{"id":103356,"date":"2026-11-05T08:48:13","date_gmt":"2026-11-05T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/brukseli-ngre-alarmin-per-sigurine-ushqimore-ne-shqiperi-probleme-me-aku-ne-dhe-rrezik-korrupsioni\/"},"modified":"2026-11-05T08:48:13","modified_gmt":"2026-11-05T08:48:13","slug":"brukseli-ngre-alarmin-per-sigurine-ushqimore-ne-shqiperi-probleme-me-aku-ne-dhe-rrezik-korrupsioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/05\/brukseli-ngre-alarmin-per-sigurine-ushqimore-ne-shqiperi-probleme-me-aku-ne-dhe-rrezik-korrupsioni\/","title":{"rendered":"Brukseli ngre alarmin p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri: Probleme me AKU-n\u00eb dhe rrezik korrupsioni"},"content":{"rendered":"<p class=\"x12ofw9d\">Komisioni Europian ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri, duke evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish n\u00eb funksionimin e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, kontrollet ndaj produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">N\u00eb raportin e vitit 2026 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Brukseli k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e masave kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb proceset e inspektimit dhe certifikimit.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">N\u00eb kapitullin 12, q\u00eb trajton sigurin\u00eb ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian konstaton se legjislacioni shqiptar mbetet vet\u00ebm pjes\u00ebrisht i p\u00ebrafruar me standardet e Bashkimit Europian. Sipas raportit, pavar\u00ebsisht disa zhvillimeve ligjore, vendi ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zbatimin e rregullave dhe garantimin e kontrolleve efektive.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Nj\u00eb nga problematikat kryesore t\u00eb evidentuara lidhet me funksionimin e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit (AKU). Komisioni Europian k\u00ebrkon reforma institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb bashkimin e AKU-s\u00eb me Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve, si dhe nj\u00eb ndarje m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb kompetencave t\u00eb inspektimit mes institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cReformat institucionale jan\u00eb t\u00eb nevojshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr bashkimin e Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit (AKU) me Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ndarja e detyrave t\u00eb inspektimit nd\u00ebrmjet AKU-s\u00eb dhe Inspektoratit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e qart\u00eb. Nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr statistikat e inspektimeve, administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe transparenc\u00ebn\u201d, shkruan raporti.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">N\u00eb raport theksohet gjithashtu nevoja p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e statistikave t\u00eb inspektimeve, administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe rritjen e transparenc\u00ebs, nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet q\u00eb institucionet t\u00eb ken\u00eb burimet e nevojshme administrative dhe financiare p\u00ebr zbatimin e kontrolleve zyrtare.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Shqet\u00ebsime t\u00eb tjera lidhen me kapacitetet laboratorike. Sipas Komisionit Europian, laborator\u00ebt zyrtar\u00eb ende nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e rregulloreve t\u00eb BE-s\u00eb. Gjithashtu, mungojn\u00eb metoda t\u00eb validuara t\u00eb analizimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkohen m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe garantimin e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rezultateve laboratorike.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">V\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet edhe mbetjeve t\u00eb pesticideve n\u00eb produktet ushqimore. Komisioni Europian vler\u00ebson se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb zbatimin e masave n\u00eb rastet kur konstatohen produkte q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin standardet, si dhe t\u00eb rris\u00eb transparenc\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto raste.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Nj\u00eb tjet\u00ebr rekomandim lidhet me hartimin e nj\u00eb programi komb\u00ebtar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit. Raporti evidenton gjithashtu munges\u00eb progresi n\u00eb p\u00ebrafrimin e rregullave p\u00ebr ushqimin e kafsh\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Mang\u00ebsi evidentohen edhe n\u00eb sektorin veterinar, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kafsh\u00ebve, mbik\u00ebqyrjes s\u00eb s\u00ebmundjeve dhe kapaciteteve laboratorike p\u00ebr identifikimin e patogjen\u00ebve. Sipas raportit, k\u00ebto probleme dob\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e sistemit p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00eb koh\u00eb rreziqet dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb kontrollet e nevojshme.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Komisioni Europian k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e kontrolleve kufitare, nd\u00ebrsa pikat aktive t\u00eb kontrollit duhet t\u00eb p\u00ebrafrohen me k\u00ebrkesat e Bashkimit Europian n\u00eb momentin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Po ashtu, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb sistem n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane p\u00ebr grumbullimin, ruajtjen dhe p\u00ebrpunimin e n\u00ebnprodukteve shtazore.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb ngritura n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb rreziku i korrupsionit n\u00eb inspektimet veterinare dhe fitosanitare. Komisioni Europian k\u00ebrkon masa m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr parandalimin e praktikave korruptive, rritjen e llogaridh\u00ebnies dhe garantimin e integritetit n\u00eb proceset e inspektimit dhe certifikimit.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Sipas Brukselit, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr forcimin e transparenc\u00ebs dhe qeverisjes etike, duke i kushtuar v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb institucioneve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kontrollin e siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p class=\"x12ofw9d\">Raporti i Komisionit Europian evidenton k\u00ebshtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb adresoj\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian, me q\u00ebllim garantimin e siguris\u00eb s\u00eb produkteve ushqimore dhe p\u00ebrafrimin e sistemit t\u00eb kontrollit me standardet e Bashkimit Europian<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, Strategjia Komb\u00ebtare Nd\u00ebrsektoriale Kund\u00ebr Korrupsionit synon t\u00eb siguroj\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe qeverisje etike. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb forcuar transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Duhet t\u00eb forcohen masat p\u00ebr parandalimin e rreziqeve t\u00eb korrupsionit dhe garantimin e integritetit t\u00eb proceseve t\u00eb inspektimit dhe certifikimit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/brukseli-alarm\/\">Brukseli ngre alarmin p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri: Probleme me AKU-n\u00eb dhe rrezik korrupsioni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore n\u00eb Shqip\u00ebri, duke evidentuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish n\u00eb funksionimin e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse, kontrollet ndaj produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. N\u00eb raportin e vitit 2026 p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Brukseli k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e masave kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb proceset e inspektimit dhe certifikimit. N\u00eb kapitullin 12, q\u00eb trajton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}