\u00ebn at\u00eb pothuajse t\u00eb pamundur p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash shtr\u00ebngues, si perimetrat ndalues rreth institucioneve, \u201cZonat e mbrojtura\u201d dhe d\u00ebbimi 48-or\u00ebsh, ku u jepen k\u00ebshillave bashkiak\u00eb kompetenc\u00ebn t\u00eb shpallin \u201czona t\u00eb mbrojtura\u201d hap\u00ebsira t\u00eb t\u00ebra publike mbi baz\u00ebn e incidenteve t\u00eb kaluara, autorizimi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrjetet sociale dhe aplikacionet e enkriptuara dhe gjobat ekstreme deri n\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb padin\u00eb e dyt\u00eb kund\u00ebr Aktit Normativ nr. 6\/2026, student\u00ebt dhe organizatat sqarojn\u00eb se nuk kund\u00ebrshtojn\u00eb kompensimin financiar nga shteti p\u00ebr bizneset e vogla t\u00eb d\u00ebmtuara gjat\u00eb protestave t\u00eb periudh\u00ebs 13\u201322 tetor 2026. Por ata kund\u00ebrshtojn\u00eb mekanizmin q\u00eb qeveria ka fshehur pas k\u00ebtij kompensimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar financiarisht organizator\u00ebt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prapavepruese protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cLiria e tubimit paq\u00ebsor nuk mbrohet vet\u00ebm n\u00eb momentin kur qytetar\u00ebt mblidhen, por edhe pasi tubimi ka p\u00ebrfunduar\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e padis\u00eb. K\u00ebrkuesit v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se akti u miratua m\u00eb 28 tetor, plot gjasht\u00eb dit\u00eb pasi kishte p\u00ebrfunduar dritarja kohore e ngjarjeve q\u00eb vet\u00eb akti rregullon, \u00e7ka rr\u00ebzon \u00e7do pretendim p\u00ebr urgjenc\u00eb. Sipas padis\u00eb, shkeljet kryesore kushtetuese t\u00eb k\u00ebtij akti jan\u00eb nd\u00ebshkimi financiar i personave pa faj, prezumimin e faj\u00ebsis\u00eb edhe pasi gjykata mund ta ket\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm, dhe paracakton nd\u00ebshkim prapaveprues dhe d\u00ebnim i dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrestuarit.<\/p>\n<p>Padia e tret\u00eb prej 71 faqesh godet Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 815, t\u00eb po 28 tetorit, i cili krijon regjistrin e posa\u00e7\u00ebm elektronik p\u00ebr personat e referuar nga policia n\u00eb prokurori ose n\u00ebn hetim p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme gjat\u00eb tubimeve.<\/p>\n<p>\u201cPrezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nuk e mbron vet\u00ebm t\u00eb pandehurin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Ai e mbron qytetarin edhe nga shteti q\u00eb, p\u00ebrpara se t\u2019i provoj\u00eb fajin, e trajton si fajtor, ia pengon ose kufizon udh\u00ebtimin dhe ua paraqet t\u00eb tjer\u00ebve si t\u00eb dhunsh\u00ebm,\u201d theksojn\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb padin\u00eb e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas padit\u00ebsve, p\u00ebrmes nj\u00eb akti n\u00ebnligjor q\u00eb tejkalon ligjet ekzistuese dhe cenon nenet 17 dhe 118 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ekzekutivi i ka veshur nj\u00eb referimi t\u00eb thjesht\u00eb policor pasoja q\u00eb mund t\u2019i vendos\u00eb vet\u00ebm gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb tria padit\u00eb, grupimet studentore dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile i k\u00ebrkojn\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb dispozitave nd\u00ebshkuese p\u00ebrpara se efekti i tyre frenues (chilling effect) t\u00eb shuaj\u00eb protestat n\u00eb zhvillim, si dhe t\u00eb shtrij\u00eb kontrollin kushtetues edhe mbi ligjet miratuese, n\u00eb rast se Kuvendi i voton dy aktet normative brenda afatit 45-ditor.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protesta-458\/\">Student\u00ebt \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Kushtetuese aktet normative t\u00eb Ram\u00ebs kund\u00ebr protest\u00ebs: Synojn\u00eb t\u00eb na ndalojn\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupimet studentore \u201cStudent\u00ebt n\u2019 Protest\u00eb\u201d dhe \u201cRevolucioni Studentor\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kat\u00ebr organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, depozituan tre ankime n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kund\u00ebr paket\u00ebs s\u00eb akteve p\u00ebr tubimet t\u00eb miratuara nga qeveria m\u00eb 28 tetor. Organizatat q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e padis\u00eb jan\u00eb Qendra Res Publica, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103390","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103390\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}