{"id":103286,"date":"2026-11-03T15:48:12","date_gmt":"2026-11-03T15:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/03\/hetimi-i-spak-mashtrim-me-call-center-7-ne-pranga-telefonatat-kryheshin-nga-shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut\/"},"modified":"2026-11-03T15:48:12","modified_gmt":"2026-11-03T15:48:12","slug":"hetimi-i-spak-mashtrim-me-call-center-7-ne-pranga-telefonatat-kryheshin-nga-shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/11\/03\/hetimi-i-spak-mashtrim-me-call-center-7-ne-pranga-telefonatat-kryheshin-nga-shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-e-veriut\/","title":{"rendered":"Hetimi i SPAK\/ Mashtrim me call center, 7 n\u00eb pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka zb\u00ebrthyer nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi financiar p\u00ebrmes call center-ave duke \u00e7uar n\u00eb arrestimin e 7 personave, 3 prej t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Ata do t\u00eb ekstradohen drejt Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e operacionit t\u00eb Europol dhe Eurojust ishin edhe SPAK e Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Skema e mashtrimit p\u00ebrdorte platforma online t\u00eb cilat paraqiteshin si t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb joshur viktimat, nga t\u00eb pakt\u00ebn 50 vende, q\u00eb t\u00eb transferonin shuma t\u00eb m\u00ebdha parash. Humbjet financiare vler\u00ebsohen n\u00eb mbi 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Operacioni vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb kryera n\u00eb vitet 2022 dhe 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, nj\u00eb \u00e7ift gjerman paraqiti nj\u00eb kall\u00ebzim pasi kishte investuar kursimet e tij p\u00ebrmes nj\u00eb platforme online, por m\u00eb pas kishte konstatuar se nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqte fitimet e pretenduara. Ky kall\u00ebzim vuri n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb hetim, i cili zbuloi nj\u00eb skem\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare mashtrimi q\u00eb kishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr viktima n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Mashtruesit premtonin fitime marramend\u00ebse brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebrmes tregtimit t\u00eb kriptomonedhave, valutave t\u00eb huaja dhe aksioneve. Pasi transferonin nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl parash, viktimave u shfaqeshin fitime t\u00eb fryra n\u00eb platform\u00eb, duke krijuar p\u00ebrshtypjen se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aktivitet t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, personat q\u00eb paraqiteshin si nd\u00ebrmjet\u00ebs, ushtronin presion psikologjik ndaj viktimave, duke i nxitur t\u00eb investonin shuma edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parash. Kur k\u00ebta t\u00eb fundit k\u00ebrkonin t\u00eb t\u00ebrhiqnin fitimet, mashtruesit p\u00ebrdornin taktika t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb zvarritur procesin dhe p\u00ebr t\u00eb penguar t\u00ebrheqjen e parave. N\u00eb fund, autor\u00ebt zhdukeshin, nd\u00ebrsa viktimat kuptonin se kishin humbur parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vitesh hetime, erdhi goditja e par\u00eb ndaj skem\u00ebs mashtruese, duke \u00e7uar n\u00eb dy arrestime dhe sekuestrimin e nj\u00eb sasie t\u00eb konsiderueshme provash materiale.<\/p>\n<p>Pas analizimit t\u00eb k\u00ebtyre provave, hetuesit identifikuan edhe shtat\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb, mes tyre drejtues t\u00eb call center-ave, t\u00eb cilat p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb bindur viktimat q\u00eb t\u00eb investonin shuma t\u00eb tjera parash. Operacioni i dyt\u00eb pasoi n\u00eb t\u00eb tjera arrestime dhe sekuestrime t\u00eb provave materiale e parave.<\/p>\n<p>Provat e mbledhura gjat\u00eb aksionit t\u00eb dyt\u00eb \u00e7uan n\u00eb operacionin e sot\u00ebm. Nga analizimi i tyre u zbulua nj\u00eb kompani me baz\u00eb n\u00eb Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se ofronte sh\u00ebrbime kriminale kundrejt pages\u00ebs (crime-as-a-service), duke furnizuar grupe t\u00eb ndryshme kriminale me faqe interneti mashtruese, t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr realizimin e skemave t\u00eb mashtrimit online.<\/p>\n<p>Autoritetet identifikuan gjithashtu klient\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb k\u00ebsaj kompanie n\u00eb <a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/811\">Shqip\u00ebri<\/a>, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se drejtonin qendra telefonatash t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr mashtrime.<\/p>\n<p>Operacioni kishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr k\u00ebta persona, si dhe server\u00ebt e p\u00ebrdorur p\u00ebr aktivitetet e tyre kriminale. N\u00eb total, autoritetet ushtruan kontrolle n\u00eb 17 ambiente, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb call center n\u00eb Kosov\u00eb. Gjithashtu u kontrolluan 5 lokacione\u00a0n\u00eb Prishtin\u00eb, Fush\u00eb Kosov\u00eb dhe Ferizaj, me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit u sekuestruan m\u00eb shum\u00eb se 100 server\u00eb, s\u00eb bashku me prova t\u00eb tjera materiale dhe pasuri.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>SPAK dhe Policia e Shtetit ishin pjes\u00eb e nj\u00eb operacioni t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr nj\u00eb rrjeti kriminal t\u00eb dyshuar p\u00ebr mashtrimin e qytetar\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebrmes platformave t\u00eb rreme t\u00eb investimeve online.<\/em><\/p>\n<p><em>Rezultatet e operacionit t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Europol dhe Eurojust n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs:<\/em><\/p>\n<p><em>\u2022 7 persona t\u00eb arrestuar.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2022 Mbi 100 server\u00eb t\u00eb sekuestruar.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2022 17 ambiente t\u00eb kontrolluara n\u00eb disa shtete.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2022 Mbi 4 milion\u00eb euro d\u00ebme financiare t\u00eb dyshuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Faza e fundit e operacionit vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve t\u00eb kryera n\u00eb vitet 2022 dhe 2025, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet zbuluan edhe nj\u00eb kompani me baz\u00eb n\u00eb Qipro dhe Izrael, e dyshuar se furnizonte grupet kriminale me platforma dhe faqe interneti mashtruese. Klient\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb saj jan\u00eb identifikuar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/em><\/p>\n<p><em>Atyre u premtoheshin fitime t\u00eb m\u00ebdha nga investimet n\u00eb kriptomonedha, valuta t\u00eb huaja dhe aksione. Viktimat joshnin fillimisht me fitime fiktive, nd\u00ebrsa m\u00eb pas ushtrohej presion psikologjik p\u00ebr t\u2019i bindur t\u00eb investonin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb para.<\/em><\/p>\n<p><em>SPAK \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dy ekipeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore pran\u00eb Eurojust, nj\u00ebri me Gjermanin\u00eb dhe Polonin\u00eb dhe tjetri me Kosov\u00ebn.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/call-center-3\/\">Hetimi i SPAK\/ Mashtrim me call center, 7 n\u00eb pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka zb\u00ebrthyer nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi financiar p\u00ebrmes call center-ave duke \u00e7uar n\u00eb arrestimin e 7 personave, 3 prej t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Ata do t\u00eb ekstradohen drejt Gjermanis\u00eb. Pjes\u00eb e operacionit t\u00eb Europol dhe Eurojust ishin edhe SPAK e Policia e Shtetit. Skema e mashtrimit p\u00ebrdorte platforma online t\u00eb cilat paraqiteshin si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103286","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103286\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}