{"id":103373,"date":"2026-11-05T12:48:13","date_gmt":"2026-11-05T12:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/edi-rama-dorezo-pushtetin-shqiptaro-amerikani-perballe-spak-zbatoni-ligjin-ose-dorehiquni\/"},"modified":"2026-11-05T12:48:13","modified_gmt":"2026-11-05T12:48:13","slug":"edi-rama-dorezo-pushtetin-shqiptaro-amerikani-perballe-spak-zbatoni-ligjin-ose-dorehiquni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/edi-rama-dorezo-pushtetin-shqiptaro-amerikani-perballe-spak-zbatoni-ligjin-ose-dorehiquni\/","title":{"rendered":"\u201cEdi Rama dor\u00ebzo pushtetin\u201d, shqiptaro-amerikani p\u00ebrball\u00eb SPAK: Zbatoni ligjin ose dor\u00ebhiquni"},"content":{"rendered":"<p class=\"x12ofw9d\">Nj\u00eb grup qytetar\u00ebsh jan\u00eb mbledhur n\u00eb protest\u00eb mesdit\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb enjte, para ambienteve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK).<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Protestuesit kan\u00eb zgjedhur t\u00eb zhvendosin thirrjet e tyre p\u00ebrpara institucionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe reagim p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend, ku prej muajsh qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb largimin e Ram\u00ebs dhe kast\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Me pankarta n\u00eb duar dhe thirrjet\u00a0<em>\u201cEdi Rama dor\u00ebzo pushtetin\u201d.<\/em> qytetar\u00ebt kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa jan\u00eb shprehur se revolta do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Qytetari shqiptaro-amerikan, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb para SPAK-ut, duke i k\u00ebrkuar llogari kreut t\u00eb institucionit, Klodjan Braho, p\u00ebr munges\u00ebn e hetimeve dhe rezultateve konkrete ndaj korrupsionit n\u00eb nivelet e larta t\u00eb qeveris\u00eb Rama dhe lidhjeve t\u00eb dyshuara t\u00eb politik\u00ebs me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ai k\u00ebrkoi hetimin e t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit p\u00ebrgjegj\u00ebs, nga drejtor\u00ebt dhe ministrat deri te kryeministri Edi Rama, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr aferat me fondet publike, grabitjen e pronave n\u00eb Durr\u00ebs, financimin e politik\u00ebs nga grupet kriminale dhe dhun\u00ebn policore ndaj protestuesve.<\/p>\n<p>Qytetari shqiptaro-amerikan denoncoi gjithashtu p\u00ebrndjekjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj protestuesve dhe familjeve t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa deklaroi se edhe familja e tij \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtij sistemi, duke pretenduar se pronat e tyre jan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar nga grupe kriminale t\u00eb mbrojtura nga funksionar\u00eb htet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku mafia financon politik\u00ebn, politika mbron mafian dhe populli paguan fatur\u00ebn\u201d, deklaroi ai, duke e mbyllur mesazhin me nj\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr kreun e SPAK-ut: \u201cZbatoni ligjin ose dor\u00ebhiquni!\u201d<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga deklarata:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, t\u00eb dashur shqiptar\u00eb,<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, po lexoj k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, e cila vjen si pasoj\u00eb e nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb i kemi d\u00ebrguar Kongresit Amerikan dhe Senatit Amerikan gati 5 muaj m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr gjendjen politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, p\u00ebr gjendjen aktuale kur krimi dhe korrupsioni e kan\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb vend. Deri m\u00eb sot, asgj\u00eb nuk ka ndryshuar dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar apo proceduar penalisht.<\/p>\n<p>Motoja e k\u00ebsaj proteste \u00ebsht\u00eb: Zbatoni ligjin ose dor\u00ebhiquni!<\/p>\n<p>I nderuar zoti Braho,<\/p>\n<p>Sot jemi mbledhur p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb shprehur mb\u00ebshtetjen ton\u00eb ndaj luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019ju k\u00ebrkuar llogari p\u00ebr mosveprimin ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe grupeve kriminale q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhuna policore ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb, q\u00eb protestojn\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 150 dit\u00ebsh, p\u00ebrndjekja dhe shantazhimi i familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebrdorimi i polic\u00ebve t\u00eb maskuar dhe pa shenja identifikimi, si dhe masat ligjore q\u00eb ne i konsiderojm\u00eb represive ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb Rama, kan\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb frike dhe pasigurie.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb sot nuk jemi aq shum\u00eb sa duhet t\u00eb ishim, por ju siguroj se pas nesh q\u00ebndrojn\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi dhe q\u00eb ende shpresojn\u00eb te SPAK-u si institucioni q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I nderuar zoti Braho,<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb qytetare amerikane me komb\u00ebsi shqiptare. Jam larguar nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, kur njer\u00ebzit burgoseshin dhe ekzekutoheshin sepse mendonin ndryshe.<\/p>\n<p>Jam larguar nga Shqip\u00ebria kur poeti Avzi Nela u var n\u00eb litar, pas nj\u00eb vendimi ku figuron edhe firma e Kristaq Ram\u00ebs, babait t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jam sot, pas gati 40 vitesh, duke p\u00ebrjetuar s\u00ebrish dhun\u00ebn, p\u00ebrndjekjen politike dhe shantazhet q\u00eb un\u00eb i lidh me pushtetin e drejtuar nga djali i tij, Edi Rama.<\/p>\n<p>Pas 35 vitesh, shqiptar\u00ebt shpresuan n\u00eb demokraci, drejt\u00ebsi, barazi p\u00ebrpara ligjit dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane.<\/p>\n<p>Por sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti dramatik: korrupsion masiv, krim i organizuar, institucione t\u00eb kapura, prona t\u00eb grabitura dhe grupe kriminale q\u00eb dyshohet se financojn\u00eb politik\u00ebn, kontrollojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe ndikojn\u00eb n\u00eb vendimmarrjen shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku mafia financon politik\u00ebn, politika mbron mafian dhe populli paguan fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Zoti Braho,<\/p>\n<p>Si taksapaguese shqiptare dhe amerikane, kam t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ju k\u00ebrkoj llogari. Institucioni juaj \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga taksat dhe ndihma amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, sot ju drejtoj publikisht disa pyetje:<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen dhe ndiqen penalisht t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e korruptuar?<\/p>\n<p>Pse zyrtar\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e qindra miliona eurove vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb administrojn\u00eb fondet publike dhe t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb koncesione e kontrata shtet\u00ebrore?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohet i gjith\u00eb zinxhiri komandues, nga drejtor\u00ebt dhe ministrat deri te kryeministri Edi Rama, p\u00ebr \u00e7do afer\u00eb ku ekzistojn\u00eb indicie p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale?<\/p>\n<p>Pse nuk \u00ebsht\u00eb hetuar deri n\u00eb fund Blendi Gonxhja, lidhur me pretendimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e m\u00eb shum\u00eb se 4 milion\u00eb eurove nga fondet e emergjencave civile p\u00ebr nj\u00eb aktivitet kulturor?<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto fonde jan\u00eb shp\u00ebrdoruar, pse nuk jan\u00eb marr\u00eb masa ndaj tij dhe gjith\u00eb zinxhirit vendimmarr\u00ebs?<\/p>\n<p>Sot emergjencat civile p\u00ebrballen me munges\u00eb zjarrfik\u00ebsesh dhe pajisjesh, ambulancat nuk kan\u00eb mjetet e nevojshme dhe spitalet vuajn\u00eb munges\u00ebn e barnave.<\/p>\n<p>Kur vidhen fondet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb emergjencave, nuk vidhen vet\u00ebm parat\u00eb e popullit, por rrezikohet jeta e tij.<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit? Pse nuk hetohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe e drejtuesve q\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebruar apo toleruar dhun\u00ebn ndaj protestuesve paq\u00ebsor\u00eb?<\/p>\n<p>Kush i ka autorizuar polic\u00ebt e maskuar, pa shenja identifikimi, dhe personat q\u00eb dyshohet se veprojn\u00eb si militant\u00eb partiak\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb?<\/p>\n<p>Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr qytetar\u00ebt e dhunuar, p\u00ebr d\u00ebmtimet trupore dhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj familjeve t\u00eb protestuesve?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen pretendimet p\u00ebr lidhjet e drejtuesve t\u00eb policis\u00eb me grupet kriminale dhe trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin e porteve, aeroporteve dhe kufijve shtet\u00ebror\u00eb?<\/p>\n<p>Uniforma e policis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhunuar popullin. Policia duhet t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt, jo t\u00eb mbroj\u00eb pushtetin nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pse nuk goditet mafia e pronave n\u00eb Durr\u00ebs?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen deri n\u00eb fund grupet kriminale q\u00eb dyshohet se kan\u00eb grabitur pronat e shqiptar\u00ebve, kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar pronar\u00ebt dhe familjet e tyre dhe kan\u00eb siguruar mbrojtje nga funksionar\u00eb t\u00eb policis\u00eb, prokuroris\u00eb dhe gjykatave?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen lidhjet e tyre me trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb narkotik\u00ebve dhe pastrimin e parave?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen parat\u00eb e krimit dhe korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb Rama, q\u00eb dyshohet se investohen n\u00eb biznese amerikane, p\u00ebrdoren n\u00eb skema fajdeje dhe madje p\u00ebr financimin e individ\u00ebve politik\u00eb dhe ndikimin n\u00eb zgjedhjet amerikane?<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto pretendime kam paraqitur materiale dhe kall\u00ebzime. K\u00ebrkoj t\u00eb sqarohet pse \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara jan\u00eb deleguar te prokurorit\u00eb e rretheve dhe n\u00ebse jan\u00eb hetuar lidhjet me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Pse nuk hetohet kapja e shtetit nga krimi?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohet financimi i partive politike nga grupe kriminale?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen rastet kur ndryshimet ligjore, amnistit\u00eb dhe uljet e d\u00ebnimeve dyshohet se favorizojn\u00eb interesat e krimit t\u00eb organizuar?<\/p>\n<p>Pse nuk hetohen zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar pasuri t\u00eb pajustifikuara nga korrupsioni?<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb parlamentin, policin\u00eb, prokurorin\u00eb apo gjykatat si mburoj\u00eb p\u00ebr krimin.<\/p>\n<p>Edhe familja ime \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Zoti Braho,<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk flas vet\u00ebm si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, por flas edhe si nj\u00eb qytetare q\u00eb ka p\u00ebrjetuar personalisht padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Familja ime ka 5 vite pa furnizim me uj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna ime detyrohet t\u00eb jetoj\u00eb me qira dhe me frik\u00eb, megjith\u00ebse ne kemi sht\u00ebpin\u00eb dhe pron\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pronat tona, sipas kall\u00ebzimeve t\u00eb mia, jan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar nga grupe kriminale t\u00eb mbrojtura nga funksionar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qytetaret-spak-2\/\">\u201cEdi Rama dor\u00ebzo pushtetin\u201d, shqiptaro-amerikani p\u00ebrball\u00eb SPAK: Zbatoni ligjin ose dor\u00ebhiquni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup qytetar\u00ebsh jan\u00eb mbledhur n\u00eb protest\u00eb mesdit\u00ebn e k\u00ebsaj t\u00eb enjte, para ambienteve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK). Protestuesit kan\u00eb zgjedhur t\u00eb zhvendosin thirrjet e tyre p\u00ebrpara institucionit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe reagim p\u00ebr zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit politike n\u00eb vend, ku prej muajsh qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb largimin e Ram\u00ebs dhe kast\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103373","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103373"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103373\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}