{"id":103389,"date":"2026-11-05T18:48:14","date_gmt":"2026-11-05T18:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/dosja-agasi-hyseni-nga-informacionet-per-provat-e-sekuestruara-te-ndihma-gjate-arratise-dhe-rrjeti-nderkombetar-zbardhen-detajet-e-reja-te-spak\/"},"modified":"2026-11-05T18:48:14","modified_gmt":"2026-11-05T18:48:14","slug":"dosja-agasi-hyseni-nga-informacionet-per-provat-e-sekuestruara-te-ndihma-gjate-arratise-dhe-rrjeti-nderkombetar-zbardhen-detajet-e-reja-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/dosja-agasi-hyseni-nga-informacionet-per-provat-e-sekuestruara-te-ndihma-gjate-arratise-dhe-rrjeti-nderkombetar-zbardhen-detajet-e-reja-te-spak\/","title":{"rendered":"Dosja Agasi-Hyseni\/ Nga informacionet p\u00ebr provat e sekuestruara te ndihma gjat\u00eb arratis\u00eb dhe rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, zbardhen detajet e reja t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong>Prokuroria e Posa\u00e7me dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion nj\u00eb rrjet kontaktesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb interes t\u00eb grupit kriminal q\u00eb dyshohet se drejtohej prej tij.\u00a0SPAK ka analizuar komunikimet e Agasit me dy shtetas izraelit\u00eb, duke i konsideruar ato si elemente q\u00eb tregojn\u00eb rrezikun e mundsh\u00ebm t\u00eb arratisjes s\u00eb ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH, Vlora Hyseni, n\u00eb rast se ajo do t\u00eb lihej e lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto biseda, Agasi dyshohet se u fliste bashk\u00ebbiseduesve p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e af\u00ebrt q\u00eb kishte me Hysenin. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb dat\u00ebs 22 gusht, drejtuar nj\u00eb shtetasi izraelit t\u00eb regjistruar n\u00eb telefon si Shalev Israel, ai i shkruante se e kishte shoqe t\u00eb ngusht\u00eb drejtuesen e sh\u00ebrbimit sekret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb komunikim tjet\u00ebr, t\u00eb dat\u00ebs 6 gusht, p\u00ebrmes aplikacionit Signal, Agasi i shkruante izraelitit Srulik Einhorn Koces lidhur me nd\u00ebrhyrjen e pretenduar t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, e cila sipas tij do t\u00eb takohej me nj\u00eb person dhe do t\u2019i paraqiste prova kund\u00ebr prokurorit.<\/p>\n<p>P\u00ebr SPAK, kontaktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Agasit mund t\u00eb krijonin mund\u00ebsi p\u00ebr fshehjen ose largimin e Hysenit jasht\u00eb vendit, n\u00ebse ajo nuk do t\u00eb ishte n\u00ebn mas\u00ebn aktuale t\u00eb arrestit n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej mesazheve t\u00eb zbuluara n\u00eb celularin e Agasit, n\u00eb momentin e arrestimit, ai i shkruan shtetasit izraelit Shalev I.:<em>E kam shoqe t\u00eb ngusht\u00eb shefen e sh\u00ebrbimit sekret.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr komunikim, d\u00ebrguar shtetasit izraelit Srulik E.K., Agasi shkruan se drejtoresha e sh\u00ebrbimit sekret do t\u00eb takohej me t\u00eb dhe do t\u2019i paraqiste prova lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, prokurori po e ndiqte p\u00ebr interesa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201c<em>Komunikimet e nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga Ergys Agasi me shtetas t\u00eb huaj, (t\u00eb identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmenden n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me drejtuesen e sh\u00ebrbimit sekret, tregojn\u00eb arsyesh\u00ebm pranin\u00eb e nj\u00eb rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb grupit kriminal, rrjet ky q\u00eb rrit shkall\u00ebn konkrete t\u00eb rrezikut se Znj. Hyseni, po t\u00eb mbetej n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, do t\u00eb kishte akses t\u00eb privilegjuar ndaj kanaleve t\u00eb largimit apo t\u00eb fshehjes q\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebkontrollit efektiv t\u00eb organeve proceduese\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjes.<\/p>\n<p>Hyseni akuzohet p\u00ebr \u201cnxjerrje t\u00eb sekretit shtet\u00ebror\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d. Kat\u00ebr dit\u00eb para se ti komunikohej masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, Hyseni ishte pyetur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me si person n\u00eb dijeni p\u00ebr lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar m\u00eb 26 gusht p\u00ebr afer\u00ebn e AKSHI-t.<\/p>\n<p>Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi ka qen\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb saj, por mesazhet tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn q\u00eb thot\u00eb ish-kreu i SHISH. Por, gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb 22 korrikut n\u00eb \u201cEquos Resort\u201d, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente t\u00eb dyshuara t\u00eb dh\u00ebna sekrete shtet\u00ebrore dhe qindra komunikime t\u00eb Hysenit me Agasin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb seanca vet\u00eb Agasi kishte pranuar se i kishte l\u00ebn\u00eb dokumentat n\u00eb makin\u00ebme q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i gjente SPAK. Nga komunikimet e zbuluara n\u00eb celular t\u00eb Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri m\u00eb 26 gusht kur ai u arrestua n\u00eb Durr\u00ebs, tregojn\u00eb nj\u00eb lidhje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, ndryshe nga ata q\u00eb thon\u00eb \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u201d<strong>.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kryekamarieri prane vilave qeveritare<\/strong><\/p>\n<p>Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier n\u00eb nj\u00eb lokal pran\u00eb rezidenc\u00ebs qeveritare n\u00eb Durr\u00ebs, dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb arrati. Kjo duke e transportuar me automjet dhe duke koordinuar l\u00ebvizjet e tij.\u00a0B\u00ebhet me dije se pak dit\u00eb para arrestimit t\u00eb Agasit, Sulejmani mbante kontakte me t\u00eb p\u00ebr vendndodhjen, oraret dhe m\u00ebnyr\u00ebn e l\u00ebvizjes n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se Sulejmani dyshohet se monitoronte edhe hyrjet dhe daljet n\u00eb zon\u00ebn e Vilave Qeveritare, ku Agasi disponon nj\u00eb vil\u00eb. Nj\u00eb zon\u00eb kjo q\u00eb ruhet nga Garda e Republik\u00ebs. Komunikimet mes tyre, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb nuk ishte e rast\u00ebsishme, por e organizuar dhe e vazhdueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e hetuesve lidhet me nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb zhvilluar pak or\u00eb pas arrestimit t\u00eb Agasit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim, Sulejmani shprehte leht\u00ebsim q\u00eb nuk ishte kapur edhe ai bashk\u00eb me biznesmenin.\u00a0P\u00ebr hetuesit, kjo bised\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tregues se Sulejmani e kishte transportuar Agasin gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte n\u00eb arrati. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndaj tij \u00ebsht\u00eb ngritur akuza p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit<\/p>\n<p><strong>Shefi i Policise Shkencore i dergonte provat Agasit<\/strong><\/p>\n<p>Detaje t\u00eb reja nga hetimet e SPAK p\u00ebr Ergys Agasin jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, ku n\u00eb fokus jan\u00eb komunikimet e tij me Fatjon Kallu\u00e7in, shefin e sektorit t\u00eb laboratorit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore, lidhur me provat e sekuestruara n\u00eb automjetin e tij.\u00a0B\u00ebhet me dije se n\u00eb muajin gusht, p\u00ebrpara arrestimit t\u00eb Agasit, Kallu\u00e7i dyshohet se i ka d\u00ebrguar tre fotografi nga ekspertiza e automjetit tip \u201cLand Rover Defender\u201d, i sekuestruar gjat\u00eb kontrolleve n\u00eb Equos Resort.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrolleve, SPAK kishte gjetur n\u00eb automjet n\u00ebnt\u00eb faqe me dokumente sekrete t\u00eb SHISH. Sipas hetimeve, Kallu\u00e7i dyshohet se e informonte Agasin se provat ishin d\u00ebrguar t\u00eb paketuara n\u00eb laborator, ku do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin ekzaminimeve p\u00ebr gjurm\u00eb ADN-je.\u00a0Nga ana tjet\u00ebr, Agasi k\u00ebrkonte informacion se kur ishte kontrolluar automjeti dhe \u00e7far\u00eb dokumentacioni ishte mbajtur p\u00ebr sendet e gjetura brenda tij.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimet e b\u00ebra publike, Kallu\u00e7i i sqaronte se k\u00ebqyrja e automjetit nuk ishte kryer nga laboratori, por drejtp\u00ebrdrejt nga hetuesit. Ai i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur gjithashtu se do t\u00eb k\u00ebrkonte procesverbalin e k\u00ebqyrjes p\u00ebr t\u2019ia d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb akt-ekspertimi p\u00ebr makin\u00ebn \u201cLand Rover Defender\u201d, i kryer me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK nga Policia Shkencore, ka mb\u00ebritur n\u00eb aplikacionin \u201cSignal\u201d t\u00eb Ergys Agasit n\u00eb muajin Gusht 2026.<\/p>\n<p>Makina lukzose ngjyr\u00eb e zez\u00eb e sekuestruar n\u00eb 22 Korrik 2026 nga BKH-ja n\u00eb garazhin e Vil\u00ebs s\u00eb Ergys Agasit pran\u00eb nj\u00eb resorti privat, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohet ekspertimit daktiloskopik p\u00ebr sigurimin e gjurm\u00ebve t\u00eb gishtave, AND-s, fijeve t\u00eb flok\u00ebve dhe krahasimin e makin\u00ebs me pamjet e mjetit tip \u201cLand Rover Defender\u201d q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb rr\u00ebmbimin n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb biznesmenit t\u00eb kompanis\u00eb ABS, Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>Teksa policia shkencore ka kryer veprimet dhe ka dal\u00eb me nj\u00eb konkluzion p\u00ebrfundimtar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ekspertiz\u00ebs, nj\u00eb kopje e dokumentit i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar si kthim p\u00ebrgjigje Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me SPAK.\u00a0Ky detaj i rrjedhjes s\u00eb ekspertiz\u00ebs n\u00eb telefonin e Ergys Agasit, \u00ebsht\u00eb raportuar qysh n\u00eb 24 N\u00ebntor 2026 nga gazetari Elton Qyno.<\/p>\n<p>Por tashm\u00eb ky detaj del edhe n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me SPAK, ku evidentohet se Ergys Agasi \u00ebsht\u00eb njohur m\u00eb par\u00eb me aktin-ekspertimit t\u00eb policis\u00eb shkencore, se sa SPAK-u q\u00eb e kishte k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr dobi t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Agasi u arrestua n\u00eb dat\u00ebn 26 Gusht 2026 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit dhe pik\u00ebrisht n\u00eb makin\u00ebn e tij, u kap dhe telefoni i tij.<\/p>\n<p>Policia dhe BKH-ja q\u00eb kreu arrestimin sekuestroi disa telefona n\u00eb makin\u00eb. Nga p\u00ebrmbajtja e komunikimeve t\u00eb datave 3 dhe 4 Gusht 2026, Kalluci, rezulton ti ket\u00eb d\u00ebrguar Ergys Agasit me mesazhe n\u00eb telefon fotografi t\u00eb flet\u00ebve origjinale t\u00eb Aktit t\u00eb Ekspertimit t\u00eb provave materiale, t\u00eb sekuestruara brenda mjetit me targa GG 444AA, p\u00ebrpara se ky akt t\u00eb protokollohej zyrtarisht dhe t\u2019i d\u00ebrgohej Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Sipas SPAK ky akt, rezulton i protokolluar m\u00eb pas nga Instituti i Policis\u00eb Shkencore me shkres\u00ebn nr. 4358, dat\u00eb 6 Gusht 2026, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shpjegime mbi rrethanat e kryerjes s\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb mjetit dhe t\u00eb provave, si dhe komente mbi mund\u00ebsin\u00eb e mospranimit t\u00eb tyre si prov\u00eb n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Fotot nga akti i ekspertimit t\u00eb d\u00ebrguara n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs \u201cSignal\u201d, p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me ato t\u00eb administruara m\u00eb von\u00eb n\u00eb aktin e ekspertimit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cImages\u201d, \u201cDCIM\u201d konstatohen k\u00ebto foto t\u00eb cilat jan\u00eb nj\u00ebsoj me flet\u00ebt origjinale t\u00eb Akteve t\u00eb Ekspertimit t\u00eb provave materiale t\u00eb sekuestruara brenda mjetit me targa \u201cGG 444 AA\u201d, t\u00eb protokolluar nga Instituti i Policis\u00eb Shkencore me shkres\u00ebn nr. 4358, dat\u00eb 06.08.2026.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb mesazhet q\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb nd\u00ebrmjet tyre personat n\u00ebn hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci:<\/p>\n<p><strong>Ergys Agasi:<\/strong> Kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje\u2026<\/p>\n<p><strong>Kallu\u00e7i: <\/strong>K\u00ebto kan\u00eb q\u00ebn\u00eb brenda sipas k\u00ebtyre Photo. K\u00ebto ka pas vendime vet\u00eb si prova kur ka ardh tek ne p\u00ebr ekspertim.<\/p>\n<p><strong>Kallu\u00e7i:<\/strong> Po besoj do ken\u00eb mbajt ndonj\u00eb procesverbal kur kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kqyrje t\u00eb mjetit.<\/p>\n<p><strong>Ergys Agasi:<\/strong> Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj<\/p>\n<p>Kallu\u00e7i i d\u00ebrgon Ergys Agasit nj\u00eb fotografi dhe m\u00eb pas i shkruan si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>\u2026K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb tjerat q\u00eb jan\u00eb gjet si objekte.<\/p>\n<p><strong>Ergys Agasi: <\/strong>Nj\u00eb dosje plastike e sajo sr.<\/p>\n<p><strong>Kallu\u00e7i:<\/strong> Nuk e di vlla \u00e7a t\u00eb them se kqyrja s\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tek ne e kane b\u00ebr\u00eb vet\u00eb ata. Ata na soll\u00ebn k\u00ebto prova t\u00eb paketuara vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ekzaminimin p\u00ebr t\u00eb nxjer gjurm\u00ebt AND-s\u00eb, ku se si e din\u00eb ata. Po t\u00eb shof n\u00ebse gjej gj\u00eb e t\u00eb nis procesverbalin.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb dosjen e SPAK flitet se ata flasin n\u00eb telefonat\u00eb dhe m\u00eb tej, Ergys Agasi i shkruan s\u00ebrisht Kallu\u00e7it duke th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>E mo vlla si je\u2026? O vlla, ore shife nj\u00ebher\u00eb vet\u00eb mund\u00ebsin n\u00ebse ke ndonj\u00eb verdall\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, ti jap ndonj\u00eb drek\u00eb k\u00ebtyre shok\u00ebve na haroj fare ai shoku.<\/p>\n<p>O vlla\u2026<\/p>\n<p><strong>Kryhen dy telefonata:<\/strong> O vlla ca b\u00ebre si t\u00eb kam?<\/p>\n<p>Sot do i kem p\u00ebr dark\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs ata shok\u00ebt\u2026<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/hetimi-60\/\">Dosja Agasi-Hyseni\/ Nga informacionet p\u00ebr provat e sekuestruara te ndihma gjat\u00eb arratis\u00eb dhe rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, zbardhen detajet e reja t\u00eb SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Prokuroria e Posa\u00e7me dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion nj\u00eb rrjet kontaktesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin n\u00eb interes t\u00eb grupit kriminal q\u00eb dyshohet se drejtohej prej tij.\u00a0SPAK ka analizuar komunikimet e Agasit me dy shtetas izraelit\u00eb, duke i konsideruar ato si elemente q\u00eb tregojn\u00eb rrezikun e mundsh\u00ebm t\u00eb arratisjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}